Moni eshte punonjesi i sherbimit publik.
Ose me mire le te themi Moni eshte ai qe u martua me pergjegjesen e gjendjes civile. Ai kishte frymuar i vetem ne kete bote, ne nje nga apartamentet e pallatit te beqareve, qe kur i kishte mbushur te 19. E jema nje grua qefleshe, i kishte dhene duart te birit kur ky kishte qene ende cilimi, pasi ashtu sic thone gjuhet e botes nuk kishte dashur qe ky te ishte deshmimtare i dashurickave te saj. Keshtu Moni kishte dashur, s'kishte dashur ishte vendosur me ndihmen e tezes se tij ne pallatin e beqareve. E emtja kishte qene ajo qe e kishte ndihmuar gjithashtu te gjente nje pune ne bashkine e qytetit, si punonjes ne sherbimin publik. Fjalepak e hallexhi Moni nuk kishte bere naze, por pa bere fjale i ishte shtruar vence punes se re. Punonte nga 12 ore ne dite, per cdo dite te javes. Ne mbremje kthehej ne dhomen e tij te vogel ne pallatin e beqareve, hapte ate radion e vjeter Iliria qe ia kishte falur i ati kur ky kishte ikur nga shtepia, dhe pasi gjente programin e preferuar, lante me kujdes corapet e holluara nga perdorimi. Aty nga ora 3 mengjesit binte te flinte i mbeshtjelle kutullac duke ju lutur per cdo mbremje zotit ti jepte fund kesaj gjendjeje qe po e shkatarronte. Te nesermen ne mengjes e mbante frymen ne pune, si gjithmone i perpikte, i veshur me te njetin kostum te dale boje, me te njejtat kepuce qe i kishte blere qe kur nuk mbahet mend. I jati, nje plak i zeshket, me fytyre te rrumbullaket e me sy te medhenj merrte ndonjehere guximin te shkonte ta takonte te birin, por gjithmone nuk kishte mundur ta shikonte ne sy. Gjithmone ishte ndier fajtor qe nuk kishte mundur te bente azgje per ta penguar largimin e tij nga shtepia. Te dy zhvillonin nje bisede te thate, te cjerret mes njeri-tjetrit qe perfundonte me peshperima te pakuptimta qe rreshkisnin nga buzet e plakut qe dukej aq i lodhur nga jeta. Pastaj Moni do te rreshkiste doren ne xhepin e brendshem te xhaketes, e prej andej do te nxirrte te hollat qe kishte arritur te kursente nga java e shkuar. I jati se gjithmone ia shtynte doren me kembengulje, por ne fund i pranonte parate, dhe pasi tunde koken ne nje menyre te pakuptimte prekej, e kullonte lote si kerrmille. Monit i vinte keq per te atin. Ai kishte qene i vetmi njeri qe nuk kishte pranuar qe ky te largohej nga familja, kur e jema nen pretkstin se tani ishe goxha burre e duhej ti dilte vete zot vetes e kishte kerkuar me kembengulje nje gje te tille. Ai kishte qare me lote si femije kur Moni kishte lene shtepine, por zeri i trashe i se shoqes e kishte bere te heshtete. E boll qave - i pati thene ajo_ boll se nuk e do vetem ti. E duam edhe ne, bile pak me shume se ty. Per te miren e tij e kemi. Ai nuk kishte folur, kishte pare te birin ne sy, pastaj kishte kthyer kurrizin e kishte shkuar te ulej mbi nje minder te vjeter prane sobes aty ku i qellonte shpesh te pertypte caste e hidherimit, e nganjehere edhe te dremiste perhumbshem.
Krijoni Kontakt