General Electric rinegociim për trenin elektrik
Kompania General Elektrik tha dje se është gati të tërheqë akuzën e drejtuar në adresë të qeverisë Shqiptare lidhur me prishjen e kontratës për trenin elektrik.
General Elektrik ka hedhur në gjyq qeverinë shqiptare për prishjen e kontratës prej 95.2 milionë dollarë për ndërtimin e trenit elektrik.
Por ajo ka konfirmuar dje mundësinë për rinegocimin e kontratës. Dhjetorin e kaluar, qeveria e re e sapoformuar e Sali Berishës, ktheu mbrapsht projektin për ngritjen e një hekurudhe midis Tiranës dhe durrësit me pretekstin se është një projekt shumë I shtrenjtë dhe I papërballueshëm për buxhetin e Shqipërisë.
Gjyqi ka filluar në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit në Paris- u shpreh dje për see-neës Shaunda Parks, zëdhënëse për shtyp e GE. Por qeveria shqiptare ka kërkuar rinegocim, duke e sjellë vetën në po të njëjtën situatë si për Albtelekomin. Ajo nuk u bën ballë
“Nuk mund të komentoj asgjë për pezullimin e gjyqit”- tha Parks duke mos dhënë hollësi të mëtejshme.
“Hapja e një gjyqi është e drejta e kompanisë dhe sigurisht ne kemi të gjithë bazën ligjore”- tha Ministri I Ekonomisë Genc Ruli. Megjithatë ai tha se I ka ofruar GE-së të drejtën e rinegociimit të kontratës dhe riformulimin e investimit.
“Në fillim ngritja e trenit nuk ka qenë prioritet I qeverisë pasi ishte një investim I madh me kosto të lartë”- tha Ruli Ndërsa Park tha ne jemi në bisedime me qeverinë shqiptare dhe shpresojmë të arrijmë në një zgjidhje të pranueshme.
Projekti I trenit elektrik është iniciuar nga Fatos Nano. Kabineti I tij nënshkroi projektin me njësinë italiane të kompanisë General Electrik në vitin 2003 dhe dy vjet më vonë për të realizuar këtë projekt nënshkroi edhe një marrëveshje kredie prej 74.71 milionë euro me ABN AMRO dhe disa banka të tjera shqiptare.
Kjo kredi është e para e marrë nga qeveria shqiptare që prej rënies së komunizmit në vitin 1991. Hekurudha elektrike Tiranë Durrës është projektuar të jetë 38 kilometra e gjatë dhe mendohet të shkurtojë kohën e udhëtimit me tren në më pak se gjysmë ore. Aty përfshihet gjithashtu edhe ndërtimi I një degëzimi prej 6 kilometrash për në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar Nënë Tereza.
Marre tek: http://www.a1tv.com.al
Krijoni Kontakt