Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Mbi Selim Islamin

    In memoriam pėr
    shkencėtarin Selim Islami


    Moikom Zeqo

    Duke u kthyer nga njė udhėtim nė Jug tė Shqipėrisė, sė bashku me Dritėro Agollin, ndaluam nė galerinė artistike "Vėllezėrit Frashėri" nė qytetin e Fierit. Rastėsisht pashė njė gazetė tė pėrditshme, ku miku im Fatos Baxhaku, nė njė shkrim tė shkurtėr dhe lakonik shkruante pėr vdekjen e prof. Selim Islamit. U trondita pa masė.

    Prej kohėsh e dija se Prof. Selim Islami ishte i sėmurė rėndė. Mė vret ndėrgjegjja dhe mė ka mbetur peng qė mikun tim tė mrekullueshėm dhe tė vjetėr, kolegun tim dhe njeriun qė mė mėsoi aq shumė nga arkeologjia, nuk arrita ta takoj para vdekjes, ndonėse i takoja djemtė e tij dhe u thoja qė do gjej njė ditė kohė pėr ta parė. Ja njė ankth qė do mė mbetet pėrgjithmonė. Gjithsesi ndiej njėfarė ngushėllimi, sepse kur ai do tė festonte 75-vjetorin e lindjes, erdhi tek unė nė Muzeun Historik Kombėtar dhe mė tha se tėrė veprimtarinė ceremoniale do ta bėnte nė kėtė institucion. Ajo ditė mbeti e paharruar, sepse biseda jonė qe paksa e ēuditshme dhe e shumėfishtė. Fjala vjen, unė e pyeta shkencėtarin e ditur nėse do ta botonte tė plotė ndonjė ditė krestomacinė e mrekullueshme "Ilirėt dhe Iliria - tek autorėt antikė", qė pėr herė tė parė u botua nė Tiranė mė 1965. Ky libėr i jashtėzakonshėm, qė pėrmbante njė katalog tė historianėve tė lashtėsisė tė pėrzgj edhur, me tė dhėnat e tyre tejet tė paeleminueshme dhe tė pazėvendėsueshme pėr ilirėt, ka qenė njė nga librat mė tė mėdhenj qė mund tė jenė botuar ndonjėherė nė gjuhėn shqipe. Libri ėshtė i madh sa pėrmasat e Biblės dhe nė tė vėrtetė ky libėr ėshtė Bibla e ilirologjisė pėr ne shqiptarėt. I thashė Selim Islamit se rrallė kam lexuar ndonjė libėr me kaq kėnaqėsi dhe me kureshtje sesa ky libėr. Udhėheqėsi dhe kryeredaktori i kėtij libri ėshtė pikėrisht Selim Islami. Nė bisedė shtova edhe idenė se botimi i ri dhe i plotėsuar i krestomacisė duhej patjetėr tė qe nė dy gjuhė, pra nga njėra faqe tė ishte teksti nė greqisht apo nė latinisht dhe nė faqen tjetėr teksti i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe.


    Unė pėrmenda librin e Pjetėr Bogdanit, tė botuar mė 1685, i cili tipografikisht qe nė dy gjuhė nė tė njėjtėn faqe njė rresht qe shkruar nė italisht dhe tjetri nė shqip. Si libri i Bogdanit duhet botuar dhe krestomacia, i thashė jo pa ndrojtje. "Eh, kjo ėshtė ėndrra ime mė e madhe e jetės, tha Selim Islami. - Nė bibliotekėn time nė shtėpi kam pėrgatitur 30 vėllime tė autorėve mė tė rėndėsishėm tė motshmėrisė, ku njera faqe ėshtė nė gjuhėn origjinale, fjala vjen tė Herodotit, tė Tit Livit, tė Salustit, tė Euseb Hieronimit, tė Prokopit tė Cezaresė etj., dhe nė faqen tjetėr ėshtė pėrkthimi im i saktė dhe nė mėnyrė akribike nė shqip." Gjithashtu bisedova pėr mundėsinė e botimit tė artikujve tė Prof. Selimit nė disa vėllime. Tani nuk jam mirė me shėndet Moikom, mė tha ai tepėr i menduar. Unė do t'i pėrgatis dhe ndoshta ju tė rinjtė mund t'i botoni pas vdekjes time. Mos e pėrmend vdekjen, i thashė. Vdekja ėshtė diēka e natyrshme, ma ktheu. Ndoshta ėshtė e natyrshme edhe tė mbijetosh. Atė nuk e di, tha ai.


    Dhe ja, tani Selim Islami ka vdekur. Ka mbyllur sytė, ka pushuar zemra e tij dhe ėshtė shuar masa inkandeshente e trurit tė tij. E tmerrshme! Ka vdekur njė nga njerėzit e ditur dhe tė shkėlqyer tė Shqipėrisė dhe pėr fatin e keq, masmedia ėshtė gati indiferente pėr kėtė emėr tė veēantė tė shkencės shqiptare.


    Unė kam punuar 10 vjet rresht me Prof. Selim Islamin si arkeolog dhe si koleg i tij. Kam patur miqėsi tė thellė, miqėsi qė u rrezistoi furtunave, miqėsi esenciale dhe tė vėrtetė. Selim Islami ėshtė njė nga njerėzit qė mė ka mėsuar disa gjėra thelbėsore tė historisė sė lashtė tė ilirėve. Nėse Eqrem Ēabej mbėshteti tezėn e birėsisė (filiacionit) tė shqiptarėve nga ilirėt nė rrafshin gjuhėsor, Selim Islami ėshtė historiani i parė i madh, i cili udhėhoqi dhe konstruktoi nė zanafillė njė histori shkencore tė qytetėrimit ilir, tė shtetit dhe tė qytetit ilir. Studimet e tij janė tė njė rėndėsie tė madhe, sepse janė pika referuese tė pazėvendėsueshme. Meqenėse opinioni publik, nė katrahurėn e sotme informative ėshtė i shkėputur nga leximet dhe nga informacionet shkencore pėr arsyet banale, qė nuk dua t'i shtjelloj kėtu, jam i detyruar tė them dy fjale sintetike pėr njeriun dhe shkencėtarin Selim Islami.


    Selim Islami ka lindur nė fshatin Pandeleimon tė rrethit tė Sarandės, mė 18 mars 1923, nė njė familje atdhetare tė Ēamėrisė. Rrallė kam parė nė jetėn time njė njeri tė ishte kaq krenar pėr faktin se ishte shqiptar nga Ēamėria, gjė qė ai e shpallte nė mėnyrė sfiduese pėrpara tė gjithėve dhe sa herė qė kishte mundėsi. Ai fliste pėr fshatin e tij tė lindjes me njė adhurim apologjik. Janė ende themelet e shtėpisė sė vjetėr tė prindėrve tė tij. Kur para 30 vjetėsh, nė Pandeleimon po ndėrtohej shkolla e fshatit, ishte Selim Islami, i cili u tha fshatarėve tė merrnin gurėt e mureve tė shtėpisė sė tij tė lindjes pėr tė ndėrtuar arkitekturėn e shkollės. Ja njė metaforė e konvertimit dhe e njė ndėrlidhjeje kuptimplote.


