Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Moni

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Moni

    Moni eshte punonjesi i sherbimit publik.
    Ose me mire le te themi Moni eshte ai qe u martua me pergjegjesen e gjendjes civile. Ai kishte frymuar i vetem ne kete bote, ne nje nga apartamentet e pallatit te beqareve, qe kur i kishte mbushur te 19. E jema nje grua qefleshe, i kishte dhene duart te birit kur ky kishte qene ende cilimi, pasi ashtu sic thone gjuhet e botes nuk kishte dashur qe ky te ishte deshmimtare i dashurickave te saj. Keshtu Moni kishte dashur, s'kishte dashur ishte vendosur me ndihmen e tezes se tij ne pallatin e beqareve. E emtja kishte qene ajo qe e kishte ndihmuar gjithashtu te gjente nje pune ne bashkine e qytetit, si punonjes ne sherbimin publik. Fjalepak e hallexhi Moni nuk kishte bere naze, por pa bere fjale i ishte shtruar vence punes se re. Punonte nga 12 ore ne dite, per cdo dite te javes. Ne mbremje kthehej ne dhomen e tij te vogel ne pallatin e beqareve, hapte ate radion e vjeter Iliria qe ia kishte falur i ati kur ky kishte ikur nga shtepia, dhe pasi gjente programin e preferuar, lante me kujdes corapet e holluara nga perdorimi. Aty nga ora 3 mengjesit binte te flinte i mbeshtjelle kutullac duke ju lutur per cdo mbremje zotit ti jepte fund kesaj gjendjeje qe po e shkatarronte. Te nesermen ne mengjes e mbante frymen ne pune, si gjithmone i perpikte, i veshur me te njetin kostum te dale boje, me te njejtat kepuce qe i kishte blere qe kur nuk mbahet mend. I jati, nje plak i zeshket, me fytyre te rrumbullaket e me sy te medhenj merrte ndonjehere guximin te shkonte ta takonte te birin, por gjithmone nuk kishte mundur ta shikonte ne sy. Gjithmone ishte ndier fajtor qe nuk kishte mundur te bente azgje per ta penguar largimin e tij nga shtepia. Te dy zhvillonin nje bisede te thate, te cjerret mes njeri-tjetrit qe perfundonte me peshperima te pakuptimta qe rreshkisnin nga buzet e plakut qe dukej aq i lodhur nga jeta. Pastaj Moni do te rreshkiste doren ne xhepin e brendshem te xhaketes, e prej andej do te nxirrte te hollat qe kishte arritur te kursente nga java e shkuar. I jati se gjithmone ia shtynte doren me kembengulje, por ne fund i pranonte parate, dhe pasi tunde koken ne nje menyre te pakuptimte prekej, e kullonte lote si kerrmille. Monit i vinte keq per te atin. Ai kishte qene i vetmi njeri qe nuk kishte pranuar qe ky te largohej nga familja, kur e jema nen pretkstin se tani ishe goxha burre e duhej ti dilte vete zot vetes e kishte kerkuar me kembengulje nje gje te tille. Ai kishte qare me lote si femije kur Moni kishte lene shtepine, por zeri i trashe i se shoqes e kishte bere te heshtete. E boll qave - i pati thene ajo_ boll se nuk e do vetem ti. E duam edhe ne, bile pak me shume se ty. Per te miren e tij e kemi. Ai nuk kishte folur, kishte pare te birin ne sy, pastaj kishte kthyer kurrizin e kishte shkuar te ulej mbi nje minder te vjeter prane sobes aty ku i qellonte shpesh te pertypte caste e hidherimit, e nganjehere edhe te dremiste perhumbshem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 10-07-2002 mė 18:32

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    ssssssssss

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nit'

    tundohem...
    te them te mos e them
    .......
    sUKsEsE!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fjorela
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Postime
    2
    Nitrosh, A ka vazhdim " Moni" ?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Moni ( vazhdim)

    Shume nga punonjesit e bashkise e kishin pare Monin me syrin qe shihet nje cilimi. Kishte pasur nga ata qe kishin vene buzen ne gaz kur ky per here te pare ishte ulur prane tavolines ne zyren e madhe, ne katin e dyte te bashkise, ne seksionin e puneve publike. Kur per here te pare ai kishte hyre ne zyre, dhe Ekstrefi, shefi i ketij sektori ua kishte prezantuar ate kolegeve te tij te ardhshem, kishte pasur nga ata qe nuk kishin thene asnje fjale, por kishin ulur koken te heshtur, per te vazhduar punet qe kishin ne dore. I vetmi njeri qe ishte ngritur nga tavolina dhe i kishte uruar mirseardhjen cunakut kishte qene Maliqi, nje mesoburre i beshem, hundkuq , e floke dendur. Ashtu sic i kishte rene ne vesh Monit, Maliqi kishte qene ai qe kishte kembengulur qe ky vend pune ti jepej Monit. Ishin te shumte ata qe mendonin se Maliqi kishte te bente me te emten e Monit por keto ishin vetem fjale qe thuheshin kafeneve, e qe nuk u duhej vene shume veshi, pasi Maliqi kishte shume njerez qe nuk ia donin te miren ne bashki.
    Pastaj Ekstrefi i kishte shpjeguar Monit proceduren e punes e se me ke duhej te konsultohej ne rast te ndonje problemi. Moni i kishte miratuar te gjitha me nje tundje te heshtur koke, edhe pse shume nga ato qe i kishte thene Ekstrefi nuk i kishte kuptuar. Ditet e para ne punen e re kishin qene te merzitshme, dhe shume konfuze per Monin i cili bente te gjitha perpjektjet per te kuptuar se si funksionin gjerat. Aty nga java e trete kishte filluar te zgjidhte vete probleme te thjeshta, ndersa pas nja dy muajsh ia kishte marre doren zanatit. Kishte shume nga ata qe nuk kishin deshire ti zgjithnin problemet e tyre me djaloshin, pasi ky u dukej mjaft i ri per ti kuptuar, por pas disa muaj ai fitoi besimin e qytetareve.Shume nga ata ishin shprehur se djaloshi na qenkesh njeri i i qete e i duruar , e cishte me e rendesishmja te zgjidhte hall. Keto fjale i kishin rene ne vesh edhe Ekstrefit i cili tani nuk e shihte me si nje hap te nxituar nderin qe i kishte bere Maliqit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Me trego

    pak per ate pergjegjesen e gjendjes civile o paranojak i vockel!

    Qyfo kureshtari

  7. #7
    Eshte nje rrefim shume I rrjedhshem qe e lexon me kenaqsi. Provoje mbase e zgjate dhe ca
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Paranoja

    Hahahahahahah.
    Pse ti mendon se e di se kush eshte Moni,keshtu qe pret te degjosh per punetoren e gjendjes civile???
    Hajde te peshkuar hajde!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    76

    Plepi

    Po ti e vret peshkun me dinamit o rob.....

    Ti nuk pyet per etiken e peshkatarit.......

    Kur pastaj nuk te ngelet peshk ne pellg fillon e kerkon te drejten, hajde ironi hajde.......

    Lere se e lashe fare.....

  10. #10
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    E lagu, s'e lagu......he mo u lag apo jo?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •