Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po de po a po nien mier njeri prej rugovne a? Per protestat qe u mbajten e po mbahen ne ter kosoven e po solidarizohen me Mitrovicen e me familjet e 4 Kater Femijve te mbytur nga ana e serbve rugova kerkon nderprerjen e tyre a per sigurin e b.ythes se vet e ftoi krejt popullaten veq kesaj radhe i ka deshtue keq ne qender te Prishtines menzi ju kan tubue disa qindra nxenes e jo siq thot QIK 2-3 mij protestues
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nė pėrkrahje tė protestės kundėr atentatit mbi presidentin Rugova

    BURIME TĖ MUNDSHME TĖ ATENTATIT MBI PRESIDENTIN E KOSOVĖS




    --------------------------------------------------------------------------------

    17 mars 2004 / TN

    Dr. S. GASHI - Vjenė (AUSTRI)

    Duke u solidarizuar plotėsisht me protestėn e mbajtur sot nė Prishtinė kundėr atentatit mbi presidentin e Kosovės, Dega nė Austri e Lidhjes Demokratike tė Kosovės e ka autorizuar z. Dr. Skėnder Gashi ta shpreh dėnimin nė formė mė tė zgjeruar pėrkitazi me atenatit e turpshėm, fatbardhėsisht tė pasuksesshėm, mbi presidentin e Kosovės.

    Pėrmbajtja e kėtij komenti ėshtė formulim i autorizuar nė formė tė shkruar i qėndrimit tė Kryesisė sė Nėndegės sė LDK nė Vjenė dhe i kryetarit tė Degės sė LDK-ės nė Austri pėrkitazi me atentatin e pasuksesshėm mbi presidentin Rugova.

    Kryesia e Nėndegės nė Vjenė tė LDK-ės mendon se atentati mbi presidentin Rugova ėshtė atentat mbi punėn e bėrė deri tani nga ky personalitet dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovės, nė krye tė sė cilės qėndron qė nga themelimi i saj, pėr ndėrkombtarizimin e Ēėshtjes sė Kosovės; shpalljen institucionale tė mėvetėsisė sė Kosovės dhe nxjerrjen e akteve madhore tė shtetėsisė qė rezultoi me ngritjen dhe funksionimin e shtetit tė kosovarėve, tė pėrcjellur me mosdėgjueshmėrinė kolektive civile tė qytetarėve tė Kosovės karshi shtetit jugosllav e serb. Ky atentat ėshtė edhe njė vepėr e shėmtuar mė shumė nė vargun e tė kėtillave, qė patėn pėr pasojė vrasjet me motive politike tė bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė tė presidentit dhe tė strategėve e tė luftėtarėve tė UĒK-ės, vrasje kėto qė u ekzekutuan nga dorasė ende tė pazbuluar.

    Derisa vrasjet e Enver Malokut, plagosja e Sabri Hamitit, vrasja e Xhemajl Mustafės, Ukė Bytyēit, Tahir Zemajt e tė tjerėve ishin tė paparaljmėruara, atentati mbi presidentin ėshtė e njė natyre tjetėr. Kjo u ushtrua pas bėrjes publike nė shtypin kosovar nga ana e policisė ndėrkombėtare tė kėrcėnimit se ėshtė pėrgatitur likuidimi edhe i tre drejtuesve tė lartė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, midis tė cilėve porse nuk na paska qenė paraparė tė vritej presidenti Rugova.

    Ēfarė ironie! Ēdo mendje e shėndoshė do ta pyeste zbuluesin e pėrgatitjes sė vrasjeve, e ndoshta edhe tė ekzekutorėve konkretė tė paraparė tė vrasjeve tė planifikuara, se ēfarė masash ndėrmori ajo polici jo vetėm drejt demaskimit tė urdhėrdhėnėsit dhe ekzekutorėve potencialė tė vrasjeve tė paralajmėruara, por edhe ēfarė ndėrmori ky institucion pėr mbrojtjen e instancės mė tė lartė morale e politike tė vendit, presidentit tė Kosovės.

    Pikėrisht mosndėrmarrja asgjė pėr mbrojtjen, pėrkatėsisht pėr sigurinė e institucionit tė Presidentit, pėrfshirė kėtu edhe sigurinė e institucioneve me ingerenca shtetėsie tė Kosovės, e lė tė hapur tė drejtėn pėr tė besuar se jo vetėm UNMIK-u nuk i ēmon, prandaj edhe nuk i ruan institucionalisht (nėnvizim i autorit) as institucionin e presidencės e as institucionet e Kosovės nė fazėn e tyre tė tanishme tė pėrfaqėsimit nė hije tė vullnetit politik tė popullit tė Kosovės tė cilat, megjithatė, falė autoritetit qė e gėzojnė nė popull, jo porse pėr vėllimin e kompetencave qė kėtyre me kiste ua ka besuar UNMIK-u, e drejtojnė jetėn publike nė Kosovė.

    Mbajtja nga ana e UNMIK-ut dhe e opozitės kosovare e qėndrimit pėrēmues, pėr tė mos thėnė edhe pėrbuzės, ndaj institucioneve tė Kosovės mund tė ketė pasoja shkatėrrimtare pėr shoqėrinė kosovare. Kjo aqė mė parė kur mund tė besohet me arėsye se UNMIK-u do ta ketė tė qartė rolin e autoritetit moral tė Ibrahim Rugovės pėr shoqėrinė kosovare. Ėshtė katėrcipėrisht e ditur se falė urtisė sė presidentit Rugova nė Kosovė nuk ndodhi ndonjė „revolucion i vonuar demokratik“ apo mė konkretisht hakmarrje ndaj dorasėve tė pandehur pėr vrasjet e liderėve tė LDK-ės, hakmarrje qė do ta polarizonte shoqėrinė kosovare dhe, ky polarizim do tė mund tė shpėrthente nė formė tė njė lufte civile, tė cilėn mbase dikush ia dėshiron Kosovės dhe e stimulon kėtė edhe sot e gjithė ditėn duke ngrėnė dorė tani edhe mbi institucionin e presidentit tė Kosovės.

    Le tė pėrkujtojmė se pikėrisht pėr tė mos u bėrė bashkėfajtor i ndonjė konfrontimi qė do tė mund tė shndėrrohej nė ndonjė „revolucion tė vonuar demokratik“ tė tipit tė Shqipėrisė sė ’97-shit pėrbrenda vetė kosovarėve dhe pėr tė mos e humbur pėrkrahjen ndėrkombėtare, Lidhja Demokratike e Kosovės dhe presidenti Rugova i sakrifikuan nė Rambouillet edhe strukturat shtetėrore tė Kosovės pėrkatėsisht qeverinė e Kosovės me tė gjitha ministritė e saj qė kishin funksionuar dhe mund tė vazhdonin sė funksionuari.

    Nėndega nė Vjenė e Lidhjes Demokratike tė Kosovės kėrkon sė kėndejmi nga UNMIK-u dhe nga struktura kompetene e Kosovės sigurimin institucional, dmth. sigurimin e godinės sė presidencės 24 orė nė ditė nga policia me uniformė e policisė ndėrkombėtare, pėrkatėisht tė SHPK dhe qė kjo praktikė tė zgjerohet edhe mbi institucionet e tjera tė larta tė Kosovės dhe drejtuesit e tyre tė zgjedhur me votėn e popullit.

    Megjithatė, pėrkundėr sa u tha mė lart dhe sa do tė thuhet nė vazhdim, pėrderisa nuk zbulohet dorasi i kėtij atentati dhe ky tė mos vehet pėrpara drejtėsisė, ēdo lloj analize e burimit tė kėtij atentati tė dėshtuar ėshtė e kushtėzuar tė jetė ecje nėpėr errėsirė nė tė cilėn pėr doras mund tė pandehet si ndonjė dorė e zgjatur e ndonjėrit nga shėrbimet serkrete tė shteteve fqinje ashtu edhe ndoshta dora e ndonjė „patrioti militant“ qė ha bukė nė Kosovė.

    Natyrisht qė pėr urdhėrdhėnės ndonjė argati kosovar pėr kėtė atentat mund merret shėrbimi sekret i Serbisė, qenia aktive e tė cilit u pohua megjithmend apo edhe vetėm si lojė me qėllim frikėsimi e destabilizimi, nga vetė k reu i kitij shėrbimi. Kjo aqė mė shumė pse nga personalitete amerikane e europerėndimore janė shpeshtuar parashikime pėr pavarėsimin e Kosovės si formėn mė tė mundshme tė zgjidhjes sė Ēėshtjes sė Kosovės ashtu edhe pse pikėrisht presidenti i Kosovės Dr. I. Rugova tani e 15 vite mė parė kurrė nuk ka kėrkuar pėr Kosovėn ndonjė zgjidhje tjetėr pėrveē pavarėsisė sė saj.

    Nė kėtė kėrkim nėpėr errėsirė do tė duhej megjithatė qė, para se tė dalim n’kojshi, sė pari tė fshijmė para derės sonė. Dhe kjo fshirje para derės sonė do tė dėshmonte, pėr fat tė keq tonin, se ka jo pak veprime tė njerėze tanė dje e sot qė, tė vendosura nė kontekstin e ndodhive tė deritanishme tė hidhura, nuk e japin ndonjė mozaik me pamje pafajėsie.

    Duke u kthyer nė tė kaluarėn e djeshme duhet vėrejtur me kėtė rast se tė gjitha likuidimeve tė deritanishme tė aktivistėve eminentė tė LDK-ės, edhe pse jo duke e marrė mbi vete publikisht nga ndonjė doras apo „asociacion“ konkret, tė krimit tė bėrė, gjithmonė u kanė prirė sė pari etiketimet “tradhėtar” tė shpehura nė emėr partish e asociacionesh kosovare “tė dalura nga lufta” pėr viktimat e ekzekutuara.

    Ėshtė jo pak e ēuditshme, pėr tė mos thėnė edhe simptomatike, se si asnjėra nga dy partitė opozitare tė “dalura nga lufta” nuk e patėn kurrė deri mė tani lere mė guximin civil, por as kulturėn politike tė distancohen puiblikisht nga ndonjė anėtar “i padėgjueshėm” i asaj partie siē ėshtė psh. rasti me simpatizantin e PDK, qė nė emėr tė patriotizmit e ekzekutuan Ukė Bytyēin. Kjo parti dhe simotra e saj, poashtu “e dalur nga lufta” u mjaftuan me deklarata se i dėnojnė vrasjet – nė stilin „tė vras natėn e gjėmėn ta bėj ditėn“, jo porse dujke u distancuar nga ekzekutuesi i vrasjes - anėtari apo simpatizanti i kėsaj partie.

    Dhe, asociacione tė “dalura nga lufta” kanė provuar jo vetėm njė herė qė me etiketėn e “tradhėtarit” ta njollosin edhe figurėn strumbullare morale tė Kosovės – presidentin Rugova. Janė pikėrisht asociacionet dhe partitė „e dalura nga lufta“ dhe ndonjė organ i tyre i shtypit ato qė me e pa dorėza e kanė kėrkuar dhe e kėrkojnė edhe sot vrasjen e atyre qė nuk mendojnė e nuk veprojnė si ato. Sipas kėsaj logjike, nė sytė e „patriotėve“ e “ēlirimtarėve”, qė ka pak arėsye tė mos mund tė shihen pėr dorė e zgjatur edhe tė filialės nė Tiranė tė ekzekutorit tė politikės antikosovare tė Beligradit e tė Athinės – Fatos Nanos dhe tė llakejėve tė tij, do tė duhej qė para “ekzekutimit” tė frikėsohej edhe personaliteti dhe institucioni i presidentit tė zgjedhur me votėn e popullit edhe para vėrtetimit tė kėtij autoriteti pas ēlirimit tė Kosovės nga forcat e NATO-s.

    Kujtoj se ėshtė jo pak e arėsyeshme tė shtrohet edhe pyetja pėrse ky atentat “paralajmėrues” ndodhi pak ditė pas vizitės sė mysafirit, pėr shumicėn e kosovarėve tė padėshirueshėm, nga Tirana tė cilit nė Shqipėri po i lėkundet dheu ndėr kėmbė. A mos kufomės sė gjallė politike tė Fatos Nanos do t’i duhej njė ngjarje e kėsaj pėrmase pėr ta tėrhequr vėmendjen e popullit shqiptar brenda kufinjve politikė tė shtetit tė 1912-ės dhe sidomos atė tė bashkėsisė ndėrkombėtare nga aktualiteti jo vetėm i hidhur, por edhe i turpshėm nė Shqipėrinė e drejtuar nga ky?.

    Kjo aqė mė parė kur dihet pėr fushė se pikėrisht asociacionet dhe partitė politike tė majta kosovare “tė dalura nga lufta”, njerėz tė tė cilave pinė ujė edhe nė bėrrakėn e Fatos Nanos, po pėrpiqen ta bėjnė Kosovėn Shqipėri, asosh ēfare e ka bėrė kėtė “mentori” i tyre Nano, njė vend me demokraci tė partisė, pėrkatėsisht njė vend nė tė cilin formanti dhe vėllimi i demokracisė sė mirėfilltė ėshtė i tillė ēfare dhe sa e lėshon partia nė pushtet.

    Atentati mbi presidentin Rugova ėshtė pjesė e strategjisė pėr standardizimin e pasigurisė politike e publike nė Kosovė. Sipas kėsaj logjike, me njė kėsi vathi n’vesh do tė duhej tė shenjohen tė gjithė ata qė pavarėsinė e Kosovės nuk duan ta shpallin pėr ēdo „bajram“, por qė punojnė edhe mė tej pėr njohjen e pavarėsisė sė shpallur (qysh atėherė) nga parlamenti i Kosovės dhe me vullnetin politik tė kosovarėve tė shprehur pėrmes Referendumit - kur populli i Kosovės ia besoi kolektivisht realzimin e pavarėsisė presidentit Rugova qė e zgjodhi me votėn e vet tė lirė - dhe tė gjithė ata qė kanė guximin civil tė ngriten nė kėmbė pėr institucionin e presidentit tė vendit dhe, fundja, tė gjithė ata qė mendojė se Kosova e ēliruar edhe ėshtė e lirė.

    Por, qytetari i njė shteti ėshtė i lirė vetėm atėherė kur ėshtė edhe i sigurt. Sa kohė qė nė Kosovė ndodhin vrasje me motive politike, nuk mund tė flitet as pėr liri kolektive as pėr atė individuale. Ky edhe ėshtė qėllimi i atyre qė e mbjellin pasigurinė e cila mbase nuk nėnkupton asgjė tjetėr pėrpos amullimin e gjendjes status quo nė Kosovė, pėrkatėsisht ngadalėsimin e aktit tė pandalshėm tė pavarėsimit tė Kosovės.

    Nė kėtė rast nuk pinė mė ujė dėnimet prej papagalli tė vrasjeve e tė atentateve tė lėshuara nga majtistė kosovarė, tė cilat shkojnė aqė largė sa parapėlqejnė qė atentati mbi autoritetin e presidentit tė Kosovės ta cilėsojnė madje edhe pėr vepėr tė vetė LDK-ės – si njė inskenim tė saj - sepse kjo vepėr e shėmtuar na paska ndodhur nė njė moment kur LDK-ja nuk na paska qenė kurrė deri mė tani nė njė shkallė kaqė tė ulėt tė ngrirjes sė popullaritetit tė saj. Deklarata tė kėsaj natyre nuk kanė si tė kuptohen ndryshe pėrpos si pjesė e fushatės sė gjerė e tė standardizuar tė pėrdhosjes sė personalitetit tė Ibrahim Rugovės dhe tė instituconit tė presidentit tė Kosovės.

    Si mund tė kuptohet e shpjegohet ndryshe edhe fushata e anatemizimit tė presidentit Ruova nga „intelektualė“ kosovarė qė janė bėrė pėrhapės me flakadan tė vahabizmit saudit nė Kosovė dhe e dėnojnė jo vetėm me shkrime shpifėse porse kanė arritur qė kėtė anatemizim ta bėjnė pjesėrisht edhe pjesė tė „vajzit tė gjumave“ (tė premteve) nėpėr xhami qė, edhe kėtu, tė anatemohet mbėshtetja e diplomacisė kosovare mbi vlerat europerėdimore.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rugova:Ata qė gjuajtėn shtėpinė time, do t’i gjuajnė shtėpitė e tė gjithėve


    Prishtinė, 18 mars (Kosovapress) Time: 18 : 32

    Kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova ka thėnė tė enjten nė njė konferencė me gazetarė se kėto zhurma qė po bėhen kanė sjellur deri kėtu sa e kanė gjuajtur edhe shtėpinė time dhe tash do t’i gjuajnė shtėpitė e tė gjithėve. Rugova nė konferencėn pėr gazetarė ka pohuar se do t’i ndalim grupet eksteme, kėta njerėz qė janė kundėr demokracisė, lirisė dhe prosperitetit tė Kosovės.
    -------------------------------------------------


    Hahahahaha ja ka ba siq thot nji prrall kur ju kish pas kall bishti dhelpres kish pas mendue se u kall kret bota
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    SiLeNt_PlAyEr Maska e Lefter
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    kendej pari...
    Postime
    87
    Po kush po thot qe granata e hedhur ne rezidencen e RUGOVES nuk eshte hedhur vete nga partia e tij vetem per te fituar poena tash per zgjedhjet parlamentare?!
    Une personalisht kisha pas deshireqe ajo granat te godet RUGOVEN mu afer veshit.
    because i love u!!!!
    and maybe i need u!!
    but of course i miss u
    and i don't even know you!!!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Shpėrthim granate nė Mitrovicė
    Nga D@mian nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2006, 07:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •