Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kafshet tona..me 4 dhe 2 kembe..

    Korrieri shkruan:

    ------

    Tragjedia, shenjon dhelpren, veteqellohet e vdes 49-vjecari

    Ka tentuar te vrase nje dhelper, por nga pakudesia ka qelluar mbi trupin e tij duke mbetur i vdekur ne vend.
    Viktima eshte 49 vjecatri Matush Lleshi nga fshati Adriatik i rrethit te Kurbinit.
    Sipas burimeve te policise vendore, i ndjeri, ka terhequr kembezen e shkrepjes se armes vrastare duke mbetur viktime e nje perpjekjeje per te gjuajtur kafshe te egra ne pyll.
    Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugore Lac-Adriatik.
    Ndersa Matush Lleshi ka mbushur furgonin me pasagjere dhe ishte nisur ne drejtim te fshatit te lindjes ne afersi te Hidrovorit te Adriatikut, papritur nje dhelper i eshte shfaur perpara.
    Ne keto memente 49 vjecari ka nxjerre armen e gjahut qe mbante me vehte dhe nga nxitimi e ka mbushur. Ne castin qe ai po tentonte te kthente armen nga dhelpra, ka terhequr kembezen duke qelluar veten dhe gjetur vdekjen e menjehershme.
    Pasagjeret te cilet ndodheshin ne furgon, te lemerisur kane njoftuar policine, ndersa familjes se te ndjerit i kane dhene lajmin e hidhur te vrasjes nga pakujdesia te njeriut te tyre te shtrenjte.

    A.Bushi



    --------------









    Koment..

    Gjithe Bota e civilizuar eshte ngritur ne alarm se shume lloje speciesh nga Fauna(bota shtazore) e Flora (bota bimore) jane nen kercenimin e zhdukjes se plote..

    Me qindra projekte shkencore te kushtueshme jane ne proces per te mbrojtur Natyren..
    Sot te jesh NJERI do te thote te jesh i ndergjegjshem per vlerat e Natyres dhe i ndjeshem ne solidaritetin per ta mbrojtur Natyren qe kjo Natyre te jete e bukur dhe e dobishme per sot dhe gjeneratat e ardhshme..

    Shqiptaret jane dalluar qe ne kohe te Edit Durhamit si plackites karvanesh dhe shkaterrues te Flores dhe Faunes..

    Bllokmenet e PPSH-se kishin dy kenaqsi..

    Te torturonin "armiqte" birucave e familjet e tyre ..femije gra e pleq kampeve te internimit..e gjat uik endeve pa fund te vrisnin dhe te fundmit FAZANE, KAPROJ, Dhelpra e derra te eger qe kishin ngelur atyre pak pyjeve tona..


    Edhe Shqiptari i vogel..ai fshatari apo qytetari qe ngaqe ish spiun i PPSH-se kishte dhe leje per arme gjahu..nuk ishte me pak i zellshem te vriste cdo shpeze e kafshe te Natyres tone..

    Sot Kallashi e Tritoli, Sopata e Zjarri jo vetem bejne kerdine mbi njerzit por dhe mbi kafshet e shpezet.. mbi peshkun e Pyjet.. mbi bimet e rralla si caji e Rigoni e sherebelja..etj etj..

    Nje kafsheri e papare ka shperthyer kudo..

    A nuk mund te vazhdonte rrugen ky shofer Furgoni i qelbur e te kenaqej qe pa nje dhelper ne rruget e fshatrave ?

    ... ej shikoni nje dhelper atje tek lendina si po lodron.. duhej te thoshte ky katundar i keq e populli do kthente syte e do mahnitej me bukurine e nje kafshe te eger te natyres e kaq do mjaftonte..

    Jo.. menjihere instikti shtazor i katundarit te babezitur ka ngrehur ciften per ta vrare kte mrekulli ne zhdukje te Faunes shqiptare..

    Pse duhet ta vriste?
    Per Mish?
    Ka mish dyqani o pronar Furgoni..qe fiton mijra lek vec me nje rruge..
    Per gezofin?
    Pse per gezof dhelpre eshte zonja jote morracake o katundar?

    Ka te GABI rrobe te bukura e te lira sa te duash..


    Mir tu be o qen e bir qeni..



    ......

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz shqiptare

    -----------

    GRINDJA PER GERVISHTJEN E MAKINES

    Vritet pėrfaqėsuesi i Coca-Cola
    Fier, prangoset bosi i ndėrtimeve dhe kunati


    --------------------------------------------------------------------------------

    Trėndafile Visha


    FIER

    Ekzekutohet me njė plumb nė kokė pėrfaqėsuesi i Coca-Colės nė qytetin e Fierit. Dje, rreth orės 9.20, shtetasi Fadil Kacanolli, banues nė lagjen "Apollonia" u qėllua me armė zjarri tip TT, pas njė grindjeje banale pėr prerjen e njė peme. Menjėherė pas krimit, policia ka ndaluar si tė dyshuar pronarin e firmės BIAM, Arben Gjijdeshi. Nė orėt e vona tė mbrėmjes ėshtė ndaluar edhe burri i motrės sė Gjijdeshit, Isa Boshnjaku.

    Sherri
    Pasditen e sė premtes Fadil Kacanolli i ka kėrkuar Gjijdeshit qė tė largonte makinat e tij (i pėrdorte pėr ndėrtimin e njė pallati tetėkatėsh) nga rruga, pasi do tė priste njė pishė qė ndodhej aty afėr. 43-vjeēari i ka shpjeguar banorit tė lagjes sė tij se pema me degėt e saj i ishin bėrė pengesė pėr maunet qė kalonte pėrditė aty afėr. Madje, degėt e pemės i kishin grisur disa herė mbulesat e mauneve me tė cilat bėnte shpėrndarjen e prodhimeve tė Coca-Colės. Pavarėsisht shpje-gimeve, 39-vjeēari nuk ka pranuar tė largojė makinat nga rruga. Atėherė Kacanolli ka vendosur tė presė pemėn. Rreth orės 16 tė sė premtes ai ka marrė sopatėn dhe e ka prerė pishėn. Gjatė prerjes degėt kanė gėrvishtur njėrėn nga makinat e Arben Gjijdeshit. Kjo ka pasuar me sherr tė madh. Gjatė zėnkės Kacanolli ėshtė shprehur se nuk kishte faj, pasi paralajmėroi pėr njė gjė tė tillė. Gjithsesi, sherri ka degjeneruar nė rrahje me grushta midis dy protagonistėve, tė cilėt janė ndarė nga bashkėqytetarė tė tjerė. Nė darkė Fadil Kacanolli i ka treguar vėllait tė tij Agimit pėr zėnkėn me Gjijdeshin. Ndėrkohė, dje paradite dy vėllezėrit kanė shkuar pėr t'u sqaruar me 39-vjeēarin, aq mė tepėr qė jetonin nė njė lagje.

    Vrasja
    E ndėrsa dy vėllezėrit Kacanolli po sqaroheshin me Gjijdeshin, nė rrugėn qė tė ēon nė stacionin hekurudhor, njė plumb ka lėnė tė vdekur nė vend njėrin prej tyre dhe pikėrisht Fadilin. Menjėherė nė vendngjarje ka mbėrritur policia, e cila ka konstatuar se babai i tre fėmijėve ėshtė qėlluar nė distancė, pas koke, nga njė plumb i vetėm qė i ka dalė nė ballė. Pas njė orė kėrkimesh ėshtė bėrė i mundur ndalimi i Arben Gjijdeshit. I pari qė ėshtė marrė nė pyetje pėr ngjarjen ishte vėllai i viktimės, Agim Kacanolli. Ky i fundit ka pohuar se ishte Gjijdeshi ai qė e kishte qėlluar nga afėr me pistoletė vėllain e tij dhe se gjithēka ka marrė shkas pas grindjes pėr prerjen e njė peme. Aktualisht policia po heton nė dy pista.


    Autori dhe viktima, biznesmenė tė njohur nė qytetin e Fierit

    Tė dy protagonistėt e krimit tė djeshėm nė qytetin e Fierit merreshin me aktivitet privat. Arben Gjijdeshi ėshtė pronar i njė firme ndėrtimi (BIAM) tė regjistruar nė policinė tatimore qė nė vitin 1998. Sipas drejtuesve tė policisė tatimore, aktiviteti i kėsaj firme ka qenė i rregullt dhe ajo ka shlyer detyrimet ndaj shtetit. Ndėrkohė, Fadil Kacanolli ishte njė ndėr pronarėt e firmės INDI, e cila ka eskluzivitetin e tė gjithė artikujve tė Coca-Colės. Sipas burimeve tė mėsipėrme, firma INDI ėshtė regjistruar qė nė vitin 1994 nė policinė tatimore. Kjo firmė ka si bashkėortakė dhe pėrfaqėsues ligjor viktimėn Fadil Kacanolli, Gėzim Bakiun dhe Dhimitraq Ikonomin. Krerėt e Tatim-Taksave tė Fierit pohojnė se firma INDI ėshtė shumė e rregullt nė shlyerjen e detyrimeve ligjore dhe asnjėherė nuk ėshtė bėrė problem. Ndėrkohė, banorė tė lagjes "Apollonia" pohojnė se Kacanollėt dhe Gjijdeshėt njihen si familje tė mira, pasi anjėherė nuk kanė ngacmuar njeri.


    Versione tė ndryshme pėr autorin e krimit

    Autori i vrasjes sė Fadil Kacanollit mbetet nė kufijtė e misterit. Policia ende nuk ka deklaruar zyrtarisht se kush ėshtė ekzekutori i 43-vjeēarit. Pėr zbardhjen e ngjarjes, policia po heton nė dy pista. Pista e parė lidhet me dėshminė e Agim Kacanollit, vėllait tė viktimės, i cili ka deklaruar se Arben Gjijdeshi ėshtė ekzekutori. Ndėrkohė, blutė nuk janė tė bindur nė versionin e dhėnė nga vėllai i viktimės, i cili ka pohuar se Kacanolli ėshtė vrarė nga afėr. Nga hetimet e para nė vendngjarje nuk ėshtė gjetur asnjė gėzhojė. Ēuditėrisht gėzhoja ėshtė gjetur nė ballkonin e katit tė tretė tė njė pallati, hyrje kjo e marrė me qera nga 39-vjeēari Arben Gjijdeshi. Dėshmitarė okularė nė ngjarje kanė pohuar se Kacanolli ėshtė qėlluar pikėrisht nga ballkoni i kėsaj shtėpie. Kjo dėshmi ėshtė nė njė linjė me konkluzionet e policisė dhe provat e grumbulluara presj saj. Dyshohet qė ekzekutor i Fadil Kacanollit tė jetė burri i motrės sė Gjideshit, Isa Boshnjaku nga Tropoja.








    ----------


    Trimat e Fierit presin Pishat..

    Kaq rendsi ka cocacola e Kacanoll-Klosave.. sa qe duhet prere dhe e vetmja pishe qe ka mbetur ne buz te rruges..

    Ku do mrizojne mileti ne pik te Vapes aq te mirnjohur fierake ?

    Ne hije te mauneve te Kacanollit e te kti bosit te Mafies ndertimit?

    pis milet..

Tema tė Ngjashme

  1. Mirė se tė urdhėroni nė sofrėn e Dibrės sė madhe e tė vogėl
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Fjalet dhe shprehjet me te cilat njeriu komunikon me kafshet shtepiake
    Nga DYDRINAS nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 00:53
  4. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe tė 1913 nė Dibėr
    Nga Apollyon nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  5. Times prezanton dhjetė kafshėt mė tė pasura nė botė
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 11:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •