Ikonat jane piktura te bera ne dru, te perdorura ne kishat e Lindjes. Ato paraqesin figura shenjtoresh, si dhe skena me permbajtje mistike. Pervec vlerave fetare, ikonat kane dhe vlera artistike.
Disa nga ikonat me te vjetra ne Shqiperi jane Shen Meri Odigjitria dhe Dyert e bukura nga kisha e shpelles se Bllashtojnes, mbi liqenin e Prespes. Keto i perkasin shek XII. Ato dallohen pervec te tjerave per stilin kaligrafik dhe ngjyrat e forta decorative. Ikonat e shek XIV japin pasqyrime te madherishme hieratike te figurave biblike sic eshte ikona Shen Mehilli nga kisha e Mborjes, Korce. Ne ikonat e shek XVI, kemi gjithashtu dhe paraqijten e skenave nga festat fetare. Pikturat ne to jane tregimtare, me efekte masive dhe me elemente te arkitektures dhe peisazhit.
Qender e rendesishme e prodhimit te ikonave ne Shqiperi, ka qene qyteti i Beratit, ku pikturuan dhe Onufri dhe biri i tij, Nikolla. Punimet e tyre i perkasin stilit pas Bizantin. Gjate shek XVII- XVIII, qendra te njohura te prodhimit te ikonave, kane qene: Voskopoja, Vithkuqi, Elbasani dhe Korca.
Nga kisha e Evangjelizmoit, Berat
Krijoni Kontakt