Eshte webfaqja oficiale "Trenat e Shqiprise" ?
Eshte webfaqja oficiale "Trenat e Shqiprise" ?
Ne mos sot, neser kjo eshte e ardhmja. Pra rritje dhe permirsimi i infrastruktures tone. Do fillohet normal nga lidhja Durres-Tirane pasi jan qytetet nyje te Shqiperise e me kalimin e kohes te shtrihet ne te gjitha qytetet.
Un jam pro per kete ide se do kete shume te mira, normal do te duhet te behen edhe sakrifica te medha nga shteti e taksapaguesit!
Nder te mirat do jene:
-Lidhje e shpejte dhe komode per keto qyetete.
-Zvoglim i ndotjes se ambjentit.
-Ulje e cmimit te biletes(mendoj).
-Hyrje monedhe ne kasat e shtetit.
...etj etj!
Do ishte nje pune shume e mire nqs realizohet.
General Electric kërkon 21
milionë dollarë”
Ornela MANJANI
Kompania Italo-Amerikane, “General Electric”, ka paditur shtetin shqiptar në Arbitrazhin Ndërkombëtar për një dëm ekonomik prej 21 milionë dollarësh. Firma paditëse pretendon se shteti i detyrohet për shkeljen e kontratës për ndërtimin e trenit elektrik nga firma ndërtuese Italo-Amerikane me qendër në Amerikë. Në një intervistë për gazetën “Tirana Obrserver”, përfaqësuesi i avokatisë së shtetit, Artan Kodheli, shprehet se pretendimet e palës paditëse nuk janë të drejta pasi është një marrëveshje e paratifikuar nga Parlamenti dhe si e tillë nuk mund të sjellë pasoja.
Avokatura e Shtetit mbron interesat e shtetit në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në sa dosje është palë në proces ky institucion në gjykatën e Tiranës?
Avokatura e Shtetit është palë në 323 çështje, të cilat po shqyrtohen në gjykatën e Tiranës që nga fillimi i shatorit deri në datën 15 të këtij muaji. Çështjet kryesore në të cilat Avokatura e Shtetit është palë, janë procese ku është palë në proces Drejtoria e Doganave ose Drejtoria e Tatimeve. Avokatura e Shtetit përfaqëson drejtpërdrejtë interesat e institucioneve shtetërore në gjykata. Ndërkohë për shkak të numrit të madh të çështjeve që shqyrtohen, ka raste kur autorizohen palë për përfaqësim në procesin gjyqësor. Rastet kur interesat e shtetit përfaqësohen nga pala që është në proces nuk kanë për objekt shuma të mëdha si çështje të tilla për një person që del në pension ose vërtetimet e hipotekës, të cilat nuk janë procese gjyqësore dhe nuk i shkaktojnë dëme buxhetit të shtetit.
Po në shkallët e tjera të gjyqësorit në sa procese gjyqësore merr pjesë Avokatura e Shtetit?
Në Gjykatën e Apelit deri tani kemi 30 çështje gjyqësore, të cilat do të gjykohen gjatë kësaj jave dhe javës në vazhdim. Në të gjithë këto çështje shteti do të përfaqësohet nga avokat e këtij institucioni. Avokatura e Shtetit ka në dispozicion dy avokatë, të cilët përfaqësojnë shtetin në proces në Apel. Ndërkohë dhe në Gjykatën e Lartë vetëm gjatë javës që vjen kemi 16 çështje, të cilat do të shqyrtohen. Avokatura e Shtetit ka në dispozicion dy avokatë, të cilët mbrojnë interesat e shtetit në çështje që gjykohen në Gjykatën e Lartë.
Personeli dhe numri i avokatëve që janë në Avokaturën e Shtetit dhe si përballohet fluksi i çështjeve?
Në këtë institucion në rang republike jemi 40 vetë. Kemi një personel administrativ prej 16 vetash dhe 22 avokatë. Këta janë të shpërndarë, 2 në Vlorë, të cilët mbulojnë zonën e Apelit në Vlorë, dhe për çdo zonë ka nga 2 avokatë, me përjashtim të Durrësit, ku janë 4 avokatë. Ndërsa në Tiranë, për shkak të numrit të konsiderueshëm të çështjeve, kemi 8 avokatë. Ndërsa tre avokatë janë në Avokaturën e Përgjithshme, të cilët mbrojnë interesat e shtetit në Gjykatën e Apelit, Gjykatë e Lartë dhe atë Kushtetuese
Avokatura e Shteti merr pjesë dhe në proceset që gjykohen në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Në sa procese ndërkombëtare është përfaqësuar shteti shqiptar?
Çështjet që po gjykohen në Arbitrazhin Ndërkombëtar, në të cilat është palë dhe shteti i përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit. Janë gjithsej katër procese gjyqësore në të cilat Avokatura e Shtetit do të përfaqësojë interesat shtetit shqiptar. Të gjitha këto çështje janë drejt përfundimit. Kështu është drejt përfundimit procesi gjyqësor në “Soros-in”, pritet vendimi këto ditë. Në këtë dosje bëhet fjalë për një shumë rreth 3 milionë dollarë. Sipas palës paditëse, fondacionit “Soros”, shteti shqiptar i detyrohet këtij institucioni për shumën 3 milionë dollarë. Procesi është në fazat e fundit dhe përfaqësuesit e Avokaturës së Shtetit janë drejti mbylljes me sukses të kësaj çështje, ku shuma e pretenduar nga pala paditëse të mos paguhet nga buxheti i shtetit. Është në proces shqyrtimi nga Arbitrazhi Ndërkombëtar dhe çështja mekompaninë Italo-Amerikane, “General Electric”, kjo kompani kërkon nga shteti shqiptar shumën 21 milionë dollarë për mos zbatimin e kontratës për ndërtimin e trenit elektrik në Shqipëri. Ndërkohë nuk ekziston asnjë kontratë e nënshkruar nga shteti shqiptar me kompaninë paditëse. Arbitrazhi ndërkombëtar po gjykon çështjen me kompaninë “Petrol Infera”, me të cilën nuk është ratifikuar nga Parlamenti kontrata. Paditësi pretendon se shteti shqiptar duhet të lejojë zbatimin e kontratës për një ndërtim në portin e Vlorë, ose në rast të kundërt duhet të paguajë dëmin që i është shkaktuar firmës. Shteti shqiptar i përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit është palë në Arbitrazhin Ndërkombëtar dhe në një proces gjyqësor me një kompani daneze, “Rode Nilsen”, e cila pretendon se shteti shqiptar i detyrohet 6 milionë dollarë amerikan. Ky proces sapo ka filluar dhe ende nuk mund të flasim për ecurinë e tij. Gjithashtu është dhe në proces gjyqësor me një kompani gjermane, ku Avokatura e Shtetit i jep asistencën e saj gjyqësorit të shtetit gjerman për legjislacionin e shtetit shqiptar. Ky bashkëpunim ka lindur pasi kompanisë gjermane që është në proces i janë sekuestruar nga shteti shqiptar disa pajisje gjatë procesit gjyqësor që ka pasur në Shqipëri në vitin 2002.
Çështje në arbitrazhin ndërkombëtar
Avokatura e Shtetit mbulon çështjet që janë në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese si dhe nga Arbitrazhi Ndërkomëtar. Në gjykatën e lartë janë përfunduar 76 çështje nga të cilat janë fituar 31 janë humbur 22. Diferenca midis çështjeve të humbura dhe atyre të fituara rezulton të jetë 9 çështje. Në arbitrazhin ndërkombëtar institucioni i Avokaturës së Shtetit aktualisht përfaqëson tre çështje. çështjen me fondacionin SOROS ose programin Tirana 2000, është një program që ka qenë për riparimin e shkollave ku nga ana e SOROS-it kërkohet ti dëmshpërblehet një dëm nga ana e shtetit në një shumë prej 2 milion dollarë. Kjo shumë pretendohet nga fondacioni për mos shlyerje të TVSh-së. Kjo çështje është akoma në proces, ne e kemi mbaruar mbrojtjen e keni përfaqësuar dhe pritet vetëm vendimi nga arbitrazhi. Ndërkohë kemi një çështje shumë të rëndësishme që ka mbëritur pak ditë më parë. Bëhet fjale për çështjen “General Electric”, e cila është çështje për ndërtimin e trenit elektrik.
Gazeta TiranaObserver
Cfar shkruan mor njeri i mire?General Electric 20 milion dollar gjob Sales
Nga qe as Sala, as Tosi, e soj-sorollopi i tyre ne politike e pushtet, nuk kane marre asnje gjobe - gjobat i merr dhe i paguan ai popull i mjere, qe ushqehet me emigracion e trafikim.
Tosi, Sala, e kompani vecse ia shterngojne me keq litarin miletit.
Kane gjetur shesh, e bejne pershesh.
He se mbajme ne, nuk e kemi problem se do rrime edhe nja 100 vjet mbrapa.
Ngelem duke paguar more amani, edhe foshnja ne martenitet lind me nje borxh 150$ shtetit.
Dito.
E cfar demi i ka sjelle sala kti generallit..
skan turp..
qenkan krokodila te pacipe..
a thua hodhen ndonje lopat zhavorr ata e sala ja prishi..
ska shteti para te financoje tash per tash nje ide te tille dhe natyrisht e le menjane..
le ta bejne me parat e tyre ata po deshen e kur hekurudha te punoje ti vjelin ato para avash avash..
mjafton kjo grykesi e treguar qe te kuptosh se qenkan mafie dhe se mire ka bere sala qe nuk eshte nenshtruar..
oj me zor dua para un nga ju brek grisurit e shqiperise qe tju bej 30 km tren elektrik..
ne kushtet qe jemi kjo nisme e marre nga nano me ndonje batakci andej matane ishte e pa realizueshme..
kur te majmet pak shteti e kur ti kemi mire punet me energji elektrike ..o burra bejme hekurudhe elektrike.. jo vetem tiran durres por krejt rrjetin ekzistues hekurudhor..
lum mikrobusash ka ne linjen tiran durres e vice versa tani e ska urgjenc per tren elektrik..
ky eshte raliteti..
cfar peshkaqenesh..
mir ata por jan gezuar dhe kto sardelet e edvinit.. si puna ditos me shoke..
Qe ngele nje tra'p e gjysem une kete e di e t'a kam thene kohe e kohe me pare, por qe qenke edhe i verber kete se dija. Lexo mire o zog gomari ate postimin tim dhe mos ja mbeshtill si kau peles.Postuar më parë nga Brari
Brari ca tipa si puna jote plot renkime e qarravitje une i ve te punojne ne poste te mbajne gjuhen jashte aty qe te ngjisin mileti pullat, keshtu edhe jargavitjet nuk te shkojne kot sherbejne per dicka.
Je ne 2006 o k'oqe akoma me komunizmin ti, e te me besh hallall keto lavderimet qe te kam bere por keshtu i do mushka drute edhe une jam nga ata qe nuk ta pertoj.
Dito.
I FUT TJETRI DY GOTA XHIN , E DON ME NA BO TREN ELEKTIK
Investimi i General Electric eshte nje kosto qe do te rendonte mjaft ne xhepat e shqipetareve .
''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''
Kompanisë i janë propozuar sektorë të tjerë
Ministri: “General Electric” nuk pranoi të ndryshojë investimin
Kompania amerikane “General Electric” nuk ka pranuar të bashkëpunojë me të, pasi nuk ka pranuar të negociojë me qeverinë shqiptare për rishikimin e kontratës për ndërtimin e trenit elektrik Tiranë-Durrës. Sipas ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, megjithëse kompanisë i janë bërë propozime të shumta, ajo ka këmbëngulur në variantin e parë, në të cilin qeveria demokrate mendon se është me kushte të rënda financiare. Ministri Ruli, duke pranuar dijeninë e faktit se “General Electric” ka hedhur në arbitrazh qeverinë shqiptare, është shprehur se është siguruar i gjithë argumentimi ligjor i veprimeve që ka ndërmarrë qeveria lidhur me kompaninë “General Electric”. Në respekt të çdo partneri dhe biznesi investues, i kemi pritur përfaqësuesit e kompanisë, kemi diskutuar, kemi sugjeruar se si duhej riformatuar i gjithë investimi. Në formën që ishte, ishte një investim jo prioritar dhe madje shumë i kushtueshëm, me kredi tregtare dhe me kosto të madhe. Ne ende presim që ajo të reagojë mbi propozimin tonë. Ndjekja në procedurë ligjore në arbitrazh është e drejta e saj”, ka deklaruar Ruli. Kompania “General Electric” ka kaluar në arbitrazhin ndërkombëtar qeverinë shqiptare, për moszbatimin e kontratës së lidhur më parë me ish-qeverinë socialiste, për ndërtimin e një linje hekurudhore Tiranë-Durrës. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, qeveria demokrate hodhi poshtë projektin e “General Electric”, duke e quajtur mjaft të kushtueshme. Në fakt, që në momentin e miratimit të këtij projekti nga qeveria socialiste, reaguan ashpër Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, të cilat deklaruan se shteti shqiptar nuk mund të përballonte një kredi të madhe tregtare. Madje, ka qenë reagimi i këtyre dy institucioneve financiare që ka mbajtur të zvarritur për një kohë të gjatë projektin për trenin elektrik, deri në momentin e rrëzimit të tij nga qeveria demokrate
Panorama
Krijoni Kontakt