panorama:

-------


projektligji i televizioneve

intervista


Ish-gazetari i njohur dhe ministri i Pushtetit Vendor i propozon Pėllumbit pėr respektimin e dinjitetit njerėzor


Blushi: Stop makabritetit nė TV

Ministri: “Si mė lindi ideja pėr tė krijuar kėtė projektligj”


Admirina Peēi

Pamjeve makabre nė televizione, duhet t“u pritet rruga.
Duhen zhdukur nga ekranet imazhe qė tė rrėnqethin, qė paraqesin kufoma njerėzish, trupa tė ngrirė nga njė natė e tmerrshme dimri nė mes tė detit, kufoma tė pėrēudnuara e masakruara me lloj-lloj armėsh, trupat e tė mbyturve, tė djegurve a tė copėtuar nė aksidente…

Sepse tė gjithė kėto imazhe pėrplasen fort nė ndėrgjegjen dhe psikikėn e atyre qė i hasin nė ekran. Dhe ata nuk mund tė zgjidhen. Mund tė jetė njė fėmijė 5-6 vjeē, njė adoleshent, njė i rritur, njė i moshuar apo dikush me devijime nervore. Sepse mund tė jenė familjarėt e njė prej kėtyre viktimave. Nisur nga rastet e kohėve tė fundit, kur kėto imazhe nuk kanė munguar nėpėr ekranet e televizioneve tė ndryshme shqiptare, dy ditė mė parė deputeti Ben Blushi shkroi njė letėr drejtuar kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Servet Pėllumbi. Letra nė formėn e njė propozimi pėr njė shtesė nė ligjin “Pėr Radion dhe Televizionin Publik dhe privat nė Republikėn e Shqipėrisė” me nėnshkrimin “Ruajtja e dinjitetit njerėzor”. Deputeti Blushi ka pėrmendur si shembujt e fundit tė kėtyre shfaqjeve makabre nė televizione, rastin e shpėrthimit nė minierėn e Selenicės, rastin e viktimave tė Karaburunit, aksidentin e djalit tė Presidentit Alfred Moisiu, etj., tė gjithė kėto imazhe makabre tė transmetuara nė ekranet e televizioneve tona. Pėrballė kėtij fakti janė vėnė dje me opinionet e tyre kryeredaktorėt dhe drejtorėt e informacionit nė televizionet kryesore nė Shqipėri. Ndėrsa, vetė Blushi, nisur nga ky projektligj, qė pritet tė shqyrtohet nė parlament, tregon pėr gazetėn “Panorama” se si i lindi ideja pėr njė propozim tė tillė, madje edhe pėr kohėt kur ai vetė ishte kryeredaktor nė njė gazetė qė botonte pamje tė tilla nė faqet e saj.

Si lindi ideja e propozimit qė i keni bėrė parlamentit shqiptar lidhur me ligjin pėr Radio Televizionin Publik dhe privat, ku ju kėrkoni ndalimin e skenave makabre nė ekranet shqiptare?
Ideja mė lindi nga ngjarjet e fundit, si ajo e Karaburunit, e Selenicės dhe aksidenti i para pak ditėve nė Tepelenė. Nė kėto raste, pėr fat tė keq, janė tejkaluar caqet e moralit, duke u shfaqur pamjet e rėnda qė cėnojnė mbi tė gjitha dinjitetin e viktimave dhe sentimentin e familjarėve. Por jo vetėm tė tyre, ėshtė cėnuar edhe dinjiteti i njė mase mė tė gjerė shikuesish. Mendoj se ligji aktual pėr Televizionet ėshtė i paplotė nė drejtim tė Ndalimit tė programeve me skena makabriteti, si ato tė kohėve tė fundit. Unė besoj se ka ardhur koha tė ndalohet me ligj shfaqja e skenave tė tilla, sepse, kjo gjė nuk mund t’i lihet mė vullnetit, intelektit apo moralit tė drejtorėve, editorėve dhe gazetarėve tė tyre, tė cilėt pėr arsye tė konkurrencės sė egėr i kanė fshirė kufijtė e etikės.

Ju vetė keni qenė kryeredaktor i gazetės “Koha Jonė”, dhe pikėrisht nė njė moment tė vėshtirė, nė vitin 1997, ku nė faqet e saj janė botuar pamje tė skenave tė tilla…
Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr pėr tė kėrkuar njė rregull. Sepse unė e njoh botėn e mediave shqiptare. E duke qenė pesimist pėr kapacitetin intelektual dhe nevojėn pėr njė autocensurė tė vetė gazetarėve, kam kėrkuar qė kjo ēėshtje tė rregullohet me njė ligj. Por edhe nėse nė kohėn qė kam punuar, unė ka pasur shfaqje tė tilla nė gazetė, kjo ėshtė njė arsye mė shumė pėr tė thėnė se ka ardhur dita pėr ta frenuar kėtė gjė. Nėse unė kam qenė nė ndonjė rast qė nuk e mbaj mend nė pozitėn e atij qė ka cėnuar integritetin personal tė dikujt, ka gjithmonė njė kohė pėr tė kėrkuar ndjesė.

Mendoni se ky projektligj do tė gjejė shpejt miratim?
I takon parlamentit qė ta vendosė. Unė mendoj se ėshtė urgjente, shumė urgjente.



propozimi

Nė ligjin nr.8410, datė 30.09.1998 “Pėr Radion dhe Televizionin Publik dhe privat nė Republikėn e Shqipėrisė”, nė nenin 38 tė tij, parashikohen programet e ndaluara me ligj. Tė tillė konsiderohen ato programe qė nxisin dhunėn, urrejtjen kombėtare, fetare e raciale, veprime antikushtetuese etj. Por nė asnjė nga pikat e kėtij neni nuk parashikohet ruajtja e dinjitetit njerėzor. Pikėrisht kėtij qėllimi i shėrben projektligji qė po paraqitet pėr miratim.

Mbėshtetur nė nenin 81, pika 1, tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, marr shkas tė propozoj kėtė projektligj me shpresė se miratimi i tij si shtesė nė nenin “Programet e ndaluara me ligj” do tė ndikojė drejtpėrsėdrejti nė respektimin e dinjitetit njerėzor, personalitetit, jetės private tė njeriut, parime themelore tė veprimtarisė radiotelevizive.


TOP Channel
Realiteti mediatik shqiptar nuk ėshtė kaq i zi

Drejtori i informacionit nė Top Channel, Andi Bejtja, thotė: “Parimisht dhe teorikisht ministri Blushi ka tė drejtė, sepse kohėt e fundit ka pasur pamje tė tilla nė televizionet tona. Mendoj se ky problem nuk mund tė rregullohet me ligj, por thjeshtė me kodin e etikės sė gazetarit dhe mbi tė gjitha nuk di ndonjė shtet tjetėr qė kėtė ēėshtje ta ketė rregulluar vėrtet me ligj. Nuk mendoj se televizionet shqiptare janė tė vetmit qė e kanė ekzagjeruar mė shumė duke shfaqur pamje tė tilla. Ka televizione tė standardeve shumė mė tė mėdha si CNN, BBC, Al-Jaezira etj., tė cilat kanė shfaqur pamje tė tilla kur kanė qenė nė funksion tė nxjerrjes nė pah sa mė mirė tė lajmit, si ajo e robėrve irakenė qė Sadami i vriste me dinamit. Unė mendoj se kjo gjė nuk rregullohet me ligj dhe realiteti mediatik shqiptar sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, nuk ėshtė kaq i zi dhe problematik. Nė njė shoqėri qė ėshtė e mbushur me vrasje nė familje dhe skena makabre, mund tė them se media shqiptare mbulon vetėm 20 pėr qind tė kėtyre ngjarjeve dhe shpeshherė jo me pamje. Edhe gabimet qė kanė ndodhur deri tani lidhen ngushtėsisht me kohėn e pakėt qė nga krijimi i tyre.



TV KLAN
Propozimi i Blushit nuk ėshtė i sinqertė

Enkel Demi, kryeredaktor nė TV Klan thotė se ngjarja mė e fundit “ishte ndodhia me kufomėn e Admir Moisiut, qė ne nuk e dhamė, por njė nga kanalet e dha dhe u detyrua dhe kėrkoi falje. Unė mendoj se kjo nuk rregullohet me ligj, ka njė kod etike tė gazetarėve qė nėse zbatohet ai nuk ka nevojė pėr shtesa nė ligj a vendosje sanksionesh. Mendoj se shqetėsimi i tij ėshtė shumė i drejtė, por duke pasur parasysh se vetė Blushi kur ka qenė kryeredaktor i “Koha Jonė”, nuk e ka zbatuar as vetė kėtė kod, atėherė nuk mė duket diēka e sinqertė nga ana e tij. Ne nė “TV Klan” mundohemi tė mos japim fare, jo vetėm pamjet e skenave makabre, por edhe pamjet qė sjell vetė policia, pėr tė arrestuar, pėrplasur pas murit. Nuk mendoj se ėshtė i drejtė ky ligj, sepse ka momente tė caktuara qė pamje tė tilla ndikojnė pozitivisht nė opinion. Pėr masakrat kolektive si ajo e “97-ės ėshtė mirė tė transmetohen se tregojnė shkallėn e ēmendurisė ku ishim pėrfshirė. Kjo mund tė jetė edhe arsyeja qė e ka shtyrė Blushin pėr kėtė propozim, sepse partia e tij mund tė ketė probleme me ato pamje.



Vizion Plus
Media shqiptare nuk ėshtė ajo e para 7 viteve

Ilir Babaramo, kryeredaktor i Vizion Plus shprehet: “E mirėkuptoj shqetėsimin e njė prej gazetarėve mė tė njohur shqiptarė, Ben Blushi. Gjithsesi, do tė isha i mendimit se zgjidhja mė e mirė, ėshtė deontologjia dhe jo hartimi i njė ligji nga parlamenti. Z. Blushi duhet ta kuptojė se shtypi shqiptar nuk ėshtė mė ai i 7 viteve mė parė. Tani mė duhet tė pohoj me dhimbje se ka mė shumė media se gazetarė, e gjithsesi, seleksionimin mė tė mirė si nė ēdo aspekt tjetėr dhe nė etikėn profesionale tė gazetarėve shqiptarė, ėshtė tregu ai qė e bėn. Me kėtė do tė doja tė thosha se rastet sporadike tė dhunės nė njė apo dy kanale tė veēanta shmangen pėrmes seleksionimit nga vetė qytetarėt. Skenat e dhunės, transmetohen nė emėr tė njė konkurrence tė ashpėr. Unė do tė isha i mendimit se betejėn e kanė tė fituar ato media qė nuk ndėrtohen mbi agresivitet.



TVSH
Profesionalizmi shmang makabritetin nė ekran

Pėr drejtorin e informacionit nė Televizionin Publik Shqiptar, z.Artur Zonja: “Profesionalizmi shmang shfaqjen e pamjeve makabre nė ekran, por meqė ai nė shumė raste mungon, duhet tė isha plotėsisht me Blushin pėr njė amendament nė ligjin pėr Radio Televizionin Publik dhe Privat, i cili tė ndalojė shfaqjen e pamjeve makabre. Ne kemi gati dhjetė ditė qė nė emisionin e lajmeve, kemi hapur njė rubrikė “Etika nė media dhe politikė”, ku analistė tė ndryshėm dhe politikanė janė shprehur kundėr shfaqjes sė pamjeve makabre nė ekran. Do tė isha kundėr keqpėrdorimit tė pamjeve makabre, pėrveē rasteve tė sensibiliteteve tė mėdha si krimet e serbėve nė Kosovė dhe lufta nė Irak, ku pėrmes pamjeve tė tilla agjencitė prestigjoze si “Rojter”, kanė pėrdorur pamje nga masakrat, pėr tė sensibilizuar opinionin kombėtar. Kurse nė Shqipėri kam pėrshtypjen se pamjet makabre keqpėrdoren pėr hir tė skupit dhe rivaliteti mes mediave tė shkruara dhe elektronike.



TVA
Nuk besoj se ky projektligj do tė pastrojė ekranet

Edmond Laēi, drejtor i informacionit nė TVA shprehet: Jam i sigurtė se s’ka gazetar nė botė qė mund tė pershėndesė njė ligj ose mė keq akoma njė projektligj qė pritet tė aprovohet, sidomos kur bėhet fjalė pėr rregulla qė nė njė farė mėnyre kornizojnė pasqyrimin e sė vėrtetės. Megjithatė, “projektligji Blushi” besoj se ka kohė qė ėshtė kthyer nė ligj nga vetė drejtuesit e mediave nė Shqipėri, natyrisht duke pėrjashtuar ndonjė episod qė kurrsesi s’mund ta inkriminojė profesionalizmin e editorėve shqiptarė. Personalisht jam kundėr pamjeve makabre nė ekran dhe, jam pėrpjekur qė TVA, tė mos ofrojė tė tilla, sidomos nė orare kur ato duhet tė jenė tė ndaluara absolutisht. Tema qė sapo ėshtė rikthyer nė vėmendje, ka kohė qė debatohet edhe nė vende nga ku ne marrim leksione, si pėr median ashtu edhe pėr demokracinė. Ndaj nuk besoj se ky projektligj do tė pastrojė ekranet nga pamjet qė s’duhet tė transmetohen, por qė nė tė vėrtetė ndodhin ēdo ditė. Nėse njė “scoop” mė pak, do tė ishte njė dhimbje mė pak, jam i sigurtė se ky emėr s’kishte pėr tė ekzistuar kurrė nė fjalorin e gazetarėve.

-----------



di llafe..

...por Blushi nuk eshte kunder ama te kete Kanibalen.. pra objektin dhe subjektin e Makabritetit.. si psh Zonjen kanibale Luiz Hoxha.. shoqe kongresi e bile te rrije b-ith me b-ithe pran saje e tja shekoje dhembet e ta ndjeje firomen..e biles.. ta emeroje vartese me detyre te larte ne ministri te pushtetit lokal.. sic eshte pikerisht nen nomenklature te vet Ben Tos Nano Kico Blushit emerimi i saje PREFEKTE e BERATIT..

Me ke tallet ki ben Blushua ine..miliarder??