Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Vula

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Vula

    Meqenese vula e te humburit me ishte shuar ne balle dhe e vetmja gje qe kishte ngelur ishin ca shenja te kuqe qe te linin pershtypjen e nje rrethi ish-egzistent, dhe ca shkronja pa lidhje; u…m..u..r, une kerkoja ti fshihesha atij robit me vulen e kuqe qe me ndiqte gjithnje nga pas, mbas cdo viti, kur fironte vula e vjeter dhe njerezit fillonin te me flisnin si te isha fitimtar. Sa bukur eshte te jesh fitimtar! Midis dafinave gjoksbukur dhe lavdeve mikluese e gjeja veten si te dehur. Me pelqente kjo e bere e perkohshme, ishte copa me e bukur e vitit per mua, copa ku me lejonin buzeqeshjen pa tejkalim kohe. Me pelqenin dhe ngjyrat gjate kesaj dehjeje, ishin si vallezime marramendese kerpudhash te lehta helmuese. Njerezit me blinin konjak pa teklif, ushqimi shijonte si te qe gatuar nga vetė ime mė, seksi ishte shperthyes dhe armiqte beheshin miqte e mi me te mire. E kisha harruar fare shijen e fitimit, me mbertheu muskujt e me liroi fare buzet qe u varen nga deshira per shkrirje anti-paranojake. Erdhi pastaj edhe nje ulerime me mikrofon dhe une i lashe te gjitha c’kisha per te bere dhe dola te kenaqesha me lirine e perkoheshme.

    Ah sa bukur qeshin njerezit kur je fitimtar, i ze nje leshim i gjendrave konkurruese dhe kerkojne te te kenaqin sa me teper. Ja per shembull, asaj gjatoshes qe thoshte vetem budallalleqe te ngurta nuk ia kurseja dot prekjen, dhe per me teper shakate e saj me dukeshin tashme te shijshme. Habitem me veten ne kete periudhe kohe. Per nje vit te tere nuk i le gje pa thene duke e share tradhetare, siperfaqesore e te tjera si keto po kur vjen kjo kohe, ajo me del nga qelizat dhe mi percudnon te gjitha imazhet qe une kam krijuar per te. Vetja ime eshte fare e lire ne rreshkitjen e saj, dhe kur une mundohesha ta shtrengoja fort qe mos me binte, ajo ngerdheshej dhe me kafshonte ne kofshe. “E ne te sateme vafsh edhe ti – iu corra – nuk kam me nge per perpelitjet e tua.” Keshtu me niste gjithnje pranvera, si te ishte perleshje miqsh dhe ne procesin e krijimit te vules se vitit qe vinte, mua me shkaperbeheshin te gjitha planet. Sa mire qe kjo periudhe e nderrimit nga vula ne vule binte ne pranvere, sa me fat qe isha! Njihja nje shokun tim qe jetonte ne New York, i binte nderrimi ne Janar, ne kulmin e acarit dhe ca nga zymtesia e dimrit dhe ca nga vete ngjyra gri qe kishte, ai e kalonte kohen e nderrimit ne izolim te plote. Sa here i kisha thene te nderronte klime, po i ishte mbushur mendja qe nderrimi i jepte krijimtari e brockulla te tjera te ketij lloji. Dogmatik paranojak ishte, po nuk i kundershtoja dot, paranojaket kane tendenca kokefortesie, dhe bashkebisedimi me ta mund te jete vetem pohues.

    Nejse, c’mu kujtua ai tipi mua? Sot eshte dite e shkelqyer, kisha nje verore qe ma kish dhene nje mikja ime dhe e vara ne deget e nje kumbulle jeshile. Ajo renkoi dhe dic tha per mbytjen qe i benin dykembeshit si puna ime. “Llafazane – shava neper dhembe – me mire ti se kyci im.” Me vinte inat kur me flisnin te pashpirtet ashtu, mi rrokullisnin te gjitha idete neper monopatet e thepisura te pabesueshmerise sime dhe une cmendesha nga pervelimi i etheve qe me zinin! E lashe pemen te skermitej me vehte dhe u vervita tatepjete. Te shoh se c’me del perpara sot – mendova me vete duke lepire buzet. Me kishte ngelur shija e saj nen buzen e poshtme dhe me hapeshin flegrat e hundes kur e ndieja prape. Shije e athet si caji i malit kur i kane hedhur pak limon, ca here e ngaterroja me eren e niseshtes kur patatja eshte e sapoqeruar.

    Me kete shije nen buze degjova hapat e rende te vulembajtesit. E degjoja tek bubullonte diku pas meje, i bindur qe midis qenies sime dhe te tij nuk kishin ngelur vecse disa hapa te vegjel. Ktheva koken prapa po vura re vetem nje brumbull qe capitej per tek foleja e milingonave. Kushedi c’dem do te bente dembeli. Mire ua ben, - u pertypa – ato idiotet kane harruar c’u beri vjet ne te njejten kohe. Pse mu kujtua brumbulli tani? Ah po, paranoja per vulembajtesin! Data sot ishte vetem 26 Prill dhe une kisha edhe 30 dite kohe deri ne fund te firimit te vules se tanishme. Ehuha! Bleva nje shishe uje dhe nje kaush me kikirike dhe nderrova krahun e rruges vetem per te qene me i sigurte. Fillova te fishkellej dhe vura syzet e diellit. Ndalova ne rruge nje mesoburre me floke te rene dhe bark te rrumbullaket:

    - Me falni, dini gje ku ndodhet zyra civile e rregjistrimit te fitimtareve?
    Ai me pa me nje dyshim idiot e pastaj u ngerdhesh.
    – Me vjen keq po t’iu them te drejten une nuk kam nderruar ndonjehere status gjate shtetrrethimit te fundit – dhe tregoi me gisht ballin qe ishte fare pa gjurme vulash.

    Duhet thene qe ata qe nderronin vulat ishin fare te dallueshem. Balli u kishte humbur ngjyren natyrale roze dhe te krijonte pershtypjen e ndonje tabloje kaotike ngjyrash dhe hijesh. Thuajse te gjithe ata qe kishin qene dikur hupes dalloheshin nga afer me saktesi. Aq te marrosur ishin njerezit prej ketij fakti, saqe kishte filluar nje shpenzim i cmendur ne kirurgjine plastike. Dy mikesha te miat qe jetonin fare afer meje nuk mund t’i dalloje dot qe mund te kishin qene jo-fitimtare dikur, aq e paster ishte kirurgjia. Nuk pushonin se pyeturi nese u dukej shenja e operacionit ne balle saqe shume here une i shmangia per te mos u thene ate qe mendoja ne sy. Ne festivitetet e seres hyrja e ndonje tipi me te kaluar te dyshimte, nenkupto balle me shenja operacioni fare te lehta, mund te shkaktonte skandal, imagjinoni c’turp do te qe qe ne keto mbledhje publike te merrte pjese ndonje si puna ime.
    I buzeqesha thartesires qerose dhe duke u ngerdheshur me vetebesimin idiot iu ktheva: “Zoteria juaj duhet te jete teper krenar per pastertine historike tuajen, sidomos kur mbulon nje hapesire te tille fenomenale.”
    Kapi ballin me dore sikur donte te mbulonte lakuriqesine e kokes: “Une nuk do te beja shakara te ketilla ne poziten tuaj miku im – mu kthye me hutim – te isha si ju, une do te mundohesha te behesha mik me njerez qe qendrojne me lart ne sere!” Iu skuqen llapat e vesheve nga inati dhe sa nuk me hyri ne dru.
    Une buzeqeshja si debil: “Me vjen mire qe keni konsiderate per te ardhmen time - iu pergjigja - po do te benit me mire te kalonit me shume kohe me gruan, ajo ka filluar te pranoje lloj lloj tipash ne shtepi dhe me duket se do t’iu zevendesoje me ndonje leshator balleqelbur!”
    Nuk kisha asnje lloj te drejte per nje fjalim te tille, ai nuk filloi lufte, thjesht nje beteje imcake. Une nga ana tjeter nuk durova dot dhe ia shfreva gjithe mllefin ne fytyre. Nuk ia njihja gruan, e as emrin nuk ia dija. Sidoqofte isha fare i sigurte qe ne mos tani, dikur do te kishte filluar te shperndahej neper krahet e te papuneve si une. Ai tip dukej teper i rendomte te ishte dashuror, per me teper qe edhe shume i pasigurte me vehten.

    “Fillova prape nga pergjithesimet une, - ia nisa me ze - e di qe me lemeris vetja kur ia nis e bertet keshtu? Me fal por nuk me lejohet te hamendesoj ne menyre te tille per gruan tuaj, qe jam fare i bindur duhet te jete zonje e nderuar dhe e beshme. – ne fund kafshova buzen me inat por referenca e gjoksit tashme me kishte dale nga goja.

    “Nuk ka nevoje per cfajesime mik – tha – te me ndiqnin edhe mua keshtu do te sillesha me te gjithe, eshte e veshtire te jesh i vulosur keto dite, te mungon respekti dhe pa respekt, njeriu eshte fare i pavlefshem ne te sotmen moderne. Une per veten time……

    “Dhe nderkohe mua - thashe me padurim - me shurroset. Nuk e lija dot te fitonte, edhe pse me erdhi shume keq qe e tradhetonte e shoqja. Keshtu, duke admiruar me respekt te thelle pastertine historike te atij njeriu dhe duke pertypur kikiriket zhurmshem, u nisa per ne liqen .

    Per ne hupesit mbisiperfaqesor kishte plot mundesi argetimi. Mua ma shpifnin te gjitha. Kishe ato vendet ku mblidheshin te pashpreset; njerez me nje urrejtje per gjendjen ne te cilen ishin dhe qe e linin veten pa teklif neper rruget e vesit. Po nuk ishte as orgji e kenaqshme se te bente te villje me ate mosperfilljen ndaj te bukures. Cdo gje behej per hakmarrje, hakmarrje ndaj padrejtesive dhe ndeshkimit te pamerituar nga keta shpirtra te humbur e te tjera idiotesi si keto. Pastaj ishin dhe vendet e vizituara nga njerez si puna ime, as mish as peshk. Njerez qe gjenin kenaqesi tek e ardhmja duke nemur te tashmen. Po mua nuk me terhiqnin ata qe qelbeshin ere pasigurie si une, lloji yt ta ben veten te shpifur. Grupi i fundit ishte ai i ish-hupesve qe kerkonin diell. Te tmerruar nga mungesa e respektit prej ish-miqve qe i kishin lene ne balte pas shpalljes se sistemit vulesor 5 vjet me pare, ate kerkonin medoemos rikthimin ne lavdine e dikurshme. Keta njerez merrnin fryme ne te kaluaren. Gjithnje qaheshin per ditet kur kishin qene “luener prej verteti”. Nuk besoj te kete gjenolog te kete degjuar me shume ofshama se banakieri i barit “Gloria”, bari qe ishte mallkuar me pranine e tyre.
    Me terheqes per mua ishin radikalet, njerez qe benin pjese ne te tre grupet e permendura me siper por nuk besonin ne asnje nga idiotesite e tyre. Keta ishin revolucionare, njerez te bindur ne domosdoshmerine e rrezimit te cdo strukture klasifikuese. Kur u be shpallja, keta ishin te paret qe kundershtuan. Biles edhe ministri i atehershem i Puneve Publike, Zoti Bersiu, iu kundervu masave te reja. Natyrisht kjo zgjati deri sa i ofruan, gjithmone sipas thashethemeve, te drejten e mosvulosjes te tij dhe farefisit deri ne fundin e ketyre masave drastike. Sot thone qe eshte larguar per ne Australine e larget per ca kohe. Sic thote edhe nje i njohuri im (i pavulosur): “Vulat e padukshme jane me te demshme se ato te dukshmet” Me mbyten dogmatiket po nuk kam pse ankohem, ne keto kohe idiote dogmatiket te pakten te mbushin ditet.
    Kisha mundur te njihja nje grup te fuqishem radikalesh qe kishin lidhje deri ne qeveri. Disa prej tyre ishin te pavulosur, madje shumica e udheheqesve te grupit ishin te pavulosur. Sado i cuditshem te ishte si fakt, une e pranoja si llogjik. Ne fund te fundit, padrejtesia u behej te dy grupeve shoqerore ne te njejten kohe, packa se dikush dilte i fituar. Pastaj me dukej dhe fisnike lufta pa ndonje fitim individual, me pelqente altruizmi. Njesiti yne ishte fare i ri, dhe perbehej nga studente, ndonese shumica kishin me vite qe nuk i kishin pare bankat e shkolles. Shume prej tyre ishin studente te zanatit, tipa te lezetshem po teresisht dembele. Sillnin gjithnje me vete fryrjen e akademikut por asnjehere urtesine e tij. Sedren e kishin fare te semure, te vogel e te dobet nga ftohjet e shpeshta.
    Kalonim nete te tera duke diskutuar, mbi te gjitha per te drejten e secilit nga ne te krijonim e vizatonim veten ashtu sic donim, pa nderhyrjen e burokrateve. Megjithese ishim miq te mire, ndihej nje fare zilie midis te vulosurve dhe “pastertoreve”, sic quheshin me qesendi nga ne njerezit me kufizime personaliteti. Kishte raste qe edhe ziheshim fort, aq fort sa nuk flisnim me dite te tera po nuk zgjaste shume, ishte vetem cfryrje e nevojshme. Lodheshim aq shume nga fytyrat e njeri-tjetrit kur cirreshim te parruar stergjatesisht per teori te pavlefshme, saqe kishim nevoje per njefare pushimi, sa per te kujtuar veten se c’behej jashte. Pastaj na kerkonin dhe ne pune, sidomos Berndt, atij i binte celulari me shume nga te gjithe.
    Me te vinte rralle edhe Petri, ish-boksier dhe tani marinar. I shkurter, i lidhur si te qe femije laboratori, me nje pamje te qete gjithnje. Ishte njohes fantastik gjuhesh, ndoshta ngaqe udhetonte aq shume. Ishte lidhur me nje kompani transportuese detare dhe punonte si timonier. Dilte ne det dhe rrinte me muaj ne anije, kishte raste edhe 6 muaj. E merrte malli per token, kur zbriste diten e pare nuk e zinte vendi. Vinte dhe na zgjonte te gjitheve nga nje gjume vdekjeprures. Rrinim me te deri sa behej fare xurxull dhe na tregonte per te fshehtat e prostitutave ne Tailande, apo per bukurine e gjokseve te Buenos Ajresit. Gjithmone sillte dicka me vete, ndonje relik qe kushedi se ku e kishte peshkuar. Njehere me solli nje suvenir nga Kenia, nje statuje fare e vogel druri e gdhendur bukur. Nje mashkull e nje femer te shtrire mbi njeri tjetrin duke shperndare kenaqesi orale. Nuk i vija faj dot atij, rrinte me muaj ne anije e i vinte shpriti ne maje te hundes. Ai i donte femrat me gjithe shpirt, nuk duronte dot as sharjen me te vogel ndaj tyre. “Ju jeni dordolece – bertiste – iu shkojne nen hunde dhe i lini se nuk perputhen me modelet tuaja te femres qe iu jep kenaqesi mendore dhe fizike. Idiote!”
    Petri nuk mund te vulosej, qeveria kishte nxjerre nje komunikate qe ndalonte vulosjen e atyre qe jetonin ne vend me pak se 4 muaj ne vit. Megjithese nuk e bezdiste fakti qe jetonte pak i ndare nga ne, ai kishte nje urrejtje per cdo lloj autoriteti kontrollues, sidomos kur ky autoritet shperndahej nepermjet shkresave pa fytyre. Kishte dy vellezer, qe te dy ne pozicione te fuqishme ne qeveri. Njeri, qe quhej Abdi, punonte si keshilltar ekonomik i kryeministrit kurse tjetri, Namiu, ishte shef departamenti ne seksionin e arsimit te kryeqytetit. Petri ishte me i madhi dhe i donte shume te dy, po shihej me ta shume me rralle se shihej me ne, nuk ua duronte dot jetet.

    “E di c’me tha Parimja, e shoqja e Namiut dje? – me pyeti njehere kur sa kishte ardhur nga Liberia.
    - Me qafsh thuame – qesha.
    - Me tha qe duhet te filloj te mendoj per nje jete me te qendrueshme, te mos verdallisem keshtu neper ujera si te isha adoleshent plot pucrra. Ate punen e pucrrave e hodhi per ti dhene nje cike kripe diskutimit po mua me kercyen.
    - C’i llomotite?
    - I thashe qe une nuk mund te rri vetem me nje vagine, une i dua shume te gjitha pervec te saj.
    - Ti je debil – qesh une me te madhe – po e ke nuse vellai o ****.
    - E di – thote duke ulur zerin – po ma nxin jeten sa here hap gojen ajo derdimene.
    - Po Namiu aty ishte?
    - Ehe.. – ben sikur nuk e ndjen kuriozitetin tim qe e ka renduar ajrin.
    - Mos me luaj robin qe nuk do te flase o llafazan i keq.
    - Namiu nuk tha gje, vetem i kerciti nje here dhembet dhe u zu me te, po me vone dhe jo ne pranine time. Kushedi c’do i kete qendisur po e di qe edhe mua nuk do te ma pertonte po te me kishte me shpesh ne shtepi. Thuaj shyqyr qe nuk kisha ndezur nje marie ate nate se do i kisha bere hale fare.
    - E e shyqyr me te vertete, - qesha une – se mund ta kishe dhjere muhabetin fare.
    - Pse mo c’i thashe? – ngriti supet.
    - I permende egzistencen e femrave te tjera or lum miku, ajo eshte e martuar, nuk ka nevoje te ridegjoje faktin qe bota na qenka e mbushur me seks dhe se ti po e shijon te teren. Kjo vetem e mpleks ceshtjen. Ajo eshte martuar harbutce, me frike. Se ku degjoi qe femra e pamartuar pas 25-es ngelet e tille pergjithnje dhe oburra, te gjejme nje leshtor per pllenim! Yt vella pesoi si viktima e pare pas ketij kthjellimi te saj, c’te te them me une! Ti pastaj i permend jeten jashte marteses dhe ajo fillon e nxjerr thonjte se e di qe ekziston mundesia qe te kete bere gabim. Fillon e dyzohet me vete, shikon Namiun me dyshim, nuk ha me qe te dobesohet. E pastaj na del ndonje rrugac si puna ime apo e Bertit qe nuk ka pune ate dite dhe opa, ajo leshohet dhe njehere per te shijuar te mirat e lirise. Pastaj pendohet, pse e prishi kaq keq lumturine e saj? E per cfare, per nje te papune qe vjen, lirohet dhe iken pa pire as cigaren! Atehere mendohet gjate dhe vendos t’ia thote Namiut te gjithen e te dale ku te dale! Namiu e degjon me respekt, mbledh lacka e placka dhe na ndahet me te si djale i ndjeshem qe eshte. Ajo rrenohet shpirterisht dhe perfundon ne nje nga ato shtepite ku ty ta njohin emrin te gjithe. Keshtu pra, nepermjet nje fjalie te thene fare rendomte ne nxehje e siper, ti ke shkaktuar shkaterrimin e nje familjeje fare normale, dicka qe vetem djalli vete do ta deshironte. Te pelqen ty te jesh instrumenti i djallit? Eeeee? E pra, c’ma tund koken ashtu si te ishe i penduar? Ty as te kercet fare! Plangprishes!!
    - Une zihem me nusen e vellait dhe nuk di si ti kerkoj falje atij se e qelba, ti tjerr gallate ne kurrizin tim. Mik per koke te kam, ushtar i paepur i aventurave jashte-martesore. Po ti, kur martohesh?
    - Ah, jo tani miku im. Pas gjithe atij fjalimi qe cicerova une nuk mund te leshohem ne unaza e prifterinj, keto jane gjera te shejtanit!
    Qeshi fort. – Ti je i madh – bertiti – sa here qe te iken vula behesh fantastik fare! Qeshte me syte e mbyllur pothuaj fare, dukej sikur nga casti ne cast do shperthente ne ndonje vaj lotendjelles. Goja i shperthente si ti dhimbte ndonje organ padurueshmerisht, po asnje tingull nuk nxirrte. Me kujtonte burgun; rrahjet pa fund dhe fytyrat e viktimave qe shiheshin nga xhami plastik. U dallohej vetem mimika e fytyres, tingujt nuk e kapercenin dot pengesen. Ashtu me dukej edhe Petri tani, sikur dikush po e rrihte paq e ai nuk nxirrte dot asnje tingull per be. Me erdhi keq per te, ndonese per qetesine time, mua nuk me vinte keq per askend kur nuk kisha vule. Kishte ndodhur qe mosperfillja ndaj cdo lloj dhimbjeje te me shnderrohej ne nje urrejtje te kristalte per cdo gje te ngrohte e ne levizje. Me peshtirosej edhe ndjesia e vetes ne mollezat e gishtave, aq sa as nuk masturboja dot. Villja vrer per ore te tera po kjo ishte kalimtare dhe une beja cmos qe te isha fare vetem kur me zinin kesilloj krizash. Prania e njerezve me terbonte dhe sado qe te mundohesha te zihesha me ulerimat qe leshonte vetja, aq me shume shperfytyrohesha e nuk kisha kuptim. Petri e dinte mire kete, ai nuk dinte ta harronte faktin qe ne nje te kaluar jo fare te larget, kishte patur fatin e te qenit ne pranine time kur me zuri nje krize e tille. Te mos me njihte fort mire, do te me kish rrahur, po ne te vertete, mori nje gote te madhe me vodka e ma dha ta pija me pahir.



    Do kete edhe me.........

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    E bukur.
    Pres vazhdimin.

  3. #3
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    mos te humpte vula!!!!!!!!!11

    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Tliljetetle

    tarosh te te blej nje brisk apo......?

    Roel, po ti me ke je, me mua a me ariun?

    Qyfo ky derdimen

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    tamam, fiks'

    tliletetle....

    proza jote me pelqen edhe kur nuk ma mban te them asgje!
    (tamam dhe fiks tliletetle qyfo..., naivitet per te kuptuar me thelle).
    e megjitheate "vula" me pelqeu.ashtu ne menyren tleleteleoqe.
    urime!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Do te me besoje

    Po te thosha qe ti nuk ishe fare kur thashe tliljetetle?


    Qyfo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •