Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22

Tema: Personazh!

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Jashte teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 28-03-2004 mė 22:36

  2. #12
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Si bufon mund te jete teper i suksesshem por si gazetar per mua nuk vlen dy lek.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    E rinis nga zero pėr Shqipėrinė ideale

    Koēo Kokėdhima replikon me Genci Burimin


    -Zoti Kokėdhima, ju sot jeni njė aktor i njohur i jetės ekonomike dhe asaj mediatike nė Shqipėri. Njė dekadė mė parė nuk ka qėnė kėshtu. Si shumė shqiptarė tė tjerė filluat nga hiēi. Si ndodhi ndryshimi?

    Fare thjesht. Ditėn e parė qė u lejua iniciativa private unė fillova punėn si privat pėr tė ardhur kėtu ku jam sot.

    -Nėse do t'ju jepej mundėsia virtuale tė bėnit njė rikthim nė fillim-vitet '90, do ta rifillonit sėrish atė jetė si biznesmen apo si politikan? Ndiheni i penduar pėr zgjedhjen e bėrė?

    S'jam penduar aspak, sepse mendoj se tė qėnurit tim biznesmen ėshtė shprehje e faktit se unė s'mund tė rri pa bėrė gjė.

    -Kėtė mund ta bėnit dhe nė politikė?

    Mėnyra e tė bėrit politikė nė Shqipėri ėshtė nė armiqėsi tė plotė me botėkuptimin dhe ndėrgjegjen time. Gjithnjė e kam ndier veten tė huaj nė ambjentin politik shqiptar. Unė jam pėr njė treg tė hapur e tė lirė tė konkurrencės perfekte nė politikė e ekonomi, pėr njė sistem demokratik tė vėrtetė. Nuk jam pėr politikėn qė tradhėton interesat e votuesve. Jam pėr njė politikė qė i konsideron si parėsore interesat kombėtare. Nuk jam pėr politikėn qė "heq nė zemėr" ditė e natė nga "dashuria" pėr Evropėn, integrimin, globalizmin, ozonin dhe sistemin tonė diellor! Unė dua ta pėrmbys kėtė politikė qė bėhet nė Shqipėri. Por e konsideroj njė aventurė tė papėrshtatshme pėr mua tė hyj si aktor nė tregun e politikės.

    -E megjithatė fjalėt qė thoni nuk janė ato tė njė biznesmeni.

    Ēdo sipėrmarrės ka idealin e vet. Dikush mund tė kufizohet vetėm tek ideali pėr para, dikush tjetėr tek ai pėr lavdi e pėr para. Dikush mund ta ketė mė tė gjerė spektrin e idealeve qė e frymėzojnė nė punėn e tij. Dua t'i evitoj formulimet qė mund tė ngjajnė si vetlėvdata, a si demagogji. Nuk kam synim tė bėj marketing tė pikėpamjeve tė mia. Unė kam njė spektėr frymėzimesh e idealesh mė tė gjera se ato qė citova mė lart. Pėlqej qė puna ime tė konsiderohet si e dobishme jo vetėm nga familja ime, por edhe nga njė rreth i gjerė shoqėror. Mė pėlqen ta shoh veten nė ato gjėra qė pėrbėjnė zhvillim pėr tė gjithė ambjentin rrethues, pėr tė gjithė vendin.

    -Si mund t'ju dallojė lexuesi i kėsaj interviste nga njė tjetėr biznesmen, i cili mund tė mbante tė njėjtin fjalim si ju, por me vepra sillet ndryshe? Si mund tė bėhen idealet qė citoni ju tė besueshme nė sytė e shqiptarėve?

    Bėj pjesė nė atė grup njerėzish qė besojnė se Perėndia e njė personi lexohet nė punėt qė ai bėn, nė veprat qė kryen e jo nė fjalėt qė thotė.

    -Po ju jeni biznesmen. Pėrse do ta ndjenit domosdoshmėrisht te nevojshme tė bėnit njė punė tė mirė pėr vendin?

    Kjo ėshtė zgjedhje, njė mėnyrė personale tė ndieri, tė vepruari e tė jetuari.

