Close
Faqja 24 prej 34 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 335
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ne perpjekje per tu kthyer tek tema, jam duke postuar nje artikull te huazuar.

    Koment

    A kanë pasur protestat shenja të skenarit të ngjarjeve të Shqipërisë më 1997?




    --------------------------------------------------------------------------------

    27 mars 2004 / TN

    Si njoftojnë disa burime të gazetës, prapë në Kosovë parashihen protesta. Nëse ato sërish dalin nga kontrolli, atëherë bëhet e qartë se rrebelimi sipas skenarit të vititi 1997, që ndodhi në Shqipëri, është qëllimi i tyre. Mos e dhashtë zoti të marrin përmasën e atyre të para pak ditëve, se atëherë Kosova do ta marrë goditjen më të rëndë…

    Shkruan: Nazmi LUKAJ

    Pas vizitës së parë të Fatos Nanos në Kosovë, ndodhën dy gjëra shumë të këqija: u gjuajt presidenca dhe u organizuan protesta të pakontrolluara, të cilat lënduan imazhin tonë në botë. Kjo të bën të dyshosh se vizita e tij nuk e ka pasur thjesht karakterin e një vizite, po një synim tjetër-krijimin e trazirave si ato të Shqipërisë më 1997. Gjërat shpeshherë koincidojnë rastësisht.

    Ndoshta edhe këto kanë koinciduar kështu, por, megjithatë, duhet të hetohen nga strukturat e sigurisë ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë, sepse emri i Fatosit është i njohur moti për disa lëvizje antishqiptare, si Kreta etj. Me emrin dhe qeverinë e tij lidhet edhe krijimi i strukturave sekrete te ne, menjëherë pas përfundimit të luftës, përmes të cilave regjimi socialist ka synuar dhe synon ta shtrijë konceptin e vet politik edhe në këtë pjesë të atdheut, duke manipuluar me partitë e “dala nga lufta”, që u ka premtuar se do të bëjë çmos që t’i sjellë në pushtet. Duke qenë i përbotshëm ky fakt, të përforcohet dyshimi se gjatë vizitës që ia bëri Kosovës, mund të jetë marrë vesh me epigonët e vet për trazira dhe për sulmin në presidencë.

    Është shumë interesant se, sa herë vritet dikush nga autoritetet e LDK-së, menjëherë ndodh diçka edhe në taborrin tjetër. Edhe kur u sulmua Presidenca, ndodhën protesta të pakontrolluara, të cilat vunë në plan të dytë sulmin ndaj saj. Po ashtu, ka ndodhur që edhe serbët, bash kur është vrarë dikush nga autoritetet e LDK-së, të krijojnë trazira!!!

    Edhe kjo të bën të dyshosh se mos dikush brenda partive të “dala nga lufta”, ose të partive të tjera që kanë vepruar një kohë të gjatë në ilegalitet, mban lidhje me serbët e Veriut. Një gjë të tillë, duhet ta analizojnë këto parti, sepse nuk duhet ta përjashtojnë mundësinë se dikush, në emër të atdhetarizmit, mund të ketë rol tjetër. Se, si u bë që shpesh të ketë njëfarë lidhshmërie vrasja e autoriteteve të LDK-së me ndonjë tragjedie të rëndë për shqiptarët nga serbët e Mitrovicës, ose të krijojnë trazira?!

    Rasti i fundit që ndodhi me tre fëmijët shqiptarë të Çabrës, sikur e kishte këtë koordinim: të krijohet ndonjë tragjedi, që do ta përjetojnë rëndë shqiptarët, e që do të marrë dy përmasa: e para të zbehet sulmi në Presidencën, dhe e dyta të përfitojnë politikisht serbët.

    Dihet se Fatos Nano është i lidhur në Kosovë me disa figura shumë misterioze nga radhët e partive “ të dala nga lufta”. Meqë Nano është politikani më misterioz, nuk përjashtohet mundësia që të jetë marrë vesh me epigonët e vet për gjërat që ndodhën këtu, vetëm pak ditë pas vizitës së tij.

    Pra, ka mundësi të mëdha që ai të jetë marrë vesh me të tillët që të eliminohet presidenti Rugova. Dhe, kur nuk është realizuar ky skenar, .atëherë mund të jenë marrë vesh për skenarin e dytë –krijimin e protestave, për të pasur mundësi që të manipulojnë më lehtë me protestuesit, që të krijohen kushtet për një rrebelim të tipit socialist të vitit 1997. Ose, nëse nuk mund të arrihet kjo, së paku, të zbehet sulmi në presidencën.

    Mirëpo, pavarësisht nga tragjeditë që ndodhën gjatë protestave, ky sulm nuk duhet të harrohet nga policia e UNMIK-ut dhe e SHPK-së, për shkak se akterët e tij duhet patjetër të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë. Identiteti i tyre është i rëndësishëm të dihet, që të zbulohet më lehtë se a kanë dalë nga kontrolli qëllimisht protestat, për një rrebelim të tipit të vitit 1997, që ndodhi në Shqipëri. Edhe një gjë “partitë e dala nga lufta” duhet ta kenë të qartë: përfundimisht duhet të heqin dorë nga lidhjet që i kanë me strukturt e Fatos Nanos, dhe ta krijojnë një identitet të vetin politik, se vetëm kështu mund t’i ndihmojnë Kosovës.

    Lidhjet me Nanon u kanë shkaktuar shumë dëm në veprimin e tyre politik, i cili u ka kushtuar shtrenjtë. Dhe do t’u kushtojë deri sa t’i mbajnë këto lidhje. Do t’i kushtojë edhe Kosovës, për faktin se Nano është shumë misterioz në politikën shqiptare. Si njoftojnë disa burime të gazetës, prapë në Kosovë parashihen protesta. Nëse ato sërish dalin nga kontrolli, atëherë bëhet e qartë se rrebelimi sipas kenarit të vititi 1997, që ndodhi në Shqipëri, është qëllimi i tyre.

    Mos e dhashtë Zoti të marrin përmasën e atyre të para pak ditëve, se atëherë Kosova do ta marrë goditjen më të rëndë…
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #232
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky Nazmi Lukajt duhet të jetë PD-ist, militant i Berishës dhe kjo një analizë e tipit "haj kuku" më e dëmshme njëqind herë se edhe vet protestat e dhunshme edhe pse ato ishin shumë të dëmshme.
    Kryeministri Nano u prit përzemërsisht dhe vëllazërisht ashtu siç i takonte të pritej një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar nga të gjithë duke përfshirë partitë e dala nga lufta, ato të dala nga paralufta dhe edhe vet shoqëria civile. Nëse Nano ka organizuar protestat atëherë ata që i kanë bërë protestat paskan qenë si LDK, PDK e shoqëria civile sepse të gjithë u takuan me Nanon. Kjo analizë nuk vlen as për kosh të plehrave dhe nuk e di se si mund të ketë shqiptar të tillë aq kokëtrashë si ky Lukaj.
    Bashkëpunimi sa më i madh ndërshqiptar është një ndër çështjet më të rëndësishme kombëtare dhe interesat më madhore kombëtare dhe shumë mirë që në politikën tonë nuk kemi njerëz budallenj si puna e këtij Lukajt. Vetëm me një bashkëpunim sa më të madh ndërshqiptar do të realizohen edhe të drejtat tona për ribashkim sa më të shpejt kombëtar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #233
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Arb,

    artikull sa shqetesues aq edhe interesant. Hem ne nje ane "Nano ik", hem nga ana tjeter "Nano hajde" nga segmente te erreta te politikes kosovare. Shpresoj me gjithe zemer qe mos jete e vertete!

    E ke linkun se nga e ke huazuar?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #234
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    angeldust

    Këtë e ka marrë nga www.trepca.net

    Unë nuk kam asgjë kundër Berishës dhe PD-së por jam shumë kundër ekstremistëve të të gjitha palëve.
    Nano në rradhë të parë u prit shumë mirë sepse është kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar i një prej partive më të mëdha shqiptare dhe u prit njësoj nga të gjtha partitë e Kosovës.
    Ja të tregoj edhe gjithë vizitat e kryeministrit atjeërurimi i doganës bashkë me Rexhepin dhe Brajshoun, pastaj koktej në Grand me përfaqësuesit kryesor të jetës politike atje, pastaj takim me shoqërinë civile dhe intelektualët së bashku me Surroin ku iu përgjigj shumë pyetjeve, pastaj takim me të gjitha partitë duke përfshirë edhe Rugovën e Dacin, dhe takimi me biznesmenët. Çdo lidhje e kryeministrit Nano me trazirat e dhunshme atje është jashtë çdo llogjike njerëzore dhe bëhet vetëm për luftë politike. Bile flitet që edhe për punën e fondit për riparimin e dëmeve ka qenë vet Nano ai që i ka sugjeruar Rexhepit.
    Një shqiptar që nxit përçarje kombëtare për mua është shumë i lig dhe shumë i dëmshëm për interesat shqiptare.
    Për punën e trazirave nuk mund të ketë më në asnjë mënyrë sepse që të gjithë i kanë dënuar ato dhe janë në dijeni për pasojat e dëmshme që kanë pasur ato, kështu që nuk ka as gjasa teorike që ato të përsëriten.
    Në Kosovë nga ana shqiptare nuk ka forca të errëta, ata që i kanë bërë krimet gjatë protestave kanë qenë vetëm kriminel që kanë shfrytëzuar revoltat dhe pakënaqësitë popullore të atyre ditëve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koment

    A kanë pasur protestat shenja të skenarit të ngjarjeve të Shqipërisë më 1997?




    --------------------------------------------------------------------------------

    27 mars 2004 / TN

    Si njoftojnë disa burime të gazetës, prapë në Kosovë parashihen protesta. Nëse ato sërish dalin nga kontrolli, atëherë bëhet e qartë se rrebelimi sipas skenarit të vititi 1997, që ndodhi në Shqipëri, është qëllimi i tyre. Mos e dhashtë zoti të marrin përmasën e atyre të para pak ditëve, se atëherë Kosova do ta marrë goditjen më të rëndë…

    Shkruan: Nazmi LUKAJ

    Pas vizitës së parë të Fatos Nanos në Kosovë, ndodhën dy gjëra shumë të këqija: u gjuajt presidenca dhe u organizuan protesta të pakontrolluara, të cilat lënduan imazhin tonë në botë. Kjo të bën të dyshosh se vizita e tij nuk e ka pasur thjesht karakterin e një vizite, po një synim tjetër-krijimin e trazirave si ato të Shqipërisë më 1997. Gjërat shpeshherë koincidojnë rastësisht.

    Ndoshta edhe këto kanë koinciduar kështu, por, megjithatë, duhet të hetohen nga strukturat e sigurisë ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë, sepse emri i Fatosit është i njohur moti për disa lëvizje antishqiptare, si Kreta etj. Me emrin dhe qeverinë e tij lidhet edhe krijimi i strukturave sekrete te ne, menjëherë pas përfundimit të luftës, përmes të cilave regjimi socialist ka synuar dhe synon ta shtrijë konceptin e vet politik edhe në këtë pjesë të atdheut, duke manipuluar me partitë e “dala nga lufta”, që u ka premtuar se do të bëjë çmos që t’i sjellë në pushtet. Duke qenë i përbotshëm ky fakt, të përforcohet dyshimi se gjatë vizitës që ia bëri Kosovës, mund të jetë marrë vesh me epigonët e vet për trazira dhe për sulmin në presidencë.

    Është shumë interesant se, sa herë vritet dikush nga autoritetet e LDK-së, menjëherë ndodh diçka edhe në taborrin tjetër. Edhe kur u sulmua Presidenca, ndodhën protesta të pakontrolluara, të cilat vunë në plan të dytë sulmin ndaj saj. Po ashtu, ka ndodhur që edhe serbët, bash kur është vrarë dikush nga autoritetet e LDK-së, të krijojnë trazira!!!

    Edhe kjo të bën të dyshosh se mos dikush brenda partive të “dala nga lufta”, ose të partive të tjera që kanë vepruar një kohë të gjatë në ilegalitet, mban lidhje me serbët e Veriut. Një gjë të tillë, duhet ta analizojnë këto parti, sepse nuk duhet ta përjashtojnë mundësinë se dikush, në emër të atdhetarizmit, mund të ketë rol tjetër. Se, si u bë që shpesh të ketë njëfarë lidhshmërie vrasja e autoriteteve të LDK-së me ndonjë tragjedie të rëndë për shqiptarët nga serbët e Mitrovicës, ose të krijojnë trazira?!

    Rasti i fundit që ndodhi me tre fëmijët shqiptarë të Çabrës, sikur e kishte këtë koordinim: të krijohet ndonjë tragjedi, që do ta përjetojnë rëndë shqiptarët, e që do të marrë dy përmasa: e para të zbehet sulmi në Presidencën, dhe e dyta të përfitojnë politikisht serbët.

    Dihet se Fatos Nano është i lidhur në Kosovë me disa figura shumë misterioze nga radhët e partive “ të dala nga lufta”. Meqë Nano është politikani më misterioz, nuk përjashtohet mundësia që të jetë marrë vesh me epigonët e vet për gjërat që ndodhën këtu, vetëm pak ditë pas vizitës së tij.

    Pra, ka mundësi të mëdha që ai të jetë marrë vesh me të tillët që të eliminohet presidenti Rugova. Dhe, kur nuk është realizuar ky skenar, .atëherë mund të jenë marrë vesh për skenarin e dytë –krijimin e protestave, për të pasur mundësi që të manipulojnë më lehtë me protestuesit, që të krijohen kushtet për një rrebelim të tipit socialist të vitit 1997. Ose, nëse nuk mund të arrihet kjo, së paku, të zbehet sulmi në presidencën.

    Mirëpo, pavarësisht nga tragjeditë që ndodhën gjatë protestave, ky sulm nuk duhet të harrohet nga policia e UNMIK-ut dhe e SHPK-së, për shkak se akterët e tij duhet patjetër të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë. Identiteti i tyre është i rëndësishëm të dihet, që të zbulohet më lehtë se a kanë dalë nga kontrolli qëllimisht protestat, për një rrebelim të tipit të vitit 1997, që ndodhi në Shqipëri. Edhe një gjë “partitë e dala nga lufta” duhet ta kenë të qartë: përfundimisht duhet të heqin dorë nga lidhjet që i kanë me strukturt e Fatos Nanos, dhe ta krijojnë një identitet të vetin politik, se vetëm kështu mund t’i ndihmojnë Kosovës.

    Lidhjet me Nanon u kanë shkaktuar shumë dëm në veprimin e tyre politik, i cili u ka kushtuar shtrenjtë. Dhe do t’u kushtojë deri sa t’i mbajnë këto lidhje. Do t’i kushtojë edhe Kosovës, për faktin se Nano është shumë misterioz në politikën shqiptare. Si njoftojnë disa burime të gazetës, prapë në Kosovë parashihen protesta. Nëse ato sërish dalin nga kontrolli, atëherë bëhet e qartë se rrebelimi sipas kenarit të vititi 1997, që ndodhi në Shqipëri, është qëllimi i tyre.

    Mos e dhashtë Zoti të marrin përmasën e atyre të para pak ditëve, se atëherë Kosova do ta marrë goditjen më të rëndë…


    ----nga trepca net---

  6. #236
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Pershendetje dodon,

    une e di, edhe ti mund te me tregosh per te gjitha llustrat qe bejne politikanet ne sy te popullit dhe te te tjereve, por gjithashtu nuk eshte dhe pune kaq e paster sa c'e pershkruan ti. Gazetari apo personi qe ka shkruar kete artikull po i paraqet te gjitha si spekulime logjike duke hequr paralele me Shqiperine e '97-es, dhe e le deri ketu, pra vetem me spekulime. Ai shpreson qe mos jete e vertete, si mua, si ti dhe si gjithe populli i thjeshte si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove e gjekundi tjeter.

    Politika ka gjithmone dhe kudo segmente te erreta, dhe ne vecse na mbetet te shpresojme qe politikaneve mos ju behet pushteti aq hale ne sy sa te bejne pakte me djallin.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #237
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    angeldust

    Partitë shqiptare në Kosovë dhe lufta e tyre për pushtet nuk mund të krahasohet me partitë shqiptare dhe luftën e tyre për pushtet në Shqipëri më 1997, sepse në Kosovë pothuajse çdo ditë takohen Rugova, Daci, Aradini e Thaçi dhe pijnë kafe së bashku. Pra, 1997 në Kosovë nuk ka as gjasa teorike të ndodhin sepse përveç politikanëve atje partitë nuk kanë ekstremista në popull që janë në gjendje të bëjnë ndonjë gjë të tillë për luftat e partive për pushtet. Edhe pse edhe në Shqipëri tani partitë politike janë ndrequr dhe nuk ka as gjasa teorike që trazira si të 1997-tës të ndodhin. Dhe as trazira si ato të para disa ditësh nuk ka gjasa të ndodhin më në të ardhmen sepse të gjithë i kanë dënuar ato dhe janë në dijeni për pasojat që patën dhe do të kenë poqese bëhen prapë.
    Sulmi ndaj Rugovës, ka qenë një granatë dore në shtëpinë e tij që unë mendoj se mund të jetë ndonjë fundamentalist islamik që ka bërë një gjë të tillë për shkak se ai doli hapur kundër islamit shqiptar para disa ditëve në Corriere Della Serra dhe është rikonvertuar në të krishterë siç po bëjnë edhe shumica shqiptare atje e ish-islamizuar. Nano, përveç që vizitoi edhe LDK-në e Rugovën dhe Dacin e ftoi Rugovën për vizitë në Tiranë sa të çelet koha dhe të shkrihet bora.
    Kurse, thirrja që ky analist i koshit të plehrave i bën partive shqiptare atje për të mos bashkëpunuar me Nanon dhe partinë socialiste është me plot gojën përçarje shqiptare. Shqiptarët duhet të bashkëpunojnë sa më shumë ndër mes vetit sepse ky është një nga interesat më madhore tonat kombëtare dhe vetëm kështu edhe mund t'i realizojmë interesat tona kombëtare si ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë etj. etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #238
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Dodon,

    i dime llustrat te gjithe pra... ehhh.

    E lashe me kaq une,
    angeldust
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #239
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Dodoni
    Pajtohem plotësisht me ate qfar shkruan,por te ne shqiptarët po më duket po bëhet një garë kush po mundet ma shum ta fyen ,apo denigron tjetrin.Përqarja plitike ngritet në patriotizëm.Ndoshta ende nuk jemi të pjekun saduhet për demokraci,dhe nuk jemi tu e kuptu thelbin e demokracisë.Pik së pari neve kosovarëve na duhet të krijojm një vetëdie,apo kulturë të komunikimit që po na mungon,pastaj vetëdija kombëtare dhe shtetformuese,që gjithashtu nuk e kemi,që për mendimin tim jan bazamenti kryesor,përnjë të ardhme të shëndoshë.
    Në vend se të organizohet ndonjë tryezë e rrumbullakët ku do të mund të takohen të gjith figurat politike ,jo politike dhe kombëtare,pa dallime partiake ideologjike a ku ta di un,për me gjet një zgjidhje të këtyre problemeve që po na paraqiten përpara,si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,ne mirremi me spekulime të ndryshme me etiketime e luftë të pa kuptimt për pushtet.Sidomos partit Kosovarare se partit shqiptare të shqipërisë e kan një arsye për luftë për pushtet pasi e kan shtetin e tyre (sado gjysmak)Po ne në Kosovë për qfar luftojm?Për shtet e instiucione formale të cilat edhe i kemi.Jo unë mendoj ne duhet t'i mobilizojm të gjitha forcat dhe të bëjmë në rendë të par shtet a pastaj pse mos të garojm për pozitë politike,por kuptohet fer dhe jo me bryla.

    Përshëndetje

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjenerali Xhons thotë se bota duhet të merret me statusin përfundimtar të Kosovës

    Uashington, 27 mars - Komandanti i Komandës amerikane në Evropë, gjenerali Xhejms Xhons ka deklaruar dje në Uashington se shpërthimi i dhunës ndëretnike këtë muaj është dëshmi se bota duhet të merret me statusin përfundimtar të Kosovës, pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund shtypjes serbe ndaj lëvizjes për pavarësi të shumicës shqiptare më 1999. Gjenerali Xhons ka thënë se është evidente që ekzistojnë shkaqe për pakënaqësi etnike në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 24 prej 34 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •