ANGLI/ JA EMRAT E SHQIPTAREVE QE I DOGJEN KUFOMEN
Zbulohen vrasėsit e lushnjarit
I akuzuari tregon ekzekutorėt e Tafė Krasniqit
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Londra, Muhamed Veliu
ANGLI
Zbulohen autorėt e vrasjes sė emigrantit nga Lushnja, i njohur nė Angli me emrin Tafė Krasniqi (nuk dihet nėse ky ėshtė emri i vėrtetė). Ekzekutimi dhe djegia e kufomės sė lushnjarit nė qytezėn e Lutonit ėshtė zbardhur, pasi njė shqiptar qė akuzohej pėr vrasjen e tij nuk ka hezituar qė nė sallėn e gjyqit tė pėrmendė autorėt e vėrtetė tė vrasjes. Emigranti Tafė Krasniqi, i cili ēuditėrisht pėrdorte disa emra, pasi ėshtė goditur mė thikė brėnda makinės sė tij tip "Rover", mė pas ėshtė djegur nga vrasėsit, me gjithė makinėn nė mėnyrė pėr tė zhdukur ēdo gjurmė qė do tė ēonte nė identifikimin e tyre. Ngjarja e cila tronditi komunitetin shqiptar nė qytezėn e Lutonit ka ndodhur nė 21 shtator 2002 nė rrethana tejet misterioze. Megjithėse kanė kaluar gati dy vjet nga vrasja e ndodhur nė Millfield Lane, Caddington, Bedfordshire, vetėm tani janė zbuluar autorėt. Pėr ekzekutimin dhe djegien fillimisht ėshtė akuzuar 19-vjeēari me origjinė nga njė fshat i Lushnjės, Ardit Gjermeni. Vrasja u cilėsua si mafioze dhe qė ka pasur pėr qėllim edhe tė ngjallė panik te njerėzit qė e njihnin lushnjarin e quajtur Taf Krasniqi. Pas njė hetimi intensiv tė kėtij krimi tė mistershėm, pa asnjė dėshmitar okular apo provė materiale, detektivėt anglezė, duke patur nė dosjen hetimore informacione tė plota pėr jetėn e Tafė Krasniqit, pėrfshi disa tė dhėna operative nga komuniteti shqiptar nė qytezėn e Lutonit, arrestoi mė 5 qershor 2003 Ardit Gjermenin, si tė dyshuar kryesor pėr vrasjen. Nė tė 12 intervistat e zhvilluara me Gjermenin nė hetuesi, ai ka mohuar kategorisht pėrfshirjen e tij nė vrasje. Pas njė procesi disajavor nė Gjykatėn e Lutonir, "Luton Crown Court", ku Gjermeni akuzohej pėr rrėmbimin e Taf Krasniqit dhe mė pas vrasjen e tij, ai ėshtė shpallur i pafajshėm, duke u lėnė i lire. "Unė nuk jam vrasėsi. Kurrė nuk jam pėrzier nė njė gjė tė tillė, por e di se kush janė ata tė cilėt e vranė Tafėn", ėshtė shprehur Ardit Gjermeni gjatė njė seance gjyqėsore. Ai mė pas nuk ka hezituar qė tė bėjė publik nė gjykatė emrat e vrasėsve, edhe kėta po shqiptarė. Sipas dėshmisė sė Gjermenit, vrasėsit janė Ymer Aliu, 20 vjeē, Erlind Totaj, 21 vjeē dhe Florjan Isufi, 19 vjeē, tė cilėt nė njė bisedė qė kanė patur me tė kanė pranuar se ata kanė vrarė Tafė Krasniqin.
Loja me emrat e shiptarėve
Loja e shumė identiteve sikur pėrdorej nga viktima, ishte pėrdorur edhe nga autorėt e masakrimit tė tij. Sipas policisė sė Lutonit, Tafė Krasniqi njihej nė komunitetin e shqiptarėve dahe njerėzve tė tjerė britanikė si Marko Tafareli, Mustafa, Fatmir, apo Vladimir Shabani. Tė njėjtat burime policore tė Lutonit kanė bėrė tė ditur se Ymer Aliu njihet edhe me emrat Erald Velo apo Aldo Konti, ndėrsa Erlind Totaj njihet si Erin Tota.
Krijoni Kontakt