Dhimitėr Gjoka: Ndjehem i "mbushur" nga puna ime @ SPEKTRI
Qė prej 30 vitesh nuk i ėshtė ndarė ekranit ose mė mirė ky i fundit nuk e ka braktisur atė. Pas njė pėrvoje nė shumė fusha gazetarisė televizive, Dhimitėr Gjoka ndjehet i kėnaqur por jo "i ngopur" gjer nė fund. Njė pėrvojė e gjatė nė transmetimin e edicioneve tė lajmeve, nė regjinė televizive, njė sėrė trajnimesh nė kėtė fushė, botime dhe role aktoreske duket se i kanė dhėnė njė pamje mbase tashmė mė tė plakur por mė tė fisme. Qė prej disa kohėsh shikuesit e shohin atė nė ekranin e "Top Chanel", nė profesionin me tė cilin fitoi dhe simpatinė e tyre, atė tė folėsit. Por projektet janė thuajse pas shpine. "Puna e folėsit, ėshtė hobi, profesionin tim tė vėrtetė, regjinė nuk e lė kurrė pas dore", thotė ai pėr revistėn "Spektėr". Ėshtė nderuar me njė sėrė ēmimesh ndėrkombėtare si Ēmimi i Madh ndėrkombėtar nė Assisi tė Italisė pėr regjinė mė tė mirė dhe ėshtė vlerėsuar me "Antenėn e Artė" nė 40 vjetorin e Televizionit Shqiptar pėr kontribut tė lartė televiziv. Jeta dhe puna nė televizionin publik, eksperienca nė mediat private dhe jeta familjare e Dhimitėr Gjokės "rrėfehen"...
Ju shohim sėrish nė ekran, po aq tė gjallė sa ē'jemi mėsuar gjithmonė. Si ndjehet Dhimitėr Gjoka pas kaq vitesh?
Profesioni i folėsit ėshtė njė hobi pėr mua. Meqė dalja nė ekran ėshtė e pėrnatshme duket sikur merr vlera parėsore sepse portreri yt "godet" syrin e shikuesit. Ėshtė njė privilegj mė vete, sepse ti je pjesėtar i vazhdueshėm i familjeve qė tė ndjekin. Por kjo nuk do tė thotė qė unė kam lėnė pas dore profesionin tim tė vėrtetė, regjinė. Aktualisht punoj nė kanalin "Top Chanel", pėrsėri i dukshėm nė ekran, por me mė shumė impenjim, sepse ma detyron cilėsia e kėtij kanali. Nė kėtė detyrė tė re vij pas njė ngritjeje qė i bėra televizionit ALSAT nga ana regjisoriale. Puna nė kėtė stacion ishte e madhe dhe pėrveē kėnaqėsisė mė dha dhe njė mundėsi tė re pėr tė punuar dhe mė gjatė nė njė media private. Problematike ishte ana regjisoriale pasi gazetarėt vinin nga shtypi i shkruar dhe shumė prej tyre nuk mėsoheshin dot me kamerėn, nuk dinin ē'ishte montazhi televiziv ndoshta dhe tė mbanin mikrofonin, por dua tė theksoj se ishte njė pėrkushtim tėrėsor regjisorial qė i dhashė atij televizioni. Por arrita dhe nė njė konkluzion qė shkolla e gazetarisė kishte shumė elementė mangut pasi studentėt nuk pėrgatiteshin pėr anėn fonike dhe vizive.
Njė ofertė mė e mirė ekonomike ju shkėputi nga gjithė kjo punė?
Sigurisht qė ana ekonomike vlerėsohet, por dhe emri i kanalit. Pastaj shpresoj qė puna ime nė kėtė stacion nuk do tė mbetet nė kėtė pikė. Momentalisht dhe pse jam vetėm nė ekran, nė edicionet qendrore tė lajmeve, bėj njė pregatitje tė madhe. E tėrė dita ime pėrqendrohet nė fizikun dhe orarin kur unė do tė jem para ekranit. Mundohem t'u largohem streseve, lodhjeve, tavolinave joshėse sepse teleshikuesi qė tė ndjek dhe tė ka dhėnė besimin dhe respektin e tij nuk do t'ia dijė pėr hallet dhe problemet e tua. Ai nuk do tė shohė njė portret tė lodhur dhe qė nuk transmeton atė qė duhet.
Jo gjithmonė arrihet mosreflektimi i gjendjes emocionale qė mban pėrbrenda. Por gjithsesi me kohė arrihet qė tė jesh "standart" nė ekran?
Kjo nuk diskutohet. Eksperienca ėshtė e para qė tė ndihmon dhe bėhet njė armė shumė e fortė e jotja. Shndėrrohet nė atė sekretin tėnd profesional, e cila nuk mund tė shprehet me fjalė, ėshtė aty dhe tė qėndron pranė. Gjithsesi ngarkesa e ditės ėshtė e madhe dhe kur gjithēka del mirė unė s'pėrmbahem, jetoj me emocionin se ēfarė opinioni kam krijuar.
Por ekzaltimi i njė prezantimi tė shkėlqyer nuk arrin tė shuhet me kalimin e viteve dhe tė bėhet diēka e zakonshme?
Aspak. Ēdo dalje pėr mua nė ekran ėshtė njė premierė. Mundohem ta ushqej pėrditė profesionin pėrndryshe tė ha dita, koha dhe natyrisht emri i madh i stacionit.
Si i keni marrėdhėniet me kolegėt e rinj?
Ah marrėdhėniet! Shumė tė mira do tė thoja. Top Chanel ka njė kolektiv shumė ambicioz dhe me vlera.
E ndjeni ndryshimin e moshės, pasi stacionet televizive private duket se preferojnė mė tepėr imazhe tė rinj dhe dinamikė..
Do tė thoja qė kur e dashuron njė profesion dhe qėllimi i vetėm ėshtė ta pėrcjellėsh suksesshėm mesazhin atėherė nuk ka moshė pėr tė filluar apo mbaruar. Kuptohet secili ka format dhe mėnyrat pėr ta arritur kėtė.
Keni punuar nė tė njėjtin profesion pa u shkėputur gjatė dy sistemeve. Si e shikoni ndryshimin e gazetarisė shqiptare pas gjithė kėtyre viteve?
Mund tė them qė dhe gjatė sistemit tė diktaturės komuniste puna ishte e madhe dhe pėrkushtimi gjithashtu. Them qė ndryshimi qėndron tek klishetė dhe standartet tė cilave asokohe njė gazetar nuk mund t'u shpėtonte. Ti s'mund tė dilje jashtė kornizave. Ndėrsa sot kapėrcimi ėshtė shumė i madh; kemi mbėrritur nė lirinė e tė shprehurit dhe media ėshtė bėrė njė faktor i rėndėsishėm.
Si i kapėrcyet ju dhe kolegėt e brezit tuaj metodat klasike, apo tė themi tė adaptoheshin me njė gazetari tė re dhe krejt tė ndryshme e cila mė pas u bė nevojė?
Mbėrritja e demokracisė hapi dhe shumė dritare. Njerėzit e televizionit kishin nevojė t'i preknin nga afėr ato qė mund t'i kishin parė nė ekranet e huaja. Shumė profesionistė televizivė u kthyen me mendėsi konkrete marrė nga pėrvoja nė stacionet e huaja. Televizioni vazhdonte me ligjėsitė e vjetra dhe pėr kėtė arsye duheshin trajnuar njerėzit, pėr tė parė format e reja tė ndėrtimit tė njė spektakli, dokumentari apo emisioni. Nė kuadrin e kėsaj nisme isha dhe unė pjesė e kėtyre specializimeve.
Tashmė jeni njė person publik dhe i njohur pėr shumė breza. E ndjeni nė rrugė tė qėnurit nė vėmendjen e tė tjerėve dhe sa ju ndihmon apo pengon kjo gjė?
Tė them tė vėrtetėn ėshtė gjithnjė kėnaqėsi qė puna jote tė vlerėsohet. Nuk mė ka ndodhur asnjė episod i pakėndshėm, pėrkundrazi komplimentet janė tė shumtė kur eci vetėm dhe i shoqėruar. Ndjej vėshtrimet kurioze tė njerėzve qė u pėrkasin moshave tė ndryshme.
Po jeta familjare? A ju ndjejnė ata pranė meqenėse ėshtė njė profesion qė kėrkon shumė kohė dhe pėrkushtim?
Mendoj se jam njė familjar i mirė. Dua tė theksoj s unė jam nė shėrbim tė familjes dhe ajo nė shėrbim tim (qesh). Gjithsesi nė pėrgjithėsi nuk mė pėlqejnė kafenetė, qėndroj gjatė nė shtėpi, merrem me ndonjė okupim familjar dhe lexoj shumė.
Keni dy fėmijė. E shihni tek ndonjėri atė pėrpjekjen apo "damarin" pėr tė ecur si babai i tyre?
Si ēdo fėmijė dhe ata imitojnė, por kjo gjė nuk mund tė pėrcaktohet ende pasi ėshtė shumė herėt. Djali ėshtė nė vit tė parė tė shkollės sė mesme, ndėrsa vajza nė klasė tė parė. Pastaj nuk dua t'u imponoj asgjė tani pėr tani pasi ata kanė nevojė tė studiojnė dhe lexojnė sa mė shumė. Mė vonė do ta zgjedhin vetė rrugėn qė do tė marrin.
Ēfarė letėrsie preferoni tė lexoni?
Kohėt e fundit mė kanė tėrhequr vėmendjen dy botime historike mbi Shqipėrinė siē ėshtė "Enigma" e Robert d'Anzheli dhe trajtimi i historisė sė Shqipėrisė nga Abaz Ermenji. Studioj shtypin e pėrditshėm dhe skedoj gjėra kryesisht nga faqet kulturore pavarėsisht se nuk mund tė mė duhen momentalisht.
Aktualisht vėrtitet nė mendjen tuaj ndonjė projekt pėr tė ardhmen?
Sė shpejti mendoj tė nxjerr njė roman timin i cili trajton njė ngjarje tė zvilluar nė vitet '60-'70 e vendosur nė Himarė. Gjithashtu mund tė them vetėm se jo shumė larg do mė shihni nė spektakle apo tė angazhuar nė realizimin e ndonjė dokumentari.
Dhe sa gjatė e mendoni veten "tė aftė" dhe kaq vital pėr tė qėndruar nė ekran?
Nuk mund ta pėrcaktoj. Por njė gjė ėshtė e sigurt: do tė doja ta ndjeja vetė momentin e largimit pa ma thėnė tė tjerėt.
Intervistoi: Blerina SHIRA
Krijoni Kontakt