Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Keshillat e djallit

    KESHILLAT E DJALLIT nga Dio Gelev (volumi i dyte)

    -Nese nuk keni ndonje gje te mire per te thene per njerezit, ejani te rrime bashke.

    -Kot perpiqeni t’i mesoni njerezit jo rralle mund t’ju ndodhe qe kur ju i tregoni Henen, ata te mos shohin Henen por gishtin tuaj.

    -Individualiste te te gjithe botes bashkohuni, ju s’keni cfar humbisni pervec personalitetit tuaj.

    -Hidhu perpjete sa te duash gjerat do te vene atje ku duhet dhe kur ti ja keput gjumit.

    -Jo te gjithe paragjykimet duhen vene ne diskutim. Mbase shumica e tyre jane te drejte. P.sh ndoshta qente mbajne vertet ere, apo te gjithe pushtetaret vjedhin ose te gjithe politikanet genjejne.

    -Kot perpiqeni te sajoni dicka nga asgje! (Me perjashtim te ndonje politikani).

    -Nese bini ne nje grope ku nuk ka asgje dhe nuk dilni dot qe andej, vazhdoni te germoni se dicka do te gjeni. Ai qe e kishte hapur nuk e kishte hapur kot!

    -Mos harroni! Ne kemi lindur vetem per vete. Kush nuk ka kuptuar kete s’ka kuptuar asgje.

    -Vajza te pamartuara! Eshte me mire nje fjale e ashper nga burri, sesa nje fjale e bute nga vellai.

    -Sa me injorante te jeni, aq me shume do t’ju pelqeje Bibla.

    -Ruhuni nga te cmendurit e ditur!

    -A doni te beheni poet? Bini ne dashuri!

    -Gra te dashura! Doni s’doni, por burri duhet te jete kudo dhe kurdohere i pari. Perse? Sepse eshte ai qe u krijua i pari dhe eshte po ai, qe i dha jete gruas nepermjet brinjes se vet.

    -Krijues! Komedite shkruajini mire. Nuk eshte aspak e bukur qe me to te qeshin, kur te lexohen apo te shfaqen!

    -Beni si te beni dhe blijeni nje ore diellore. Ajo perben nje kollajllek te madh. P.sh. ajo te tregon...kur eshte dite dhe kur eshte nate.

    -Gra, vetem dy lloj burrash ka: Burra te vdekur dhe burra vdekjeprures.

    -Beni si te beni dhe zini nje dashnor(e)! Ai (ajo) do t’i jape jete jetes tuaj dhe do t’ju beje te harroni jeten qe jetoni.

    -Arin provoje me zjarr, gruan me ar dhe burrin me grua.

    -Hiqni dore nga koprracia!C’kuptim ka te jetoni te varfer dhe te vdisni te pasur?!

    -Njerez nuk jeni as te perjetshem dhe as te pazavendesueshem. Jeta duhet menduar si puna me turne: Mbaro turnin dhe leri vendin tjetrit.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    haahaha librin e pare e kam lexuar .. thenie realiste ee

    - Ne mengjes lani syte dhe mprihni dhembet

    kete mbaj mend tani per tani

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Vazhdim

    -Politikane te nderuar! Per te respektuar dhe per te pershendetur turmat qe ju ndjekin nga pas, ju duhet t’I hipni gomarit se prapthi.

    -Varet nga ju per te qene I varfer ose jo, Ne kete bote jane shume te rralle njerezit qe I kane mundesite per te qene te varfer.

    -Nese ndonjehere beheni Minister i Punes dhe nuk e beni dot punen, mund te perdorni shprehjen e arte: “Papunesia rezulton kur njerezit nuk jane te afte per te gjetur pune”.

    -Nese jetoni buze nje kenete dhe nuk ju pickojne mushkonjat, kjo tregon se ato e kane kuptuar qe ju jeni kunder projektit per tharjen e kenetes.

    -Une e di qe edhe ju habiteni kur shihni nje njeri te dashuruar me nje qen. Konsiderojeni ate si nje qen qe ka rene ne dashuri me nje qen dhe ghabija juaj do te zhduket.

    -Jo per cdo gje duhet ankuar se kjo bote eshte e padrejte. Zoti i madh i ka rregulluar gjerat aq mire sa p.sh. Ne te gjithe konsumojme te njejten sasi akulli, por me nje ndryshim te vogel: Te pasurit e konsumojne ate ne vere, ndersa te varfrit, ne dimer.

    -Astmatike te dashur! Jua qaj hallin se edhe une I tille jam. Por meqenese kjo semundje eshte bere dicka massive, nuk shqetesohem me, vecse kur rrethohem nga qente. Dhe ajo qe me bezdis me shume, eshte kur kam prane nje qen qe pi cigare.

    -Midis dy te keqijave zgjidh njeren. Asnjehere mos I provo ato qysh me pare!

    -Nese nuk ju pelqejne burrat, shkoni me grate! Nese nuk ju pelqejne grate, shkoni me burrat! Nese nuk ju pelqejne as grate as burrat, shkoni me qente!

    -Mos i lani duart kur urinoni! Urina eshte dezinfektant i shkelqyer.

    -Nese e konsideroni veten zonje ne shtepine tuaj, mos e qortoni burrin me fjale, vishjani me c’te keni ne duar!

    -Mekatoni vetem me nje dore, p.sh. vetem me te majten. Te djathten mbajeni paster, se mund t’ju duhet kur te betoheni per ndershmerine tuaj.

    -Kerkoni sa te doni, por melodi me te embel se ajo qe lind nga shkriftimi i eshtrave te te dashures tuaj, nen peshen e trupit tuaj, s’keni per te gjetur!

    -Mos harro! Ne kete bote, asnje dreke nuk te jepet falas.

    -Po bere qejf, takes e ke gjithmone prapa.

    -Po pive vere dhe raki, nuk plakesh kurre…se vdes I ri!

    -Vjehrrat jane me te vertete te tmerrshme. Nese nuk jeni ne gjendje t’i beni ndonje gje vjehrres, lerjani ndonje tjetri te merret me te.

    -Kot luftoni per barazi. Te arrish nje barazim, eshte njelloj sikur te puthesh motren tende.


    Vijon...
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Keshillat e djallit

    -Kujdes kur e ke gjuhen shpate, se mund t’ju akuzojne per armembajtje pa leje!

    -Nese dikush nuk ju thote asgje, si mund ta dini se ai ka shkuar me pushime?!

    -Seicili duhet te besoje ne dicka! P.sh. pasi ka pire goten e pare, ai duhet te besoje se i duhet edhe nje gote tjeter.

    -Mos u shqetesoni kur ndiheni te vetmuar! Ne universin ku jetojme, ne te gjithe se bashku jemi krejt vetem.

    -Besoji te gjitheve, por letrat priji!

    -Seksin mund ta beni edhe pa partner. Mjafton te kini nje dore te shkathet.

    -Mbani diete! Ajo ju heq fodullekun.

    -Ju mund te semureni nga gripi edhe qellimisht.

    -Nese nuk je per vete, kush do te jete per ty? Por po te jesh vetem per vete, perse te jesh fare?

    -Njelloj keni per te vuajtur kur mbeteni te ve. Vejushat mbyten ne lote, vejushet ne morra.

    -Besojini asaj qe thone kleriket se njeriun e krijoi Zoti dhe jo Mema Natyre! Perndryshe do t’ju akuzojne per marrdhenie incesti me Memen Natyre.

    -Preferoni me mire oret me zile te brezit te vjeter, sesa ato qe te zgjojne me nje melodi te embel. Nese ka dicka qe nuk mund t’ju coje heret, eshte hipokrizia.

    -Vajza, kot gezoheni kur martoheni. A e dini sa vlen nje burre? Nje gjysem(jo nje!) muaj mjalti. Pastaj...pastaj s’ka vec vrer.

    -Mos i besoni atyre qe ende perdorin fjalen NDER! Ne ditet e sotme fjala NDER nuk eshte vecse nje fjale me kater shkronja.

    -Djelmosha! Zgjidhni e merrni: Beqari eshte pallua, i fejuari luan, i martuari gomar.

    -Mund te vrisni edhe trembedhjete vete, por do te vriteni nga i katermbedhjeti.

    -Vajza! Per sa kohe qe nje djale, vetem ju flet apo ju telefonon, ai s’eshte vecse nje djale, nderkohe qe ju keni nevoje per nje...burre.

    -Nese ju shkrepet te beni veprime te cmendura, bejini ato me entuziazem. Vetem keshtu do te jeni i besueshem.

    -Nuk mund te beheni avokat I mire nese nuk mbani nga te dy krahet!

    -Mos u lodhni te beheni mik i te tjereve! Zoti ju ka gatuar te jeni vetem mik i vetvetes.

    -Nese Krishti vdiq per mekatet tona, mos e zhgenjeni ate!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 04-03-2004 mė 10:19
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    mos luaj me zjarin ; keshillat e djallit janew jane te d jallit dhe ngelen te tija nese nuk i miratojme dhe i besojme . nese bejme te kunderten do te jemi demonet ma te mire ne kete bote te mire dhe te keqe ,

  6. #6
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163

    Re: Keshillat e djallit

    [QUOTE]Postuar mė parė nga Mina
    [B]KESHILLAT E DJALLIT nga Dio Gelev (volumi i dyte)



    -Gra, vetem dy lloj burrash ka: Burra te vdekur dhe burra vdekjeprures.

    -Beni si te beni dhe zini nje dashnor(e)! Ai (ajo) do t’i jape jete jetes tuaj dhe do t’ju beje te harroni jeten qe jetoni.

    -Arin provoje me zjarr, gruan me ar dhe burrin me grua.

    te gjitha te bukura ishin po kto me lart...
    mua me kujtohet nje evjeter:nese shikoni dike qe pushon,ndihmojeni!
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  7. #7

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    -Nese morri qe kishit ne koke ka ngordhur dhe juve perseri ju ha koka,mos u shqetesoni .Eshte fisi i morrit qe ka ardhur per varrim ... lol

    -Kujdes vajza ! Kur ju vijne anes .gjithe hallin e kane te mesi

    - Mos i shani njerezit qe mastrurbojne! Te masturbosh do te thote te kesh deshire te besh sex me ate qe do vertet..lol

    - Mos e lini nje zog tju iki nga dora!Nje zog ne dore eshte me mire se nje zog ne qiell ...lol


    doni meeeee lol

  8. #8
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Sic thote Pamela:

    Interesting...!
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  9. #9

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Postuar mė parė nga Aragorn I
    Sic thote Pamela:

    Interesting...!
    Po pse u mundove more aman ....... mgjthate na duhej edhe mendimi yt mbres lenes lol

  10. #10
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    :P, mualebi! :P
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alfabeti i Djallit
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 08:47
  2. Kujdes! Avokatet e djallit, Rock&Roll dhe Satana.
    Nga DEN_Bossi nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 00:50
  3. Zonja e Djallit, edhe sot krenare pėr kobet qė i ka sjellė Shqipėrisė
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 20:52
  4. “Zgjidhja” e ēėshtjeve nacionale nė parajsėn e djallit
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 21:29
  5. Perse valle thirjet e djallit na terheqin me shume?!
    Nga baby dream nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 06:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •