Close
Faqja 28 prej 34 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 335
  1. #271
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Për shkrimet e paçavurës '' Epoka e Re '' të m ..... mavrisë ,ësht gjinah të harxhosh kohë e fjalë .

    E për sa i takon Adem Demaçit ,këtij duhet thënë:- jepi bac ,se ta kanë lëshur kërpeshin të gjithë .


    E këtij Mjekroshit duhet lëshuar ashtu për fushe


    PESË NOCIONE PËR NJË NGJARJE DHE FARSA E KUVENDIT


    PESË PIKËÇUDITËSE

    -Dje kundër UNMIK- ut e sot për UNMIK- un; Ku mbetën ata kritikusit e ashpër të UNMIK-ut? Pse e ngritën zërin në ditën e ngjarjeve, ndërsa e zbutën fjalorin pas ngjarjeve?

    Ata kritkuesit e ashpër të UNMIK-ut ,janë nxënësit e tu shoku Qosoviç .
    Po ti që sqe i zoti ta hapish sqepin fare për një vit që ishe në kryesinë e Këshillit të Përgjishëm të Kosovës nën administrimin e UNMK-ut .
    Ah për pak qesh duke haruar .
    Jo -jo e ke hapur por jo kundër UNIMK-ut por për interesa të UNMIK-ut dhe sërbisë , e po ti përmendi disa :-

    1.Artëherë vetë deklarove atë kohë që , sërbëve të Kosovës tiu njihet e drejta e vetëvendosjes !!!!!.
    Për tua tëhequr vemendjen ndërkombëtarëve për poena politik .
    E sërbët tani e quajnë ndryshe këtë idenë tënde të vetvendosjes -'' Kantonizim të Kosovës '' !!!! .
    Se atyre nuk u han palla për poltikë të Kosovës ,por për Dheun-Pasurinë e Kosovës .
    Si nuk e hape njëherë sqepin e të kundërshrosh këto deklarata të koshtunmicës mbi '' Kantonizimin e Kosovës '' ??!!!!

    2. Atë kohë ,kërkove mbylljen e Gazetës '' Bota Sot '' njetë sikur sllobadan millosheviçi e shesheli ,përsenë e din ti, por edhe që të gjithë .
    Bernard Kushneri ta tha me gojën hapur e plot se :- '' do e kisha mbyllër me gjithë dëshirë ,por nuk kemi fakte për diçka të tillë ''.
    E ti e vazhdove atë ndërmarje edhe më tutje me këlyshët e tu ,sa që edhe bëtë padi në Zvicër për ate punë me spiunllëqe e me shpifje !!!!!
    A e fituat gjykimin atë ditë e sot ,në këtë drejtim o Rexh ?!

    3.Kërkove nga ish qeveria e Kosovës ( sipas jush qeveria e Bukoshit . Se ashtu jeni skota e kuqe ,institucionet i definoni me individ ) nëpërmjet Kushnerit ,që kjo qeveri të derdh Fondet në Këshillin e përgjithshëm që e udhëheshit ju të '' hunit e të litarit '' .
    Bujar Bukoshi ta tregoi '' bërylin '' dhe me argument para qytetarëve që ta mbylli gojën njëherë e mirë .
    Të tha Shkurt e Shqip , ata të holla nuk ke me i parë me sy ,se jo më ti përdorish për tiu shpërndarë pensione e dëmshpërblime sërbëve të Mitrovicës, Graçanicës, Shtërpcës, Vitisë e tjera enklava .

    4. Mandej , në prag të zgjedhjeve të para Bashkiake e the publikisht se nëse fiton LDK-ja do jetë '' Fitore e përgjakshme '' . Leninist si në bindje poashtu në veprime - njeri i dhunës e jo i dijes dhe bashkimit .
    Vërtet e mbajte fjalën ,se tu shit fjala te ata ijnorantët e loparët që i përdor si mashë , edhe i përgjake , dhe jo vetëm ato zgjedhje ( të parat ) por që të tre palë zgjedhjet në Kosovë.

    Se ato veprimet tua të tjera para se të jesh këshilltar në Këshillin e Përgjithshëm ,por edhe pas nuk po ti përmendi .Prandaj edhe qytetarët e ndëtgjefgjshëm që të nohin fort mirë për bëmat tua ,të nxorën në pension nga poltika .


    -Pse Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur më 25 mars 2004, ishte farsë e mbledhjes së Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, të mbajtur më 13 mars 1981”; Pse ata që i dënuan atëherë demonstratat studentore të marsit 1981, tash u “distancuan” edhe nga ngjarjet e marsit 2004?

