Ky lajm duhet te trishtoje pa mase shokun Abdi Baleta pasi Haxhi Qamili do te kete konkurrence edhe ne fushen e propagandes fetare ne vend. Kjo parti do te rrezoje monopolin e Haxhi Qamilit ne vend qe propaganden e paguar te Ankarase ne vend, na e shet me ereza nacionaliste dhe patriotike. Haxhi Qamilit do i duhet ose te gjeje nje zanat te ri, ose te dali nga ilegaliteti dhe ti bashkohet partise islamike te sapo formuar.
Une i pershendes ata qe kane krijuar kete parti pasi kane me shume kurajo dhe jane me te sinqerte si njerez te kallepit Baleta qe jane njerezit me te pafytyre dhe me te rendomte qe marrin fryme ne Shqiperi. Ne kete kuader kjo parti do ti japi fund propagandes islamike ne vend qe u shitet shqiptareve si nacionalizem alla Haxhi Qamil.
Partia Islamike do te testoje shoqerine shqiptare nese ajo eshte nje shoqeri islamike radikale apo nje shoqeri demokratike dhe me fryme perendimore. Kjo do te duket tek mbeshtetja qe kjo parti do te marri ne zgjedhjet qe do te mbahen ne Shqiperi. Gjithashtu, nje parti e ngritur mbi perkatesine fetare do te testoje edhe tolerancen e ligjit demokratik mbi formacione qe nuk besojne ne nje shtet laik. Vete ekzistenca e nje partie fetare perben nje kercenim per ndarjen e shtetit nga feja. Precedentet nuk mungojne ne kete drejtim. Demokracia turke eshte vendosur perpara faktit te kryer ku radikalet islamike kane fituar ne zgjedhje dhe qeveria dhe ushtria turke i eshte dashur qe te anulloje zgjedhjet.
Komuniteti orthodhoks ngelet komuniteti i vetem fetar shqiptar qe nuk ka nje parti politike qe te perfaqesoje interesat e veta. Katoliket kane partine demokristiane, muslimanet kane partine islamike dhe rimekembjen kombetare, ateistet dhe komunistet kane partine socialiste. Kjo nuk eshte nje rastesi. Besimtaret orthodhokse nuk i varin shpresat e tyre tek partite politike apo tek pushteti njerezor. Ata i varin shpresat tek Zoti i tyre Krisht dhe Mbreteria e Qiellit qe po afron.
Krijoni Kontakt