Ministria e Industrisė vendos mbylljen e 130 minierave

Minierat qė do tė mbyllen janė tė gjitha me kapital shtetėror dhe pėr to nuk ka fonde mirėmbajtjeje


Vendoset mbyllja pėrfundimtare e mbi 130 minierave nė tė gjithė Shqipėrinė. Kėtė ka deklaruar tė premten e shkuar Arben Ahmetaj, zėvendėsministri aktual i Industrisė dhe Energjetikės, nė njė konferencė pėr shtyp. I pėrkrahur dhe nga drejtori i pėrgjithshėm i minerave shqiptare Kristo Rodi, Arben Ahmetaj ka bėrė tė ditur se kėto miniera, me kapital tėrėsisht shtetėror, kanė qenė jashtė funksionimit qė prej shumė vitesh, por specialistėt e kėsaj fushe kanė vendosur qė tė bėjnė mbylljen pėrfundimtare tė tyre. Minierat nė fjalė kanė shėrbyer pėr nxjerrjen e qymyrit dhe mineraleve metalore si krom e bakėr, por ato nuk funksionojnė qė prej fillimit tė viteve `90. Specialistėt e drejtorisė sė minierave sqarojnė se mbyllja bėhet pėr shkak tė gjendjes sė tyre shumė tė keqe dhe pėr pasojė tė mospasjes sė fondeve pėr t`i mirėmbajtur ato. Ahmetaj ka thėnė para pėrfaqėsuesve tė medias se qė tė gjitha minierat e pėrcaktuara nga drejtoria e pėrgjithshme e minierave do tė mbyllen deri nė fund tė muajit shtator tė kėtij viti.
Shumė prej minierave u pėrkasin shoqėrive me kapital shtetėror “Albakėr” e “Albkrom” dhe gjatė ditės sė premte janė cilėsuar si pa tė ardhme. Nė njė prononcim tė bėrė para disa kohėsh, Kristo Rodi ka deklaruar pėr “Biznesin” se mbyllja e minierave ka qenė e parashikuar. Rodi ka thėnė se mbyllja e disa prej minierave mund tė jetė e pėrkohshme dhe se me marrjen e fondeve ose me dhėnien pėr shfrytėzim kompanive private ato mund tė hapen pėrsėri. “Mbyllja e tyre do tė bėhet me njė portė prej betoni nė hyrje tė minierės, - ka thėnė Rodi, - dhe nė qoftė se do tė jetė e nevojshme, pas marrjes sė rezultateve nga monitorimet qė do tė bėhen, kėto vendburime mund tė hapen pėrsėri”.
Krito Rodi ka cilėsuar se mbyllja e minierave do tė parandalojė vjedhjet dhe dėmtimet e mėtejshme tė tyre nga personat qė banojnė afėr tyre, si dhe parandalimin e aksidenteve qė mund tė ndodhin nė to.


Sektori minerar
Ecurinė e procesit tė privatizimit nė kėtė sektor Arben Ahmetaj e ka cilėsuar si pozitiv. Sipas tij, i gjithė prodhimi minerar nė vendin tonė vjen nga sektori privat, i cili ka investuar rreth 13 milionė dollarė vetėm gjatė vitit qė lamė pas. Po gjatė vitit qė lamė pas ky sektor prodhoi dhe eksportoi njė vlerė prej rreth 30 milionė dollarėsh amerikanė. Tė dhėnat e Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės tregojnė se nė sektorin minerar janė tė punėsuar rreth 3.200 persona, prej tė cilėve vetėm njė e dhjeta nė sektorin shtetėror. Pėr sa u pėrket kushteve tė sigurimit teknik nė minierat qė janė nė pėrdorim, Arben Ahmetaj ka deklaruar se duke marrė shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur nė minierėn e bitumit tė Selenicės, ministria ka urdhėruar ushtrimin e kontrolleve nė tė gjitha minierat.