Njoftohet se tė paktėn 170 vetė kanė humbur jetėn nė njė seri sulmesh me bomba nė tre stacione treni nė Madrid.
Pasagjerėt, tė mbuluar me gjak, mbetėn tė shkuar nė stacionin e trenit Atocha nė zemėr tė kryeqytetit tė Spanjės, ku dy shpėrthime shkatėrruan njė tren.
Dy stacione tė tjera u sulmuan nga shpėrthime pothuaj simultane.
Qeveria spanjolle ka fajėsuar grupin separatist ETA pėr sulmet, tė cilat ndodhin nė prag tė zgjedhjeve tė sė dielės nė vend.
Dhurim gjaku
"Kjo ėshtė masakėr," tha zėdhėnėsi i qeverisė Eduardo Zaplana.
Ai i dėnoi sulmet qė i cilėsoi si "sulm mbi demokracinė spanjolle", dhe e quajti grupin Eta "Bandė kriminale vrarsėsish".
Autoritetet thanė se sulmet u bėnė paralajmėrim.
Shpėrthimet nė stacionin Atocha ndodhėn nė orėn 6:30 kur njė tren po kthente nė stacion.
"Njerėzit filluan tė ulėrasin dhe tė vrapojnė," Juani Fernandez, qė ndodhej nė stacion i tha Asociated Press.
"Pashė njerėz qė kullonin gjak, njerėz pėrdhe," vazhdoi ai.
Qindra vetė u plagosėn gjatė sulmeve. Shėrbimet e shpėtimit kanė ngritur njė qendėr tė veēantė pėr mjekimin e tė lėnduarve nė njė sallė sportive dhe spitalet e Madridit kanė bėrė njė apel urgjen pėr dhurim gjaku.
Partitė politike spanjolle kanė pezulluar fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e sė dielės.
Eta
Partitė politike spanjolle kanė fajėsuar pėr sulmin grupin separatist bask, Eta.
Ministri i Brendshėm i vendit, Angel Acebes, duke folur nga vendi i shpėrthimit nė Atocha, tha "mos dyshoni, personat pėrgjegjės do tė kapen dhe do tė paguajnė pėr krimin".
Por udhėheqėsi i partisė separatiste baske, Batasuna, tashmė tė nxjerr jashtė ligjit, tha se refuzon tė besojė qė sulmet janė bėrė nga ETA.
Udhėheqėsi i partisė, Arnalda Otegi, fajėsoi atė qė ai e quajti rezistencė arabe pėr sulmet me bomba.
Muajin e kaluar, dy persona qė dyhsohet se janė anėtarė tė ETA-s, u arrestuan tek udhėtonin drejt Madridit nė njė kamion tė mbushur me eksplozivė.
Dhjetorin e shkuar, policia spanjolle tha se shmangu njė plan tė separatsitėve baskė pėr tė hedhur nė erė njė stacion hekurudhor nė Madrid.
ETA ka lėnė tė vrarė mbi 800 vetė gjatė betejės sė saj tė armatosur pėr pavarėsi nga shteti spanjoll qė nga fundi i viteve '60.
Krijoni Kontakt