    -A e kuptoni se duke u shprehur kėshtu, ju vini nėn presion tė panevojshėm ata biznesmenė qė kanė tė drejtė tė mos ndihen patriotė apo tė detyruar tė punojnė pėr vendin? A nuk rrezikoni tė krijoni njė lloj konkurrence tė rreme, njė lloj gare ideologjike mes biznesmenėsh qė padashje mund tė shkasė nė demagogji?

    Kushdo e shfrytėzon lirinė qė ekziston nė njė vend demokratik pėr tė punuar pėr vete. Ėshtė e drejtė dhe e moralshme kur njė biznesmen lufton pėr interesat e tij. Por njė biznesmen pėrveē luftės pėr fitim duhet tė ketė njė ndėrgjegje tė caktuar dhe tė kuptoj se suksesi i njė individi nė shoqėri ėshtė i kufizuar nga potencialet e vetė shoqėrisė. Nėse Shqipėria nuk shkon mirė, nėse nuk ka hapėsira pėr zhvillim, biznesmenėt mund tė ndodhen njė ditė tė bukur nė situatėn e atij qė ka nje liqen tė tėrė pėr vete, por njė liqen qė ėshtė duke u tharė. Sipėrmarrėsi duhet tė mendojė me largpamėsi, se pa njė progres tė pėrgjithshėm tė vendit edhe ai vetė do tė ndodhet para njė muri tė pakalueshėm. Njė vend i madh nuk ka nevojė pėr patriotė sepse ēdo vend i tillė punon pėr vete e jo pėr dreqin. Shqipėria po, ajo ka nevojė pėr patriotė e nacionalistė.

    @SPEKTRI

    warning: scary picture below....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Hygerta Sako - ish miss shqiperia

    Dietat spartane tė Hygertės - Rilindja e Hygerta Sakos me anė tė dietave. Prezantuesja televizive dhe ish-Miss Albania rrėfen katėr muajt e sakrificės sė saj pėr tė humbur 13 kilogramė. Regjimi qė u rekomandon ajo vajzave obeze


    Belina Budini @ spektri

    TIRANĖ - Telefoni i saj kėto ditė nuk pushon sė rėni. Janė njerėz tė panjohur qė e marrin nė shtėpi e nė rrugė. Jo detyrimisht fansa tė saj. Por fansa tė dietės sė saj tė fundit. Tani nuk e ka mė bezdinė e komenteve pėr obezitetin, por shqetėsimi i ri i Hygerta Sakos janė telefonatat dhe njerėzit qė e ndalojnė nė rrugė pėr t'i kėrkuar dietėn efikase qė e ka bėrė tė bjerė nga pesha ish-Miss Albanian dhe prezantuesen televizive. Ajo mė nė fund i ėshtė afruar formės sė saj tė mirė. Shumėkush e ka vėnė re dhe kjo nė sajė tė ekranit tė TVSH, vitrina e saj mė e fundit qė e ekspozon afėr mesnatės pėr publikun kryesisht mashkullor dhe tifoz tė sportit. Gjithēka falė disiplinės sė rreptė qė Hygerta Sako po ndjek qysh prej katėr muajsh nė tė ushqyer, pėr tė mos qenė mė shembulli i elegancės sė humbur. Megjithėse do t'i duhet edhe ca kohė e ca dieta tė tjera qė tė bėjė pjesė tek elegantet. Sido qė ka fituar njė betejė, duket se luftėn e ka ende pėrpara. Por ja se si arriti Hygerta, pas gjithė kėtyre viteve gjatė tė cilave ka akumuluar kile tė tepėrta, tė humbasė 13 kilogramė nė katėr muaj. Ajo vetė tregon pėr "Spektrin" sekretin e formės sė saj tė rigjetur, tė cilėn e quan rilindje edhe nga pikėpamja shpirtėrore, cilat janė llojet e dietave qė ajo ka ndjekur dhe ēfarė u rekomandon femrave mbi peshė pėr tė luftuar kundėr kilogramėve tė tepėrt.

    Dietat qė mė rilindėn
    Dietėn e parė, njė dietė spartane dhe e shpifur, siē e cilėson ajo, e ka nisur nė muajin shkurt tė kėtij viti, kohė kur vendosi befas tė luftojė pėr tė fituar formėn e humbur trupore. Me gjithė moskokėēarjen e saj tė shpallur dhe ekuilibrin e brendshėm pėr tė sfiduar tė jashtmen, e kuptoi qė mbipesha po shndėrrohej nė njė andrallė tė vėrtetė pėr tė. "Filluan tė mė shqetėsonin komentet pėr dukjen time dhe njė ditė tė bukur, krejt papritur, nuk e di as vetė se si, m'u mbush mendja dhe vendosa tė mbaj dietė seriozisht, sepse deri atėherė kisha nisur plot tė tilla e nuk kisha pasur durimin e forcėn pėr t'i ēuar deri nė fund, gjithnjė i lija nė mes", - thotė ajo. "Dieta e parė zgjati njė javė dhe ishte njė ditė supe, duhet tė them shumė e shpifur, sepse nuk mė shijonte aspak, por edhe e rreptė. Me anė tė saj humba vetėm 3 kilogramė. Nuk do t'ua rekomandoja vajzave qė duan tė bien nga pesha. Dietat e tjera mė rezultuan mė pozitive", - shton Hygerta. Me anė tė dietės sė dytė ka rėnė 6 kilogramė nga pesha, por ka qenė njė dietė e gjatė, pėr tė cilėn ka sakrifikuar 24 ditė radhazi. "E respektova me rigorozitet kėtė dietė, mund tė them se ishte e vėshtirė, por jo e pamundur. Bėhet fjalė pėr njė dietė kimike, e cila konsiston nė dieta ditore specifike. Kėshtu, gjatė njė dite merr vetėm albuminėn. Nė njė ditė tjetėr vetėm karbohidratet e kėshtu me radhė", - tregon ajo duke shtuar se e rėndėsishme ėshtė qė pas dietės tė mos nisėsh me tė ngrėnėn si mė parė. "Pas ēdo diete kam mbajtur gjithashtu njė regjim strikt, kryesisht me fruta ose perime tė gjalla, sigurisht pa bukė fare". Dieta e saj e tretė i ka shkaktuar mė tepėr andralla dhe ėshtė e vetmja qė nuk e ka ēuar deri nė fund. Duhej ta mbante pėr njė javė, por e ka lėnė nė ditėn e pestė, sepse siē tregon nuk ia ka mbajtur organizmi: "M'u ul tensioni dhe pata vėrtet shqetėsime, prandaj u detyrova ta braktis. Ishte njė dietė karote dhe vezėsh tė ziera". Dietėn e katėrt po e vazhdon ende dhe do tė zgjasė dy javė. Ende nuk e di sa e suksesshme do tė jetė, por thotė se shigjeta e peshores sė saj ndalet tashmė tek pesha 62 kilogramė dhe jo tek 76, ku ndalej para katėr muajsh. "Tani jam vetėm 500-600 gramė mbi peshėn time ideale. Sidoqoftė, unė po kujdesem ende dhe pasi tė pėrfundoj kėtė dietė tė fundit nuk kam ndėr mend t'i futem prapė ushqimit pa kujdes. Aktualisht ha shumė kivi, qė ėshtė njė tretės shumė i mirė, por edhe fruta e zarzavate tė tjera. Kafen e pi gjithnjė pa sheqer, vetėm me pak qumėsht dhe nė kėtė mėnyrė vazhdoj tė humbas ēdo ditė nga 100 gramė. Por pėrveē formės ajo shton se ka pėrfituar shumė edhe nė aspektin shpirtėror. "Jam pėrmirėsuar shumė edhe nga pikėpamja shpirtėrore. Ama, dua tė falėnderoj shumė babanė tim, i cili mė ka ndihmuar shumė pėr tė mbajtur dietėn, pasi duhet njė kujdes i veēantė dhe njė njeri qė tė pėrkujdeset pėr ushqimin kur mban dietė." Pas gjithė kėtyre dietave mė nė fund ka vendosur tė bėjė edhe palestėr, por jo para shtatorit, kohė kur do tė ketė mbaruar edhe pushimet, qė thotė se do t'i kalojė me shoqėrinė nė Sarandė.

