Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: Cuna e Goca

  1. #1
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Cuna e Goca

    Ne mblidhemi te shtepia e Jonides: une, Rabela, Elda, Donika dhe Eri. Jonida ka nje moter me te madhe, Fjorin, qe ne Italisht do te thote "lule." Fjori eshte me e bukura. Jonida dhe Fjori kane nje ballkon. Ne dalim aty dhe flasim me cunat. Jonida dhe Fjori jetojne ne katin e pare. Keshtu ne prekim duart me cunat. Vecse ballkoni ka kangjella se te jetosh ne kat te pare duhet te mbrosh veten nga hajdutet. Ndaj ne prekim duart me cunat nderkohe qe hekurat na prekin neve.

    Hyjme brenda dhe shofim MTV. Kendojme ne nje ze me Madonen, Michael, Guns 'n Roses e te tjere. Pime kafe si gra te vogla. Pastaj nje cun troket ne xham te dritares dhe ne dalim serish ne ballkon. Hajdeni jashte, thote ai, hajde luajme syllambyllsi. Dhe ne dalim e luajme gjithe mbasditen. Dhe nderkohe qe muzgu ka rene une degjoj zerin e mamit qe therret nga ballkoni "Ani!!" ndaj me duhet te iki, Miri, i them atij cunit qe eshte fshehur me mua. Prekim duart. Asgje me shume. Bile s'mundem ti shoh dot as fytyren.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Ani.

    Akoma me mamin qe te pengon te shikosh cunat.Sidoqofte ishte nje shkrim jo aq naiv saq duket kur e lexon.Mundohet te te vendosi ne gjendje reflektimi..per arsyet qe cunat rrine poshte dritareve dhe presin gocat qe te dalin tek dritarja.Por tani,ne kohet moderne katet e para jane shnderruar per tregtimin e cdo produkti natyror,madje edhe te pamjes joshese qe disa vajza kane...ne italisht quhen "le comesse".
    AP.(tirane)

  3. #3
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    AP,

    eshte perralle nga e kaluara...

    AG

    p.s. qenke ne tirane zotrote? po he, c'behet andej? na trego dhe ti ndonje te re. na hidh nje pikture. or something...

  4. #4
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Edhe une....

    ......kur kam qene kaq si ti, moj Ani, luanim me kalamajte e tjere para pallatit, sidomos ne vere deri sa shkonte ora 10 e darkes. Pastaj te skuqur nga vrapi dhe lojrat 'topa-gropa' etje tj se si kujtoj tani, hynim ne shtepi duke terhequr kembet zvarrre, gjithe inat e pa piken e deshires. Por nje nate , gusht ka qene, ne nje shtylle elektriku, nje cike me larg nga hyrja e pallatit une kam pasur nje takim shume te cuditshem, te parin e jetes sime. Dhe natyrisht qe mbeta pa fryme, kisha emocione, me ngrine kembet, zemra me rrihte si e cmendur, e mire mire se e di qe e dini...Por une ate nate kisha takim me nje xhind, te vertete fare, e kam pa rrena fare kete. Dy nete me pare e kisha pare ne enderr dhe ja ku me doli para syve dy nete me pas, ishte 30 cm i gjate, i zi, me ca sy si gjilpera te zeza, dhe levizte pa pushim sa tek njera kembe e shtylles tek tjetra. Por s'dinte tironce idioti, se do ia kishim fute nji muhabeti per shtate pale qejfe. Pale si ishte veshe: me pantallona teritali , me jelek te zi, me qostek...ndersa une vetem me nje kanatiere dhe pantallona te shkurtera dhe me gjunjet cope cope nga te rrezuarit. hajt mo si takim i pare s'shkoi aq keq...Ah eksperienca, eksperienca...osht gjo e modhe per Zotin...Te kishin qene keto vogelushet e socme do ia kishin kalu mire fare , po ja qe se kane te gjithe fatin te takohen me xhindet....

    hajt shndet te gjitheve

  5. #5
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    moj

    pentesilke!!

    pantallona teritali!? LOL c'me kujtove ate material!! degjo, po fare fare s'kuptove gje ti prej xhindit? je e sigurt? ;P heheh

    shnet ne ty,
    Ani

  6. #6
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Anushka moy, fryji pak bulēite me shume, se s'po ta degjoj dot klithmen. He te kam xhan, mos na e ler Mirin ne mjegull. Po kukullen qe shtrengove fort mes gjunjeve kur vajte ne shtepi? Kepuckat e mamit dhe perden prej tyli te aneksit (apo burullukun qe i mbulonte fytyren vllait te vockel tek flinte) qe e lidhe me llastik dhe e bere vello mbi koke?

  7. #7
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    &

    shpirt, zemer, sjerdzce mayo,

    listen, me ke vezhguar mire po prapa perdes se mermerte lol you know, ato qe vinin nga grekia. miri mbeti ke rifuxhot e lumit lana lol. s'kam ca me ba. nejse, po klithma ime eshte e perbrendshme tash per tash. kshtuthi s'kam ca me ba as per ket gja.

    ika te ha dreke. ate librin e lokomotives, pikes i kishe rene. po tani me shume me kujtohen ilustrimet sesa ngjarjet. damn!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Ani.

    Ne Tirane c'behet? Eshte e mrekullueshme,sepse degjon shqip,edhe pse perralla me politike dhe biznes,por kafenete po marrin ngjyra te tjera...Edhe pse mungon nje "dicka",Tirana me dritat e saj po ngjason per mua si pikturat plot eksitim te Jackson Pollock.
    Sidoqofte ti Ani spaske ndryshuar,edhe pse une jam shume i ndryshuar,nje hap nga Italia ne Tirane,dmth ne Shqiperi.
    Degjoj dhe punoj cdo dite por ne Shqiperi pak njerez arrijne te kuptojne zhurmen dhe treguesit qe nje individ ka,te gjithe lepihen pas mondanitetit dhe seksualitetit vulgar.Eshte pikerisht ajo peralla jote qe pak e drejtuar me ne pergjithesi sintaksore,mund te behet nje pasqyrim i vertete i mohimit dhe disintegrimit qe rajoni Ballkanik po merr nga mos deshira per te rregulluar nje sfond kulturor te mrekullueshem dhe nje rini,qe gjenerate si ajo,ne keto kohe vitale,dhe te percipta per sentimentalizma te pavend,eshte gati te mohoje ekzistencen e deshires dhe enderrimit simbolik ,me nje katapult nderkohor,qe shtyn me tej mjegullen...ne kete rast e pakuptimte.


    Urime Ani,dhe gocave si ty,edhe pse "pak" te vemendshme,por qe meritojne teper respekt nga une.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •