Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Postuar më parë nga Albo
    A e di ai njeri qe gjithe jeten e tij eshte ushqyer me buken e misrit se cdo te thote te hash buke te grunjte?
    A e merr malli ate qe dikur hante buke misri dhe tani ha buke gruri per buken e misrit?
    A e di se cila eshte pyetje a pare qe i vjen ne mendje atij bujkut qe provon per here te pare buken e grunjte?

    Ha patate Deus se patatja te ben te bukur.


    Tani nje person hante dikur buke misri tani po ha buke gruni kjo s'do te thote qe te shkoj mbrapa dhe te haj prape buke misri vetem pse dikur ka ngrene buke misri.Pra kemi pasur dikur televizor bardhe e Zi tani e kemi me ngjyra s'do shkojme mbrapa te shikojme prape televizor bardhe e Zi se na prishen syte.Edhe puna shqiptareve dikur ishin kristiane ose pagane e tani jane bere muslimane s'do shkojne mbrapa te behen prape kristiane sepse ose do tu prishen syte nga televizori bardhe e Zi ose do tu prishet stomaku nga buka e misrit.

    Prandaj teoria kooperativiste e misrit bie poshte.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  2. #32
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Feja ka lindur shume me perpara se te lindin institucionet shoqerore dhe ka sherbyer , pra ka qene baza morale qe sherbente (edhe sherben) per ekzistencen e shoqerise njerezore.
    Pra jane ato rregulla morale qe ne nje fare menyre bejne qe kjo shoqeri te ekzistoje dhe te mos kthehet ne nje turme kafshesh qe drejtohen nga instiktet dhe hane njeri tjetrin.
    Feja muslimane rrjedh dhe e ka bazen ne ate kristiane, ashtu si feja kristiane rrjedh dhe e ka bazen ne ate cifute.
    Ndryshime sigurisht qe ka midis fese muslimane dhe te krishtere, por per mendimin tim nuk jane thelbesore.
    Le te leme menjane ato diskutimet e llojit, "jo kaq kaq germa dhe kaq fjale ky perkufizim fetar, apo ka ka germa dhe kaq fjale ky tjetri"
    Abstragoni nga detajet dhe shikoni thelbin. Pra cfare predikohet dhe pse. Kjo i perket fese. Menyra se si predikohet i perket natyres njerezore dhe si e tille le gjithmone shume per te deshiruar.
    Pra cfare predikohet dhe pse.... Predikohet ne te dyja fete besimi tek nje Zot. Ai eshte nje, te te dyja (ska tre Zota, ne fene kristiane sado qe te shtrydhin myslimanet rreshtat e bibles. Per kristianet Krijuesi eshte nje.). Zoti eshte nje i vetem dhe eshte krijuesi. Dhe meqe krijuesi eshte nje dhe nuk mund te jene dy per rrjedhoje si Zoti i krishtere dhe ai mysliman dhe si ai i cifuteve, jane i njejti Zot.
    Pse predikohet kjo? Sepse Zoti i do krijesat e tij, deshiron qe te ekzistojne dhe jo te shthuren dhe shkaterrohen dhe ne menyra te ndryshme ka sjelle rregulla ne toke qe te kujdeset per ekzistencen e tyre.
    Ja dhe aresyeja pse feja cakton rregulla per njerezit dhe nuk i lejon te bejne sipas instikteve te tyre te lira.
    Dallimet midis dy feve me teper jane proceduriale sesa thelbesore. Pra me teper ndryshojne nga rregullat e zbatimit te perditshem se sa ne thelbin e tyre.
    Per sa i perket menyres se si predikohen fe te ndryshme kjo sic thashe eshte komplet njerezore dhe shume shpesh e shtremberuar.
    Une nuk mund te them se cila nga fete eshte e vertete dhe cila jo.
    Cdo njeri ndjek dhe shkon tek ajo fe ku e ndjen veten rehat dhe ku i pelqen te shkoje dhe pikerisht ajo eshte feja e vertete per te .

    ps. nje keshille krejt shoqerore per ata qe shkruajne ne kete seksion te forumit. Shkruani me sa me pak fjale qe te lexoheni. Askush nuk ka kohe te lexoje 15 faqe me 115 shembuj nga kurani apo nga bibla, edhe pse mund te kete deshire qe ti lexoje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lule Portokalli : 18-03-2004 më 13:49
    Ji Vetvetja!

  3. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postuar më parë nga Fjala e drejte

    Pra te thuash qe ju kristianet besoni nje Zot eshte genjeshter ose fshiheni pas kesaj thenie qe njerzit tiu besojne.Ose egziston mundesia tjeter qe te beheni panteiste ta bashkoni Zotin me krijesat ose ate qe ju e quani meshirim.

    Pra nese Jezusi eshte Zoti.
    Po Ati cfare eshte.Po fryma e shenjte.

    Nese te treja keto jane Zoti si ma shpjegon qe Jezusi ecte ne toke si njeri hante dhe pinte po keshti si fryma e shenjte gjendet ne cdo trup njeriu ose behet pellumb.Prandaj keni tre mundesi ju kristianet per te zgjedhur.
    1) Ose do thoni qe jane tre Zota.(Ati biri shpirti i shenjte)
    2)Ose do besoni ne Meshirimin e Zotit ne krijesa (Behet Zoti njeri(Jezusi) ose pellumb)
    3) Ose do te jeni dakort me ne muslimanet qe Ati eshte Zoti ,,,Jezusi eshte profeti i derguar nga Zoti.Dhe kjo alternativa e fundit e treta eshte me se e llogjikshme per cdo njeri normal dhe e pranueshme nga vet bibla juaj.



    Dhe dicka lerini teorite me farat e grurit dhe misrit ose buken e grurit dhe buken e misrit se e verteta shkelqen dhe ska nevoje per shembuj buqesore por per fjale dhe argumenta teologjike dhe te llogjikshem.
    Lexo pak shkrimet e mia dhe te Shpresmirit per Trinine, nqs llogjika nuk i pranon un nuk kam cte bej, i perket planetit Mars dhe jo Toke. Kur u grinde me DeuS-in i lexove ato shkrime. Nqs do pranoi nqs nuk do mos i prano. Si besimtar Muhamedin qe je duhet te ngelesh i tille dhe jo te synosh te percash kompleksitetin e fese Krishtere duke e thjeshtuar ate, pasi po ta sulmosh ne kompleksitet eshte beteje e humbur. E vemtja menyre se si ti mund ta sulmosh eshte ta thjeshtosh, por duke e thjeshtuar ka humbur substanca, dhe si rrjedhoje pikat qe ben jane boshe.

    PS: Lereni perimet dhe agrumet, secili ka mendimin e vet, ju nuk keni pse te merreni me patatet e DeuS-it dhe misrat e Albos. Po patet ndonje gje te na mesoni (dmth ndonje gje te re qe se kemi pare) shkruheni.

    Cdo te mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 18-03-2004 më 14:10
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #34
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Edhe ne nje gje tjeter bashkohet Islami me Krishterizmin per kethimin e Isaut/Jezusit ne Toke

    Islami
    Do te vij te bashkoj Muslimanet dhe te Krishteret se bashku ne adhurimin e Zotit Nje pa i shoqeruar partner duke ua bere te qarte te krishterve ne besimin e gabuar qe kane

    Do te thyej kryqat do te vrasi derrat dhe shume te tjera do te ndodhin

    Krishterimi
    Do te vij me nje tuf engjejsh dhe do hedhin djallin ne humner ku do te gjykoj dhe njerzit
    ps:shpresoj te me korigjoi ndonje i krishter po qe se pergjigja ime nuk eshte profesionale megjithse nga te krishteret e kame lexuar
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #35
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Pastaj keto dallimet e tjera si alkoli , mishi i derrit , shamia etj sqarohen kollaj :

    Alkoli ---> Syimulant i forte per mendjen e njeriut. Piu njeri atje . Morri ciften dhe vrau kunatin . U nevrikos vjerri vet qe ishte ne pushtet dhe e boni alkolin haram. E c'faj kane te tjeret qe nuk e kalojne masen e alkolit por pijne gjithmone nje sasi te konsiderueshme sa per te ardhur vetem pak ne qef ?

    Mishi i Derrit ---> A mendoni noihere se cdo te thote te hash mish derri ne temperaturen maximale qe ka Arabia ? Te pellcet truni nga tensioni mer daj . Shko per recel buburrecash direkt.
    Keshtu qe pasi e hengren nja dy tre veta menduan qe ta bejne Haram edhe mishin. Me vone na dalin idiotelliqe qe gjasme eshte i piset si kafshe etj.

    Po pse mer PULA ...a nuk ushqehet me M.U.T ?
    Apo hane M.u.T te paster pulat ? ...eh ci punojne pulave myslimanet ...edhe puplat ja hane.

    Shamia ---> Diell i modh qe te shponte koken anej. Detyrimisht qe do mbaje shami. Tension i larte . Plus qe ne mungese syzesh dielli , i futen edhe nje perce perpara ...........


    Trajtimi qe i bejne Krishtit keto dy fe ka ngjallur nje diskutim teper te madh historikisht ne bote dhe zor se do jemi ne ato qe do vejne pikat mbi I .

    "Patatja eshte edhe buke ( grure dhe miser ) edhe gjell"
    Apo nuk te boka edhe te bukur ! ...se per pak desh ngelem pa burre [/B]
    Genco!
    Per ato te parat jam dakort ndersa per te tjerat je mjaft gabim.
    ku do thuash ti?
    Alkohooli: dihen tashme demet e tij dhe nuk ka nevoje te te shpjegoj shume per te, ai eshte armik i shendetit, pasurise, familjes shoqerise ..... nena e gjithe te keqijave.
    Zoti per kete thote ne kuran:"O ju besimtare me te vertete alkohooli bixhozi, hedhja e shigjetes me fall idhujt jane prej veporave te ndyra te djallit prandaj largohuni prej tyre qe te shpetoni"
    Pra ky eshte vargu qe ndalon alkohoolin dhe jo shpikja jote e momentit.
    Mishi i derrit: po ashtu edhe ky eshte i ndaluar per shkak se eshte jmaft i demshem per organizmin e sidomos"Trihina" e cila shkakton semondjen e trihinozes edhe shume te tjera. Kjo semundje eshte vdekjeprurese e cila gjendet kryesisht tek derrat dhe minjte plus edhe qente.
    Pra ndalimi i ketij mishi nuk eshte thjeshte ushqimi qe han derri.
    Tani per pulen: sipas Islamit pula lejohet te hahaet por ka kusht qe ta hash pra edhe ate duhet qe ta izolosh qe te mos ushqehet pis. Nese nuk ke mundesi per shume kohe te pakten tre dite ta ushqesh ate me ushqime te pastra.Ok?

    SHamia: kjo eshte edhe ne Islam edhe krishterim pavaresisht se te krishteret nuk prononcohen shembull me te mire ke murgeshat qe e mbajne ate. Besoj se nuk ka te beje fare dielli pune ketu pasi po te qe ashtu ato do dilnin lirisht me cader ne rruge e do merte fund puna por zoti deshi qe ta ruaje femren nga shikimet dashakeqe epshore po ashtu ta beje edhe pak terheqese.
    Ke vene re neper plazhe ti Deus? Patjeter qe po aty grate dalin nudo e kur vjen pune si nuk te terheqin fare!!! pak e cuditshme apo jo? ndersa gruaja e veshur thjeshte eshte shume me terheqese se kjo femer lakuriqe.

    Sa per patatet me mire spo flas se smarr vesh andej ato po i leme ne meshire te bujkut.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Postuar më parë nga Cyclotomic
    Lexo pak shkrimet e mia dhe te Shpresmirit per Trinine, nqs llogjika nuk i pranon un nuk kam cte bej, i perket planetit Mars dhe jo Toke. Kur u grinde me DeuS-in i lexove ato shkrime. Nqs do pranoi nqs nuk do mos i prano. Si besimtar Muhamedin qe je duhet te ngelesh i tille dhe jo te synosh te percash kompleksitetin e fese Krishtere duke e thjeshtuar ate, pasi po ta sulmosh ne kompleksitet eshte beteje e humbur. E vemtja menyre se si ti mund ta sulmosh eshte ta thjeshtosh, por duke e thjeshtuar ka humbur substanca, dhe si rrjedhoje pikat qe ben jane boshe.

    PS: Lereni perimet dhe agrumet, secili ka mendimin e vet, ju nuk keni pse te merreni me patatet e DeuS-it dhe misrat e Albos. Po patet ndonje gje te na mesoni (dmth ndonje gje te re qe se kemi pare) shkruheni.

    Cdo te mire
    Ja pse ste duroj dot ty une se je adoleshent dhe me thua mua qe kam cunin sa ty lol:P je nga marsi ore karagjoz (turqisht se ne shqip perkthehet "sy blu")meso te flasesh dhe mos dil nga tema dhe mundohu te biesh dhe ti ndonje shkrim per temen qe behet fjale.


    Pra ne islam Profetet e tjere Moisiu Haruni Sulejmani Davidi Luti Abrahami dhe gjithe profetet e tjere jane te pastruar nga gabimet te cilet njerzit ua kane vene ketyre profeteve ne bibel duke thene se kane bere inceste ose kane besuar idhujt .


    Po keshtu ne islam ne krahasim me krishterimin koncepti i Zotit eshte se ne islam Zoti s'ka femije grua prinder etj ai eshte mbi qiej dhe eshte pa te meta nuk krahasohet me krijesat dhe se lidhja e njeriut me Zotin ne islam behet drejteperdrejte pa ndermjetsues te ndonje hoxhe ose prifti ose jezusit.Pra lidhje shpirterore e drejteperdrejte me krijuesin tend.ne islam Zoti madheshtohet dhe nderohet me fjale dituri dhe vepra.Ai ska te meta te cilat mund ti kene njerzit Lidhja e muslimanit me Zotin eshte me e shpeshte 5 here ne dite ai i falet Zotit dhe e adhuron dhe e falenderon Ate.
    Islami eshte universal dhe trajton cdo ceshtje te jetes se njeriut duke filluar nga menstruacionet lindja e femijes dhenia gji ngrenies pirjes fjetjes dhe cdo aspekti te jetes njerzore.Nuk ka ceshtje kryesore te jetes se njeriut qe ne islam te ngeli pa pergjigje kurse krishterimi eshte me i kufizuar ne diturine qe ai ofron.Islami trajton te gjithe fushat shkencore brenda tij pavrsish se nuk jane shume te zgjeruara.Islami ndryshe nga krishterimi eshte emer i emrtuar nga Zoti kurse krishterimin e emertuan njerzit si emer.Ne muslimanet kemi te drejte te flasim per biblen sepse ne kuran tregohen per gabimet e saj kurse krishteret skane cte flasin per kuranin dhe nese flasin skane ku bazohen sepse skane pike mbeshtetje per te folur per kuranin sic kemi ne muslimanet kuranin i cili flet per te gjithe profetet e njerzimit ne mynyre te detajuar dhe biles dhe histori qe bibla si ka.Ne fene Islame dituria esht e ruajtur me zinxhir transmetimi ndryshe kjo me krishterimin.Pra per cdo thenie profetike egziston zinxhiri i transmetimit nga koha e profetit Muhamed deri ne kohet e sotme nje nga arsyet te cilat e bene kuranin dhe theniet profetike shume te sigurta ndryshe kjo me biblen per shume tregime ne bibel nuk gjendet se prej kujt jane marre ato dhe autoret qe i kane shkruajtur nuk njihen.

    Pra ndryshimet jane te shumta pavarsisht se njeriu i thjeshte nuk mund ti dalloje dot por duhet pak njohuri teologjike qe ti dallosh.Shume njerez e krahasojne islamin me krishterimin duke then se jane njesoj ose islami ka kopjuar nga krishterimi.Islami nuk ka kopjuar nga krishterimi por Zoti qe i solli ungjllin jezusit dhe teuratin Moisiut i shpalli Kuranin profetit te fundit Muhamed.as. i cili eshte libri me madheshtor qe gjendet ne toke dhe dote jete deri ne shkatarrimin e botes.Meqe krishteret ose hebrejte i ndryshuan librat etyre dhe futen duart tek ato dhe e hyjnizuan jezusin dhe e ben Zot ose bir te Zotit atehere Zoti solli Kuranin per ti treguar te verteten njerzve se si ishte realiteti i jezusit se ai ishte profet dhe jo Zot.Se profetet nuk i kane bere ato gabime qe i atribohen ne bibel dhe cdo gje qe duart njerzore kane ndryshuar ne librat e meparshem.

    5:15. O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë(Muhamedi a.s) që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.

    146. Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  7. #37
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postuar më parë nga Fjala e drejte
    Ja pse ste duroj dot ty une se je adoleshent dhe me thua mua qe kam cunin sa ty lol:P je nga marsi ore karagjoz (turqisht se ne shqip perkthehet "sy blu")meso te flasesh dhe mos dil nga tema dhe mundohu te biesh dhe ti ndonje shkrim per temen qe behet fjale.

    Un nuk jam adoleshent e para punes, po nesje, mund te jesh me i vjeter se mua, por po vazhdove me llogjiken se je automatikisht me i mencur e ke gabim... pasi asaj nuk i dihet. Secili ka kapacitetin e vet dhe ti nuk ke te drejte te kesh paragjykime etj etj(mos thuaj qe nuk kam se ke shkrime te tera qe ofendon mua dhe karakterin tim)

    2- Me rregullore temat ketu duhet te rrine hapur 1-2 jave, merr pergjigjen qe deshiron apo nuk deshiron e pranon edhe rri, pasi ti nuk je i krishter qe ti dish problemet kaq mire, sepse je i sunduar nga subjektivizmat. Ose duhet te jesh i krishter, ose nje "outsider" qe te jesh objektiv te pakten. Kshu qe eshte gje e kote te vazhdojm ne te dy, pasi qysh kur fillojm muhabetin jemi ne kahe te kunderta komplet.

    Sic te thashe tema aq lihet, qe te evitohen keto lloj gjerash qe po ndodhin tani ndermjet teje dhe meje, apo te tjereve dhe perimeve e patateve. Ky eshte forum qe ka nje fare serioziteti.

    Po deshe lexoi shkrimet, un e kam si zakon qe nuk bej copy paste shkrimet e te tjereve apo te miat.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #38
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229
    Materiale te mira ska dyshim,mirpo mundesisht ne te ardhmen,mos te shkruani me ngjyra,sidomos ate te kuqe,te lodhen syte flm.

    Selam

  9. #39
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Si ka mundesi qe sa here qe behet nje ballafaqim i dy feve , asnjehere nuk mundoheni te nxirrni anet pozitive dhe pikat e perbashketa qe keni , por direkt ne dallime , diskriminime dhe percmime ?!

    Psh ...kjo teme nuk ka synim te pasqyroje vetem ndryshimet radikale qe keni , por edhe te perbashketat tuaja. Jeni dy dege qe dilni nga i njejti trung. Mos shikoni vetem sythet e vogla qe do celin ne majat e degve , por hidhini nje sy edhe trungut , se ndoshta ju ndihmon !

    Cyclo , nese e shikon qe tema merr rrokullimen si gjithmone ... mbylle pa problem . ( dmth nuk kam asnje ankese )

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Fara e grurit eshte feja e krishtere.
    Fara e misrit eshte feja muslimane.
    Fusha me grure eshte qyterimi perendimor i ngritur mbi fene e krishtere.
    Fusha me miser eshte qyteterimi lindor i ngritur mbi fene islame.

    Buka e grunjte simbolizon boten shpirterore dhe materiale te njeriut ne Perendim.
    Buka e misert simbolizon boten shpirterore dhe materiale te njeriut ne Lindje.

    Bujku qe shijon buken e grunjte apo te misert eshte secili prej jush qe njihet dhe jeton me keto dy qyteterime dhe ben perzgjedhjen e tij.

    Bujku qe gjithe jeten ka mbjelle miser, kur shijon per here te pare buken e grunjte ai e pyet ate qe ia ofroi se me cfare fare eshte bere ajo buke. Ate fare ai e merr edhe e mbjell ne fushen e tij pasi deshiron qe edhe femijet e tij te shijojne buken e grunjte.

    Feja eshte gjeneza e gjithe qyteterimeve qe ka njohur dhe do te njohi njerezimi dhe ajo asnjehere nuk dallohet nga "ndryshimet doktrinale", por dallohet nga jeta e njerezve qe bejne pjese ne kete qyteterim. Produkti final i fese eshte sjellja dhe jeta e nje besimtari qe mban ate fe.

    Ne kete bote ka njerez qe:
    a. Kane patur fatin qe te ushqehen me buken e grunjte qe nga lindja e tyre.
    b. Jane ushqyer gjithe jeten e tyre me buken e misert dhe nuk e kane provuar ndonjehere buken e grunjte.
    c. Kane shijuar buken e grunjte ashtu sic kane shijuar edhe buken e misert dhe vazhdojne te flasin se sa e mire eshte buka e misert, teksa vete ushqehen me buken e grunjte.
    d. Nuk duan ta pranojne qe buka krijohet nga ajo fara e vogel e grurit apo misrit, pasi u pelqen te pranojne se buka bie nga qielli.
    e. E shkelin me kembe buken e grunjte apo te misert pasi nuk duan te pranojne ne mendjen e tyre se ekzistenca e tyre ne kete bote eshte e varur nga ajo kafshata e bukes.
    f. Edhe pse kane uri, nuk kane buke te hane.

    E perbashketa e fares se grurit dhe fares se misrit eshte pikerisht fakti qe ato jane fara qe duhen mbjelle ne toke, duhen vaditur me ujin e shiut qe bie nga qielli si ne token e atij qe mbjell grure edhe atij qe mbjell miser dhe do te ngrohen nga rrezet e te njejtit diell. E perbashketa tjeter eshte qe njerezit sic i mbjellin, do ti korrin dhe do te bejne buke me to dhe me kete buke do te ushqejne vetveten dhe familjet e tyre.

    Dallimi eshte pikerisht tek shija qe le ne gojen e njeriut nje kafshate e bukes se grunje dhe nje kafshate e bukes se misert.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •