Unë dhe ëndërra
Të erdha pranë në gjumin tënd
Më thuaj foshnje, dhe çfarë të duash.
Në gjoksin tënd më bëj pak vënd
Nuk meriton kaq gjatë vuash…
Sa embël ëndrra erdhi at natë!..
Isha pranë teje, me buzën njomur
Më puthje ngrohtë siç puthin gratë
Që dashurinë kurr s’e kanë njohur!
Le të mbesë endrra – mbretëri e jonë
Bëjmë si të çmendur të dy në shtrat
Se ç’thonë të tjerët s’më bëhet vonë
Jemi në ëndërr dhe s’bëjmë mëkat
Eja e dashur në endrrën time
Sa kam shumë mallë dhe ti e di.
Qoftë në mesnatë apo agime
Gjithmonë do vij me dashuri.
Do të mësoj që fort t’më duash
dhe çdo mëngjez ty do të them
me puthjen time të përvëluar:
Të kam shumë shpirt dhe do të kem!
Agimi
Krijoni Kontakt