Ndoshta po tregohem pak harbut me subjektin e kesaj teme por besoj se 'shporrja' eshte fjala me adekuate qe i takon ketij 'Filogreku' qe e ka kthyer Shqiperine ne sketerr, qendren e mafias, prostitucionit e droges, varferise e pasigurise, korrupsionit dhe e mashtrimit. Fatos Nano eshte kryeministri i nje vendi qe nuk i takon...
Fatkeqesisht u bene plot 8 vjet qe po drejtohemi nga nje Kryemafioz, Kryemaskara qe po sterpasurohet ne kurriz te popullit duke e rrenuar ate ne maksimum. U prit si shpetimtar ne 97, i sapo dale nga burgu 'ngriti' gjithe Jugun ne kembe me mashtrime e me dhune. Po sot e kesaj dite ku jane premtimet e shokut Fatos, ku jane parat e fajdeve qe ai i premtoi Shqiptareve, ku eshte siguria e rendi, te mos flasim pastaj per dritat dhe ujin. Po kujtoj disa fakte qe ndoshta jane harruar nga ne, por qe ia vlen t'i permendesh nje per nje per te treguar 'frytet' e punes ne keto 8 vjet nga ky anti-Shqiptar. Per te numeruar mekatet e shokut Fatos nuk do te me mjaftonte dhe nje nate e tere dimeri, keshtu qe u perpoqa te beja nje permbledhje sa me te shkurter e sa me te reduktuar.
Pra me te drejte lind kjo pyetje tek secili prej nesh: 'Kur do te vij dita qe kjo dhelper dinake do te shporret perfundimisht nga Shqiperia?' Shume shpresa paten Shqiptaret ne zgjedhjet parlamentare te 2001-it si dhe ne zgjedhjet lokale te 2003-it, por vota e lire u vodh dhe ne keto dy raste me teper mjeshtri e pafytyre. Megjithate Shqiptaret ngriten zerin e tyre fuqishem ne dy protestat e fundit 'NANO IK'. U mblodhen te gjithe sebashku per t'i treguar shokut Fatos qe nuk mund ta durojme me kete situate qe eshte bere e pasuportueshme per te gjithe.
Ne kete teme nuk dua te shpreh bindjet e mija politike dhe te jape alternativa, qellimi kryesor eshte 'shporrja' e qeverise se Fatos Nasosit sebashku me grupin e tij besnik Socialist. Pasardhesit qofshin ata demokrate, balliste, legaliste, republikan e pse jo socialist te paster, por vetem klani i ndryre i tij kurrsesi jo.
Shpresa eshte e madhe qe kjo qeveri te zhduket njehere e pergjithmone, vetem qe ēdo dite qe zgjat eshte ne dem te Shqiperise. Po e perseris edhe njehere Fatos Nano eshte kryeministri i nje vendi qe nuk i takon, prandaj ai duhet te shporret sa me shpejt.
Krijoni Kontakt