Ndermarje qe kane falimentuar ka pase gjithe historine njerzimit keshtu qe nuk eshte kjo arsyja qe ben te rrezikshme investimin ne aksione aktualisht.Enron dhe Worldcom ishin simbolet e ekonomise amerikane , leader ne sektoret qe ato ushtronin aktivitetin. Problemi eshte qe kur dhe Kompani te tilla gjigante prezntojne bilance te fallcifikuara qe normalisht kontrollohen me lupe nga autoritet e kontrollit te burses amerikane, imagjino seē mund te bejne ndermarjet e tjera, problemi eshte se ka nje krize besimi te investiroret dhe nuk ka me asnje autoritet kredibel ne syte e tyre qe te siguroje aksioneret.
E dyta eshte si e thashe me siper, mbivleresimi i kompanive amerikane ( te blesh aksione te nje ndermarje mbi bazen e nje kapitalizimi te 50 here fitimeve te ardheshme te ndermarjes eshte absurditet dhe kljo ndosh ne amerike tani) , ju ftoj te shihni ēpo ndodh ne Wall Street ka me shume se 2 jave qe vetem po bije Dow Jones et Nasdaq.
Berti qe te njohesh manaxhimin e nje ndermarje nuk behet duke pire kafe me ta ( kjo behet ne Shqiperi ku dhe kur shkon per pune dhe ke takim zyrtar te thone hajde pime nje kafe te klubi e ne vend qe te punohet ne zyre si gjithe bota "punohet" ne kafe").
Manaxhimi i nje ndermarje shihet duke krahasuar bilancet e ndermarjes me parashikimet e bera nbje vit me pare, dhe shihet historiku i tyre ne vite. Nqs Manaxheret e kesaj ndermrje jane njerez realiste ne parashikimet e tyre qe bejne ne te ardhmen dhe i permbahen ketyre parashikimeve atehere jane njerez kredibel, nqs ata bejne deklarata sencasinale per te ngritur ne nje periudhe afatshkurter kursin ne burse te aksioneve te ndermarjes se tyre, ketyre manaxhereve nuk u behet besim dhe aksionet shiten sa me shpejt. Kjo eshte nje metode se si mund ti njohesh manaxheret po metodat nuk mungojne e jane te shumta mjafton qe ti kerkosh se i gjen, sidomos me mjetet e komunikimit qe kemi ne dispozicion brezi jone.
Pershendetje
Krijoni Kontakt