Komandanti i KFOR-it turk: Trazirat ishin spontane
Lajmi i ores 1:20 PM
PRISHTINE (12 Prill) - Në Kosovë përsëri mbretëron qetësia dhe paqja, kjo duhet të vazhdojë, trazirat e fundit kanë qenë një spontanitet dhe asgjë tjetër. Nuk duhet të komentohen provokimet e shumta të cilat vijnë nga jashtë, sepse nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, tha komandanti i KFOR-it turk Sadullah Sadullahoglu. Ai gjithashtu ka thënë se për të ardhmen e Kosovës duhet të vendosin vetë kosovarët. Nuk janë të vërteta spekulimet se në Kosovë është tentuar të bëhet spastrim etnik. Ne e dimë se shumica e Kosovarëve të cilët kanë marrë pjesë në trazirat e fundit në Kosovë u janë bashkangjitur turmës spontanisht pasi tek kosovarët kishte diçka që ishte mbledhur dhe ajo shpërtheu, tha komandanti i KFOR-it turk Sadullah Sadullahoglu. Kosovarët do të jenë ata të cilët do të vendosin për fatin e Kosovës, shtoi Sadullahoglu. Në pjesën ku veprojnë forcat paqeruajtëse turke në Sharrë nuk ka pasur trazira. ro/ro (BalkanWeb)
Krijoni Kontakt