    Tani edhe nė radio
    Megjithatė, forma nuk se luan ndonjė rol pėr programin e ri qė Hygerta Sako drejton nė radion "Boom Boom Room", njė emision qė ajo e drejton tri herė nė javė, paradite pėr dy orė, nga ora nėntė deri nė 11. Emisioni quhet "Boom Boom Summer" dhe mbushet me muzikė, tė cilėn e prezanton ajo sė bashku me informacionet pėrkatėse. "Nuk mund tė them se jam dashuruar me radion, por po argėtohem shumė. Aq mė tepėr qė emisioni ėshtė muzikor dhe nga ajo lloj muzike paksa nostalgjike dhe e vjetėr qė mua mė pėlqen shumė personalisht. Ka edhe muzikė tė viteve '60, tuist, kishtare etj. Ama, kemi nė projekt qė emisionin shumė shpejt ta kthejmė nė tė pėrditshėm dhe nga 3 orė", - tregon pėr punėn nė radio, duke shtuar se televizioni megjithatė ėshtė gjithēka ajo kėrkon pėr veten. Emisioni sportiv qė drejton nė TVSH sė bashku me gazetarin Genc Ymeraj ia jep atė qė do: kėnaqėsinė e shfaqjes nė ekran ēdo natė. Pas eksperiencės sė parė nė njė emision sportiv me Reis Ēiēon para pesė vjetėsh, Hygerta i ėshtė rikthyer njė emisioni tė ngjashėm, qė nuk quhet mė "Sport & Shou", por "Euro Shou". Ajo vetė ėshtė tifoze e Partizanit nga skuadrat e vendit, e Italisė nė sportin e huaj dhe e Milanit nė sportin italian.

    Shfaqjet e Hygertės
    Pas shpalljes Miss Albania ėshtė njėra nga drejtueset e tri festivaleve tė dimrit radhazi: mė 1997, mė 1998 dhe mė 1999. Dy vitet e para drejton edhe dy festivalet e pranverės. Prezanton nė "Miss Shqipėria 2000" dhe nė "Miss Shqipėria 2002", nė "Mbretėresha e Detit 2001". CV-ja e saj si prezantuese vazhdon me "Netėt e klipit shqiptar 2001", prapė mė 2004, nė "Miss dhe Mister Kosova 2002", nė emisionet "Sport and Shou", "Kolazh", "Zoom", mandej nė Kosovė, ku pėr gjashtė muaj drejton emisionet "Shou i sė shtunės" dhe "Ndryshe nga tė tjerėt".


    Look
    Po pėrgatitet tė rinovojė garderobėn sepse veshjet nuk i bėjnė mė pas rėnies nga pesha. Thotė se paratė preferon t'i shpenzojė kryesisht nė Itali, ku blen thuajse tė gjitha veshjet. Ndėrsa veshjet pėr ekranin gjatė shfaqjeve tė fundit nė "Euro Shou" i blen nė butikėt e Tiranės. Thotė se preferon tė jetė veēanėrisht klasike dhe e veēantė nė mbrėmje, por nuk duket mė pak e kujdesshme dhe ekstravagante edhe nė look-un e ditės, nė momentin qė dekoltenė e thellė nuk e mėnjanon as nė kafet e ditės nė ish-Bllok. Mban vetėm njė orė qysh prej shumė kohėsh dhe njė unazė, qė thotė se, megjithėse nuk ėshtė aq e bukur, e mban sepse ia ka dhuruar motra. Sė fundi ka lidhur nė kyēin e dorės njė byzylyk me emrin e vet, shenjė e tė gjitha vajzave tė grupit tė saj shoqėror, qė mbajnė ashtu sikurse ajo byzylykė tė tillė me emrat e secilės. Thotė se i pėlqejnė shumė aksesorėt, sidomos vathėt dhe varėset. Pėrdor linjat kozmetike mė tė mira, si "Lancome", "Christian Dior" e "Yves Saint Lorent", pėr trupin "Vichy" dhe "Lancome", por thotė se nuk ėshtė manjake pas produkteve kozmetike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Hygerta Sako
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Me nje fjale une nuk e mora vesh se per c'diete behej fjale, vetem perserit ca fjale te thena nga Hygerta dhe ja u be artikulli.

  7. #17
    lol sa e forte

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Une dua te di ne c'diete jane keta te tharet ketu poshte...modelet tane shqiptare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Blendi Fevziu

    Shqiptarė me jetė tė shėnjuar

    Njė popull qė nuk njeh tė shkuarėn padyshim qė ecėn kuturu nė tė ardhmen e tij. Kjo ka qenė filozofia ime dhe besoj se rishkrimi korrekt i historisė sė Shtetit shqiptar, edhe pėr arsye se ėshtė mė pak se 92 vjeēare, do tė ndodhė nė njė tė ardhme jo tė largėt.

    Estela Ziu @ SPEKTRI

    Blendi Fevziu i njohur nga tė gjithė si analist nė median e shkruar dhe televizive vjen mė pranė publikut me librin e tij tė fundit "50 + 1", njė pėrmbledhje esesh qė sjellin nėpėrmjet historive personale tė vėrtetėn e njė brezi tė ngujuar mes nostalgjisė tė sė shkuarės dhe ngasjes tė sė ardhmes.

    Njė jetė e shėnjuar, d.m.th...

    Jeta e njeriut shėnjohet shpesh nga diēka e veēantė, diēka qė mund tė jetė momentale, njė lloj ngjarje e njohur, emocionale, por edhe diēka qė ėshtė mė shumė njė gjendje, qė shtrihet nė kohė dhe hapėsirė dhe qė ndikon fort nė mėnyrėn e formimit tė tij. Kur njeriu nuk ka njė emocion tė fortė, tronditės qė mund t'i shėnjojė jetėn e tij, i duket sikur nuk ka pasur asgjė tė veēantė. Nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Jeta jonė ka qenė e shėnjuar nga shumė faktorė bashkė, dhe mbi tė gjitha, nga fėmijėria dhe rinia jonė e hershme. Jemi rritur nė njė kohė duke endėrruar dhe besuar njė tė ardhme ndryshe dhe nė momentin qė duhej tė dilnim nė jetė, befas kuptuam se gjithēka kish ndodhur deri atė ditė, nuk na hynte, ose na hynte fare pak nė punė. Kėshtu u nisėm drejt njė jete, stili dhe filozofie tjetėr, por gjithnjė tė shėnjuar nga formimi ynė. Me kėtė lloj dyzimi besoj se kemi ecur deri mė sot, dhe ky ka qenė sa fati, aq edhe fataliteti ynė.


    Njė libėr qė tė jep ndjesinė e bashkimit tė dy realiteteve, tė ndryshme nė pamje, atė qė besuam se ishte dhe atė qė po zbulojmė..., nuk ju duket sikur ky lloj paralelizmi mund tė jetė i vlefshėm edhe pas disa vitesh duke iu referuar tė tashmes qė jemi duke e jetuar?

    Ndoshta po, ndoshta jo. Sepse shumė nga tė rinjtė e sotėm po rriten nė njė realitet qė ėshtė mbase mė i ashpėr dhe mė i rėndė, por i ngjashėm me realitetet e shumė vendeve tė tjera tė botės. Ata nuk kanė njohur sistem tjetėr dhe i mirė apo i keq, ky ėshtė sistemi i tyre ideal. Nė u rritėn nė njė sistem, u edukuam nė tė dhe u detyruam tė jetojmė nė njė sistem krejt tjetėr. Tė gjithė bėsojmė se jemi tė aftė pėr kėtė, por brenda vetes ruajmė ende plot reminishenca. Shumė nga termat apo idetė e kėsaj kohe, janė ende tė panjohura, ndėrkohė qė shumė nga detajet e viteve kur ke qenė fėmijė, t'i i mban mend ende.

    Ēfarė ju ka mbajtur tė lidhur pas Shqipėrisė?

    Mund ta lexoni nė njė nga esetė e mia! Nuk di ta them me saktėsi. Njeriu lind dhe formohet nė njė vend. Ka njerėz qė lidhen mė fort pas njė vendi, siē ka tė tjerė qė ndihem mė tė lirė. Unė i pėrkas kėtij grupi tė parė. Mund tė kisha dashur t'i takoja tė dytit, nė Universitet, besoja realisht kėshtu, por nuk ndodhi. Tani ka njė mijė detaje qė mė lidhin me vendin tim. Por unė besoj se kjo ndodh tek shumė vetė. Vite mė parė, jam takuar me Antoni Athanasin nė Boston. Kishte ikur nga Shqipėria, 5 vjeēar nė vitin 1915 dhe megjithėse nuk ishte kthyer nė Shqipėri pėr thuajse 75 vjet vuante nga malli pėr tė. Ėshtė njė lidhje e ēuditshme, qė ndihet gjithnjė, por shpjegohet rrallė.

    Sa kohė ju ėshtė dashur tė shkruani librin? Pėrveē numrave tė pėrmbajtjes, a ka ndonjė kuptim tjetėr 50+1?

    Janė ese tė shkruara nė thuajse 3 vjet. E para ka qenė diku nė vjeshtėn e vitit 2001. Qenė reflektime tė shumė udhėtimeve, tė shumė detajeve qė kishin shėnjuar momente tė caktuara tė udhėtimeve apo edhe jetės sime, nė Shqipėri apo jashtė, si dhe reflektime tė leximeve tė teksteve tė historisė apo kujtimeve tė njerėzve tė Shquar tė Shqipėrisė. Titulli nuk ka kuptim tė madh, por e kisha vėshtirė tė gjeja dikė tjetėr dhe ky m'u duk realisht mė i veēanti.

    Mė tepėr i prirur drejt analizave historike...Ėshtė venė re njė tendencė pėr tė zhbiruar nė njerėz dhe fakte qė tashmė i pėrkasin njė kohe tė shkuar. Shumė mund tė pyesnin ku doni tė dilni.

    Historia ka qenė njė pasion i vjetėr imi dhe fati e ka sjellė qė familja ime tė ketė qenė e involvuar fort nė historinė shqiptare tė viteve 1900 - 1924. Shumė nga versionet e historisė sė viteve tė komunizmit unė i kam ditur qė fėmijė qė kanė qenė tė trukuara. Mė pas kam vėnė re se rishkrimi korrekt i historisė ka qenė njė nga dimensionet e rilindjes dhe rimėkėmbjes, morale, ekonomike, por edhe demokratike tė disa vendeve tė tjera ish komuniste. Tek ne kjo nuk ndodhi, ose sa herė u nis, u nis e politizuar. Njė popull qė nuk njeh tė shkuarėn padyshim qė ecėn kuturu nė tė ardhmen e tij. Kjo ka qenė filozofia ime dhe besoj se rishkrimi korrekt i historisė sė Shtetit shqiptar, edhe pėr arsye se ėshtė mė pak se 92 vjeēare, do tė ndodhė nė njė tė ardhme jo tė largėt.

    Sa ndikojnė preferencat nė emisionet qė ju bėni? Ėshtė parė se e trajtoni me njė ndjeshmėri tė veēantė ēėshtjen e monarkisė, apo familjes Zogiste.

    Nuk ėshtė e vėrtetė. E para tradicionalisht familja ime ka qenė nė njė lloj konflikti me monarkinė e Mbretit Zog. E dyta, personalisht jam me bindje tė ngulitura republikane. Ajo qė ju thoni ėshtė njė lloj perceptimi qė vjen nga bindja ime se historia duhet shkruajtur ashtu siē ėshtė. Kjo kėmbėngulje, duke filluar qė nga koha e Mbretėrimit tė Zogut dhe sidomos roli i tij nė politikėn shqiptare tė viteve 1913 - 1946, ka bėrė qė shumė herė tė dukem si u angazhuar nė mbrojtje tė njė personi apo njė kohe.

    Gazetar me fat

    Blendi Fevziu ėshtė shembulli real i njė gazetari tė sukseshėm. Ndiq instiktin tėnd! Ėshtė parimi qė Fevziu qė do t'i kėshillonte kujtdo qė do tė kishte dėshirė qė njė ditė tė ndihej i realizuar, pėrfshi kėtu edhe vajzėn e tij.

    Ai vetė i pėrket atij brezi qė nuk pati fatin tė ketė modele dhe kėtė e quan njė pjesė tė fatalitetit tė asaj kohe. "Edhe pse nuk duket shumė tragjike, ngėrthen brenda vetes njė dramė. Modeli i vetėm letrar qė mė ka frymėzuar ka qenė Kadare, ndėrsa heroi qė mė ka magjepsur nė njė farė mėnyrė fėmijėrinė dhe adoleshencėn ėshtė Napoleoni. Nė zyrė dhe nė tavolinėn e punės nė shtėpi mbaj gjithnjė njė bust nė miniaturė tė tij."

    Pas 13 vitesh nė kėtė profesion Blendi e ndien veten me fat dhe tė privilegjuar qė i pėrket atij grupi njerėzish tė kėsaj bote qė bėjnė atė punė qė do tė ėndėrronin tė bėnin. "Nuk e di se si do tė ndihesha nė njė profesion tjetėr, tė cilin do tė isha i detyruar ta ushtroja pėr tė mbijetuar, ose qoftė edhe pėr tė jetuar mirė. Shumica e njerėzve e bėjnė kėtė nė jetė dhe padyshim qė nuk mund tė quhen me fat. E kam ndjerė kėtė shumė herė dhe besoni se ėshtė njė kėnaqėsi e madhe kur ēdo ditė ēohesh me idenė se ke shumė gjėra pėr tė bėrė dhe se shumė pak prej tyre janė tė mėrzitshme pėr ty."

    E pra nėse ju lind njė fije dyshimi qė Fevziun mund ta shohim politikan, rrini tė qetė sepse ai ka zgjedhur tė jetė nė politikė, por jo drejtpėrdrejtė, vetėm nėpėrmjet gazetarisė, tė cilėn nuk ka ndėrmend ta tradhėtojė.

    Dikur mendonte se e ardhmja e tij do tė ishte letėrsia; "Nė fakultet filloi tė mė tėrhiqte ideja e njė gazetarie kulturore. Politikėn nuk e kisha menduar kurrė. Nė fund tė vitit 1988 nė vitin e parė tė fakultetit fillova tė punoja si pjesė e stafit tė gazetės vullnetare Studenti, duke u marrė me faqen kulturore. Kryesisht merrja intervista tė shkrimtarėve tė njohur, ose shkruaja pėr kuriozitete nga jeta letrare apo kulturore botėrore. Nė Janar tė vitit 1991, kur mė nė fund isha impenjuar nė lėvizjen e studentėve kundėr komunizmit, Preē Zogaj, njė gazetar i Zėrit tė Rinisė nė atė kohė mė ftoi tė merrja pjesė nė themelimin e gazetės RD qė ishte gazeta e parė opozitare pas mė shumė se 70 vjetėsh nė Shqipėri. Dy javė mė parė unė e kisha ftuar Preēin tė bashkohej me lėvizjen e studentėve pėr pluralizėm. Qė nga Janari i 1991 kam qenė gjithnjė nė gazetari, duke u shmangur ēdo ditė, nga gazetaria kulturore, drejt asaj politike".

    Gazetar analist, drejtues i "Opinion" emision i pėrjavshėm politik, dhe drejtor i gazetės "Korrieri", janė tė gjitha tregues suksesi e pse jo dhe pushteti. E sidoqoftė ky i fundit nuk mund tė qėndrojė larg kompromiseve qė nė tė shumtėn e rasteve shkojnė deri nė njė limit shpesh herė kėrcėnues dhe problematik. Ai vetė shprehet se nė njė realitet dhe nė njė shoqėri si kjo jona je i detyruar shpesh herė tė bėsh kompromise, duke shtuar: "Ata qė pretendojnė tė kundėrtėn ju gėnjejnė.. E rėndėsishme ėshtė tė mos prekė thelbin e profesionit dhe filozofinė tėnde. Nėse kjo ndodh nuk je mė asgjė."

    I gjendur mes ekranit e medias sė shkruar Fevziu thotė se midis tyre ka njė ndryshim thelbėsor. I pari ėshtė mė i dukshėm, mė i pranishėm, mė masiv, por gjithnjė i pėrciptė dhe shumė rrallė i thelluar. "Nuk do ta shkėmbeja kurrė statusin e gazetarit tė shtypit tė shkruar me atė tė gazetarit televiziv. Gazetaria e shkruar tė jep njė dimension qė nuk e gjen dot kurrė nė TV. Sa herė merrem me kėtė krahasim mė vjen ndėrmend sllogani i famshėm i Aristotelit: Forca e bindjes nuk ka tempull tjetėr pėrveēse fjalėn."

    Treshja simpatike

    Ines (e shoqja) dhe Mishel (vajza) janė dy femrat simpatike tė familjes sė vogėl Fevziu, tė cilave u duhet tė "sakrifikojnė" mė shumė pėr hir tė profesionit tė Blendit.

    Edhe pėr Blendin, mes familjes e punės, ėshtė njė pozicion shumė problematik pėr mungesė tė orareve; "Shumė herė koha e lirė apo drekat dhe darkat me miq, janė po ashtu ambiente pune. Eshtė shumė e vėshtirė tė kuptohet nga shumė vetė, por njė gazetar ėshtė 24 orė nė punė. Natyrisht ka shumė kohė midis, por asnjėherė nuk shkėputet dot krejt nga puna e tij, kjo nuk ndodh. Nė kėtė aspekt, shumė herė ato trazohen, por kur dikush, qoftė gruaja apo burri mėsohet me njė gazetar apo gazetare, kjo bėhet diēka e kėndshme."

    E Ines duhet tė jetė mėsuar trashmė me "vėshtirėsitė e Blendit", pas plot dhjetė viteve qė janė bashkė. Edhe pse janė njohur shumė vite mė parė; Blendi nė vit tė parė Fakultet e Ines nė vit tė parė gjimnaz, nė shėtitjet nė parkun Rinia, vendin e takimit mes tė rinjve.

    "Parku Rinia ka shėnjuar po ashtu rininė e shumė prej bashkėmoshatarėve tė mi, ose edhe atyre mė tė mėdhenj. Ishte nė njė farė mėnyrė, ekrani i suksesit, plateja e misit, disdenca, por edhe sfida jonė e pėrditshme. Ishte njė vend absolutisht qytetar, madje shumė herė mė fin se sa zhurma e sotme e lokaleve tė ish Bllokut."

    Vajza Mishel, ėshtė vetėm 2 vjeē, ende e vogėl pėr tė kuptuar tė gjitha gjėrat, ndėrsa blendi shpesh trembet nga ideja se mund t'i plotėsojė vajzės tė gjitha ato gjėra qė i ka ėndėrruar, por qė i kanė munguar vetė nė jetė, duke e quajtur kėtė njė njė kurth tė keq, pėr t'ia bėrė jetėn asaj mė tė lehtė; "Njeriu duhet mėsuar qė tė ēajė nė jetė dhe nėse unė arrij qė ta rrėnjos kėtė gjė tek vajza ime do tė ishte e mrekullueshme. Mė kujtohet gjithnjė njė thėnie e Zhaklin Kenedit: Nėse nė jetė nuk ke ditur tė rritėsh fėmijė tė mirė dhe tė mbarė, nuk ke bėrė asgjė...".

    Koha kur tė tre mund tė ndihen tė qetė janė ditėt qė kalojnė nė apartamentin e tyre nė plazh, pranė malit tė Robit, nė njė kompleks shumė simpatik. Edhe pse kanė kohė qė nuk bėjnė pushime tė mirėfillta, nuk i humbasin udhėtimet e shpejta nė fundjava.

    Pėr Blendin udhėtimi ėshtė njė dimension i rėndėsishėm i jetės dhe kurrė nuk pėrton tė pėrgatisė njė valixhe. Vetėm gjatė korrikut ka qenė nė Hungari, Suedi, Finlandė, Itali, Bosnjė e Maltė. "Besoj se do tė shkoj ende edhe nė Marok e Greqi. Janė udhėtime tė shkurtra dy ose tre ditė, por gjithnjė interesantė."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #20
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Une dua te di ne c'diete jane keta te tharet ketu poshte...modelet tane shqiptare
    diete groshesh

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Me kė personazh publik ngjasoni?!
    Nga BOKE nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 11-03-2024, 11:02
  2. Futbollistėt shqiptar nėpėr Europė
    Nga dodoni nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 01-07-2014, 10:44
  3. Personazh shqiptar ne serialin anglez "Hollyoaks"
    Nga Dr Rieux nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2007, 12:43
  4. Kė personazh filmi do preferonit tė luanit?
    Nga bayern nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •