Gjuha shqipe ne rrezik tek femijet e mergimtareve.
Pas vdekjes se pare te komunizmit shqiptaret e tej varfer u nisen ne udhet e trishta te nje mergimi me shprese se nje dite do te kthehen ne vendlindje por ajo dite nuk po pranon te vije ngaqe Shqiperine politikanet tane ne vend qe ta ngjisin lart i kane futur nderkamzen dhe po e hedhen ne humneren e varferise(ndersa kosovaret nuk besojne qe nderkomtaret mund ta rregullojne Kosoven bashke me ca politikane te deshtuar ndaj nuk po kthen ne vendlindje ).Atehere me mijera e mijera familje vendosen qe jeten e tyre familjare ta ndertojne perfundimisht ne mergim.Dhe jeta vazhdon ne rrjedhen e saj te jetes.Femijet fruti i jetes lindin dhe me cicerima foshnjore te buzeqeshin dhe nisin belbezimet e pare gjysem shqip e gjysem ne gjuhen e vendit ku ato i kane thene "mirmengjes" jetes.Por fatkeqsisht vjen nje dite dhe nisin shkollen dhe ketu fillon tragjedia me e re e shqiptareve te merguar Vrasja e gjuhen shqipe tek trashgimtaret e tyre.Ditet muaj vitet ikin dhe nuk pranojne asnje lloj justifikimi.Faji nuk eshte as i tyre por as edhe i emigranteve qe te shumten e rasteve punojne edhe 16 ore ne dite qe te rregullojne jeten e tyre familjare ngaqe kosta e jeteses ne mergim eshte mjaft e shtrenjte dhe nuk kane mundesi te merren dhe te shijojne edhe buzeqeshjet e femijeve.Po a duhet bere diēka?Sigurisht po.Ja nje dialog i thjesht ne nje shkolle amerikane ne Florida qe tregom me qarte se deri ku ėshtė rrezikuar gjuha shqipe ne mergim....
Nje nje testim ne nje shkollere fillore ne Jacksonville Florida Amerike drejtoresha e shkolles e pyeti Donaldin nje shqiptar nga Lezha ne gjuhen e saj anglisht
-Nga je?
-Nga Lezha, nga Albania?-ia kthen ai i qete
-Sa mire- i tha ajo duke ia kthyer buzeqeshjen-me shkruaj dhe me thuaj ndonje fjali shqip dua te dij diēka me shume per vendin tuaj per gjuhen tuaj.
-Me fal mesuese por une nuk di te shkruaj as edhe nje fjale shqip-ia kthen Donaldi i zene ne faj.
-Si?Nuk keni shkolle shqipe ketu te pakten te mesoni te shkruani gjuhen tuaj nga keni ardhur, te mos humbisni kontaktin me historine e kulturen e kombit tuaj.
-Jo mesuese nuk kemi-ia ktheu Donaldi i merzitur.
-Si ka mundesi-ia priti ajo e ēuditur -kur vetem ne shkollen tone jane te punesuara tre vete si ndimes mesues qe jane nga Shqiperia?!!..
Donaldi ngriti supet i habitur dhe si gjithe femijet nisi te flase anglisht ne nje anglishte teper te paster qe nuk mund te dallohej aspak nga nje amerikan por teper i trishtuar ngaqe nuk dinte te fliste gjuhen e gjakut qe i perkiste....
Asimilimi dhe shurja perfundimtare e te shkruarit dhe te folurit te gjuhes shqipe ka arritur ne piken me kritike.Te gjithe psheretijne te gjithe flasin por gjithēka kalon ne nje mjergull heshtjeje.Ndoshta dikush mund te thote ne vendlindje si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove,Male te Zi e Maqedoni ''Ēfare mund te bejme ne te qe gjuha shqipe te mos vdese tek femijet tuaj ne mergim?Ēfare mund te bejne politikanet tane te''lodhur'' nga hallet qe kane mbi supe?Ēfare mund te bejne gjuhetaret tane?''.Sigurisht ato kane te bejne shume bile.Sepse keta femije emigrantash po rriten e po edukohen ne shkollat me te mira te botes me nje kulture dhe dije teper bashkohore dhe ne te ardhmen edhe keto si pjese e atij gjaku mund te japin kontibutin e tyre qe atdheu i baballareve te tyre qe iken per te vrare varferin te mos psheretije gjithmone ne shtratin e vdekjes e te nje skamje te paskajshme.Atehere ēfare presim ne mergimtaret nga gjuhetaret?Fillimin e punes sa me te shpejte per hartimin e nje abetareje te re per femijet e emigranteve dhe jo botimin e nje kopjeje te nje abetareje ekzistuese.Duhet te merren parasysh kushtet qe keto femije kane aty ku jetojne.Ne formin e abetares duhet marrur parasysh mjaft gjera ku njera qe eshte edhe paresore duhet te kuptojne se 80% e femijeve emigrante e perbejne femije qe baballaret e tyre flasin ne shtepi vetem gegerisht (Shqiperia e Veriut, e mesme, Kosova, Mali i ZI e Maqedonia)dhe gegerishta nuk duhet lene jashte saj sepse ne vend qe te krijojne diēka qe tiu lehtesoje femijeve mesimin e gjuhes se baballareve-Gjuhes shqipe do tiu veshtirsoje me tej.(Gjithsesi nuk them kurrsesi formin e nje abetare gegerisht apo tostkerisht siē psheretihet shpesh here neper internete).Secili mergimtar do te bente te pamunderen dhe nuk do kursente asgje nga finaca dhe do te blinte kete abetare te re qe gjuhetaret e Tiranes,Prishtines dhe Shkupit mund ta bejne qe shume shpejt te jete ne shtypshkrojne.
Po valle po politikanet e '' e sterlodhur'' shqiptare ēfare mund ti ndihmojne emigrantet(pra nenshtetesit e tyre) qe femijet e tyre tė flasin gjuhen e baballarve.Fare thjeshte dhe pa shpenzime te teperta.Kerkimi ne rruge diplomatike qe ne baze te te drejtave nderkomtare te emigracionit kur nje nje zone te caktuar jeton nje komunitet i konsidirushem emigrantash te kerkoje qe shteti ku ato ndodhen te ndihmoje finaciarasht hapjen e shkollave shqipe ose te pakten emigrantat te mos pagojne qera per mesimin e femijeve te tyre shqip por mesimin ta bejne ne shkollat e shtetit ku ato jane me nje program te reduktuar.Ne emigrantet nuk kursejme asgje qe femijat tane te flasim e te shkruajne shqip por nje individ ose nje grup individesh nuk e ka kurre fuqine e nje shteti sado shte i lodhur te jete.Sigurisht ftoj te gjithe gjuhetaret te diskutojne ne shtyp dhe ne internet me qellim qe fjalet te mos ngelin ne leter.E ardhmja e kombit shqiptar varet edhe nga femijet tane,edhe keto jane pjese e trollit te shqiponjave.Ju lutem na ndihmoni mos e lini gjuhen shqipe qe te vdese tek femijet tane.Gjuhen e bukur shqipe qe baballaret tane na lane neve edhe ne mergimtaret bashke me ndihmen tuaj tiu leme femijeve tane....
Lekė Gjoka
Botuar ne gazeten ILLYRIA ne Amerike 9 mars 2004(Se shpejti edhe ne Koha Jone)
Krijoni Kontakt