    Po mirë e ke Rexh .Se atë kohë pakicë ishin sërbët në parlament të Kosovës ,por iu shkonte fjala se kishin qeverinë e ish-jugosllavisë përmas.
    Sot PDK-ja e AAK-ja me '' kthimin '' janë pak në parlament të Kosovës , por kanë UNMIK-un dhe sërbinë përmbas në mbrojtje .
    Por mus e haro edhe një gjë që , Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Kosovës e të atij Parlamenti ( Mahmut Bakallin ) , sot e ke të ulur në karikën e deputetit dhe mbron pikpamjet e tua poltike të atëhershme por edhe të tanishme .
    Mandej UNMIK-u prolongon proceset për xhepa të vet e sërbija zgjat problemin poltik deri sa ti jepet ndonjë rast më i mirë për intervenim poltik në dëm të shqiptarëve.
    Po këtyre të tuve e të Mahmut Bakallit ( të vetëshpallurëve ) çka ju hyn në hesap ky prolongim ??!!!.
    Këta të tutë kritikoi ,se ata kur e panë se UNMIK-u dhe KFOR-i ua rudhën hesapin , e nuk mundën që këtë rast tia lënë LDK-së '' në derë '' si kurva koplin . Menjëherë u distancuan dhe kritikuan 17-18 Marsin të parët ,nëpërmjet Jakup Rumpallës e Bajram Rexhepit të cilin e përdorin si nanosi Pandeli Majkon ,për ti nxjerë nga situata .


    - A do ta mbulojë kryekuvendari nesër me pëlhurë edhe pavarësinë, siç i mbuloi muralet, për të cilat ishte zotuar ndryshe?

    Kryekuvendari nuk i vendoste ata murale ,sikur të planifikonte për ti mbuluarndonjëherë .
    Ai i vendosi dhe mbrojti me aq sa mundeshte .
    Dhe përse nuk mundi UNMK-u ti mbulon ato murale deri në ngjarjet e 17-18 Marsit , sipas tje o Rexh Qosiçi ?!
    Por çka ti bësh asaj që '' qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë '' ,sikur zagarët e tu e prunë me 17-18 Mars .




    Shkruan Akademik Rexhep Qosja



    Besoni a mos besoni lexues: deri sot kur po i shkruaj këta rreshta, për daljen e qytetarëve të revoltuar në rrugë dhe në sheshet e qyteteve të Kosovës më 17 e 18 mars janë përdorur këto pesë nocione – protestë, revoltë, demonstratë, trazirë dhe kryengritje. I kanë përdorur njerëz të politikës, institucione administrative, parti politike, gazetarë, të ashtuquajtur analistë, intelektualë dhe i kanë botuar gazeta e i kanë emetuar radio e televizione. A do të përdoren edhe farë nocionesh të tjera në ditët që vijnë për emërtimin dhe vlerësimin e tyre politik nuk mund ta di, por mund të them: edhe këto të përdorurat deri sot janë të mjaftueshme për të krijuar pështjellime në kokat e qytetarëve të zakonshëm për ato që kanë ngjarë në Kosovë më 17 e 18 mars.


    Ani edhe don me e besuar Qosoviçi !!!
    Kur dihet se kush beson këte e ka hëngër dreqi si vet individin e aq më keq Kosovën.
    E para e punës Rexh Qosiçi si i mençur që mbahesh,kur mer përsipër me kritikuar dikë ,për me të zënë vend fjala ,duhet të japish argument konkret e jo ashtu paushall / kallëp si në kohën e monizmit dhe në emër të popullit .
    Nuk po flas për emërtim të gazateravë ,se ata janë ata që janë ,gazetarë të prodhimit ikubatorial të inkubatorit të Ramiz Kelemdit e ligjëruesëve të Ramiz Kelemdit, Baton Haxhiut , Imer Mushkollaj e tjerë rumaplla ''soroistë '' e '' stanishisht '' .
    Ndërsa kur flet për institucione duhet emrëruar ,UNMIK-u i ka përdorur këte nocion, presidenca këte, qeveria këte e kështu me radhë.
    Dhe mbi të gjitha këta nocione të lesharapizuara për rastin në fjalë i kanë përdorur ata të pashkollët -loparët poltik ,se nuk ua dinë kuptimin nocioneve të përdorura e prandaj edhe nuk i përmend veç e veç se i nxjerë të tuët në shesh.






    Në Fjalorin e Shqipes së Sotme, nocionet e përmendura shpjegohen kështu:

    Protestë: shprehje e mospajtimit me diçka në mënyrë të prerë.

    Demonstratë: manifestim i masave poullore nëpër rrugë e sheshe për të shprehur haptas një kërkesë politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar diçka.

    Revoltë: kundërshtim që shpërthen me zemërim e me dhunë kundër institucioneve të rendit në fuqi; kryengritje.

    Trazirë: lëvizje e paorganizuar e masave a e një grupi të veçantë njerëzish, që bëhet për të shprehur pakënaqësinë ndaj regjimit në fuqi; turbullirë politike.

    Kryengritje: luftë e armatosur e masave popullore për t’u çliruar nga zgjedha e huaj a për të përmbysur regjimet shtypëse.

    Në qoftë se në institucionet politike dhe administrative të Kosovës; në qoftë se në Kuvendin e Kosovës; në qoftë se në partitë politike të Kosovës përdoren nocione kaq të ndryshme për t’i “kualifikuar” ngjarjet e 17 dhe 18 marsit, shtrohet pyetja: si do të mund t’i vlerësojnë saktë e drejtë ato ngjarje? Në qoftë se në institucionet politike dhe administrative të Kosovës; në qoftë se në Kuvendin e Kosovës; në qoftë se në partitë politike të Kosovës përdoren nocione kaq të ndryshme për t’i “kualifikuar“ ngjarjet e 17 e 18 marsit, shtrohet pyetja: a mund të ndërtojnë qëndrim të drejtë ndaj tyre?

    Shiheni Rexh Qosiçin sa i pa cipë që tregohet .
    Për të mos përmendur qeverinë e Kosovës ,përdorën fjalët '' institucionet politike dhe administrative të Kosovës '' ,se qëllimin e sulmit e ka tjetër kundi, tek kolegu i tij Akad. Nexhat Daci ,prandaj edhe përmend veçanërisht '' Kuvendin e Kosovës '' .


    Dhe, në qoftë se në institucionet politike dhe administrative të Kosovës; në qoftë se në Kuvendin e Kosovës; në qofë se në partitë politike të Kosovës përdoren pesë nocione të ndryshme për të njëjtën ngjarje, shtrohet pyetja: si mund të ndërtohet politikë e njësuar në Kosovë, përmbajtje e së cilës duhet të jetë jo vetëm çështja e Kosovës, por edhe problemet e shumta të jetës së qytetarëve të Kosovës?!

    Ja edhe këtu ,po e njeta, e veçon Kuvendin e Kosovës .
    Po nejse ,se ftyrë nuk ka apo më mirë të them nuk i duket se e ka të mbuluar me lesh dhe ate bile me rasat të Ri nga villa 31 e Tiranës që nga viti 1999-të .

    Në munges të kohës ,për pjesën tjetër do shkruaj njëherë tjetër .

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Valla drini jau ke ter Qosjes e Demaqit pa pa pa .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #273
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Drini,

    nuk eshte puna e mesimit te gjuhes shqipe ne kurse partizane. Shkruesi mund te gaboje ne drejtshkrim, por nese idete e tij qendrojne, atehere shkrimi pranohet. Rendesi ka qe organi qe e boton shkrimin te kete redaktore (lektore sic i thoni ju ne Kosove) te mire. Jane ata pastaj qe jane fajtore per shfaqjen e gabimeve qe e kthejne nje shkrim deri ne qesharak (qesharak - jo me kuptimin qe i jepnin ju ne Kosove, qe te ben per te qeshur, por ne kuptimin qe eshte i nje cilesie aq te dobet e me aq shume gabime, sa nuk eshte ndonje faj te tallesh me te).

    Redaktor dhe Lektor nuk jane njejte Dita.

    Redaktor eshte Ai qe zgjedh cilat shkrime apo artikuj do botohen, ne cilin vend, ne cilen faqe, sa do jete gjatesia, e keshtu me rradhe.

    Lektor eshte ai qe e korrigjon gjuhen, dhe vetem gjuhen. (Shton dhe heq ndonje fjale, se gjate korrigjimit, mund t'i humb kuptimi ndonje fjalie).

    Gazeta ka nje Botues, nje apo me shume Redaktore (Kryeredaktori eshte kryesori), e nje apo me shume Lektore.

    Psh, gazeta 'Koha Ditore', per Botues e ka Veton Surroin, Kryeredaktor poashtu Veton Surroin (ky i perkohshem, Baton Haxhiu ka qene me pare), Redaktor te sportit X. Y., te Muzikes X. Y., te Letersise X. Y., te Politikes X.Y., e keshtu me rradhe.

    Qesharak e ka nje kuptim, dhe vetem nje kuptim: eshte per te qeshur me te. Mund te qeshesh me qellim te mire, ("Mr. Bean eshte shume qesharak..."), mund te qeshesh per te keq, ("Fjalimi i X.Y. ne Kuvend sot ishte qesharak! S'di si mund te zgjedhet deputet ai person!"). Ne te dyja rastet, po qeshet me dic, ne rastin e pare me te mire, pa ndonje mendim tjeter, ne te dytin, me ironi, duke qeshur me fjalimin e personit per shkak te cilesise (apo jo-cilesise).

    Me falni qe dola nga tema, e edhe ti Dita, me fal per nderhyrjen
    Ndryshuar për herë të fundit nga AsgjëSikurDielli : 01-04-2004 më 18:44

  4. #274
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nuk prish pune ASD. Vazhdojme me ceshtjen e "redaktor" dhe "qesharak". Une nuk i shkruajta Drinit, se ato si fjale jane te gabuara, por thjesht se ju ne Kosove i perdorni ndryshe nga ne.
    Ne Shqiperi gazetat jane vetem disa redaktore dhe nje kryeredaktor dhe ata jane pergjegjes per zgjedhjen dhe permiresimin e shkrimeve nga ana gjuhesore (por dhe nga ana e permbajtjes). Ne Kosove ju i paskeni te vecuara si profesione brenda nje gazete. Bukur! Dmth qe vetem se perforcohet ajo qe shkruaja une me pare, se ne e perdorim si "redaktor" dhe ju ne Kosove si "lektor".

    Lidhur me fjalen "qesharak". Ne e perdorim vetem ne kuptimin e keq te fjales, psh., "Ai njeri eshte qesharak". Nuk e perdorim ne rastin pozitiv. Pra kur themi se nje film i Mr. Bean apo Ben Hill na ka bere shume per te qeshur, filmin nuk e quajme "film qesharak", por "film humoristik".

  5. #275
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje,

    LEKTOR=Ai qe mban leksione perpara te tjereve.
    Editues=korigjon gabimet gjuhesore,


    Me duket qe nuk eshte teme gjuhesore.
    Si gjithmone fillojme me nje problem dhe humbasim ne labirinthin e kokecarjes vetjake, dhe ne fund perfundojme duke i rene secili per qejf te vet.

    Bjeri ti biem se po i re ti po i bie dhe une meqe ra fjala kujt po i bie ti sepse une po i bie asaj qe ti nuk po i bije nderkohe qe une po i bija.


    Hajde korigjinoni pak fjaline time te fundit.


    Nderimet e mia

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thirrje për një kontratë mirëkuptimi midis liderëve dhe qytetarëve

    Prishtinë, 2 prill (Kosovapress) Time: 19: 23

    Ne duhet të nxjerrim mësim nga ngjarjet e ditëve të kaluara dhe të ecim përpara për të rindërtuar raportet mes nesh dhe për të rindërtuar Kosovën, thuhet ndër të tjera në një letër e cila është inicuar nga lideri i PDK-së Hashim Thaçi, drejtuar qytetarëve të Kosovës të premten në Prishtinë nga Liderët institucionalë dhe politikë të Kosovës.
    ----------------------------------------------------------------------

    Thaçi: Nuk duhet lejuar që ngjarjet e marsit Kosovën ta kthejnë prapa



    Prishtinë, 2 prill (Kosovapress) Time: 14 : 00
    Autoritetet e UNMIK-ut do të jenë më kooperuese me ato vendore dhe bashkarisht do të arrijmë që t’i implementojmë standardet për Kosovën, si një bazë të mirë dhe të shëndoshë për fillimin e zhgjidhjes përfundimtare të statusit politik të Kosovës, ka thënë të premten, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që ka pasur me drejtorin politik të Ministrisë së Jashtme të Britanisë, Xhon Sejvers dhe nënsekretarin gjerman të shtetit, Miheal Shafer, të cilët po qendrojnë për një vizitë dyditëshe në Kosovë.
    -----------------------------------------------------------------------

    Sejvers dhe Shafer porosisin kosovarët që të ndërtojnë një shoqëri tolerante


    Prishtinë, 2 prill (Kosovapress) Time: 14 : 38
    Drejtori politik i Ministirsë së Jashtme të Britanisë, Xhon Sejvers dhe nënsekretari gjermanë i shtetit, Miheal Shafer, të premten pas takimit që kanë pasur me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë premtuar se do të vazhdojnë që të mbështesim Kosovën, por se kjo varet fillimisht nga marrja e përgjegjësive nga
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #277
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    As ne nuk e quajme "film qesharak", pervecse kur duam te shprehim mendime jo fort te mira ne lidhje me te. Perdorim ose "film humoristik", ose "film komik" (i.e. Komedi). Qesharak perdoret per te vleresuar nje person zakonsisht, per te mire apo per te keq. "Ai eshte shume person qesharak..." psh, ne kuptimin: qe ka prirje humori. Si thuhet ne Shqiperi, per nje person te tille?

    Qe te jem i qarte, po e shkruaj edhe ne anglisht, se mos po perzihet gjate gjithe ketyre fjaleve "qesharake"

    - I like his sense of humour. He's a very funny person!


    p.s. te na falni qe dola nga tema, prape..

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOHA PËR VENDIME NË KOSOVË

    Shqiptar Oseku, Stokholm

    Si tërë mërgimtarët e tjerë nga Kosova, edhe unë mbeta pa frymë kur mora vesh së pari se ç'paskësh ndodhur në Mitrovicë më 17 mars. Për mua ai kumt do të mbetet përjetë në kujtesë si ujëndarës: do ta mbaj mend gjersa të vdes, e do t'ia lë amanet edhe bijës time të mitur, se ku isha e ç'po bëja në momentin kur dëgjova më së pari për plojën e re që paskësh tronditur Kosovën.

    31 të vrarë të deklaruar (tash të zvogluar në19) dhe 945 të plagosur e pasqyrojnë fiaskon e radhës të OKB-së. Organizatat joqeveritare pohojnë se shumica e viktimave s'kanë rënë pre e grindjeve etnike, por e plumbave të ndërkombëtarëve.

    Pikë së pari, le ta themi troç. Numri i lartë i të vrarëve është skandal. Ajo që shumica janë vrarë prej trupash të dërguara këtu për të shpëtuar jetëra, është skandal i dyfishtë.

    Shifrat e pasqyrojnë mbidhunën horifike të ndërkombëtarëve. Ushtarë të stërvitur për luftë u komanduan të dalin para protestantëve të zemëruar. Pasojat ta kujtojnë apartheidin jugafrikan, të miturve iu dha plumb në ballë pse hodhën gurë.

    Antiglobalistët në Perëndim për vite me radhë kanë hedhur më shumë gurë e molotovë se sa në Kosovë, me vetëm një viktimë të vetme të shumëpërmendur, në Itali më 2001. Ushtarët me municion luftarak thjesht s'përshtaten për kontroll trazirash. Vendet e BE-së të përfaqësuara në Kosovë me të drejtë i kanë qortuar shtetet e tjera për mbidhunë në situata të ngjashme.

    Kush iu paska dhënë leje evropianëve të hapin zjarr me municion luftarak kundër gurëhedhësve? Apo mos është e lejuar kjo nëse ndodh jashtë BE-së!? Si nënshtetas krenar i një vendi evropian me traditë të gjatë demokratike, e anëtar aktiv i një partie parlamentare atje, them me plot gojën se s'ka qeveri evropiane që do ta mbijetonte një kërdi kundër dhjetëra shtetasve kështu si ka ndodhur në Kosovë.

    S'ka qeveritar evropian që do ta lëshonte, as ka ushtarak që do ta zbatonte, urdhrin për të hapur zjarr të mprehtë p.sh. kundër një turme që i vë zjarrin një kishe, një godine qeveritare, a një shtëpie të braktisur në Evropë. Sepse, tullat vijnë në vend përsëri, po jeta e njeriut jo. Fakti që protektorati në Kosovë po orvatet t'i fshehë këto fakte e t'i shmanget përgjegjësisë së vet morale e juridike, është për mua konfirmim i havarisë së tij totale.

    Njësoj e pakuptueshme është për mua fushata represive që ka pasuar pas trazirave. Kjo, njësoj si mbidhuna e ushtruar gjatë kontrollit të trazirave, ngjall kujtime traumatike nga një mars tjetër më se 20 vjet më parë.

    Me këtë përvojë të re "evropiane" nga Kosova, s'guxoj t'i çregjistroj as dyshimet që më herët do t'i kisha quajtur paranoike. Në rastin konkret, dyshoj që krerët e protektoratit ndërkombëtar kanë vendosur qëllimisht të ndërmarrin gjah të shtrigave e"distancime ideopolitike" prej protestuesve, njësoj si ndërmirrte Beogradi më 1981, për ta fshehur fajin e vet të kthjelltë, të pamohueshëm e flagrant për gjakderdhjen në Kosovë - njësoj si Beogradi më 1981!

    E pra, dielli me shoshë nuk fshehet. Ndërkombëtarët janë bërë pjesë e problemit në Kosovë, në vend se të ofrojnë zgjidhjet. Një tragjedi familjare s'do të kish shkaktuar revoltë masive sikur shqiptarët t'i besonin bashkësisë ndërkombëtare. Por, ata besojnë se ajo po i mashtron.

    Papunësia në Kosovë është zyrtarisht 60 përqind, jozyrtarisht 70 për qind, gjersa Begradi pranon ndihma shumëfish më të mëdha financiare sesa viktimat e tij kosovare. Në raportet e veta vjetore, Banka Botërore konstaton se Kosova nën administrimin ndërkombëtar ka arritur, për herë të parë në historinë e vet moderne, nivelet e varfërisë afrikane.

    7 mijë serbë janë kthyer në Kosovë që pas mbarimit të luftës, por asnjë nga dhjetëramijëra shqiptarët e zbuar s'e shkel dot këmbën në eklavat serbe: ata janë shndërruar në ikanakë permanentë në vendin e tyre. Një raport zyrtar i OSBE-së para zgjedhjeve serbe, konstatonte se Beogradi tërë kohës, e sidomos pas rrëzimit të Milosheviqit, e ka ushqyer e koordinuar separatizmin në enklavat serbe, para hundës së ndërkombëtarëve. Se kjo është shkelje flagrante e Rezolutës 1244 e se ndërkombëtarët duhet të reagojnë.

    Unë kam parë me sytë e mi se si kosovarëve, pas tri palë zgjedhjesh të lavdëruara në botë, s'u lejohet ta drejtojnë as një stacion autobusësh. Kuvendi i Kosovës s'mundet as ta formulojë një projektligj pa lejen e ndërkombëtarëve. Kosovarët, që e kanë zhvilluar dellin e humorit të zi, vendin e vet kanë zënë ta quajnë ironikisht "Unmikistan".

    A kështu ua mësuakemi ne evropianët demokracinë serbëve e shqiptarëve!? A është e mundur vallë, që askujt fare s'i paska thënë mendja se kjo do të shkaktonte eksplodim në Kosovë, me pasoja tragjike për të gjithë?

    UNMIK-u dhe KFOR-i nevojiten në Kosovë, për hir të kosovarëve, të serbëve, e të tërë Evropës. Por, ata s'janë këtu për të vënë gur mbi barrë. Ata s'janë këtu për t'i thyer rezolutat e Këshillit të Sigurisë, as për të korrur dhjetëra jeta në shtypje protestash.

    Shpresoj se ndërkombëtarët në Kosovë do të nisin hetime urgjente rreth mbidhunës së përdorur gjatë trazirave. Djemtë e vajzat evropiane që kanë ardhur në Kosovë janë nisur vullnetarisht, në bindjen se do të bëjnë diçka mirë për paqen. Nëse del se ata janë komanduar të hapin zjarr kundër demonstrantëve, atyre që kanë lëshuar, ndërmjetësuar, e zbatuar urdhrin për të shtënë mprehtë, u duhet kërkuar përgjegjësi morale e juridike.

    Njëherit shpresoj se institucionet, organizatat joqeveritare dhe shtetasit e Kosovës, do të tregojnë guxim qytetar e s'do të marrin pjesë në orvatjet për mbulimin e fajit të ndërkombëtarëve. Kosova s'ka se ç'humbet, pos praktikave jodemokratike. Përkundër shantazheve që po trumpetohen rregullisht, bota s'ka ardhur këtu që t'i mbledhë çaklat për shkak të ca sulltanëve të Unmikistanit.

    Po ashtu, qeveritë evropiane bëjnë mirë ta mbledhin mendjen. Ushtarë evropianë kanë marrë pjesë në ngjarje jashtëzakonisht brutale që u kanë kushtuar jetën dhjetëra vetëve, në një regjion që tashmë përbën fqinjësinë e parë të BE-së.

    Është koha të merret një vendim. Ose bashkësia ndërkombëtare do ta marrë përnjëmend mbi vete rolin e një pushtuesi brutal. Ose do të marrë vesh se shteti është bërë për njerëzit, e jo anasjelltas. 90 përqind të njerëzve në Kosovë s'e duan më as Serbinë, e as klonin e saj ndërkombëtar. Kur qëron detajet, del se thelbi është te besimi: unë për vete besoj që kosovarët s'do ta keqtrajtonin kurrë vendin e vet ashtu si bënte dikur Serbia, e si po bëjnë tash UNMIK-u dhe KFOR-i.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Edhe kesaj i thon politike pra,kah te fryeje era,po edhe populli do e kuptoje ket fare politike se fundi.
    Se po i vie era e keqe kesaj politike dy fytyrshe,dje ndryshe sot ndryshe po athua neser cka?



    Udhëheqësit e Kosovës dhe liderët politikë u janë drejtuar me një letër të hapur qytetarëve të Kosovës

    Prishtinë, 3 prill 2004 - Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe liderët politikë u janë drejtuar mbrëmë me një letër të hapur qytetarëve të Kosovës, në lidhje me ngjarjet e 17 dhe 18 marsit. "Ditët e kaluara kanë dëshmuar se sa shumë dëm i shkaktohet Kosovës kur jemi të ndarë nga urrejtja dhe frika", thuhet në këtë letër. Në letër më tutje thuhet se dhuna nuk është zgjidhje e problemeve.

    "Një Kosovë e përparuar mund të ndërtohet vetëm nëse kemi paqe, rend, stabilitet, respekt dhe tolerancë ndaj njëri-tjetrit". Gjithashtu bëhet thirrje për lidhjen e një kontrate mirëkuptimi midis shqiptarëve dhe serbëve, midis liderëve politikë dhe qytetarëve të Kosovës dhe midis udhëheqësve fetarë dhe qytetarëve të Kosovës për të punuar bashkarisht në ndërtimin e të ardhmes demokratike të Kosovës.

    Liderët apelojnë për respekt reciprok dhe që asnjëra palë të mos i dëgjojë, siç thuhet, ekstremistët, por të punojnë së bashku në ndërtimin e të ardhmes demokratike. E njëjta thirrje bëhet edhe në mes liderëve politikë dhe qytetarëve të Kosovës, që politikanët shqiptarë, serbë, dhe politikanët e komuniteteve të tjera të punojnë së bashku për të ndërtuar një Kosovë më të mirë.

    "Të gjithë të angazhohemi që institucionet të jenë të respektuara, të qeverisin në mënyrë konstruktive në emër të qytetarëve të Kosovës", theksohet në këtë letër.

    Gjithashtu apelohet tek udhëheqësit fetarë muslimanë, katolikë dhe ortodoksë se duhet të predikojnë për tolerancë dhe respekt ndërmjet feve dhe ndaj atyre që besojnë në to. Qytetarët e Kosovës kurrë më nuk do të dëmtojnë shtëpi, xhami apo kisha, zotohen liderët kosovarë, thuhet më tutje në këtë letër.

    "Vetëm duke punuar bashkarisht dhe vetëm duke mësuar që t=i besojmë njëri-tjetrit ne do ta bëjmë Kosovën një vend në të cilin të gjithë do të donim të krijonim dhe jetonim me familjet tona, dhe në të cilin do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët për fëmijët tanë dhe për gjeneratat që do të vijnë pas nesh", thuhet në këtë letër dhe theksohet: "Të gjithë duhet ta kuptojmë, se dhuna nuk do t'i ndihmojë Kosovës dhe se ajo çon në shkatërrim dhe mjerim.

    Mungesa e rendit shkatërron jetën e qytetarëve dhe dëmton mundësitë për jetesë më të mirë".

    "Ne mund të ndërtojmë një Kosovë më të prosperuar vetëm nëse kemi paqe, rend, qetësi dhe stabilitet dhe se këtë paqe mund ta ndërtojmë vetëm nëse tregojmë respekt dhe tolerancë ndaj njëri-tjetrit, shprehet lidershipi kosovar përmes kësaj letre publike", theksohet në këtë letër letër të cilën e kanë nënshrkuar liderët shqiptarë dhe të disa minoritetve, përveç atij serb.

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E shtunë, 3. Prill, 2004
    MOORE:"ZHURMA E RUSISË RRETH KOSOVËS - SHENJË E DOBËSISË"



    Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë



    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Moore, pas trazirave të fundit në Kosovë Moska zyrtare ka bërë të ditur se nuk mund të mbetet pasive. Mos kemi të bëjmë me një përpjekje të Rusisë që përmes Kosovës të rikthejë ndikimin e vet në Ballkan?

    PATRICK MOORE
    Lind pyetja çfarë mund të bëjë Rusia kur flasim për influencën. Së pari ata tërhoqën ushtrinë e tyre, tani ajo është e dobët. Duket se kanë probleme konstante që të mbajnë ushtarët e tyre me veshmbathje dhe me ushqim. Si rrjedhojë, nuk mendoj se kanë ndërmend të fillojnë ndonjë avanturë ushtarake. Ata kanë interesa të qarta në Serbi, dhe njerëz që kanë informacione të tilla thonë se janë përfshirë në privatizimin e disa ndërmarrjeve serbe. Por, mendoj se ajo që po shohim tani, si nga Beogradi ashtu dhe nga Moska, është mjaf zhurmë dhe asgjë më shumë se zhurma. Ata dërgojnë mesazhe verbale, çdo politikan bën deklarata apo komente nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme apo nga TAS, por kjo është thjesht një politikë e vjetër sovjetike e bërjes së zhurmës. Mendoj që gjithë kjo zhurmë e madhe është një shenjë e dobësisë dhe paaftësisë për të bërë diçka konkrete.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Moore, a ka në komentet aktuale të Moskës elemente të asaj që mund të konsiderohet aleancë tradicionale me Serbinë, apo thjesht kemi të bëjmë me një çështje që shfrytëzohet për qëllime të brendshme?

    PATRICK MOORE
    Nuk di për politikën e brendshme, pasi ajo që shohim tani është një grup rreth Putinit, i përbërë nga njerëz të ish KGB-së si Putini, apo nga krahët e tjerë të pushtetit apo forcës së aparatit të vjetër sovjetik, të cilët janë efektivisht nën kontroll dhe mendoj se këta njerëz nuk kanë shumë nevojë për mbështetje të brendshme. Putini ka bërë një punë të përkryer në eliminimin apo kontrollin e opozitës dhe nuk mund të flasim realisht për këtë vend si një lloj demokracie në sensin perëndimor apo evropian. U përmend çështja e aleancës tradicionale me Serbinë. Ky është një mit. Rusët e kanë përdorur si mit për të ushtruar një influencë politike mbi Serbinë gjatë viteve, por e njëjta gjë është dhe në Bullgari, por kjo nuk përputhet sepse si mund të jenë miqtë e vërtetë si të Serbisë dhe Bullgarisë, kur këto dy vende për rreth 100 vjet garojnë rreth Maqedonisë. Çështja qëndron se ajo që Rusia ka bërë në të vërtetë është që ka luajtur interesat e saj tw ftohta kombëtare dhe ka mbështetur herë Sofjen herë Beogradin, në varësi të asaj që ka patur nevojë sipas rasteve. Siç e thamë dhe në përgjigjen e mëparshme, janë shumë të mirë në bërjen e zhurmës dhe të premtimeve, por nuk e di nëse bëjnë diçka konkrete. Më kujtohet se kam dëgjuar prej njerëzve që ishin mjaft të vjetër në moshë dhe u kujtohej Lufta e Dytë Botërore, kur isha student në Sarajevë në 1973-1974, se si sovjetikët bënë shumë premtime për të ndihmuar Titon, dhe Mosha Pijade priti një aeroplan sovjetik që të vinte dhe me gjithë pritjen, ai nuk arriti kurrë. Pra mendoj se kjo është pjesë e kësaj aleance tradicionale, e cila është më shumë zhurmë, sesa realitet. Por, ajo që po përpiqen të bëjnë rusët është se po mundohen t'u thonë, jo vetëm vendeve të Ballkanit, por edhe fuqive perëndimore, që " jemi ende një fuqi e madhe që mund të bëjë zhurmë në Ballkan". Dhe sërisht mendoj se kjo ka të bëjë më shumë me dobësinë sesa me fuqinë e vërtetë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Moore, deri ku mund të shkojë Rusia në mbrojtjen e interesave të Serbisë?

    PATRICK MOORE

    Le të shohim çfarë është Serbia dhe për cilët serbë bëhet fjalë. Ndoshta ka shumë njerëz në ushtri dhe në segmentet nacionaliste të politikës që mund të influencohen nga ky lloj i mitologjisë politike. Por nëse kaloni tek elementet më me përgjegjësi në Serbi, ata e dinë më mirë që ndoshta nga Rusia marrin gazin, por interesat e tyre ekonomike janë në Perëndim dhe në Bashkimin Evropian. Rusët mund t'i influencojnë gjërat përmes blerjes së ekonomisë serbe, duke ofruar ndihmë diplomatike në OKB dhe gjetkë, por në të vërtetë, ashtu si shumë anëtarë të klasës politike serbe e kanë pranuar, madje Zoran Gjingjiq e ka përmendur këtë fakt para vdekjes së tij, që Rusia nuk ka shumë se çfarë t'i ofrojë Serbisë. Me terma praktike atë që ka nevojë dhe dëshiron Serbia munden ta marrin vetëm nga Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore.

    Intervistoi: Melazim KOCI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 28 prej 34 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •