Yjore...
Se mund te jemi dhe ne te vertete nuk jemi
nga guret e padurimit thembrat shpojne
papushim na ēirret nje ēafke ne fyt
dhe nje dite..dhe nje nate dhe njemije vjet te tjere
jemi dhe ne te vertete sjemi kurre
...me ke ngecur diku midis diafragmes dhe stomakut
dhe nuk dua te te shkul...duhet te rrish me mua
jam ulkonja me e re e perralles me nje yll te madh ne bark
qe me djeg me flake ferri por une e dua
te rrije aty derisa gjahtari te me nise nje plumb
..........
Mos e vrit kafshen qe fle ne mua
eshte kaq e vertete dhe e embel
e ka lekuren si mendafsh Persie
...dhe syte si smeralde fshehin
nje mister te thelle, te palexueshem
per mua njeriun
...nga frika e semundjeve, helmimeve, viruseve
ne keshtjelle ma kane ndaluar te fut kafshe
hutohem pas nje hene te varur medyshas
dhe mbetem pas portes...
Jashte.
Vdeksha si centaure a sirene
gjysem ujk, gjysem zog , ne nje pyll -
gjethekalter fashuar me diell te verdhe
ose naten kur digjet nje yll
nga misteri i gjakut tim....
............................
Qetesisht
Thellesisht
Kthjelltesisht
Hyj ne mendimin tend
Dhe lexoj zemren time....
...................
Nuk ka me fjale..
fjalet i mori era
era shkoi ne det...
deti u derdh ne oqean
dhe oqeani u mbyll ne nje pike loti
Ti e shtrydh lotin tim ne grusht
grushti yt eshte i nxehte
loti avulloi
Tani edhe fjala,
edhe era,
edhe deti
edhe oqeani
dridhen ne bebzen tende....
..............................
Te falem, Nate....e shoh qiellin me qarte
mbeshtillem nga mijra sinjale te pertejdheshme
Te falem erresire... kam mesuar gjuhen e yjeve
me te thjeshten e te thjeshtave
Hapet qielli si nje gonxhe e pjekur trendafili
Dhe derdhet aroma mbi qytete
Zemra ime, thithma palcen e kockes
Si nje bulez vese...
Krijoni Kontakt