Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570

    Kthimi i pronave pronareve te ligjshem!

    Po lexoj gjithandej per nje draft nga OSBE-ja per kthimin e pronave.
    Kush e gjen tekstine draftit lutet ta postoje, dhe te diskutojme te gjithe jo vetem per te (draftin) por edhe per ceshtjen e pronave ne pergjithesi.
    Mendoj se eshte nje nga plaget me te renda e te pazgjidhura te shoqerise se sotme Shqiptare, dhe se pa nje zgjidhje te drejte, nuk do kete zhvillim te kenaqshem te ekonomise ne Shqiperi.
    Si ish-pronar, mendoj se situata e derisotme eshte nje padrejtesi e madhe qe po luhet mbi kurrizin e pronareve, padrejtesi qe te kujton modelet komuniste te shtetezimit dhe ligjeve fatkeqe te reformave agrare e tatim-fitimeve te pasluftes.

    Mendimi im personal eshte se pronesia duhet te kthehet ne statusin e 1944 e kjo do jete zgjidhja me e mire dhe me e ndershme, zgjidhje te cilen as PD kur ishte ne fuqi (gjoja jane dhe te djathte) e as PS sot, nuk ka as ndermend ta zbatoje ose konsideroje.
    Si mendoni ju?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me sa di..ne asnji nga vendet ish socialiste nuk eshte bere ri-kthimi i pronave.
    Shikoja nje dit nje emision ne tv ku tregonte ca hungarez qe kishin jetuar ne Perendim gjat epokes komuniste te ikur per arsye politike...e ishin kthyer ne atdhe e po i hidhnin nje sy shpijave te tyre ..
    Ja tha nje zonje..kjo vila ketu eshte e babait tim..e ja ku eshte oborri ku luanim kur ishim te vegjel e kam nostalgji tha se ika si femi nga kjo shpi sepse babai nuk i donte Stalinistat qe ishin ne pushtet.
    U afruan tek porta e Viles dhe doli nje grua..
    Kjo shtepi tha eshte e imja sepse ma la babai..
    Jo tha zonja kjo eshte shtepia e doktor Partoshit..po ja fus kot kot..
    Jo tha ajo qe banonte ..ne na e dha shteti dhe skemi ku vemi tani..
    Etj etj.

    Ne Poloni u permbys me se pari Stalinizmi ose komunizmi dhe erdhi ne Pushtet i famshmi..Les Valesa..
    Disa vite mbasi ish ne Pushtet Partia e Valeses..pra qe presupozon se Polonia ish shtet demokratik nje shqiptar qe ne Shqiperi kish qen me pozit ne Aparatin e PPSH-se per ti ikur pushtetit te PD-se qe mund ta akuzonte per shperdorime ne sherbim te Bllokut..i ra fati te perfundonte Ikanak ne Poloni..me shpres se do shkonte me von ne Gjermani..
    Ky njeri i tregonte nje njeriut te vet se si u trajtua ne Polonine "demokratike" te Les Valeses dhe mes tjerash kish treguar dhe se per cfare e pyesnin Policia Polake mbi ate vet dhe mbi Shqiperine..
    Pyetjet e policve polak kishin karakter shum te ulet..Ata donin sekrete shteterore nga ky ish nenpunes..
    Kur degjova kte muhabet nga personi qe kish mik kte nepunsin Bllokmen ..mendova.. C'ne nje polici e nje shteti "demokratik" ben pytje te llojit dhe karakterit KEXHIBI-ist?
    Mos valle..mendova une..Polonia e ka thjesht Kukull ate gjysmakun LES VALESA per tu maskuar si Demokratike ne sy te perendimit dhe in fact..eshte po ajo POLONI ne duar te po asaj kaste satelite sovietike e ne polici jane po ata oficere te lidhur b e brek me Kexhebene Ruse?

    Kaloj nja nje vit dhe ne zgjedhje fituan perseri dhe formalisht PS e Polonise..ose ish PK stalinistja e dikurshme..

    Pra Ne vendet ish socialiste nuk u be reforme dhe ne kte grup hyn dhe Shqiperia.

    Saliu donte Vota..qe te vinte ne pushtet..
    Vota nga bllokmenet nuk merrte..as nga bllokmenet e Tiranes as nga te gor-oparit e kurveleshit..
    Kush jane bllokmenet e Kurveleshit do thoni yve..
    Aman..bllokmen i thencin..ish Pergjegjsi Baxhos..ish sekretari partise per sektorin Blegtori e Djath-Gjizen.. ish qerrexhiu i fshatit i cili ish i privilegjuar sepse nuk hapte kanale por transportonte bidonat nga Baxho ne Dyqan.
    Pra Keta lloj "aristokracie" e quanin veten te Partise dhe militantet e partise u thoshin kesaj kategorie..
    E mo Selman..ke nder mend te votoc per Saliun..ate qe do tu jap tokat Bejlereve e agallareve.. por mos harro Selman se ke qen i joni.. Te kujtonet kur vendosem si organizat te ta japim ty Qerren e re ..e mos e harro partine..
    Mirpo kish shum selmana vendi ine..plus Nazmiu megjithse fukara po mbante ne shtepi nje foto ku kish dale i biri ushtar ne Garde..tek sherbente si Roje ne Vilat e Vlores...e nga kjo ndjenj krenarie e ligjshme edhe tere Nazminjte e Shqiperise votonin PS-ne.

    Pra Saliu ne se donte Vota duhej te luftonte nje Parulle te PS-se..
    qe u thosh fshatareve..PD eshte parti e Bejlereve e agallareve qe duan tju Shtypin si qemoti..
    Prandaj Saliu nuk mund te premtonte Kthim pronash ashtu radikalisht..

    Prandaj dhe ngelen ato reforma gjys-make ose tre cerek-make..


    Pra ai kerkonte vota nga klasa ish puntore dhe klasa ish kooperativiste.. per te balancuar votat qe PS-se do jepnin Sofoklinjte e Tiranes..e Agollet e inteligjences e Arapet e Laberise e Ndok -Les-Cup -Bibat e Mirdit Puk Zadrimes..

    Mirpo ca Tiranas ktej votuan PS-ne ktej i kerkojne Saliut Pronat.

    Nuk ka c'ben Saliu..sepse keta Tiransit qe votuan PS-ne.. menduan keshtu..
    PD do japi prona..e ne me voten per PS-ne mbajme zyrat..
    Pra nga PS kemi Rroga-privilegjet..e nga PD ..marrim pronat e gjysherve..
    Disave u heci kjo filozofi..se fituan me dy palet..
    Disa ngelen me gisht ne goje..

    Bised me nje Bathoras..diku me nji kafene ..

    -Nga te kemi..
    -Nga Kamza..
    -Po nga e folura dukesh si andej posht..
    -E me origjin jam na Tepelena..po banoj ne Kamz..
    -Ke koh aty?
    -Kam qe nga 90 e dishi..
    -Po c'ben aty ne Kamz?
    -Mir jam..kam blere ca toke e kam ngritur nje shpi di kateshe..
    -Sa e bleve Token?
    -Ee kur e bleva une nga njeri aty athere qe lire..e mora 20 000 lek te vjetra dynymin athere e nashti ka vajt dynymi.. 50 000 dollare..
    -Po kujt ja bleve?
    -Ja ish nje cam aty i cili i kish zen ato toka me pare se ne..atij i mora nja dy dynyme e nje jevgu i mora 3 dynyme..e aty kam ngritur cuni vilen.
    -Po komshijte nga i ke?
    -Jan ca maloke nga Kukesi..
    -Po ata kujt ja blene Token?
    -Ata ja blen njerit qe ka qen kapterr ne brigad te tankeve ne Kashar e ai ja kish ven gardhin i pari ktyre livadheve e ai kishte shume tok e ci donte..
    -Po mire keta jane Pronaret e vertete qe ju a kan shitur.
    -Jo a derzi cne pronar te vertete.. ja Keshtu popull si neve..
    -Po Pronari vertete kush ka qene..
    -T-hone se Leka zogu i ka me tapi po ne u q-im temen atyre mu-terve..ja erdhi nje plak nga Tirana nje dizaj e tha Keto Toka jan te mijat .. e beni mire te ikni qe ketu..
    -Emir mire.. nje tu cuar cuni im i vogel ..ai qe esht bodygard me Arben Malen e i tha do ikc me te mire ti apo e do me kallash..
    iku ai plaku e me nuk u duk ketej..

    - Po cuni madh c'pun ben?
    - Cuni madh punon magazinier ne Divizion te Rrapit te trishit..ka dhe ate dyqanin ushqimor aty ne xhade..ja ai me ate benzin e bardhe..qe ka dhe ate maunen e madhe..
    - E paske ujdisur mire aty..
    - E mir po mos kishnja pasur kusheri Gramozin i kisha ngren mune asaj pune..
    - Po mir mo po toka andej na Tepelena muarret?
    - Si o nuku muarrem. ..i muarrem se cke me tė..edhe pyet..ajde babam hajde..e di sa me ra muan.. mua me rane nja 120 rrenj ullinj e nja dy livadhe buz rruges..Bereqavers jemi mir nashti..

    Ne kte koh Tv i kafenese po jep lajmet..
    Ne ekran del Sali Berisha duke folur para zyrave te Pd me gazetaret..

    - Mbylle ate televizor mo Lame..bertet ky miku na tepelena..se nuk do shikojm ate m-utin qe na e mbushi Tiranen plot me cecena..maskarai m-utit..


    keshtu punet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-11-2003 mė 09:47

  3. #3
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Hahahahahaahah
    E forte biseda, po o Braro, e di un politiken e Sales, qe per votat e veta ua fut te gjithve jo vetem ish-pronareve, po ta kisha llafin si mendon ti se duhet zgjidhur ceshtja e tokes, qe ai Tepelenasi ne Kamz, mos boj qef me paret e tjetrit.
    Megjithate, biseda ishte fantastike (lol)
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #4
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E Merkure, 05 Nentor 2003


    PELLUMBI: "LIGJIN, IA KERKUAM NE OSBE-SE"

    Eglantina Nasi

    Ishte pala shqiptare qe i kerkoi ndihme OSBE-se per ligjin e pronave dhe jo e kunderta. Me nje argument te tille, kreu i Kuvendit Servet Pellumbi mbrojti dje fillimin e shqyrtimit ne seance parlamentare te variantit te OSBE-se per kthimin dhe kompesimin e pronave. "Ne i kerkuam vete ndihme institucionit te OSBE-se te na ndihmonte per te hartuar nje ligj sa me te persosur per kthimin e pronave ne Shqiperi. Prandaj, tani nuk duhet te dalim kunder pranise se tij ne komisionet parlamentare" deklaroi kreu i Kuvendit. Nga ana tjeter, Pellumbi shtoi se varianti i hartuar nga dy deputetet Fatmir Mediu dhe Alfred Cako, eshte futur ne komisione, pasi ata te dy nuk deshen qe varianti i tyre te mos shqyrtohej. Ne kete menyre, parlamenti shqiptar po ndeshet me nje eksperience te re, ate te nxjerrjes se projektligjeve nga Keshilli i Ministrave apo nga deputetet, por nga institucione ndihmese si ai i OSBE-se. Nje gje e tille, ka ndodhur edhe gjate ketij viti per hartimin e projektligjit te Kodit te Ri Zgjedhor, per te cilin institucioni i OSBE-se si edhe ne rastin e pronave, pranoi te jape ndihmesen e saj per hartimin e tij. Por edhe ne kete rast, hartimi i ketij projektligji u kundershtua nga partite e vogla, te cilat u deklaruan hapur kunder pranis-_-_BE-se per trajtimin e problemeve qe kane te bejne vetem me institucionet dhe jeten shqiptare. Nderkaq, komisionet parlamentare ende nuk kane filluar shqyrtimin e ketij projektligji kaq te rendesishem. Parlamenti e ka futur ate ne axhenden dy javore te punimeve te tij.

    Drafti i OSBE-se, mbeshtet ate te qeverise

    Projektligji i paraqitur nga OSBE-ja per kthimin dhe kompesimin e pronave mbeshtet kryesisht variantin e qeverise per realizimin e ketij procesi. Sipas tij, akti i kompesimit financiar te pronareve do te behet per nje periudhe 10-vjecare. Ndersa, kompesimi fizik do te behet per ate pjese te popullates e cila nuk prek strategjite e rendesishme si ajo e turizmit. Nga ana tjeter, drafti i paraqitur prej dy deputeteve nje nivel me te ulet te kompesimit financiar dhe me te madh te atij fizik. Kjo per vete faktin pasi ata mbeshtesin idene qe toka i takon pronarit te saj.


    Burimi: "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #5
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E Merkure, 05 Nentor 2003


    SPAHIA: "JO LIGJIT TE OSBE-SE"

    Partia Levizja e Legalitetit ka kundershtuar dje serish pranine e projektligjit te OSBE-se per pronat ne Kuvendin shqiptar. "PS dhe PD pasi shkaterruan procesin zgjedhor nepermjet Kodit Zgjedhor, tani duan qe me ane te nje ligji per pronat, te varrosin te drejten e shenjte te pronareve legjitime" deklaroi dje kreu i legalisteve, Ekrem Spahia. Sipas tij, kete draft me rendesi madhore per vendin, dy partite e medha me qellim per t’u maskuar dhe per te coroditur opinionin, duan ta kalojne si projekt-ligj te OSBE-se. Por kjo ndodh ne nje kohe kur dihet se te drejten e iniaciatives ligjvenese e kane deputetet dhe Keshilli i Ministrave. "Bashkepunimi PS-PD per pronat ka filluar qe me miratimin e ligjit nr.7501, dt.19.07.1991 dhe ka vazhduar sistematikisht ne dem te pronareve legjitime" shtoi Spahia. Nder te tjera, ai shtoi se PS-se i lejohet ta beje nje gje te tille pasi mbetet vazhduese e praktikave te kaluara per shkaterrimin e prones private dhe likujdimin e pronareve te ligjshem. "Por PD-ja qe e mori pushtetin me mbeshtetjen e plote te pronareve, nuk i lejohet qe te jete ne te njejten linje me PS-ne dhe ne dem te tyre" pohoi Spahia. Sipas kreut te legalisteve, PLL-ja eshte partia e vetme paralamentare qe nuk ka firmosur deklaraten e perbashket ne tryezen e kryetareve te partive parlamentare, te iniciuar nga Moisiu ne dem te pronareve legjitime.

    Burimi: "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Pronat i moren ata qe kishin leke.

    Fringo... babai im dha doreheqjen. S'ia vlen. Personalisht, s'besoj se do na kthehen. Njeri negativ une...

    Si thone... "nice guys finish last."
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Berisha per Pronat ka kto pikpamje:

    ------
    G55


    PD, pavarėsisht nga aleancat, ka konceptin e saj pėr pronat



    Ndėrsa, pėrsa i pėrket aleancės me Partinė Republikane dhe faktit qė kjo forcė politike nuk e mbėshteti projektligjin e OSBE-sė pėr pronat, kreu i PD-sė theksoi se kjo aleancė, nuk ėshtė bazuar nė konceptin identik pėr pronat dhe pronėn. Partia Demokratike, tha ai, ėshtė njė forcė politike, e cila ka konceptin e saj pėr ligjin e pronave, tė cilin e ka mbrojtur qė nga viti 1991 e deri mė sot. Kryetari i Partisė Demokratike u shpreh, "pėr ēdo vend tė botės, pėr ēdo shoqėri, problemi i pronės, pas njė nate tė gjatė hiperkolektiviste, pėrbėn njė problem themelor pėr t'u zgjidhur dhe pėrbėn njė problem tė vėshtirė, por ligji njeh pronėn, ligji kthen pronėn, ligji kompenson pronėn me vlerėn e tregut. Ne do ta votojmė, ligji nuk vė kufizim nė njohjen e pronėsisė, pra, nėqoftėse do mė kėrkohet mua qė unė t'i bie vizė reformės agrare, nuk e kam atė predispozitė, reforma agrare ėshtė reformė agrare, e kryer nė tė gjitha vendet kapitaliste".

    Meqenėse ky ligj gjen mbėshtetje tė plotė nė programin e Partisė Demokratike, ėshtė votuar nga deputetėt e saj. "Ky ligj njeh pronėn, tha Berisha, dhe pėrveē dy-tre momenteve pėr tė cilėt ne duhet tė pėrpiqemi qė tė amendojmė, mishėron plotėsisht programin e Partisė Demokratike pėr pronėn dhe duket se nė kėtė program, kanė ardhur edhe forcat e tjera politike".

    Berisha theksoi se koha kur PPSH ia kaloi nė pronėsi tokėn shtetit, duke ia marrė pronarėve, tashmė mbaroi. "Nė vitin 1991, tha ai, PPSH e kryesuar nė atė kohė nga Ramiz Alia dhe Fatos Nano, solli ligjin pėr t'i lėnė shtetit nė pronėsi tokėn dhe nė pėrdorim fermerėve, pėr kėtė arsye, Partia Demokratike u angazhua nė njė betejė dyjavore pėr tė shndėrruar tokėn nė pronėsi. Tani nuk ėshtė forcė politike serioze, ajo e cila bėn dhe zhbėn vendimet e saj themelore. Ne jemi pėr kompensimin, nė kėtė rast", deklaroi kreu i PD-sė.


    --------------------------------------




    Keshtu ti Fringo Pronari..

    Prona ka dy Armiq..

    1-Armiku me nickun "Shteti" i cili ne varesi te Ligjit i ben mire ose keq nje pronari.

    2-Armiku me nickun "Kusheriri".. qe nenkupton far e fisin e komshijte etj.

    E mira eshte qe Shteti "tja sjelli ne pjate" Pronen gjith kuj me drejtesi. Kjo per arsye qe Njeriu te mos e kerkoj vet pronen sepse ashtu lodhet, harxhon kohe e para e bie ne konflikt me Kushot, me Komshijte e me dreqin e birin..

    Meksi e beri orarin zyrtar te administrates me te shtun e diel pushim.
    Kur e degjova kte thash ky eshte nje vic i trashe..
    Si mundej administrata e Mekso-Berishes te gezonte te Shtunen pushim kur dihej qe vendi kish ardh ne nje situate ku cdo familje ishte ne hall e ku hall do zgjidhej ne zyrat e Shtetit.
    Pra duhej te gumezhinin zyrat se prituri Popull e se zgjidhuri hallet e tyre.
    Meksi ishte tipik nje byrokrat anti-Popullor.

    Njerzit filluan ti kerkojne vet Pronat e kjo vuri perball dy PARTI.

    PARTI e PRONAREVE te Ligjshem e perbere nga Pleq te urte te shkalafendur shumica e te cileve kishin jetuar nen Nofken e te "De-klasuar-it", " Borgjez-it", "reaksionarit", "Armikut te Partise e Popullit" etj.

    ...Dhe PARTI e UZURPATOREVE....pra qaflesh te fuqishem me kpuc ushtari pa lidhse e kanatjera te zeza me germa e numra si dhe kallashet lidhur me Gjalme e morrin sa nje fasule ne floket qe zaptonin cdo gje..shteterore e private pa pjerdhur per ligj e Zot e drejtesi...


    E mes tyre dy Partive ai ARBITRI, SHTETI .. nje ngordhesire reshqele me zyrtare te qelbur ne shpirt e kostume armani e polica katundar te pjerdhur ..barkderra faqekuq nga berzollat qe han mejhaneve..qe nuk ja zgjidhte kerkujt Pronari te ligjshem hallin e qe indirekt njihte e ligjeronte Zgjidhjen qe u kish bere Pronave Zagari me kallash ..Ceceno-Kuksiano-Devollio-Jevgo-Skelaro- Tepelenas..



    Kjo ish Periudha Ramizo-Nano-Mekso-Berish-Tritano-Dylber-hane-Kopoliko-Pashko Rul-iane e viteve 1990-1997.


    Tash sdi cka bere Nano DY e Ruco-Fino-Blusho-Ramat e Meto-Mu-to-Mejdanet.


    Na tregoni dicka ju pronarsat..lol.

  8. #8
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Nje m** te madh kane bere o Braro!
    Duan vota maskarenjt.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Prona ti kthehej pronarit, do te ishte zgjidhja me e mire ne nje Shqiperi ideale, qe nuk i duhej te kalonte 50 vjet komunizem, qe nuk i duhej te shihte shtetezimin dhe kooperativizimin e prones, qe nuk duhej te shihte vrasjet, burgosjen, vjedhjen e parise se vendit, qe nuk duhej te shkaterronte kadastrat dhe digjte tapite e pronave. Por ja qe te gjithe keto ne Shqiperi ndodhen, dhe faji nuk eshte i politikaneve te sotem qe u duhet ti japin zgjidhje, eshte faji i atyre qe e rrembyen e shtetezuan pronen qe nuk u takonte.

    Eshte shume e thjeshte per nje politikan apo shqiptar te thjeshte qe e njeh shume pak ceshtjen e prones ne kompleksitetin e vet qe te dali e te japi formulen magjike: "Toka ti kthehet pronarit!" Problemi i pare eshte vertetetimi i pronesise kur dihet qe mungojne tapite ne te shumten e rasteve, mungojne te dhenat kadastrale, ka kontradikta ne te dhenat e nje viti nga nje vit tjeter, kur ka njerez qe kerkojne te rimarin ate prone qe e kane shitur dikur. Kujtoni se mbaron me kaq problemi? Kjo perbente vetem problemin e vogel, pasi jane edhe dy probleme te medha.

    Po mire qe token tia kthejme pronareve, por a nuk do te thote jo qe tua marrim token atyre fshatareve qe me 2 dynyme toke mbajne gjalle familjen e tyre? Po mire, si do reagojne ata 100 fshatare te shpronesuar, kur 1 bashkefshatar i tyre tu marri pronen, do ta puthin ne faqe, apo do ta vrasin? Po ata pronare ne qendrat e banuara ku ne tokat e tyre jane ngritur dyqane, spitale, baza ushtarake, pallate banimi, po keta banore qe duhet te dalin ne rruge, ku duhe te shkojne e banojne?

    Prona eshte nje problem sa madhor edhe delikat qe nuk ka per te gjetur nje zgjidhje ideale per te kenaqur ish-pronaret, jo sepse mungon vullneti politik, por se nje zgjidhje e tille eshte e pamundur. Problemet sociale qe do te krijonte do ta kthente Shqiperine ne nje vend afrikan ku toka rruhet me gjak duke vrare e duke prere. Kjo nuk eshte ne interes as te ish-pronareve, as te pronareve aktuale, as te vete shtetit, autoriteti i te cilit do te vritej i pari.

    Prioriteti i qeverise shqiptare duhet te jete zgjidhja sa me e shpejte e ceshtjes se prones, dhe jo zgjidhja ideale. Zgjidhja duhet te jete e mesme, ku prona do te kthehet tek i zoti vetem ne ato raste ku vertetohet ligjerisht pronesia me dokumenta te nxjerra nga kadastrat, nuk preken interesat urbane, nuk shpronesohen dhe hidhen ne rruge nje numer i madh njerezish qe do te conin ne probleme sociale. Per ate pjese ish-pronaresh te medhenj, shteti duhet ti kompesoje ata jo me toke, por ne forma te tjera, qofshin keto bono thesari shteti, karta me vlere qe mund te investohen ne blerjen e objekteve shteterore, etj.

    Ceshtja e prones private eshte ne pjesen derrmuese e zgjidhur fal planit te ish-qeverise se PD e cila privatizoi te gjitha apartamentet e banimit te qyteterave, duke i kthyer te gjithe shqiptaret ne pronare dhe duke kthyer token tek pronari ne rastet e pyjeve dhe kullotave. Sigurisht qe ky proces nuk ka qene pa probleme, sigurisht qe gjykatat dhe komitetet e kthimit te pronave i kane zvarritur gjerat, por kjo eshte dicka e kuptueshme kur pretendon te zgjidhesh nje problem qe nuk lindi dje, por 60 vjet me pare.

    Persa i perket qeverise socialiste, ajo jo vetem qe e ka pezulluar procesin e kthimit te prones, por ka bere perpjekje te hapura per te privatizuar objektet/nderrmarrjet shteterore te nje rendesie te vecante brenda qarkut te vet vicioz, duke kryer keshtu nje krim ekonomik, investimin e milionave te siguruara nga krimi dhe korrupsioni per ti vjedhur shqiptaret edhe nga pasuria e tyre e perbashket kombetare.

    Prandaj Shqiperia ka nevoje per kthimin e shtetit ligjor, pasi vetem nje shtet qe respekton ligjin, u jep mundesi te barabarta te gjithe shqiptareve per te marre pjese ne procesin e privatizimit duke ngrire te gjitha financat e krimit dhe korrupsionit qe ka arritur ne institancat me te larta te shtetit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shkodran Maska e BOY_UK
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    196
    Pellumbieveria terhoqi ligjin e saj



    Tiranė- Kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, nė njė konferencė pėr shtyp ka dhėnė shpjegime lidhur me problemin e ligjit tė pronave. Ai ka sqaruar si ka lindur ky projektligj dhe procedurat ligjore, nė tė cilat do tė kalojė drafti i paraqitur nga OSBE. Pėllumbi ka theksuar se pas takimit me kryetarėt e grupeve parlamentare dy ditė mė parė, u bė i qartė qėndrimi i secilit grup ndaj kėtij drafti tė ekspertėve tė organizatės sė huaj. Pavarsisht se dy hartuesit e projektligjit, Mediu dhe Cako, nuk e tėrhoqėn versionin e tyre, ashtu si bėnė pėrfaqėsues tė qeverisė me projektligjin e tyre, versioni i OSBE ėshtė vendosur nė kalendarin e punimeve tė Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, ka shpjeguar gjithashtu se drafti i paraqitur nga kjo organizatė ėshtė bėrė projektligj nga njė grup deputetėsh duke e konsideruar si tė pėrshtatshėm dhe efikas pėr zgjidhjen e cėshtjeve qė hap problemi i pronave. Pėllumbi ka deklaruar se qė nga dita e djeshme ka nisur puna e grupeve dhe komisioneve pėr shqyrtimin dhe pregatitjen e kėtij projektligji pėr seancė plenare. Ai ėshtė shprehur se nėpėr procedurat parlamentare do tė kalojė edhe projektligji i republikanit Mediu dhe ballistit Cako, tė cilėt nuk kanė pranuar tė tėrheqin versionin e tyre edhe pse u vendos pėr projektligjin e bazuar nė draftin e OSBE.



    Cdo tė bėhet me draftin e hartuar nga OSBE, pėr kthimin dhe kompensimin e pronave?

    Sic e keni njoftuar edhe ju nėpėrmjet mediave, organizuam njė konsultė lidhur me problemin qė ngrini ju. Problemi ėshtė madhor, ėshtė njė nga objektivat kryesorė tė Kuvendit, hartimi dhe miratimi i njė ligji pėr zgjidhjen integrale tė cėshtjes sė pronave. Ka njė histori problemi, pėr tė cilėn ju jeni nė dijeni. Janė bėrė pėrpjekje pikėrisht pėr tė bėrė njė ligj tė tillė, edhe nga deputetė tė vecantė, edhe nga qeveria janė paraqitur disa variante. Ėshtė bėrė edhe njė tryezė e partive politike. Ne vetė kėrkuam qė kėto projektligje tė mund tė sintetizoheshin nė njė projektligj integral dhe kėrkuam dhe ndihmėn e prezencės sė OSBE-sė, e cila nėpėrmjet njė grupi ekspertėsh, kryesisht shqiptarė, por tė drejtuar, kuptohet, me njė koncept tjetėr, larg kėtyre vizioneve partiake. Ajo na paraqiti njė material, njė draft, unė nuk po e quaj projektligj. Ky draft u shndėrrua nė projektligj nga njė grup deputetėsh, tė cilėt e gjetėn tė pėrshtatshėm pėr ta shtruar nė komisionet ligjore dhe pastaj nė seancėn plenare. Dihet qė ne pėrpara seancės, bėmė edhe mbledhjen e byrosė parlamentare dhe seanca plenare e futi nė kalendarin e punimeve tė Kuvendit. Kėshtu qė, qė sot grupet dhe komisionet parlamentare do tė fillojnė nga puna pėr shqyrtimin dhe pėr ta bėrė gati paraqitjen nė seancė parlamentare tė kėtij ligji. Ashtu sikurse do tė pėrfshihet nė procedurat parlamentare edhe ligji i dy deputetėve, Mediu dhe Cako, tė cilėt nuk e tėrhoqėn, sic e tėrhoqi qeveria projektligjin e vet nė funksion tė krijimit tė hapėsirave pėr kėtė projektligj qė ka njė mbėshtetje tė gjėrė tashmė.



    A ju duket normale qė nė hartimin e projektligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave nuk kanė marrė pjesė pėrfaqėsues nga shoqatat e pronarėve?

    Nėqoftė se do tė ishte kėshtu si e bėni pyetjen ju, do tė ishte vėrtet jo normale por unė them qė pėrfaqėsues tė shoqatės sė pronarėve kanė marrė pjesė nė tė gjitha diskutimet qė janė bėrė deri tani. Ne, sic e dini, kemi patur njė komision tė posacėm pėr cėshtjen e pronave, i cili punoi gati njė vit, iu shty disa herė afati por nuk arriti tė pėrfundonte punėn e vet. Edhe nė tė gjitha procedurat e bėra deri tani, bile edhe OSBE-ja, ekspertėt qė kanė punuar me draftin, kanė patur vazhdimisht kontakte me pėrfaqėsuesit e shoqatave tė ish- pronarėve.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •