Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli “Amnistia Blunkett” dhe shqiptaret

    Angli

    “Amnistia Blunkett”

    15.000 familje shqiptare drejt legalizimit, të tjerët drejt riatdhesimit.

    Nga Muhamed Veliu
    (Botuar ne revisten mujore SHQIP muaji Shkurt 2004)


    “Tre muaj pas deklarimit të amnistisë më të madhe për emigrantët në të gjithë historinë e Anglisë, duket se autoritet angleze të emigracionit po mundohen me shpejtësi ta vënë në jetë atë për familjet e përfshira në amnisti. Ndërsa dhjetra të tjerë të pa përfshirë përballen me “fshesën” angleze për rikthimet në atdhe të legjitimuara nga firmat e ish ministrit të rendit Luan Rama dhe ish ambasadorit anglez në Tiranë David Landsman.”



    “Mami, erdhi posta, a ti sjell zarfat tek guzhina?” Këto ishin fjalët e Morenës vetëm nëntë vjeçe ,drejtuar nënës së saj mëngjesin e 31 Dhjetorit 2003. As ajo, dhe as nëna e saj Engjëllushe nuk mund ta mendonin se njëri nga zarfat e lëshuar me shpejtësi nga postjeri mbante brënda sihariqin e përfshirjes së tyre në amnisti dhe fillimit të proçedurës drejt legalizimit të shumëpritur.
    “Po shpirt mi sill, ka qënë përgjigja e Engjëllushes e cila sapo kishte filluar përgatititjet për darkën e vitit të ri.

    “As që e mendoja që në njërin nga tre zarfat pikërisht ditën e fundtit të 2003-shit të kisha në dorë një letër e cila mbante dy vula të Home Office (Ministrisë së Emigracionit) dhe në të do të ishin formularët të cilët na njoftonin se duhet të fillonim proçedurat për të marrë lejet e qëndrimit për gjithmonë në Angli” fillon të rrëfej për Shqip emocionet e atyre momenteve emigrantja 32 vjeçare Engjëllushe Halili.

    “Mendoja se ishte një letër e zakonshme nga ato që Home Office na dërgon rregullisht, por kur lexoj faqen e parë të disa prej letrave thuhej” Famija Hali ju jeni e përfshirë në amnisti dhe se duhet të plotësoni formularët e mëposhtëm.Mu duk sikur diçka më ra nga qielli, u mpiva për një moment, nuk ja beosoja vetes. Shpërtheva duke qarë dhe bërtitur nga gëzimi. Mori siç i thërrasim shkurt vajzës u tremb dhe mu afrua. Fillova ta shtërngoj dhe i tregova se kemi fituar letrat. Megjithëse ajo është nëntë vjeçe gjithmonë sikurse edhe ne, ka jetuar me frikën e kthimit në Shqipëri që e kishim për çdo ditë.” Më tej zonja Halili vijon së treguari rreth telefonatës që i bëri bashkëshortit të saj Qemalit i cili kishte dalë për të bërë pazarin.
    “Ai nuk e besoi.Unë dridhesha dhe qaja në telefon. Nuk mund ti përcillja lajmin. Qemali u trondit për një moment mendoi se diçka e keqe i kishte ndodhur prindërve të moshuar në Korçë. Kur i tregova për letrën ai nuk e besoi.Më tha “Mos u tall, të lutem”. Po, po ka ardhur letra, i thashë plot gëzim”. Mbërritja e të parit të shtëpisë duket se ka shënuar momentit kulminant të dy gëzimeve në një ditë për këtë familje shqiptare e cila që nga viti 1998 jeton në lagjen Stratford në lindje të Londrës.

    Qemali është rreth të dyzetave dhe punon në një kompani ndërtimi jo shumë larg nga zona ku jeton. Në shtëpinë e tij të rregulluar me nikoqirllëk dhe mikpritja që të afrohet është model.Të duket sikur je në një famijle në mes të Korçës dhe njo në një lagje të Londrës.
    Për ta letra e postierit të cilin vajza e vogël me të drejtë e quan babagjyshi i vitit të ri me thes, cilësohet si një “lindje e dytë”. “Flinim me frikë se mos oficerët e emigracionit na trokisnin në derë dhe na deportonin, tregon Qemali, frikën e përjetuar që nga momenti i humbjes së dy gjyqeve. Por amnistija e ministrit Blunkett për ta ka ardhur si një lajm i mirë, të cilin siç thotë vetë ai nuk e prisnim ta merrnim kaq shpejt, aq më shumë ditën e fundit të 2003 i cili ishte një vit i mbushur me pasiguri dhe frikë.


    Jeta e re

    Sikurse familja Halili ka plot familje të tjera në Londër të cilave ju ka ardhur lajmi i mirë për përfshirjen në amnisti. Për ata tani fillon një jetë e re, ku në planë të parë dalin problemet ekonomike, si gjetja e një banese dhe sigurimi i jetës me forcat e tyre dhe jo më sikurse e kanë bërë gjatë të gjithë këtyre viteve duke ju drejtuar sporteleve të postave për të thyer çeqet që u ipeshin nga shërbimet sociale. Nëse deri më tani kanë qënë shërbimet sociale si DSS apo Social Service që siguronin banesat falas të këtyre familjeve emigrantësh, tani ata duhet ti paguajnë vetë.
    Këto shërbime kanë shpenzuar 36.000 stërlina për familje në vit, gjë e cila mësohet sipas shifrave të fundit publikuar nga Home Office.

    Në fakt amnistija nuk është një xhest bujarije ndaj emigrantëve por veçse një “heqje qafe” dhe shkurtim të shpenzimeve që për vetëm këto 15.000 familje shkon në 180 miljon stërlina në vit. Kjo nuk mund të kontestohet nga askushi sepse këto para nuk janë para të OKB-se apo UNICEF-it siç përshpëritet ndërmjet disa shqiptarëve të keqinformuar, por para të taksapagueseve anglezë të cilët me të drejtë janë të shqetesuar për shpenzimet ndaj të huajve që për një vit shkojnë në 1 bilion stërlina, pamvarësisht se kontributi i tyre në ekonominë informale(të zezë) shkon në 2 bilion në vit.

    Megjithatë sido që të jetë emigrantët shqiptarë e kanë mirëpritur këtë amnisti duke falenderuar qeverinë e Madhërisë së Saj Elisabeta e II e cila i dha mundësi qëndrimi në shtetin ishull. Por ndër ta ka patur edhe nga ata emigrantë dembela dhe “parazite” të cilët dridhnin zinxhirin dhe gjithçka e kishin të paguar. Fatëmirësisht ata janë pakica dhe tani duhet të masin forcat sikurse të gjithë të tjerët për të përballuar jetesën me xhepat e tyre.
    Natyrisht të kaluarit nga një “turist” me shpenbzime të paguara në Angli drejt një takspagusi për këta njerëz relativisht do të jetë e vështire.Por për këtë
    natyrisht autoritet e emigracionit kanë gjetur zgjidhjen. Një biletë falas drejt Prishtinës apo Tiranës.

    Pse amnisti?

    “Clearing the desks for tough new asylum measures”
    “ Pastrim I tavolinës, drejt masave të rrepta për azilin”

    Ky ishte titulli i lajmit të paimagjinuar nga askushi i anoncuar nga zyra e shtypit e ministrit të brendshëm David Blunkett mëngjesin e 24 Tetorit 2003.
    Sipas komunikatës për shtyp thuhet se “Më shumë se 15.000 familje të cilat kanë kërkuar azil në UK përpara tre vitesh, të cilat janë ndihmuar për të jetuar nga paratë e taksëpaguesve, do të konsiderohen për tju dhënë leje qëndrimi e përgjithmonë për të jetuar e punuar në Angli. Kjo masë vjen nga Qeverija angleze si një hap i mëtejshmë në rreformën e sistemit të azilit i cili nuk mund të jetë i hapur për abuzime dhe vonesa në të ardhëmen.
    Ne jemi duke studjuar mundësinë për ti bashkangjitur seksionit 4 të ligjit për emigracionin të ashtuquajturat “hardcase” (çështjet e vështira). Në këtë seksion do të përfshihen të gjitha ato familje të cilat kanë mbërritur në Britaninë e Madhe përpara 2 Tetorit 2000, që kanë patur fëmi përpara kësaj date dhe kanë qënë në pritje të gjata nga vonesat e sistemit të shqyrtimit. Po ashtu do të jetë e mundur që të përfshihen edhe ato familje që kanë fëmitë e tyre në Angli që prej shtatë vitesh.
    Kjo amnisti e papritur nga Qeverija Angleze u ka komentuar nga analistët e mediave si një “operacion pastrami” i atyre të cilëve qeverija e pati tëvështire për ti riatdhesuar dhe për këtë gjeti amnistinë si gomardare shpëtimi. Nga ana e tyre opozita konservatore e cila në zgjedhjet e ardhëshme do të luaj shumë me kartët e azil kërkuesve, e ka kundërshtuar këtë amisti pamvarësisht se kur në fuqi ishte konservatori Xhon Maxher edhe qeverija e tij bëri pot ë njëjtën gjë por jo të bërë publike.
    Dështimi në riatdhesimin e familjeve “hardcase”, dhe përmbushja e objektivit vjetor për të dëbimin nga Anglija të 32.000 emigrantëve ilegal ka qënë një arsye tjeter që çoi drejt “amnistisë Blunkett”.
    E ndërsa amnistija do të përfshi 15.000 emigrantët me fat, pjesës tjeter i duhet të vazhdojë jetën në tokën britanike me frikë, nga oficerët e emigracionit. Sipas ministrit Blunkett duke ju drejtuar atyre që nuk përfshihen në amnisti u thuhet se” Këto masa do të dërgojnë një sinjal të qartë, që atyre ju ka rrefuzuar qëndrimi duhet të largohen nga Anglija”.

    Të tjerët

    Shumë fëmij emigrantësh shqiptarë në Angli do tu ksihin lutur Zotit që edhe ata të kishin pasur të njëjtin fat si Morena atë ditë fund dhjetori, po ja që fati nuk është i njëjtë për të gjithë.
    E njëjta atmosferë ndoshta edhe më emocionuese do të ishte në familjen Rrodhe nga Berati e cila jeon në qyetin e lindjes së superstarit anglez Roby William në Stoke-on-Tren në veri të Anglisë.
    Rudina dhe Hendrik Rrodhe u stabilizuan në këtë qytet të vogël para gjshtë vitesh kur ata mbërritën në Angli si emigrantë politik. Ata i dhanë lamtumirën e fundit familjarëve të tyre në 1997, pasi Hendriku ishte një punonjës policije me forcat speciale.Ai kishte marrë kërcënime dhe se jeta e tij ishte në rrezik nga bandat që komandonin zonën e Beratit. Vajza e tyre Moira ishte vetëm një vjeçe kur ata u larguan. “Isha e vogël atë kohë, nuk mbaj mend asgjë” i ka treguar ajo në një intervistë për emisionin Sot në BBC Midland Radio.

    Kësaj familje shqiptare u ka lejuar qëndrimi në Angli në bazë të arsyeve humanitare nga një gjykatë lokale apeli, por pikërisht ky vendim u ka apeluar në gjykatën e lartë nga Home Office me qëllim deportimin e tyre në Shqipëri. Gjyqi do të zhvillohet në muajin Janar në Londër.
    Ndërsa zonja Rrodhe po ashtu e ftuar në program ka thënë se “Besoj se gjykatësit janë human, të cilët mund të shikojnë me realizëm se çfarë na ka ndodhur ne, dhe cilat kanë qënë vuajtjet tona atje”.
    Kjo është një nga rastet më të frestëta të këtij fillim viti që tregon se megjithëse amnistija ka filluar të veprojë, ka familje shqiptare emigrantësh që ende duhet ti drejtohen dyerve të gjykatave. Për ta peripecitë e legalizimit në Angli skanë të sorur.
    Si familja Rrodhe ka me dhjetra. E ardhlja e tyre duket e zymtë sikurse duket edhe më e zymtë për ata emigrantë të cilësuar si “single” të cilët ose duhet të firmosin në sportelet e emigracionit për çdo muaj, ose duhet të jetojnë në të zezë për derim sa do të jenë me fat për most u kapur dhe riatdhesuar në atdheun e tyre i cili nuk i ofron as minimunin e jetës.
    Kalvari i vuajtjes së tyre drejt rrugëve të Evropës do të vazhdojë, madje tragjikisht si rasti i 9 Janarit ku 21 bashkëatdhetarë gjetën vdekjen mbi një gomone e cila do ti çonte drejt tokës së premtuar për të punuar dhe ndihmuar familjet e tyre në zonat e Shkodrës e katandisur më keq se fshatrat e Afganistanit apo të Irakut.
    Të tjerët që janë në Angli nuk do ti mbetet gjë tjetër veçse të luten, qe ndo një mëngjes poshtë derës postieri tu hedhë letrën me lajmin e mirë njësoj siç ndodhi me familej Halili.
    Ata shpresojnë. Shpresa vdes e fundit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cun
    Anëtarësuar
    27-12-2003
    Postime
    18
    lol duhet te rrish tre ore te lexosh temen (shume e shkurte)
    verdalle..

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •