Pershendetje te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe perdorin kete forum!
Une jam Denisi i lindur ne Tirane pikerisht me date 04/06/1982
Deri ne moshen 3 muaj kam dale jave per jave te emisioni "Trupi dhe Shendeti" i pari ne "hit-parade" e femijve me te shendetshem.
Kur u rrita edhe ca fillova te shkoj ne shkollen 8-vjecare "Fan Stilian Noli" ne Tirane.
Me pas gjimnazin prane "Sami Frasherit" deri ne vitin e dyte ku si rrjedhoje e asaj qe jam shume "i prape" edhe nuk me ka pas pelqyer te mesoj ngela dhe u trasferova ne Shkollen Profesionale te Hoteleri-Turizmit po ne Tirane edhe sa per informacion e mbarova pa ngel as edhe nje here sepse nuk e di po e kisha pasion aq shume pasion saqe edhe sot e kesaj dite vazhdoj Univesitetin ne Torino te Italise per Shkenca Turistike.
Endrrat e mija jane shume po dicka eshte e sigurte qe te gjitha i shikoj te realizuara vetem ne Shqiperi.
Per sa i perket hobeve me pelqen shume te kaloj kohen e lire ne palester me pelqengjithashtu kinemaja si dhe te koleksionoj eurot e te gjithe vendeve europiane.
Preferoj te degjoj Muzike te cfaredo lloji pra me pelqejne te gjitha.
Shkoj shume shpesh te kercej, 3-4 here ne jave
Me pelqejne shume Femrat , jam shume xheloz dhe jam single.
Nuk di me c'te shkruaj dhe jo se s'kam po sepse me duken budallalliqe dhe mbase nuk jane aspak.
Mos hezitoni te me beni pyetje te cfaredo lloji se edhe une nuk do hezitoj t'ju pergjigjem te gjithave.
Me kaq po e mbyll duke ju uruar te gjitheve shnet e pare.
Me respekte Denisi.
Krijoni Kontakt