Jezusi eshte profet dhe njeri
Jezusi ishte profet
19:30.
Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
43:59.
Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
61:6.
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".
-
Gjoni 6/ 14: "Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi thanë: Me të vërtetë ky është profeti që duhet të vijë në botë."
Luka 7/ 16: "Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: Midis nesh doli një profet I madh dhe Perëndia e vizitoi populin e vet.."
Mateu 13/ 57: "…por Jezusi u tha atyre: Asnjë profet nuk përcmohet përvecse në vendlindjen e vet dhe në shtëpinë e vet."
Gjonit 17/ 3 është thëni e Isait duke I folur Zotit: "Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty të vetmin perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar."
=Jezusi eshte njeri dhe jo bir i Zotit ose Zoti
-
3:59.
Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha "Bëhu!" ai u bë.
4:171.
O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut
43:59.
Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët.
19:34.
Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
17/ 22: "17. …kështu edhe birit të njeriut do ti duhet të vuajë prej tyre. 22. Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: Biri I njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve." Sipas
Lukës 9/ 56: "…sepse biri I njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtrat e njerëzve…"
Luka 23/ 47: "Atëherë centurioni kur pa C'ndodhi përlëvdoi Perëndinë duke thënë: Me të vërtetë ky njeri ishte I drejtë."
-Jezusi luste vete Zotin
-19:36.
(Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhuronie Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë.
5:72.
Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
Mateu 26/ 36, 39, 42, 44: "36. Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend që quhej Gjetsemani dhe ju tha dushepujve: Uluni këtu ndërsa unë po shkoj aty të lutem. 39. Dhe si shkoi pak përpara ra me fytyrë përtokë dhe lutej… 42. U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut… 44. Dhe pasi I la ata u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë."
Luka 4/ 8: "Eshtë shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tënde dhe shërbeji vetëm Atij."
Krijoni Kontakt