    Selim Islami, nė epokėn antifashiste, luftoi me armė nė dorė si partizan dhe mund tė ishte vrarė tepėr i ri. Fati bėri qė ai tė jetė njė triumfues, njė nga pjesėmarrėsit e fitores, por e kuptoi se nuk mund tė kishte njė ardhmėri tė Shqipėri pa dituri tė lartė. Studimet e larta pėr etnografi i ka kryer nė Universitetin e Moskės, mė 1951. Ai u doktorua me disertacionin pėr etnografinė e disa enklavave shqiptare nė Kaukaz. Ai jetoi pėr shumė kohė tek kėta shqiptarė dhe disertacioni i tij u botua rusisht nė njė nga revistat autoritative ruse. Kur u kthye nė Shqipėri ai nisi punėn nė Muzeun Etnografik dhe Arkeologjik tė Tiranės. Kėtu ai bėri njė shndėrrim tė papritur tė vetvetes dhe interesave tė tij shkencore. Ai nisi tė merrej me zanafillat e arkeologjisė dhe sė bashku me dekanin e arkeologjisė shqiptare Hasan Cekėn dhe arkeologun tjetėr Skėnder Anamalin nisėn tė arkitekturonin shkencėn e arkeologjisė. Dokumentari i parė shkencor arkeologjik i kinostudios "Shqipėria e Re", tregon Selim Islamin e ri gjatė gėrmimeve ne tumat ilire tė Matit, duke mbajtur nė duar me kujdes si njė trofe njė enė tipike ilire tė pikturuar. Duket sikur nė atė moment Selim Islami po pi verėn e pėrurimit tė epokės mė tė madhe dhe mė tė pėrndritur tė arkeologjisė shqiptare. Brom, i nderuari ynė i pavdekur Selim Islami! Rritja dhe progresi i arkeologjisė shqiptare janė tė pashkėputura nga emri i Selim Islamit. Herė - herė e kam pyetur se pse nga etnograf ai u bė arkeolog. Ėshtė njė nga enigmat e mia - mė thoshte duke qeshur. Gjithsesi qėllimi ka qenė zbulimi i vetė enigmave tė historisė. Selim Islami ka punuar si drejtor i Muzeut Arkeologjik tė Tiranės, ka qenė shef i sektorit tė arkeologjisė mbi dhjetė vjet, zėvendėsdekan i Historisė dhe i Filogjisė si dhe anėtar i shumė formumeve shkencore shqiptare dhe ndėrkombėtare. Selim Islami si arkeolog ka marrė pjesė nė gėrmimet sistematike tė rrėnjėve ilire nė Gajtan tė Shkodrės, nė Pazhok tė Elbasanit, nė Xibėr tė Matit, nė Zgėrdhesh tė Krujės, nė Butrint dhe nė Apoloni. Nė vitet 1958 - 1960, Selim Islami drejtoi kėrkimet shqiptaro - sovjetike nė qytetin e Apolonisė, tė Orikumit dhe nė Ēukė tė Ajtoit. Nė kėto ekspedita shkencore punoi edhe njė arkeolog me emėr botėror, ēifuti rus Bllavacki. Unė e kam lexuar librin e tij pėr Apoloninė si dhe njė seri shkrimesh pėr qendrat arkeologjike shqiptare. Njė erudit i jashtėzakonshėm qe ky arkeolog plak dhe i huaj, por qė e deshi Shqipėrinė dhe qe mik i sinqertė edhe i Selim Islamit. Arkeologjia qe, si tė thuash, dashuria e dytė, pas etnografisė pėr Selimin. Si pėr tė plotėsuar formulėn e trinitetit, Selim Islami iu pėrkushtua edhe historisė sė qytetėrimit ilir. Ai ka njė meritė substanciale jo vetėm pėr pėrgatitjen e materialeve burimore tė autorėve antikė, por ai qe konceptuesi kryesor pėr shtjellimin pėr herė tė parė, me kritere bashkėkohore, tė historisė sė mirėfilltė sė ilirėve tė lashtė. Ai ėshtė kryeredaktori shumėvjeēar i revistės "Iliria" si dhe i veprės sė papėrsėritshme tė tekstit tė historisė ilire, tė botuar nė vitin 1978, nė frėngjisht, me titullin "Les Iliriens". Dua tė them dy mendime kryesore pėr studimet historike tė Selim Islamit.


    E para, Selim Islami e shikon historinė politike tė ilirėve, tė shtetit dhe tė qytetit ilir nė epokėn helenistike sipas njė strukture unitare. Nė njėfarė mėnyre ai ecėn nė gjurmėt e ilirologes sė madhe Papazoglu, e cila nė mėnyrė brilante mbėshteti tezėn se nuk ka disa shtete tė veēuara ilire apo njė mozaik mbretėrish ilire, por ka njė shtet tė madh ilir tė vijueshėm me emrat e mbretėrve qė alternohen. Kjo formė unitare i jep njė kuptim tė ri historisė ilire. Selim Islami e pasuroi sė tepėrmi kėtė tezė tė dijetares Papazoglu me argumente shumė mė tepėr mbushamendėse.


    E dyta, Selim Islami ka bėrė pėrgjithėsimin mė sintetik tė lindjes dhe tė zhvillimit tė jetės qytetare nė Iliri, duke bėrė njė shfrytėzim tė plotė tė tė dhėnave dhe tė studimeve tė ilirologėve dhe tė arkeologėve tė mėparshėm tė huaj. Unė mund tė them se Selim Islami ėshtė krijuesi i teorisė sė shtetit dhe tė qytetit ilir, qė respekton kronologjinė e burimeve librore dhe harmonizon tė dhėnat e reja dhe tė panjohura tė burimeve arkeologjike, duke pasuruar sė tepėrmi peizazhin shkencor ilir.


    Selim Islami ka qenė njė pedagog dhe orator i denjė, dhėnėsi i kurseve tė posaēme pėr arkeologjinė dhe historinė e lashtė. Unė, shkruesi i kėtyre radhėve, kam nderin qė kam qenė njė nga dishepujt e tij dhe njėkohėsisht koleg. Kam marrė pjesė nė ekspeditėn e tij tė njohur pėr gėrmimin e Butrintit si dhe kam qenė i pranishėm nė shumė ekspedita tė tjera tė tij ane mbanė Shqipėrisė. Vėrejtjet, qė ka bėrė ai pėr artikujt e mi shkencorė botuar nė revistėn "Iliria" kanė qenė vetėm tė dobishme dhe horizonthapėse. Kam kujtime shoqėrore dhe intime tė shumta me tė. Shumė episode kanė mbetur tė skalitur nė kujtesėn time. Selim Islami vdiq. Nė kėtė moment humbja e kėtij personaliteti tė shkencės na e trazon hidhėrueshėm ndėrgjegjen tonė. Ka vdekur njė njeri i pazėvendėsueshėm dot. Ėshtė shuar njė njeri i rrallė. Nga ata qė nuk vijnė aq shpesh nė jetė. Ka qenė tepėr krenar nė jetė dhe tepėr stoik nė vuajtjet e sėmundjes. Atė e rrėnoi kanceri dhe lėngoi gjatė. I shtruar pėr operacion nė Romė tė Italisė, lexonte librat nė latinisht tė Ciceronit apo tė Lukianit.


    Kur e ndjeu se do tė vdiste, u la amanet fėmijėve dhe gruas qė ta ēonin pėr ta varrosur nė Ēukėn e Ajtoit qė ėshtė nė pikėn mė jugore tė kufirit Shqipėri - Greqi. Nė atriumin e Muzeut Historik Kombėtar ėshtė sjellė dhe montuar njė nga kullat origjinale ilire tė Ēukės sė Ajtoit. Kjo kullė mė kujton pėrherė Selim Islamin dhe mbase fantazma e tij e shenjtė do tė lėvizė nė shkallaret dhe nė gurėt e kėsaj kulle pėrjetėsisht. Ėshtė tepėr e vėshtirė tė them, nė mėnyrė emblematike, atė qė duhet thėnė saktėsisht pėr Selim Islamin. Selim Islami la gjithė ato dorėshkrime tė pabotuara. Ai e meriton post mortum titullin akademik. Ai ėshtė njė ilirolog, pioner i shkencės sė re shqiptare. Ai ishte i tillė, sepse qe njė shqiptar, pikėrisht siē e pėrcaktonte Naim Frashėri, me trup dhe me shpirt. Vdiq njė njeri jo i zakonshėm. Harresa ėshtė e pafuqishme ta gėrryejė emrin e tij tė mirė plot dinjitet. Ai ishte njė mjeshtėr i analizave dhe i logjikės sė fortė, njė sintetizues i befasishėm si dhe njė stilist i madh i shkrimit shkencor. Ai shkruante sikur skaliste. Amen!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Zoti e e shperbleft edhe nė parajse.
    Mė kujtohet libri i tijė nė frangjishte "Les yllirienns"
    Ka punuar me shpirtė pėrė qeshtjen shqipėtare qė hulumtuesit e ardhshėm tė arkeologjisė iliro-shqipėtare duhet ti falendrohen pėrė veprat e lena nga ky kolos intelektual shqipėtar.

    Vepra e tij s'do vdesi kurrė!

Tema tė Ngjashme

  1. E vėrteta dhe paragjykimet pėr Islamin
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-11-2012, 08:11
  2. Mary Watson - Mėsuese e teologjisė pranon Islamin
    Nga ILyrium nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 13:09
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •