Close
Faqja 2 prej 34 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 335
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Deklaratë e Kuvendit të Kosovës në lidhje me zhvillimet e 16 dhe 17 mars 2004it në Mitrovicë

    Prishtinë, 17 mars 2004 - Kuvendi i Kosovës e ndërpreu seancën e vet të rregullt për shkak të zhvillimeve dramatike në Mitrovicë. Të gjitha gupet palamentare janë pajtuar që të shprehin këtë mesazh të përbashkët në emër të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se Kuvendi do të ndjekë ituatën aktuale dhe do të sillet sipas nevojave të zhvillimeve dhe përgjegjësive që ka ky institucion.

    Kuvendi i Kosovës shpreh indinjatë të thellë e mospajtim me zhvillimet e sotme dramatike në Mitrovicës dhe gjendjen e sigurisë të krijuar atje.

    Kuvendi i Kosovës shpreh mospajtim me pavendosmërinë e UNMIK-ut për të krijuar sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

    Tolerimi i strukturave paralele serbe dhe bandave kriminale që nxisin dhe vrasin qytetarët e Kosovës, është politikë e gabuar që do ta destabilizojë Kosovën.

    "Ftojmë krerët e institucioneve demokratike të Kosovës dhe krerët e UNMIK-ut dhe të KFOR-it të takohen urgjentisht, të marrin masa për qetësimin e gjendjes dhe ta informojnë Kuvendin e Kosovës me të dhëna të sakta për situatën e krijuar dhe masat e marra.

    Ftojmë KFOR-in që të zhbllokojë rrugët në brendësinë e Kosovës dhe t'i kontrollojë në mënyrë rigoroze kufijtë e Kosovës, në mënyrë që të pamundësohet hyrja e bandave kriminale nga Serbia në territorin e Kosovës dhe veprimi i tyre.

    Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do të tolerojnë veprimin e mëtejmë të strukturtave paralele dhe bandave vrasëse në Mitrocvicë e gjetiu në Kosovë", thuhet në një deklaratë të Kuvendit të Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Situata e krijuare momentalishte ne Kosove eshte e papranushme. Mbytja e femijeve shqiptare eshte akt kriminal me baza etnike sidoqofte situata e krijuare eshte e papranushme. Dhuna patjeter duhet te ndalet, qellimet e qareqeve serbe eshte destabilizimi i Kosoves me akte te dhunes pasi qe ata e dine qe ne nuk tolerojme me. Ne shqiptaret e Kosoves duhet te jemi "tolerante" ne menyer te bindim komunitetin international per perkrahjen e panvaresise se Kosoves.

    Dhuna duhet te ndalet sepse demton ardhmen e femijeve tone, ardhmerin e Kosoves.

    Ngushllime te sinqerta familjeve te femijeve te mbytur.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në trazirat e sotme në Mitrovicë-6 të vdekur

    Pleurat Sejdiu , sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi për Kosovalive vdekjen e gjashtë personave gjatë trazirave në Mitrovicë.Shumë qytetarë janë grumbulluar para Qendrës Emergjente për të dhënë gjak për të plagosurit, numri i saktë i të cilëve nuk dihet ende.

    Mendohet se janë deri në 200, mirëpo as kjo shifër nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht. Gjithashtu deri më tash 130 pjesëtarë të TMK-së janë lajmëruar vullnetarisht për të dhuruar gjak për të plagosurit.


    Ora 16:46
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Rexhepi vizitoi familjarët e fëmijëve të vrarë në lumin Ibër

    Kryeministri i Kosovës, z. Bajram Rexhepi, vizitoi sot familjarët e fëmijëve të vrarë dje në lumin Ibër. “U shprehi ngushëllimet në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës. Duhet t’i lëmë organet e hetuesisë ta bëjnë punën e vet, e di se është e vështirë, por apeloj të ju që të ruani gjakftohtësinë sepse nuk duhet të bimë pre e një skenari. Populli ështe dëshmuar në çastet më të vështira, pra duhet ta ulet tensioni, sepse kjo nuk na qon askund” tha z. Rexhepi i cili theksoi se “në këtë tragjedi nuk mund të gjej fjalë adekuate për ngushëllime”. Ai përsëriti edhe njëherë që në takimin e tij më kryeadministratorin Holkeri dhe me komandantin e KFOR-it, Kamerhof, ka kërkuar që të bëhet më shumë në çështjen e sigurisë. Fajtori duhet të gjindet, theksoi z. Rexhepi, dhe organet e hetuesisë do ta bëjnë punën e vet. Së bashku me kryeministrin Rexhepi, për tu shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave ishin edhe ministri Jakup Krasniqi dhe ministri Ethem Çeku..


    Ora 17:12
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47



    foto: trepca.net



    Njoftohet për të paktën 6 vrarë në në Mitrovicë

    Mitrovicë, 17 mars 2004 - Njoftimet më të reja bëjnë të ditur se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe rreth 200 janë plagosur në përleshjet midis serbëve dhe shqiptarëve në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

    Zëdhënësi i KFOR-it në Mitrovicë, Xhorxhi Kakuk, i ka deklaruar BBC-së se sipas disa burimeve të pakonfirmuara deri tani në përleshje janë vrarë gjashtë persona, katër shqiptarë dhe dy serbë.
    Të dy palët kanë shkëmbyer zjarr armësh dhe granadash kur u përleshën në një urë që ndan qytetin e Mitrovicës.

    Paqeruajtësit e NATO-s kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba plastikë në përpjekje për të kontrolluar dhunën.

    Njoftimet bëjnë të ditur se autoblinda janë nisur drejt asaj zone

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Një i ri shqiptar është vrarë gjatë përleshjes së protestuesve në Bellopojë të Pejës

    Edhe në Pejë u protestua si rrjedhojë e ngjarjeve të djeshme. Rreth tre mijë protesues shqiptarë nga Pejë janë nisur drejt Bellopojës. Gjatë intervenimit të policisë, një i ri shqiptar është goditur me armë zjarri nga një police ndërkombëtare. Vdekja e të riut shqiptar u konfirmua për Kosovalive nga mjeku kujdestar në spitalin e Pejës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pamje nga protesta në Mitrovicë::

    Foto1
    Foto2
    Foto3




    Pamje nga përleshjet në Çagllavicë::

    Foto1
    Foto2
    Foto3
    Foto4
    Foto5
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Edhe nje paqeruajtes Francez eshte ne mesin e te vrareve. Zyrtaret thone se numri I te vrareve eshte se paku shtate, me afer 300 te tjere te lenduar.

    WMTW News
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Deklaratë e Kuvendit të Kosovës në lidhje me zhvillimet e 16 dhe 17 mars 2004it në Mitrovicë

    Prishtinë, 17 mars 2004 - Kuvendi i Kosovës e ndërpreu seancën e vet të rregullt për shkak të zhvillimeve dramatike në Mitrovicë. Të gjitha gupet palamentare janë pajtuar që të shprehin këtë mesazh të përbashkët në emër të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se Kuvendi do të ndjekë ituatën aktuale dhe do të sillet sipas nevojave të zhvillimeve dhe përgjegjësive që ka ky institucion.

    Kuvendi i Kosovës shpreh indinjatë të thellë e mospajtim me zhvillimet e sotme dramatike në Mitrovicës dhe gjendjen e sigurisë të krijuar atje.

    Kuvendi i Kosovës shpreh mospajtim me pavendosmërinë e UNMIK-ut për të krijuar sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

    Tolerimi i strukturave paralele serbe dhe bandave kriminale që nxisin dhe vrasin qytetarët e Kosovës, është politikë e gabuar që do ta destabilizojë Kosovën.

    "Ftojmë krerët e institucioneve demokratike të Kosovës dhe krerët e UNMIK-ut dhe të KFOR-it të takohen urgjentisht, të marrin masa për qetësimin e gjendjes dhe ta informojnë Kuvendin e Kosovës me të dhëna të sakta për situatën e krijuar dhe masat e marra.

    Ftojmë KFOR-in që të zhbllokojë rrugët në brendësinë e Kosovës dhe t'i kontrollojë në mënyrë rigoroze kufijtë e Kosovës, në mënyrë që të pamundësohet hyrja e bandave kriminale nga Serbia në territorin e Kosovës dhe veprimi i tyre.

    Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do të tolerojnë veprimin e mëtejmë të strukturtave paralele dhe bandave vrasëse në Mitrocvicë e gjetiu në Kosovë", thuhet në një deklaratë të Kuvendit të Kosovës.


    BE-ja dënon dhunën ndëretnike në Kosovë

    Bruksel, 17 mars 2004 - Zëdhënësja e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Sigurinë e politikën e jashtme Havier Solana, Kristina Gajak tha se BE-ja dënon fuqishëm shpërthimin e dhunës ndëretnike në Kosovë.

    Zoti Solana shpresh keqardhje të thellë për njoftimet e humbjes së jetëve atje," tha zonja Gajak për BBC-në.
    "Këto akte kriminale janë plotësisht të papranueshme dhe kërcënojnë shumë përparimin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të mirë," tha zonja Gajak në emër të zotit Solana.

    BE-ja dëshiron që autorët të sillen para drejtësisë, tha ajo.

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë thekson gjithashtu se siguria për të gjitha grupet etnike është element kyçe i politikave për zbatimin e standarte të përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të pëgjithshëm, Harri Holkeri.

    BE-ja u bën thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të bashkohen me dënimin e dhunës dhe në luftimin e saj.

    "BE-ja dhe Havier Solana, në veçanti, i fton ata që të punojnë së bashku me UNMIK-un dhe KFOR-in për të siguruar stabilitetin e Kosovës," tha zonja Gajak.

    TN
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 2 prej 34 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •