Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 59
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2007
    Postime
    8
    Pajtohem me disa mendime tuajat mirepo nuk mund te pajtohem me ate se kafeja ben mire per semundjet e zemres pasiqe kafeja shpajton rahjet e zemres dhe kjo nuk mund te jet mire poashtu nuk mund te jete mire per femijet e per grate shtatzene. Un e pi kafen vetem ateher kur kam provime me ndihmon te ri zgjuar dhe me ndihmon ne koncentrim dhe ralle her per qejf me dike.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Kafeja ka anet pozitive mirepo edhe ato negative te saj ,
    A nuk vlen kjo ne cdo aspekt te jetes? Per mendimin tim c'do gje e e konsumuar me teprice demton,dhe kete s'besoje se ndonje nga forumistat ketu mos ta dije!Keshtu qe e kuptoni vet se si duhet te veproni ne lidhje me kafen

    Per vete konsumoje rreth 3 express ne dite,dhe me te vertete me bene te ndjehem mire,me jep energji per ta vazhduar diten sa me zellshem...

    p.s Merita,per kafen turke thone se eshte ma pak e demshme se expressi,por qe te flase me statistika,nuk flas dot se s'jam dhe aq i informuar detajisht!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Une jam nje adhuruese e kafes.C ti besh , njerez me huqe.

    Kafja dekafeine eshte si te puthesh motren tende.
    Bob Irguin...Bujk australez.

    Nqs do kisha shume kafe,do mundja te sundoja boten.
    Anonim.

    Gjykoj nje restorant nga buka dhe kafeja e tij.
    Bob Lankaster. aktor amerikan.

    E kam matur jeten time me luget e kafese.
    T.Elliot. poet amerikan.

    Kafeja duhet te jete e zeze si ferri,e forte si vdekja dhe e embel si dashuria.
    Fjale e urte turke.

    Ne fund te fundit ,kafeja eshte e hidhur ,nje shije nga pjesa e te ndaluares dhe te rrezikshmes. Dajana Akerman...poete amerikane.

    Nqs kjo eshte kafe ,ju lutem sillmeni nje caj,por nese eshte caj ju lutem sillmeni nje kafe. Abraam Linkoln.

    Kafeja ne Angli ka gjithmone shijen e eksperimentit kimik.
    Agatha Kristi.

    Cokollata,meshkujt,kafeja -disa gjera jane me te mira te jene te pasura.
    Anonim.

    A,kjo eshte nje shije qe me jep jete.Kur pjekin kafe afer shtepise time ,vrapoj te hap deren dhe te thith aromen. Zan Zak Ruso

    Kjo eshte me e preferuara.....

    Magjistari vudu dhe gjithe magjite e tij nuk jane asgje para esspresos,kapucinos,mokes ,qe jane me te forta nga gjithe fete( shumesi i feja)e botes bashke dhe ndoshta me te forta nga vete shpirti njerezor.
    Mark Helprin... shkrimtar amerikan

    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    ^Se dija qe i qenkan dedikuar kaq shume fjale te urta kafes lol

    Le te shkojme te ato(fjalet e urta ) te cigares tani hahahahah....
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Kafeja, Miti, dhe demet e saj...

    Kisha premtuar kohe me pare qe do sillja dicka mbi demin e kafese u vonova pak por me mir vone se kurre, dhe kjo per arsye kohe te cilen e gjeta tani qe jam pushim.

    lexim te kendshem

    Kafeja njihet ne te gjithe boten , por shpesh pihet, dhe pregatitet ne menyra te ndryshme saqe shpesh ndodhesh i befasuar nga llojet e pirjes.
    Kafeja eshte kthyer si nje rit social dhe perdoret shpesh neper lokale, ne shtepi per pritje dhe percjellje, ne pune per ti dhene force apo perqendrim etj...
    Dhe thuhet qe kafeja te ben mire sidomos po te dish ta pish si ne cilesi dhe menyre pirje ose thone qe do pire pa egzagjiruar.

    Dhe pikerisht ketu qendron edhe sekreti i demit te kafese.

    Prandaj ju them qe ne fillim se gjithcka qe thuhet se kafeja ben mire eshte vetem nje genjeshter dhe nje fallcifikim per efekt publiciteti dhe injorance.

    Kafeja me pak fjale dhe realisht eshte nje helm sidomos kafeina qe ka nje shije te hidhur dhe perdoret nga vete pema si lende helmuase per te larguar insektet , dhe kafshet qe mund ta hane.Brenda ne kafe ndodhen gjithashtu rreth 200 lloje helmesh qe i bashkangjiten gjate procesit te pjekjes dhe perpunimit.

    Kafeja nuk i jep energji organizmit pra ajo nuk prodhon energji megjithse ne ndjehemi pak me te forte mbas pirjes se saj.

    Pse ndodh ky fenomen ?
    Sepse kur kafeja hyn ne organizem njifet nga sensoret e brendshem(inteligjenca organike) si nje lende helmuese dhe si kunderpergjigje e ketij helmi organizmi yne kundervepron me shpejtesi duke stimuluar gjendrat endokrine duke i detyruar te leshojne hormone si adrenalina per shembull.
    Pra nuk eshte se prodhon energji por e detyron organizmin te perdore ate energji qe ka ne ate moment shum apo pak qofte ajo.
    Kafeja duke stimoluar sistemin endokrin na detyron te perdorim ate pak energji qe kemi ne nje impuls te vetem ne nje kohe te shkurter dhe ne na duket sikur kafeja dhe sheqeri na dhane force gje qe nuk eshte aspak e vertet.
    Biles ne shume njerez ky lloj reaksioni eshte shume i fuqishem gje qe i detyron ata te ndihen keq dhe te djersisin ftohte, keta njerez mbas kesaj prove hyne tek kategoria e atyre qe nuk pine kurre kafe.

    Shembull:
    Provoni te vraponi mbi nje Kal apo Gomar dhe kur ky te jete lodhur bjerini me thuper ne menyre qe ai te vrapoje perseri dhe kur te ndaloje ju bjerini perseri dhe ai do vrapoje , por kjo nuk do te thote qe thupra juaj i jep energji por e detyron ate te perdore ate pak energji qe i ka mbetur dhe nese ju do vazhdoni ta godisne perseri mbas pak ai do bjere i shtrire dhe pa piken e forces.

    Kjo ndodh edhe me organizmin tone kur pime kafe por me nje ndryshim te vogel qe ne jemi edhe Kali edhe i zoti i Kalit qe i bie me thuper, dhe e kemi ne dore te mos i biem vetvetes me thupra se shpejt do gjendemi te shtrire perdhe.

    Veshkat jane organet qe vuajne me shume nga kafeina,Ajo nuk eshte me ne gjendje te mbaje mineralet e ndryshme dhe vitaminat e grupit B sidomos B12.

    Demet:

    1-DEPERESIONE
    Per shkak te mangesive te mineraleve dhe vitaminave te grupit B ulet toni i pergjithshem i organizmit qe manifestohet ne tru ne forme depresive.
    Shume njerez deprese qe marrin edhe ilace antidepresive jane konsumator te shume kafeve gjate dites qe rendojne me shume gjendjen e tyre ,Ata jane duke u kuruar me ilace per shqetesime mendore por qe ne fakt problemi i tyre eshte thjesht nje cekuilibrim i mineraleve, dhe vitaminave ne organizem, pra nje problem BIOKIMIK qe rendohet akoma me shume nga ilacet duke i lene pergjithmon deprese, kur FAKTI NE TE VERTET ESHTE SHUME I THJESHTE.

    (Dhe ketu vijme perseri tek inteligjenca organike dhe jo-organike qe nuk kuptojne njera tjetren gje te cilen e kam shpjeguar ne postimet e meparshme.)

    2-Mvaresi
    Ata qe pine kafe jane shpesh te mvarur prej saj si ne mengjes kur zgjohen, ne dreke pas buke ,apo mbas dite sepse ajo stimulon organizmin dhe pa kete stimul keta individ ndihen shume te dobet, por qe ne realitet jane duke u helmuar perdit e me shume.

    3-Dhimbje Koke
    Mbas buke ne dreke kur nje pjese e mire e energjise harxhohet per tretjen e ushqimit dhe nje pjese e mire e mineraleve ka shkuar ne kete drejtim ndihemi te dobet dhe marrim nje kafe e cila merr edhe ato pak minerale e vitamina qe kane mbetur duke shkaktuar dhimbje koke e cila kurohet me ilace qe ne perberjen e tyre kane pikerisht Kafeine dhe kryejne te nje njejtin proces qe kryen edhe kafeja.


    4-Cmimi
    Cmimi i kafese eshte relativisht i ulet por cmimi i vertet per te paguar eshte ai i shendetit qe iken pak nga pak derisa perfundon tek doktori qe ta rrjep skalpin e kokes dhe te mbush me ilace kur faki eshte aq i thjeshte aq i thjeshte saqe kush lexon kete shkrim mund te thote se ai qe e ka shkruar eshte i cmendur gje qe nuk eshte e vertet sepse ajo qe lexon ne kete shkrim nuk do ta kesh lexuar ne asnje vend tjeter pasi te tjerat jane vetem publicita ndersa ky eshte realiteti qe shpesh na i fshehin per interesa te forta ekonomike dhe sociale, prandaj kush e kupton ka shpetuar kush nuk e kupton le ti bjerre vetes me kamzhik.

    E njejta gje identike mund te thuhet edhe per cokollaten me nje ndryshim fare te vogel qe ne vend te KAFEINES ndodhet TEOBROMINA ndryshon vetem emri por jo reaksioni qe ato kryejne ne organizem per te na dhene < "Fuqi">.

    Ky informazion eshte pershtatur nga mua dhe eshte marre nga siti: http://www.arnoldehret.it/News-file-article-sid-25.html
    larguar forever

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anėtarėsuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    dit per dit e pi nje turke dhe ja 3 frape.

    PS: sot kam gjith diten qe pi alkol, kshuqe po i fus nje kafe tani qe degjova keto habere ketu



    gj.tm

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Kafeina

    Ē'ėshtė kafeina?

    Ajo ėshtė njė substancė qė gjendet nė bimė tė ndryshme, e ndikon si stimulans pėr sistemin nervor dhe trurin.
    Kafeina pėrmbahet nė bimėt qė vijojnė: nė kokrrat e kafesė me prejardhje nga Arabia, nė gjethet e ēajit me prejardhje nga Kina, nė kokrrat e kolės nga Afrika Perendimore, nė kokrrat e kakaos me prejardhje nga Meksika, kokrrat e kafesė nga Brazili dhe nė disa bimė tjera.
    Sot, shumica e kėtyre bimėve, kultivohen kudo nė botė, e jo vetėm nė shtetet prej nga e kanė prejardhjen. Ekstraktet e tyre shfrytėzohen nė shumė ushqime dhe pije, si ēaji, kafeja, ēokollata dhe pije kola me ngjyrė.

    Historia e kafeinės

    Si substancė stimulative, kafeina ėshtė e njohur kahmoti, nė fakt prej kohės sė gurit. Ekzistojnė dėshmi se ēaji ėshtė pirė nė vitin 2737 p.e.s., kafe ėshtė pirė nė vitin 1000, ndėrsa qumėsht me ēokollatė nė vitin 1876.

    Sa kafeinė konsumojmė?
    Kjo ndryshon nga njeriu nė njeri. Disa njerėz nuk konsumojnė aspak kafeinė. Nga kafeina e pėrgjithshme qė konsumohet nė botė, 54% i takon kafesė, 43% ēajit dhe 3% tė tjerave (p.sh. si pije kola dhe medikamente). Te fėmijėt dhe te tė rinjtė pjesa mė e madhe e kafeinės qė e konsumojnė rrjedh na pijet kola.

    Cilat janė efektet e kafeinės?
    Efekti kryesor ėshtė stimulimi i sistemit nervor qendror. Si rezultat paraqiten efektet qė vijojnė:

    Sasi tė vogla: pagjumėsi, rrahje tė shpeshta tė zemrės, tensioni i gjakut rritet, zmadhohet prodhimi i urinės, zmadhohet aciditeti nė lukthi.
    Sasi mė tė mėdha: shqetėsim dhe parehatshmėri (agjitim), kokėdhembje, pagjumėsi.
    Sasi shumė tė mėdha: mund tė shkaktojnė konfuzion dhe ndonjėherė halucincione.
    Efekte afatgjate: nėse konsumoni mė shumė se 600 mg kafeinė nė ditė, gjatė njė periudhe mė tė gjatė, mund tė shfaqet pagjumėsi, brengosje, simptoma depresive, mundime nė stomak.
    Si ndikon kafeina nė gjumin?
    Nėse konsumoni kafeinė pak para se tė fleni mund tė ankoheni pėr kėtė: rėndė u ze gjumi, flini mė pak, periudha mė tė shkurta tė gjumit tė thellė dhe tė tė ėndruarit, zgjoheni tė lodhur.
    Sa kafeinė ka nė produkte tė ndryshme?
    Numrat janė vetėm pėrafėrsisht. Sasia varet nga ajo si ėshtė e pėrgatitur pija, nga ēka ėshtė e bėrė dhe sa ėshtė e koncentruar.
    Kafeja
    - Kafe e filtruar (250 ml) 200 – 250 mg kafeinė.
    - Kafe e perkoluar (250 ml) 100 – 150 mg kafeinė.
    - Instant kafe (250 ml) 80 – 150 mg kafeinė.
    - Kafe me pak kofeinė (250ml) 4 – 8 mg kafeinė.
    Ēaj
    - Ēaj rusi (250 ml) 20 – 200 mg. kafeinė (zakonisht 20-50 mg).
    Pije tjera
    - Pije kola (350 ml) 30 – 72 mg kafeinė. Pijet me shumė kafeinė pėrmbajnė mė shumė – p.sh. pijet energjetike.
    - Ēokollatė e nrohtė 10 mg kafeinė.
    - Copė ēokollate (100 gr) 12 mg kafeinė.
    Cila ėshtė doza toksike e kafeinės?
    Ėshtė e vėshtirė tė thuhet saktė sa kafeinė ėshtė tepėr, pasi qė reakcionet dhe pėrgjigjet ndaj kafeinės janė tė ndryshme. Disa njerėz tolerojnė mė shumė kafeinė se tė tjerė. Pėrafėrsisht, 250 mg kafeinė shkakton efekte mesatarisht tė shprehura, ndėrsa 750 mg efekte tė shprehura. Shumica e hulumtuesve pohojnė se rreziku shėndetėsor pėr njerėzit qė konstant konsumojnė mė pak se 600 mg/nė ditė ėshtė i vogėl. Megjithatė nėse jeni nėn stres, vuani nga shqetėsimi ose nėse jeni shtatzėnė nuk rekomandohet tė merrni mė shumė se 200 mg/nė ditė.
    Kafeina dhe shtatzėnėsia?

    Hulumtimet kanė treguar se sasia e lejuar e kafeinės gjatė shtatzėnėsisė, nuk paraqet rrezik pėr beben. Megjithatė nėse pihen sasi mė tė mėdha mund tė shfaqen vėshtirėsi nė mbetjen shtatzėnė dhe tė zmadhohet rreziku pėr abort. Rekomandohet gratė shtatėzėna tė mos konsumojnė mė shumė se 200 mgr kafeinė/nė ditė. Ajo mund tė jetė nė formė tė 4 gotave ēaj, dy gota kafe ose vetėm njė gotė kafe, nėse bėhet fjalė pėr kafe tė fortė.
    Heqja dorė nga kafeina
    Nėse mendoni qė konsumoni tepėr kafeinė, mund ta zvogėloni ose ta ndėrprisni krejtėsisht. Nėse paraprakisht keni pirė rregullisht, ėshtė krijuar varėsi dhe mund tė shfaqen simptoma tė caktuara tė abstinencės, si: shqetėsim, kokėdhembje, lodhje, ndjenjė lodhjeje dhe se gjithēka ju dhemb.
    Kafeina dhe provimet

  8. #28
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ēaji dhe kafeja, nuk shtojnė riskun pėr kancer tė gjirit te gratė

    • “Pasi kemi ndjekur njė kampion grash pėr 22 vjet me radhė, nuk kemi vėrejtur se ekziston ndonjė lidhje mes konsumit tė ēajit dhe kafesė dhe kancerit tė gjirit”.

    Tė paktėn kėshtu shprehet studiuesi Davaasambuu Ganmaa i “Harvard School of Public Health” tė Bostonit, nė faqet e numrit tė fundit tė “International Journal of Cancer”. Studiuesit amerikanė kanė ekzaminuar lidhjen qė ekziston mes kafesė, ēajit dhe zhvillimit tė kancerit tė gjirit nė mė tepėr se 85.000 gra tė moshave nga 30 deri 55 vjeē, qė kishim marrė pjesė nė “Nurses Health Study”.
    Gjatė studimit qė ka zgjatur pėr 22 vjet janė verifikuar 5.272 raste me tumor, edhe pasi kanė marrė pėrsipėr faktorė qė lidhen potencialisht me kėtė sėmundje si: mosha, duhani, faktori i trashėgimisė, menopauza dhe numri i fėmijėve, studiuesit nuk kanė konfirmuar asnjė lidhje mes zhvillimit tė kancerit dhe konsumimit tė kėtyre pijeve, edhe te gratė qė pinin ēdo ditė mė tepėr se katėr filxhan ēaj apo kafe, me ose pa kafeinė.
    “Kemi arritur nė konkluzionin se nėse konsumohen me masė, ēaji, kafeja dhe nė pėrgjithėsi tė gjitha pijet qė pėrmbajnė kafeinė janė tė sigurta”, ka nėnvizuar Ganmaa.

    Marre nga "Panorama"
    "Carpe Diem"

  9. #29
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si ndikon kafeja nė shėndetin e njeriut


    Ekspertėt gjermanė dhe ata amerikanė rikonfirmojnė edhe njė herė efektet pozitive tė kafesė nė shėndetin e njeriut. Vetėm pak kohė mė parė ishte vėrtetuar pjesėrisht nga kėrkuesit italianė se procesi ndaj kafesė kishte “mbaruar”. Pija mė e konsumuar dhe mė e dashur nė botė ishte ēliruar pėrfundimisht nga akuzat. Tani nuk ka mė asnjė dyshim, studimi i Institutit Italian pėr ushqyerjen dhe ushqimin mbėshtetet plotėsisht edhe nga studiuesit e Universitetit gjerman tė Barennit tė Mynihut, si dhe kolegėt e tyre nė “Harvard School of Public Health”, Wolfgang Winkelmayer e Rob Van Dam. Pėrfundimi ėshtė i njėjtė: nėse nuk kalohet limiti i katėr filxhanėve kafe ekspres nė ditė, domethėnė rreth 300 miligramė kafeinė, rreziku pėr aritmi kardiake dhe hipertension nuk ekziston. Po ashtu, pėrveēse ėshtė njė rit special, kafeja ndihmon tretjen, mban zemrėn nė formė tė mirė dhe nga aroma e saj ēlirohen substanca kimike me njė fuqi tė madhe antioksiduese. Kėshtu, pija e zezė, “mbreti” pas ēdo pauze nė punė dhe daljeje me miqtė, duket se po jeton nė shkallė ndėrkombėtare njė imazh tjetėr nga ajo qė tė gjithė kishin menduar mė parė. Askush nuk mund ta mohojė se pėr vite e vite me radhė pija mė e dashur nė botė ėshtė parė me njė sy tjetėr, ēka i ka detyruar specialistėt e kėsaj fushe tė zhvillojnė studime tė detajuara.
    Konsumimi
    Ideja se konsumimi i disa filxhanėve nė ditė rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dėme kardiovaskulare tani nuk ekziston mė. “Kjo ėshtė zyrtare. Studimet qė tregonin nė tė kaluarėn se kafeja ėshtė e dėmshme pėr organizmin, tani nuk mund tė mbrohen mė”,- ka deklaruar Thomas Hofman, docent i kimisė ushqimore nė Universitetin gjerman tė Munster. Gjithashtu, ai tregon se kafeja ėshtė njė pėrzierje e mė shumė se njėmijė substancash, shumė prej tė cilave akoma nuk janė studiuar pėr efektin e tyre mbi shėndetin njerėzor. “Ėshtė e vėrtetė qė shumė nuk janė studiuar, por ato mė tė rėndėsishmet pėr tė dalė nė njė pėrfundim, janė studiuar”,- tregon ai. Nė fakt, deri tani ishte menduar se rreziku shkaktohej i gjithi nga kafeina, e cila vepronte mbi zemrėn dhe sistemin nervor qendror, duke bllokuar proteinat qė vepronin nė qelizat nervore si receptorė tė adenozinės, veprim kimik qė kryhej nga sheqeri dhe njė bazė e zotuar me strukturė tė njėjtė me kafeinėn, nė gjendje pėr tė shkaktuar pėrgjumje dhe pėr tė ngadalėsuar aktivitetin natyral. Nė kėtė mėnyrė, duke bllokuar veprimin e adenozinės, kafeina shkaktonte efektin e njohur tė mungesės sė pėrqendrimit dhe nxiste lodhjen, por qė kurrsesi nuk mund tė thuhet se ėshtė e dėmshme pėr shėndetin.
    Studimi
    Ashtu si tė gjithė pėrbėrėsit e tjerė ushqimorė, studimi aktual tregon problemet qė mund tė shkaktohen vetėm nga mėnyra se si kafeja konsumohet. Sipas mjekėve tė studimit, kush pi rregullisht kafe, nuk ka asnjė rrezik qė kafeina tė veprojė negativisht mbi tė, por ata qė nuk janė mėsuar me kafenė dhe papritur fillojnė tė pinė shumė filxhanė, duhet tė pėrballen me sindromat e njė doze tė tepruar, qė fillojnė nga nervozizmi e deri te rrahjet jo tė rregullta tė zemrės. Kjo do tė thotė se nėse nuk kalohet kufiri i katėr kafeve ekspres nė ditė, domethėnė rreth 300 miligramė kafeinė, rreziku i aritmive kardiake dhe hipertensionit largohet, ku pėrjashtim bėjnė vetėm personat me tension tė lartė dhe shumė tė ndjeshėm ndaj kafeinės, tė cilėve nuk u rekomandohet absolutisht konsumi i kaq shumė filxhanėve nė ditė. Por, pėrveē ekspertėve evropianė, lajme tė mira pėr “pijen mė tė dashur nė botė” vijnė nga dy kėrkuesit e “Harvard School of Public Health”, Wolfgang Winkelmayer dhe Rob van Dam. I pari ka zhvilluar njė studim pėr njė periudhė tė gjatė kohe duke vėzhguar mė shumė se 150 mijė gra, nė pėrfundim tė sė cilit arriti nė konkluzionin: “Konsumi i kafesė nuk ndikon aspak nė rritjen e tensionit tė gjakut”. E ndėrsa studime tė ngjashme u zhvilluan edhe te burrat, Van Dam nėnvizon: “Kjo ndodh, sepse kafeja me sa duket pėrmban edhe substanca qė neutralizojnė tė ashtuquajtura efektet negative tė kafeinės”.
    Abuzimi
    Njė pije “inteligjente” dhe e domosdoshme, megjithatė, gjėja ku duhet treguar mė shumė kujdes ka tė bėjė me konsumin e saj. Mes tė tjerash, kjo “ftesė” vjen dhe nga prezantimi i fundit pėr temėn “Kafeja dhe shėndeti”, zhvilluar nėn kujdesin e INRAN, Instituti Kombėtar i Kėrkimit pėr Ushqimet dhe Ushqyerjen, me kontributin e enteve tė tillė si “Fondacioni pėr studimet mi ushqimet”, i cili qė nga viti 1986 ėshtė pikė referimi shkencor, kombėtar dhe ndėrkombėtar pėr kėrkimet nė kėtė sektor; instituti farmakologjik “Mario Negri” nė Milano dhe instituti britanik “Coffee Science Information Centre”, qė pėrmbledh studimet mė tė fundit tė kėsaj fushe tė publikuara nė revistat mė tė mira shkencore. Por abuzimi me kafenė mund tė shkaktojnė intaksikacion, tė njohur ndryshe me emrin kafeinizėm, qė shkakton irritim dhe shqetėsime tė gjumit e qė mund tė bėhet vdekjeprurės vetėm nė rastin teorik, nėse konsumohen rreth 120 ekspres brenda harkut kohor prej 30 minutash, e barabartė kjo me asimilimin e dhjetė gramėve kafeinė. Kush nuk ka ndėrmend tė bėjė ēmenduri tė tilla dhe nuk i kalon mė shumė se katėr filxhanė nė ditė, nuk ka asnjė arsye pėrse tė trembet. Kjo sepse edhe kafeina nuk mund tė konsiderohet nė asnjė mėnyrė si njė substancė qė jep varėsi si drogat e vėrteta.
    Sportistėt
    Nga kėtej del se kafeja ėshtė edhe njė mike e mirė e sportistėve. Falė veprimit tė saj kardiotonik dhe brono-zgjerues, kafeina mund tė japė njė ndihmė pėr njė imazh tė mirė artistik, pa iu trembur aspak testit anti-doping, qė mund tė tregojė diēka tė ēuditshme vetėm nėse kalohet kufiri i 12 miligramė kafeine pėr njė litėr urinė, sasi qė korrespondon jo mė shumė se 12 kafe ekspres pėrnjėherėsh. Por, pėr tė kuptuar sa kafeinė ka konsumuar njė njeri, ėshtė e rėndėsishme tė mos lėsh pas dore diferencėn mes ekspresit tė pirė nė bar dhe kafesė sė pėrgatitur nė shtėpi, qė mesatarisht pėrmban nga 40 deri nė 80 mg, apo edhe krahasimin e bėrė me kafenė e quajtur ndryshe “amerikane”. Megjithatė, kjo nuk ėshtė njė e vėrtetė absolute. Shpesh herė mund tė arrihet e kundėrta nė varėsi tė mėnyrės sė pėrgatitjes.
    Pirja pas vakteve
    Zakoni pėr tė pirė kafe menjėherė pas vakteve tė ngrėnies ėshtė pozitiv, pėr faktin se ndihmon tretjen, duke stimuluar sekrecionet acide tė stomakut. Ndėrkaq, kush vuan nga njė sekretim i tepruar gastrik, duhet patjetėr tė kufizojė pėrdorimin e kėsaj pijeje. Nuk duhet harruar kurrsesi se nga aroma e kafesė lėshohen rreth 900 substanca kimike me njė fuqi tė madhe antioksiduese. Bėhet fjalė pėr substanca kimike qė shpėrbėhen shpejt nė ajėr, ndaj pėr kėtė arsye specialistėt tregojnė se kafeja duhet pirė menjėherė pas pėrgatitjes, pa e lėnė tė ftohet. Nėse nuk ėshtė vėrtet njė “ilaē qė tė zgjat jetėn”, padyshim qė ėshtė diēka qė i ngjan shumė. Ėshtė provuar se antioksiduesit qė pėrmban ēdo kokėrr e saj parandalojnė shumė sėmundje, mes tė cilave shumė lloje kanceresh, si ata tė pankreasit dhe zorrės sė trashė, vonon procesin e plakjes duke bllokuar aksionin dėmtues qė zhvillohet nė qelizat e tyre. Me pak fjalė, kafja ėshtė njė “mikeshė” nga e cila nuk duhet hequr dorė kurrė.

    Pėrgatiti: Jonida Tashi

    "Gazeta Albania"
    "Carpe Diem"

  10. #30
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    2 kafe ne dite pi une, me kaq mjafton. Me teper spi dot.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #31
    DEM I KUQ Maska e lenci_80
    Anėtarėsuar
    16-04-2007
    Vendndodhja
    espań, mendjen e kam ne laprak , bertas fort PARTIZONI FITORE.
    Postime
    117
    Shyqyr ta pim pa frik se na shkojn 7 kafe ndit e po menonim qe po na vret kafeja po do i pi 8 tani me qe ste boka gjo :P
    PARTIZONI

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anėtarėsuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Po un qe max pi 1 kafe ne dite
    Kur dua te rrij zgjuar per ndonje provim ose dicka vetem red bull me mban zgjuar.

  13. #33
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    Ej e dini se thone qe kur pi shume kafe dhe cigare te pritet oreksi dhe je i dobet, i zbehte etj etj....


    Une pi te pakten 5 kafe ne dite 1 pakete e gjysem cigare dhe kam htuar ne peshe keto 2 vitet e fundit qe po pi akoam me shuem cigare dhe kafe
    Ere mire mire

  14. #34
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kafeja parandalon karcinomėn e lėkurės
    Rreziku pėr tumorin mė tė shpeshtė te gratė amerikane pas menopauzės mund tė zvogėlohet duke pirė kafe, megjithatė kėtu nuk pėrfshihet melanoma malinje.

    Qendra Kombėtare pėr Kancer nė SHBA ka vlerėsuar se nė vitin 2007 janė vėrejtur disa miliona raste tė reja me karcinomė tė lėkurės, ndėrsa ka pasur edhe 2.000 tė vdekur si pasojė e kėsaj sėmundje.

    Nė Universitetin Shtetėror Wayne tė Detroitit ėshtė studiuar ndikimi i pirjes sė kafesė nė karcinomėn e lėkurės nė mbi 77.000 femra tė moshuara.

    Hulumtimi ėshtė bėrė nė njė afat tė gjatė kohor duke filluar nga viti 1990. Ndėrsa janė marrė parasysh tė gjithė shkaktarėt tjerė tė mundshėm tė karcinomės, siē janė duhani, alkooli, mosha, BMI dhe ndikimi i ambientit dhe rrezeve tė diellit.

    Pas kėtyre analizave, shkencėtarėt kanė zbuluar se secili filxhan me kafe nė ditė ėshtė i lidhur me 5% tė zvogėlimit tė paraqitjes sė karcinomės sė lėkurės. Femrat tė cilat kanė pirė gjashtė filxhanė me kafe nė ditė kanė qenė pėr 30% mė pak tė rrezikuara pėr karcinomė tė lėkurės nė krahasim me fermat tjera.

    "Telegrafi"
    "Carpe Diem"

  15. #35
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tre kafe nė ditė zvogėlojnė shfaqjen e diabetit

    Ėshtė padyshim njė nga pėrbėrėsit ushqimorė qė ėshtė studiuar mė shumė nė botė. Kokėrr pėr kokėrr kafeja ka qenė objekt studimi pėr vite e vite me radhė nga dietologėt, kardiologėt dhe infeksionistėt.

    Por deri nė ēfarė kufiri kafeja nuk dėmton shėndetin? Mė nė fund pėrgjigjja vjen nga “Inran”, Instituti Kombėtar Italian pėr Ushqimin dhe Ushqyerjen, pėr kafen dhe efektet e saj mbi shėndetin njerėzor. Tė gjitha pėrgjigjet: nga zemra tek aparati tretės, nga veprimet e trurit e deri te ndikimi qė mund tė ketė te njė grua nė periudhėn e shtatzėnisė. Sipas studimeve tė ndryshme, tė pish dy ose tre filxhanė kafe nė ditė, jo vetėm qė i bėn mirė shėndetit, por tė mbron edhe nga njė sėrė sėmundjesh, falė antioksiduesve qė te ēdo kokėrr e saj gjendet me shumicė.

    Njė seri kėrkimesh tė zhvilluara nė Norvegji, Spanjė dhe Amerikė nga viti 2004 e deri nė 2006, tregojnė se kafeja ėshtė burimi kryesor i antioksiduesve, nė njė dietė standarde qė bazohet kryesisht te frutat, perimet dhe kafeja. "Ėshtė e vėrtetė qė i bėn mirė shėndetit, por nuk duhet tė harrojmė se vitaminat nuk gjenden te kafeja, ndaj kurrsesi nuk mund ta pėrdorim si zėvendėsuese tė frutave dhe perimeve", konfirmon Laura Rossi, njė nga studiueset e "Inran.

    Roli i kafes ndaj sėmundjeve

    Studimet e "Inran", tė realizuara nga instituti farmakologjik dhe "Coffe Science" nė Britaninė e Madhe, tregojnė pėr rolin e kafesė ndaj sėmundjeve tė ndryshme: dy ose tre filxhanė nė ditė zvogėlojnė shumė rrezikun pėr t‘u sėmurė nga diabeti i tipit 2 dhe mbrojnė qelizat epatike. Nga ana tjetėr, dy studime tė rėndėsishme tė realizuara nė 2006-ėn kanė vėnė nė dukje lidhjen mes konsumit tė rregullt tė kafesė dhe njė pėrqindjeje tė vogėl tė rasteve me cerozė, ose tumore tė tjera nė mėlēi.

    Megjithėse duhet theksuar edhe fakti se nėse konsumi qė kėshillojnė mjekėt, nga 2 deri nė tre filxhanė nė ditė, shkon nė 5 ose 6, atėherė efektet e mira shndėrrohen nė tė kundėrt. Kafeina e akumuluar nuk arrin tė tretet dhe zemra fillon tė ndiejė pasojat deri sa arrin nė kufirin qė nuk duhet kaluar kurrė, 10 nė ditė. Megjithatė, vetėm nė njė rast kafeja nuk mund tė na "mashtrojė": fakti se pėrmban substanca qė mund tė ndikojnė nė rėnien nė peshė. Veprimi i saj konsiston nė ndarjen e molekulave yndyrore qė tentojnė tė rriten dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Por mė pas, pėr t‘i shkatėrruar plotėsisht kėto lipide, njeriu ka nevojė pėr aktivitete fizike. Po ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezės, pėrmirėsimi i aktiviteteve sportive, janė karakteristika tė tjera tė kafeinės, qė nuk mund tė cilėsohen si pėrgjegjėse kryesore pėr dobėsimin.

    Kafeja dhe aparati tretės

    Gjithashtu, kafeina ka efekte pozitive edhe nė aparatin tretės dhe mund tė cilėsohet e mirė pėr tė gjithė ata qė vuajnė nga tretja e ushqimit, por nuk mund tė cilėsohet e tillė pėr tė gjithė ata persona qė vuajnė nga ulcera. Siē shpjegojnė ekspertėt, kafeja luan njė rol tė madh edhe nė tensionin e gjakut dhe kolesterolin. “Kafja gjithashtu mund tė shkaktojė rritjen e kolesterolit nė gjak dhe te konsumatorėt e rastėsishėm rritjen e tensionit pėrkohėsisht”, tregon Fausto Natella, studiues i specializuar pėr raportin mes kafesė dhe sistemit kardiovaskular. Mė shumė kujdes pėr gratė shtatzėna dhe nėnat qė ushqejnė fėmijėt me qumėsht, “sepse ėshtė parė qė kafeina ėshtė nė gjendje tė kalojė plancetėn dhe pas lindjes tė bėhet njė komponent i qumėshtit tė nėnės.

    Disa efekte pozitive tė kafes nė shėndetin tuaj

    1- Lehtėson dhimbjet e kokės

    2- Parandalon cerozėn edhe gurėt nė veshka

    3- Rregullon ekuilibrin tek azmatikėt

    4- I bėn mirė arterieve tė zemrės

    5- Nuk u rekomandohet grave shtatzėna

    6- Bėn tė mundur uljen e tensionit tė gjakut

    7- Bėn ekuilibrin e tensionit tė lartė dhe atij tė ulėt

    Kafeja, pėrmbajtja e kafeinės dhe dozat

    Megjithėse deri tani nuk ėshtė parė asnjė rast qė kafeja tė ketė shkaktuar dėme mbi fėmijėn, pėr tė qenė tė sigurt ėshtė mė mirė tė kufizohet sa mė shumė tė jetė e mundur konsumimi gjatė kėtyre muajve tė shtatzėnisė. Por edhe nė llogaritjen e dozave tė lejuara nė ditė duhet pasur parasysh qė jo tė gjitha kafet qė pimė janė njėlloj. Njė kafe ekspres, ose moka, pėrmban nga 40 deri nė 80 miligramė kafeinė dhe njė filxhan ēokollatė 60 mg. Mė e pasur me kafeinė ėshtė kafeja amerikane, e cila pėrmban 115 deri nė 120 miligramė pėr filxhan, ndėrsa kapuēino pėrmban vetėm 70-80 mg. Njė pėrzierje e mirė e kafes arabike, qė konsumohet kryesisht nė Evropė, ka njė pėrmbajtje kafeine tė barabartė me 1,2 pėr qind, ndėrsa adhuruesit mė tė mėdhenj tė kafes nė Evropė janė finlandezėt, me njė konsum 11,2 kilogram nė vit pėr person.

    Efektet e ēokollatės sė zezė nė zemer

    Ēokollata e zezė i bėn mirė zemrės. Ajo ndihmon nė forcimin e arterieve tek ata qė pinė cigare dhe ka me shumė antioksidantė nė njė gram se njė gotė verė, ēaj apo luleshtrydhet. Po tė hash ēokollatė tė zezė pėr ēdo ditė nga pak, mund tė ndihmojė nė uljen e tensionit tė gjakut. Ēokollata e zezė pėrmban elementė tė quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e njė substance nė trup qė quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell nė uljen e tensionit. Vėrtet ky ėshtė njė efekt i mirė, megjithatė ēokollata sjell shtimin nė peshė. Por edhe me tė nuk duhet tepruar. Duhet qė tė mos pėrdorėsh me shumicė ushqime qė tė pėlqejnė. Nė qoftė se e tepron, atėherė efektet pozitive nuk kanė mė vlerė. Dhe shtimi nė peshė nuk ėshtė aspak i mirė pėr tensionin.

    Efektet pozitive tė kafes pėr shėndetin

    Kafeja kėshillohet si njė terapi e mirė edhe pėr njė sėre sėmundjesh, pėrfshi atė tė zemrės. Por mos u ēudisni, edhe pėr efektet qė ka ajo te fėmijėt, sigurisht nė masėn e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk ėshtė e kėshillueshme pėr gratė shtatzėna dhe tė sėmurėt me ulēer nė stromak. “Kafeja,- thotė njė prej dietologėve mė tė njohur tė Italisė, - ju bėn mirė, po ashtu edhe fėmijėve. Kafeja mund tė tė lehtėsoje dhimbjet e kokės. Ajo ėshtė e mirė pėr mėlēinė dhe mund tė ndihmojė nė parandalimin e cerozės dhe gurėve nė veshka. Dhe kafeina nė kafe mund tė zvogėlojė rrezikun e krizave tė azmės, dhe ndihmon nė pėrmirėsimin e qarkullimit brenda zemrės. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk ėshtė e mirė pėr tė gjithė.

    Kafeja, pija e preferuar e mėngjesit
    Pirja e mė shumė se tre kafe nė ditė mund tė bėhet nė njė faktor tė dėmshėm pėr shėndetin tuaj. Kjo gjendje mund tė krijojė nervozitet, tė tė shkaktojė shpejtim tė rrahjeve tė zemrės dhe dridhje tė duarve. Gratė shtatzėna, tė sėmurėt me zemėr dhe ata qė vuajnė nga ulēera nė stomak, zakonisht kėshillohen ta shmangin kafenė. Kafeja ndikon mirė pėr zemrėn e arteriet, dhimbjet e kokės, mėlēinė, cerozėn, gurėt nė veshka, azmėn, etj. Ndėrsa aroma e kafesė sė sapo bėrė vėrtitet ēdo mėngjes nė mijėra sheshe, lajmet janė tė mira pėr miliona e miliona njerėz nėpėr botė, sigurisht edhe pėr ne shqiptarėt, qė kafen e kemi bėrė pijen mė tė preferuar tė mėngjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive pėr shėndetin, asnjėherė nuk duhet tepruar me tė. Nėse kafeja merret nė doza tė larta, ajo mund tė kthehet nė njė rrezik serioz pėr shėndetin, duke u bėrė shkak pėr sėmundje tė ndryshme.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anėtarėsuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Ska aq efekte te mira kafja.Te gjitha jan reklama qe i behen.
    Ky eshte mendimi im.
    Respekte

  17. #37
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837

    Pini kafe - ajo te ben mire!

    Mberrijne me ne fund lajme te mira shkencore nga Italia, per ata miliona njerez ne bote,- sigurisht edhe ne qe pijne cdo dite kafe. Ajo madje keshillohet si nje terapi e mire edhe per nje sere semundjesh, perfshi ate te zemres, por mos u cudisni, edhe per femijet. Por, nuk eshte e keshillueshme per grate shtatzena dhe ata me ulcer ne stromak

    ne Milano

    Kafeja, thote nje prej dietologeve me te njohur te Italise, te ben mire- ju, ashtu edhe femijeve.

    Filxhani i mengjesit i ekspresit qe behet ne kuzhinen e shtepise apo pihet shpejt e shpejt ne nje kafene gjate rruges per ne pune, eshte nje rutine e perditshme per miliona italiane.

    Por ka shume vite qe informacionet per menyren e tyre me te preferuar per te filluar diten jane negative- per shembull nje nga lajmet me te fundit ishte qe mjeket i kishin thene kryeministrit britanik Toni Bler te pinte me pak kafe.

    Por tani duke se batica po ulet. Harrojini njoftimet frikesuese, thote dietologia Chiara Trombeti, e institutit Humanitas Gavazeni ne periferi te Milanos. Ka arsye te shendosha shkencore per ta gezuar ekspresin e mengjesit pa u shqetesuar per pasojat negative ndaj shendetit.

    Kafeja mund te te beje mire- thote ajo- dhe sa me e forte te jete aq me e mire. Prandaj ajo rakomandon nje ekspes ne vend te nje neskafeje te pergatitur vete, qe nuk eshte fare italiane.

    Te dhena shkencore

    Dr. Trombeti thote se ajo e urren edhe vete kete gje- por ve ne dukje nje numer te madh faktesh shkencore qe mbeshtesin theniet e saj. Kafeja permban tanin dhe antioksidante- qe jane te mire per zemren dhe arteriet, thote ajo. Kafeja mund te te lehtesoje dhimbjet e kokes. Ajo eshte e mire per melcine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Dhe kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te azmes- dhe ndihmon ne permiresimin e qarkullimit brenda zemres.

    Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk eshte e mire per te gjithe. Nese pi me shume se c'duhet mund te te beje nervoz, te te shkaktoje shpejtim te rrahjeve te zemres dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemer dhe ata qe vuajne me ulcera ne stomak zakonisht keshillohen ta shmangin kafene.

    Edhe Dr. Trombeti thote se asnje nuk duhet te pije me shume se 3- 4 filxhane ne dite. Por eshte vecanerisht nje grup italianesh qe mund te perfitojne me shume nga keshillat e saj. Shume prinder mund te tmerrohen nga ky mendim, por Dr. Trombeti kembengul me force se nje filxhan qumesht me kafe mund te jete nje fillim ideal per brezin tjeter te te apasionuarve pas kafese- femijet gjumashe te Italise- duke i nxitur trurin atyre para nje dite qe shpesh zgjat nga ora 08. 30 ne 04. 30 mbasdite.

    BBC

    Kafeja ndikon mire per:

    " zemren e arteriet

    " dhimbjet e kokes

    " melcine

    " cerozen

    " guret ne veshka

    " azmen

    " Ndersa aroma e kafese se sapo bere vertitet cdo mengjes ne mijera sheshe, lajmet jane te mira per miliona e miliona njerezit neper bote, - sigurisht edhe per shqiptare - per te cilet kafeja eshte pija me e preferuar e mengjesit "
    |- Mė Pikņj NPik Loti, Nė Fņrm Realiteti -|

  18. #38
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Lajm i mirė pėr ata qe nuk kan lekė pėr tė bler lėngje tė ndryshme nėpėr lokale
    |- Mė Pikņj NPik Loti, Nė Fņrm Realiteti -|

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Edhe keq te me bente, do ta pija,
    kafen e kam pasion qe i vogel.

  20. #40
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Edhe mua me pelqen shume kafeja e madje po nuk piva nje gote te madhe ne mengjes plot me kafe nuk arrij te bej asgje gjith diten e dukem si e trullosur

    Kush do nje kafe te mire bujrum, se une rri ne Itali!:P
    La vita č bella...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur keqpėrdoren pasuria, shėndeti dhe bukuria...
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 18:08
  2. Kafeja e mengjesit
    Nga deep_blue nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 04:58
  3. Kafeja e mengjesit
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 15:22
  4. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  5. Njė masazh si kurė shėndeti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •