Tema shkruan:

--------


AKTUALITETI

Ankesė nga 34 familje nė Pallatin "Moskat" shkalla 3 dhe 4 Tiranė kundėr lidhjeve tė Ylli Rakipit me Edi Ramėn

Pallati i "Albanias" po na merr frymėn

Njė grup familjesh ka sjellė nė redaksi njė letėr-ankesė kundėr Edi Ramės, e cila i drejtohet kryeministrit Nano, pėr shkak se rrėzė pallatit tė tyre po ndėrtohet njė pallat i ri, i cili u ka bllokuar rrugėn hyrėse, kanalet e ujėrave tė zeza dhe ambientet argėtuese. Sipas letrės, firma e ndėrtimit nuk ka leje pėr kėtė ndėrtim dhe ajo ka tejkaluar lartėsinė e pėrcaktuar pėr kėto raste. Po ashtu 34 familjet nėnshkruese pohojnė se firma e ndėrtimit ka tejkaluar kufirin pronėsor duke futur nė sinoret e veta edhe rrugėn publike tė pėrcaktuar nga projekti i hershėm. Nė letėr banorėt i bėjnė thirrje Edi Ramės qė "nėse nuk ėshtė bashkėpronar" me Ylli Rakipin duhet menjėherė tė ndėrhyjė qė ta ndalojė kėtė ndėrtim tė paligjshėm sipas tyre.

Qytetarėt ankohen edhe ndaj Mark Nikollit dhe nė fund e mbyllin me njė apel pėr kryeministrin Nano ku thonė se - nė rast tė qėndrimit indiferent, mos na konsideroni mė elektorat tuajin!



Ankesė

Drejtuar:

Kryeministrit Fatos Nano

Deputetes sė zonės Ermelinda Meksi



Kundėr:

Kryetarit tė Bashkisė Tiranė Edi Rama

Drejtorit tė Policisė sė Ndėrtimit Mark Nikolli



Pallati i gazetės "Albania"

Ka disa javė qė ka filluar ndėrtimi i njė pallati nė ish territorin ku ka qenė vendosur gazeta "Albania". Me njė nxitim tė madh firma e ndėrtimit po punon pėr tė kapur lartėsinė.

Nuk kemi asgjė me KKRT, e cila mund tė ketė vendosur pėr tė lejuar ndėrtimin e njė pallati nė njė shesh tė caktuar, pronė shteti apo private. Ne na shqetėson shkelja flagrante e ligjit nga Bashkia e Tiranės, mosrespektimi nga ana e firmės, i projektit tė miratuar, qendrimi kriminal i Policisė sė Ndėrtimit Tiranė dhe asaj tė Pėrgjithshme.

Kryetari i bashkisė Tiranė Edi Rama, ka disa ditė qė kėrkon nga ndėrtuesit tė paguajnė mė shumė pėr pjesėt qė kanė ndėrtuar pa leje dhe jashtė projekteve. Nė qoftė se ai e ka seriozisht, pėrse nuk kėrkon zbatimin e ligjit pėr ndėrtimin qė po bėhet nė territorin shtetėror ku ka qenė gazeta "Albania"?!



Pėr Edi Ramėn

Zoti Edi Rama, - nėse nuk je bashkėpronar, nėse nuk ke marrė para nga ndėrtuesi, duhet menjėherė tė ndalosh qė territori tė shkojė pėr lesh. Apo leshi tonė tė pėlqen!?

-Kush pėrgjigjet qė ndėrtuesi ka dalė jashtė sipėrfaqes qė ka pasur tė rrethuar mė parė dhe ka pushtuar hapėsira publike.

-Kush pėrgjigjet qė ėshtė mbyllur rrugė kalimi publik qė prej vitesh ėshtė i tillė nė projektin e lagjes?

-Kush pėrgjigjet qė ėshtė bllokuar dera kryesore e hyrjes sė pallatit dhe nuk lejohen banorėt tė lėvizin nė pronėn e tyre?

-Kush pėrgjigjet qė firma e ndėrtimit ka dėmtuar kanalin e ujėrave tė zeza pėr tė cilin minibashkia e lagjes 5 investoi 20,000 milion lekė tė vjetra?

-Kush pėrgjigjet pėr bllokimin e tė gjithė kanalizimeve tė jashtme, tė cilat kanė bėrė qė pallati tė mbytet pėrsėri nga ujėrat, tė cilat nuk kanė se nga dalin?!

-Kush pėrgjigjet qė ėshtė shkelur ligji pėr urbanistikėn?



Pėr Mark Nikollin

Zoti Mark Nikolli; Pėrse lejoni shkelje flagrante tė ligjit nė kėtė rast ndėrtimi?

-Firma e ndėrtimit nuk ka leje ndėrtimi;

-Ajo ka dalė jashtė projektit;

-Pse lejoni tė bllokohen ambjente publike dhe tė dėmtohet investime publike nga njerėz tė papėrgjegjshėm.

-A kemi tė drejtė tė mendojmė se ju jeni korruptuar nga ndėrtuesi?!



Pėr Nanon dhe Meksin

Nė rast se nuk reagohet nga kėrkesa jonė deri tė premten, atėherė ditėn e hėnė do t'i drejtohemi gjykatės me ankesė pėr shkeljet flagrante tė firmės sė ndėrtimit dhe do tė depozitojmė edhe ankesė pėr veprimet dhe mosveprimet tuaja.

Kryeministrit z.Nano dhe deputetes znj.Meksi, nė rast tė qendrimit indiferent, i themi qė tė mos na konsiderojnė mė elektorat i tyre.

Nga 34 familje nė Pallatin "Moskat", shkalla 3 e 4 Tiranė









-----------



di llafe (meqe dhe banoret e Moskateve flasin kriesisht gjiro-Delvino-jorgucatce) ..


Kur u prishet rehati Socialisteve tirano-rejas ata dhe protestojne..
he me u lumte..

Pallatet Moskat ne tiran te re dikur ishin model i ndertimit.. e i konceptit modern te arkitektures..

Pallat.. me max 4-5 kate ..lulishte e jeshillek para e mbrapa pallatit e rrug te rregullta per hyrje dalje te banoreve ..

Pallati i pare nuk ja pengonte diellin te dytit mbrapa sepse ishte hapsira e llogaritur ne mes pallateve..

shkollat e kopshtet afer dhe ato gjithashtu me hapsira jeshilleku e kende sportive..

e kto ndertime bere ktu e 60-70 vite para.. pa hyre koncepti spiro-koleko-ist i rrasjes se pallateve..me njeri tjetrin..

natyrisht ne koh te Spiro enver Ramizve aty banuan gjat kohes PPSH-se garnitura e PPSH-se dhe shofero-pastruesit e bllokut e aty votohet natyrisht per Nano rucot..
Nejse..

mirpo koncepti PPSH-ist i ndertimit ..ose i mos-ndertimit ..pra i lenies se ndertimeve te kohes Zogo-musoliniane na paska qen lule para MENXYRES Ndertimore te epokes Berisho-Mekso Rakipo-edvino-Nanoisto-tritano-Polliste..

sot tirana re eshte bere nje vend i pa banueshem..ose ku femijet nuk mund te banojne dot me..

aty banojne vetem benzat prej Llamarine.... dhe ato te rrasur pran njeri jatrit..

rrofte Mafia ndertimore -Gazetaro-politikano-demo-Socialiste..