Kosovė: 23 tetori, data e zgjedhjeve tė pėrgjithshme

Linda Karadaku-Ndou
14 mars 2004, 18:35 UTC


Kryeadministratori i Kosovės Harri Hollkeri, shpalli tė dielėn nė Prishtinė 23 tetorin si datėn e zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare nė Kosovė dhe tha se ato do tė zhvillohen sipas sistemit proporcional dhe me lista tė mbyllura tė kandidatėve.
Zoti Hollkeri e konfirmoi kėtė nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi me nėnsekretarin e pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr operacionet paqeruajtėse, Zhan Mari Geno.

Sipas sistemit qė do tė pėrdoret, Kosova ėshtė vetėm njė njėsi zgjedhore dhe zgjedhėsit votojnė pėr partitė dhe jo pėr kandidatėt. Mė pas, partitė vendosin nė bazė tė votave tė marra pėr deputetėt e tyre nė parlament.

Zoti Hollkeri ka thėnė se pėr rrethanat e Kosovės, sistemi proporcional ėshtė mė i pėrshtatshmi. Ai siguroi shoqėrinė civile se nė kėtė mėnyrė gratė dhe pakicat do tė kenė mundėsi tė pėrfaqėsohen mė mirė.

Lulzim Zeneli, zėdhėnės i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tha sot pėr Zėrin e Amerikės, se kjo “ėshtė zgjidhje reale nė bazė tė rrethanave tė tashme nė kėtė proces nė Kosovė”.

Zoti Zeneli tha se kjo nuk ėshtė zgjidhja mė e mirė, por shtoi se nė tė ardhmen, institucionet e Kosovės duhet ta cojnė pėrpara kėtė process, me nxjerrjen e ligjit pėr zgjedhjet.

Ai shtoi se partia e tij ka ngulur kėmbė qė kjo ēėshtje tė rregullohej me ligj dhe shtoi se pėr zgjedhjet pas atyre tė 23 tetorit, do tė duhej qė parlamenti i Kosovės ta rregullonte kėtė cėshtje me ligj.

Arsim Bajrami, kryetar i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės, i tha Zėrit tė Amerikės, se vendimi i sotėm i zotit Hollkeri nuk i ka marrė parasysh kėrkesat e shoqėrisė kosovare dhe se UNMIK-u ka zgjedhur modelin mė tė lehtė.

Zoti Bajrami tha se PDK-ja ka mbėshtetur sistemin zgjedhor me lista tė hapura, i cili siē thekson ai, do tė sillte njė legjitimitet mė tė fortė tė institucioneve dhe njė qeverisje mė tė pėrgjegjshme.

Shefi i grupit parlamentar tė PDK-sė, tha se partia e tij nuk ėshtė e kėnaqur me vendimin e shpallur sot nga kryeadministratori Harri Hollkeri.

Zėdhėnėsi i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ernest Luma, i tha Zėrit tė Amerikės, se vendimi i zotit Hollkeri ishte “arbitrar”. Zoti Luma tha se tė gjithė ishin dėshmitarė tė kėrkesave tė vazhdueshme tė organizatave dhe grupeve tė ndryshme qė pėrfaqėsonin kėrkesat e qytetarėve tė Kosovės, pėr lista tė hapura.

Pėrfaqėsuesit e rrjeteve tė shoqėrisė civile tė Kosovės, protestuan nė qytete tė ndryshme tė Kosovės dhe para selisė sė misionit tė OKB-sė nė Prishtinė, duke kėrkuar mbajtjen e zgjedhjeve me lista tė hapura ndėrkohė qė OSBE-ja nuk doli hapur me qėndrim zyrtar se cilin prej sistemeve zgjedhore pėrkrahte nė Kosovė.//kk//