I nderuar staf i AMC
Jam nje abonent i rregullt i kompanise tuaj dhe e vleresoj shume punen dhe arritjet e saj. Kompania juaj, sic dihet, eshte me prestigjozja ne vend dhe cilesia e sherbimeve te saj eshte mese e lavderueshme. Duke qene se ju keni qene te paret qe leshuat sinjalin GSM ne Shqiperi, dhe te paret te cilet ofruat sherbimin e telefonise celulare te parapaguar, per mos te permendur ketu sponsorizime dhe mbeshtetje te aktiviteteve te ndryshme ne vend, gezoni respektin dhe mirenjohjen time te plote. Por duhet permendur fakti se teknologjia e telefonise celulare ne Shqiperi ka mbetur shume mbrapa. Mjaft operatore te vendeve te ndryshme te botes ofrojne normalisht dhe prej shume kohesh tashme sherbime te ndryshme te lidhjes dhe trasmetimit te te dhenave te internetit nepermjet celulareve. Pa folur per sistemin e telefonise mobile te gjenerates se trete (WCDMA/UMTS), pra te videotelekomunikimit, qe eshte nje realitet mjaft i perhapur ne vendet e zhvilluara, protokolle ose paketa te tilla lidhjesh si GPRS, HSCSD dhe EDGE jane prezente dhe ofrohen madje dhe nga operatore te vendeve me te njejtit zhvillim ekonomiko/industrial si i yni. Nderkohe me keqardhjen me te madhe mund te them se sistemi yne i telefonise celulare ka mbetur ne standartet e gjenerates se dyte, dmth te vetmet sherbime me pagese qe ofrohen jane telefonatat dhe sms. Natyrisht nuk pretendoj qe ne Shqiperi te ndodhi kalimi direkt ne rrjetet UMTS te videotelekomunikimit, do te ishte absurde dhe e pakuptimte ne nje vend te vogel dhe (relativisht) te varfer si i yni te operonte nje sistem i tille. Kostoja dhe harxhimet per vendosjen e tij do te ishin kolosale dhe fitimet minimale, per shkak te sherbimeve te shtrenjta dhe perhapjes se vogel. Megjithate me duket mjaft e arsyeshme qe ne vendin tone te ofrohej te pakten sherbimi GPRS i transmetimit te te dhenave, sigurisht duke vendosur tarifat dhe cmimet perkatese. Perparesite e kalimit nga nje rrjet GSM i thjeshte ne nje rrjet GSM me GPRS jane te shumta. Mund te permend ketu mundesine e lundrimit ne sitet WAP, sherbimin e mesazheve multimediale (MMS), aksesin dhe lundrimin ne Internet, mobile TV & Radio etj.
Natyrisht qe nje kalim i tille kerkon nje investim mjaft te madh dhe studime perkatese te merkatos ende nuk jane bere qe te sigurojne suksesin e nje sherbimi te tille. Megjithate une mund te jap mendimet e mia lidhur me kete problem.
Se pari: Kompania juaj duke patur ne gjirin e saj rreth 600 mije abonente ka nje potencial te madh ekonomik dhe qendrueshmeri te larte financiare, ndaj dhe futja e nje sherbimi shtese (edhe pse mjaft te kushtueshem) nuk mund te ndikoje ne luhatje te medha dhe paqendrueshmeri ekonomike. Per me teper duhet patur parasysh se futja e sherbimit GPRS i tarifohet abonenteve me nje cmim te caktuar, pra eshte nje sherbim me pagese dhe si i tille do siguroje nje numer gjithnje ne rritje te ardhurash.
Se dyti: Prej kohesh ne Shqiperi jane futur terminale te tille, qe suportojne sherbimin GPRS dhe nje numer mjaft i madh abonentesh kane nen pronesi te tyre celulare te tille, por qe fatkeqesisht nuk mund te perdorin sherbimin e mesiperm (edhe pse mund te duan) pra nuk mund te marrin 100% nga aparatet e tyre. Dmth, ekziston tregu i mundshem prej nga mund te merren fitime prej ketij sherbimi. Atehere perse mos te shfrytezohet?
Jam mese i bindur se mendimet dhe pyetjet e mia, ju i keni studiuar dhe vleresuar kohe me pare dhe besoj se jeni ne dijeni te ketij problemi. Gjithashtu besoj se ju keni projektet e duhura dhe jeni duke nderrmare hapat per te zbatuar planet qe cojne drejt kesaj rruge.
Gjithsesi me dukej nje detyre e nje qytetari te lire dhe te thjeshte qe tju parashtroja kerkesat e mesiperme, te cilat jane njekohesisht kerkesat e mjaft qytetareve te tjere. Shpresoj ne mirekuptimin tuaj.
Krijoni Kontakt