Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Veli Stafa

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Veli Stafa

    GSH
    -----------

    RAPORTI

    65-vjetori i vdekjes sė Veli Stafės, poetit qė thuri kėngėt e dėshpėrimit, dashuria qė i mori jetėn dhe amanetet e 24 vjeēarit, mikut tė Migjenit dhe nxėnėsit tė Dom Ndre Mjedės….

    Veli Stafa pret vendin qė ia rrėmbyen nė Antologji


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula


    Mė shumė se gjysmė shekulli, mė 1939, Shefqet Musaraj shkruan te Pėrpjekja Shqiptare: "Veli Stafa vdiq. Bota jonė letrare shėnon nė rradhoin e sajė tė vorfėn njė mė pak. Eshtė detyrė e shokėve intimė tė Veliut tė gėrmojnė dishka nga jeta e tij, tė nxjerrin nė dritė dorėshrimet e ndryshme tė tij tė pabotuara e t'u paraqesin vėllezėrve tė tjerė Shqiptarė, atė qė PLATONICUS nisi tė thosh me kėngėn e tė dėshpėruarit…". E vėnė e nxjerrin, e rivėnė dhe pėrsėri e rinxjerrin nga Antologjia Letrare, Veli Stafėn, shkrimtarin e njohur tė viteve '30, shokun e ngushtė tė Migjenit, i cili shkruante Kėngėt e Mjerimit, ndėrsa PLATONICUS (pseudonimi i Veli Stafės) thurte Kėngėt e Dėshpėrimit.


    Mė 18 mars 2004 mbushen 65 vjet tė shuarjes sė njeriut tė letrave, i cili edhe pse nuk kishte nevojė pėr para sėrish i kėndonte dėshpėrimit. Amaneti i vdekjes sė shkrimtarit human ishte: "Ushqeni dhe mbani mirė dy fėmijė tė vorfėn tė rrugicės". Tė rinjtė e sotėm nuk e njohin Veli Stafėn, sepse nė fillim tė viteve '90 emri dhe vepra e tij u hoqėn sėrish nga Antologjia.

    Mjeku-shkrimtar
    Veli Stafa lindi nė Elbasan mė 25.10.1915 nė njė familje tė borgjezisė sė mesme. Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes, ndėrsa arsimin e mesėm e kreu nė Kolegjin e Etnėve Jezuitė nė Shkodėr, tė cilin e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera mė 1932. Profesor Injac Zamputi nė kujtimet e tij shkruan: "Mė kujtohet si sot kur po shkruaja diplomėn e maturantit Veli Stafa. Mmė erdhi pranė mėsuesi i tij Dom Ndre Mjeda, i cili i hodhi njė shikim diplomės, duke vėnė gishtin te vendi ku do tė shkruhej nota e letėrsisė shqipe, mė tha kėto fjalė: 'Kėtu vendos njė dhjetė me bojė tė kuqe'. Unė nuk ia prisha dhe e shkrova siē donte ai, duke vepruar diēka qė nuk ishte parė deri atė ditė, as nuk ishte nė praktikėn e zakonėshme. Me tė vėrtetė nuk mbaj mend tė kem shkruar nota mature me bojė tė kuqe, veē atij rasti. Ai u kėnaq dhe vazhdoi duke thurur lėvdata pėr maturantin Veli". I dhėnė marrėzisht pas letėrsisė dhe filozofisė, Veliut iu desh tė respektonte vullnetin e prindėrve; tė studionte pėr Mjekėsi. Kėshtu, nė tetor tė vitit 1933 fillon studimet nė falultetin e Mjekėsisė nė Bolonja. Mė 5 korrik 1938 diplomohet duke mbrojtur temėn 'Kufizimet martesore nga pikpamja e pėrmirėsimit gjenetik', duke pasur nė kėtė mėnyrė tė drejtėn pėr t'u emėrtuar studiuesi i parė shqiptar i problemeve gjenetike. Nė muajin korrik tė po atij viti kthehet nė Shqipėri. Veten e quante doktor i tė vobektėve e jetimėve, por edhe nga tė tjerėt kėshtu kujtohet edhe sot. Nė shtator shkon nė Glonik tė Jugosllavisė pėr t'u mjekuar nga turbekulozi (TBC). Por sėmundja nuk e fali penėn e spikatur tė viteve '30 dhe tė riun human i cili vdiq nė moshėn 24-vjeēare nė Sanatoriumin 'Rueil Malmaison' afėr Parisit. Edhe pse larg familjes, Veliu nuk vdiq vetėm. Miku i tij Frederik Shiroka, kushėriri Fejzullah Sejdini dhe dr.Spiro Ēipi korēar kanė qėndruar pranė tė riut nė momentet e lamtumirės.

    Dashuria
    Mė 2 prill trupi i 24-vjeēarit pėrcillet pėr t'u varrosur nė Elbasan, nė Varrezat e Teqes sė Madhe Bektashiane, ndėrsa te ura e Tabakėve rinia krye-qytetase pėrcolli "Platonicusin", i cili, edhe pse nė moshė tė re, luftoi me anė tė penės sė tij pėr emancipin e shoqėrisė, po nė veēanti atė tė femrės. Tė vdesėsh nga dashuria. Kėshtu mund tė etiketohet historia e "Platonicus-it", i cili nė kohėn kur ndodhej nė Itali si student dashurohet me Marian. E fejuara e tij sėmuret nga TBC-ja dhe i kėrkon Veliut tė ndahen pėr ta ruajtur nga sėmundja vdekjeprurėse, por i riu nuk mund ta braktiste dashurinė e tij nė momentet e fundit tė jetės, dashuri e cila vetėm pas disa kohėsh i mori jetėn edhe 24-vjeēarit. Veli Stafa ėshtė i biri i Kolonel Hasan Stafės dhe vėllai i Qemal Stafės. I ati ėshtė diplomuar mė 1902 nė Akademinė "Harbije" tė Stambollit. Shumė shpejt ai mori pjesė nė luftėn pėr pavarėsinė e vendit dhe mė 1920 u gradua nga Qeveria e Kongresit tė Lushnjes, major sė bashku me dy oficerė tė tjerė. Veliu ishte vėllai i madh i Heroit tė Popullit Qemal Stafės. Dy vėlle-zėrit, si njohės tė mirė tė shumė gjuhėve tė huaja, preferonin qė me njėri-tjetrin bisedat t'i bėnin nė latinisht, kjo pėr tė ruajtur sekretet mes vėlle-zėrve, e sidomos ato qė kishin karakter politik.

    "Platonicus"
    Shkrimet e para tė Veli Stafės, qė mori pseudonimin "Platonicus" u udhėhoqėn nga rryma e simbolizmit (poezia "Para nji kafke", botuar te Pėrpjekja Shqiptare 1937) dhe mė vonė nga realizmi modern. Ibsen, Balzak, Rolan, Gorki, Herbert Ėells, Barbusse, Viktor Marguerite, ishin shkrimtarėt e preferuar tė tij. Vetė Veliu ka bashkėpunuar me revistat e asaj kohe Arbenia e Nebil dhe Ikbal Ēikės, Illyria, Pėrpjekja Shqiptare tė Branko Merxhanit, ku ka shkruar prozė, poezi e recensione, siē ėshtė rasti i shkrimit "Puhina" ku lavdėron penėn e Ethem Haxhiademit. Nė vitin 1982 shkrimtari i njohur Andrea Varfi i mblodhi tė gjitha shkrimet e tė riut, duke i pėrmbledhur nė librin "Vepra Letrare e Veli Stafės". Aktualisht emri i Veli Stafės ėshtė hequr nga Antologjia, ndėrsa tė afėrmit e tij shprehen: "Fatkeqėsisht, sot botues tė ndryshėm, me mėndje tė klasės sė katėrt, siē i cilėson Faik Konica, e kanė fshirė padrejtėsisht emrin e Veli Stafės nga Antologjitė letrare, kėtė gjeni tė intelektualizmit dhe e kanė zėvendėsuar me tė tjerė, sigurisht pėr "konvenienca politike". Inkuzicioni ndaj intelektualėve shqiptarė vazhdon, vetėm se nė forma tė tjera.








    --------












    rezarta shkruan:

    ---
    Veli Stafa lindi nė Elbasan mė 25.10.1915 nė njė familje tė borgjezisė sė mesme.
    ---


    Pse moj cupke perdor dokrrat e partise punes ne berjen e Biografive?

    Cfar borgjez i Mesem ishte i ndjeri Hasan Stafa.. i jati i qemalit dhe Veliut?

    Ka ikur koha moj gazetare e gazetes Shqiptare te klasifikohen keshtu njerzit..
    Hasan Stafa ishte nje nepunes i mire i Shtetit Shqiptar te kohes Zogut me profesion ushtarak e i rriti femijet me dashuri per atdheun dhe me dhimbsurine per fukarane e ska pas lidhje me Borgjeza e Proletara..

    rezarte proletarja shkruan perseri:



    --
    Mė 18 mars 2004 mbushen 65 vjet tė shuarjes sė njeriut tė letrave, i cili edhe pse nuk kishte nevojė pėr para sėrish i kėndonte dėshpėrimit. Amaneti i vdekjes sė shkrimtarit human ishte: "Ushqeni dhe mbani mirė dy fėmijė tė vorfėn tė rrugicės". Tė rinjtė e sotėm nuk e njohin Veli Stafėn, sepse nė fillim tė viteve '90 emri dhe vepra e tij u hoqėn sėrish nga Antologjia.
    ----



    ngo oj qike tirane..qe po don me i pshtu nderin Enverit..e Ramiz hysnive e Edvinave..

    Sikur Veli Stafa te mos kish vdekur nga tuberkulozi ne vitet 30 -te do kishte vdekur nen shkelmat e xhelatve terbacioto-tepelenas te burgjeve te Enver Hoxhes.

    Po keshtu dhe Migjeni e Qemali.

    Veli Stafa ishte i harruar qe ne kohe te Enver Hoxhes dhe kte e verteton fakti se shoqja e mikja shpise Veli Stafes e e dashura e te vllait ,Qemalit, Drite Kosturi u kalb burgjeve e internimeve e LIRINE e fitoi vetem mbasi Azem Hajdaret ne 1990-ten e spostuan ca kohe PPSH-ne nga e drejta e prangosjes se Fjales dhe jetes.. se njerzve ..PPSH-ne ..armiken e Lirise e te se drejtave njerzore..

    Heqjet e fshirjet nga antologjia jane zanat i Partise Punes.

    Te gjithe shoket e Veli Stafes qe mbrriten gjalle 1945-sen u burgosen ne vitet e PPSH-se.. e u harruan..

    Doni nje liste me nja 300 emra te shokve te Veliut qe vdiqen spaceve e Bulqizave te Enver ramizave?

    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 17-03-2004 mė 12:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •