Ndoshta eshte heret dhe eshte me siguri shume e veshtire te dalesh ne konkluzione te kthjellta, persa i perket zhvillimeve me te fundit ne Kosove. Une mendoj gjithesesi, se pavaresisht nga kjo do te ishte me interes hapja e nje debati edhe ketu ne forum lidhur me ecurine e ngjarjeve dhe domethenien e tyre.
Prishtina dhe Tirana zyrtare jane shprehur sot hapur, ndonese me menyra te ndryshme, per domosdoshmerine e pavaresise se menjehershme te Kosoves si zgjidhjen e vetme definitive te problemeve te kesaj treve.
Nderkaq turmat jane duke djegur shume shtepi, apo objekte te tjera institucionale serbe anekend Kosoves. Urrejtja popullore duket e drejtuar po aq ndaj administrates se UNMIK-ut, sa edhe ndaj popullates minoritare serbe dhe simboleve te saj.
Nje ushtarak i larte i NATO-s eshte shprehur se situata e krijuar i ka shkaterruar shanset e Kosoves per te permbushur standartet e kerkuara nga nderkombetaret per njohjen e pavaresise.
Nga te gjitha anet vijne thirrje per uljen e tensionit.
Analizimi i ketyre fakteve besoj se eshte teme me mjaft interes dhe aktualitet.
Krijoni Kontakt