Analize.
2003 nje vit i veshtire per shqiptaret e Anglise.
Nga Muhamed Veliu
Pershendetje te gjithe Shqiptareve ne Britanine e Madhe.
Se pari ju uroj te gjitheve pacit Krishtelindje te mbara dhe nje vit te Ri plot Gezim dhe harmoni prane miqve dhe te dashurve te zemres tuaj.
Viti qe kaloi kaloi shume shpejt edhe per ne kurbetlinjte e Anglise qe kemi arritur ne 50000 veta. Por nese do kthejme syte mbrapa nga viti qe po leme pas dhe te ndalemi ne arritjet e komunitetit tone me keqardhje do te verejme qe kemi arritur shume pak ne konsolidimin tone si komunitet.
Vazhdojme te jemi te paorganizuar megjithese komuniteti jone po ben gati gjashte vjet ekzistence ne UK.
Perpjekjet e mija dhe te disa kolegeve te mij gazetare me hapjen e gazetes se pare shqiptare ne UK ALBANIAN MAIL deshtuan nga mospasja e nje mbeshtetje ekonomike ne vazhdim dhe mos angazhimi i intelektualevre dhe vete shqiptareve te thjeshte ne menyre qe kjo gazete te ishte zeri i shqiptareve ne UK.
Si edhe ne vitet e kaluara edhe ne 2003 shtypi anglez nuk kurseu te hapi faqet e para me tituj bombastik me protagoniste shqiptaret e krimit, qe ne 2003 arriten te konsolidojne edhe me tej pozitat e tyre ne boten e krimit. Ndersa arritjet e qindra studenteve shqiptare, 2 kampioneve te karatese, nje kampioni boksi ne Coventry, nje balerine e cila fiton nje konkurs nderkombetare dhe u nis drejt baletit Brodway ne New York apo plot arritje te komunitetit mbeten ne hije.
Me qindra emigrante shqiptare paten rastin qe per cdo jave te deportohen drejt Kovoves dhe Shqiperise nga autoritet e emigracion, nderkohe qe Tirana zyrtare ne muajin shtator me ane te nje marrveshje anglezo-shqiptare firmos rikthimin e te gjithe emigranteve ilegal per ne shqiperi. Askushi nga komunitreti yne nuk e ngriti zerin per keto probleme qe shqiptaret e anglise ndeshen.
Por nje amnistri e propozuar nga ministrija e brendeshme Home Office duket se do te jete kryetema e bisedave ne familjet shqiptare. Nese do te rrealizohet do te jete nje firore per te gjitha ata qe do ti perfshije.
Perpjekjet e nje shoqate te krijuar disa muaj me pare nga njerez me status te dyshimte per te mbledhe "poetet" apo "shkrimtaret" shqiptare ne Londer mbeti ne leter si te gjitha projektet e tjera, fale llafologjise dhe premtimeve boshe te organizatoreve te saj disa ish pseudo-gazetare te cilet ne organet ku kane punuar ne Tirane dinin vetem te shanin dhe jo te benin gazetari.
Fondacioni Tirana i krijuar ne Qershor u mundua te organizoje disa veprimtari por ede mbete nje fondacion drejt konsolidimit dhe kerkon nje perkrahje me te madhe nga emigrantet shqiptare.
2003 ishte nje vit i veshtire dhe nese them i veshtire nga vete mos organizimi i shqiptareve te Londres, nje semundje e cila na ka pllakossur te gjithe madje edhe ata emigrante qe kane emigruar ketu 20 vjet me pare.
Krahasimet Ti i shqiperise dhe Une i kosoves duket se po e thellojne edhe me shume hendekun e boshellekut per tu bashkuar.
Nese gjate 2004 gjerat nuk do te ndryshohen nga vete shqiptaret e Anglise pa dyshim dhe me keqardhje duhet te pohoj se ne do vazhdojme te jemi ata qe do shihemi me syrin e disa njerezve si te paafte per tu aderuar ne jeten angleze dhe se ata te cilet kane zene faqet e para te gazetaver dhe kronikave televizive, njerezit e krimit do te jene ata te cilet do ti kemi "ambasadoret" e komuntitit shqiptare qe nuk kane asgje te perbashket me kete komunitet.
E pra te nderuar dhe te rrespektuar bashkekombas shqiptar ne Angli le te mblidhemi sebashku ne 2004 dhe te japim sado pak kontributin tone ne komunitretin shqiptare ne Britanine e Madhe, te ngime zerin tone per ato qe na takojme dhe mos te vazhdojme dhe te flejme gjume sic kemi bere deri me tani.
2004 qofte nje vit i bekuar dhe me plot sukse se per te gjithe ju.Qofte viti i shpreses dhe ndryshimeve te medha per mire per te gjithe ne.
Krijoni Kontakt