Ndihma financiare dhe bursa
Shikim i përgjithshëm
Studentët aktual
Studentët e ardhëshëm
Shikim i përgjithshëm
UEJL është i kënaqur kur mund t’ju ofrojë studentëve të vet forma të ndryshme të ndihmës financiare, shumica e të cilëve jepen në formë të bursave të financuara nga agjensitë e donatorëve. Shumëllojshmëria e skemës së ndihmave është një ofertë në çdo kohë të dhënë, secila e përcaktuar nga prioritetet e donatorëve financues. Skema të ndryshme janë shpallur para afatit të aplikacionit, zakonisht në përputhje me procedurën e pranimeve të UEJL. Ju lutem vëreni se kërkohet nga studentët që qartë të tregojnë skemën e ndihmave për të cilën aplikojnë, zakonisht në formë të formularit aplikues e mbuluar nga një shënim mbi kriteret e përshtatshmërisë për skemën e posaçme.
Mjetet e shpërndarjes së ndihmave janë bërë fillimisht mes Këshillit të Bursave të UEJL. Këshilli i ngritur, ndonjëherë është shtuar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të donatorëve duke siguruar ndihma për skemën e posaçme kur ajo skemë është konsideruar. Këshilli i Bursave është përgjegjës për shpërndarjen e drejtë të të gjitha të hollave që janë pranuar dhe shpërndarë nga UEJL. Përderisa nga Këshilli bëhet çdo përpjekje që të ndahen të hollat në përputhje me prioritetet e donatorëve dhe në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme, përgjegjësia e studentëve është të sigurojnë se Zyra e Ndihmave Financiare ka të gjitha dokumentet e nevojshme për të vazhduar aplikacionet. Vendimi i Këshillit të Bursave, i aprovuar nga administrata e UEJL, është përfundimtar.
UEJL nuk i premton asnjë ndihmë financiare ndonjë studenti apo individi.
UEJL ka plotësisht të drejtë të modifikojë, ndryshojë ose të tërheqë çdo shumë të bursave, pagesën për mësim, grantet, apo zbritjeve të tjera për studentët të cilët nuk i përmbushin apo nuk u përmbahen kritereve përkatëse.
Bursat
Bursat paraqesin një formë të përkrahjes financiare për studentët që studjojnë në UEJL. Donatorët, korporatat, individët dhe sponzorët sigurojnë për UEJL grante të cilat posaçërisht janë përcaktuar t’u shpërndahen studentëve në formë të pagesës për mësim dhe/ose subvencioneve të jetesës. Donatorët lirisht mund të ofrojnë bursa të përcaktuara sipas kriteriumeve të tyre. UEJL në përgjithësi i pranon këta oferta bujare, por do të refuzojë ofertat e llojit të bursave që mund të ndërlikojnë misionin e UEJL. Disa nga bursat janë dhënë krejtësisht në bazë të meritave përderisa të tjerat janë dhënë duke i dhënë përparsi nevojës financiare, e disa të tjera janë shpërndarë në bazë të preferencave të profilit, siç janë ato bazuar mbi gjininë. Kriteret e dhëna për çdo skemë të bursave janë në disponim për publikun, dhe janë treguar në formularin e aplikimit përkatës.
Vlerësimi i Nevojës Financiare
UEJL është i mendimit se të gjithë studentët e mirë, pa marrë parasysh prapavijat e tyre financiare, duhet të aplikojnë për të studjuar në UEJL. Shumë donatorë u dedikojnë bursa pikërisht studentëve të tillë të cilët nuk mund të vazhdojnë shkollimin për shkak të gjendjes financiare. Ndihma financiare është ajo pjesë e kostos së universitetit ku studenti ose familja e tij/saj nuk janë në gjendje ta paguajnë. Pasi që disa nga bursat jepen në bazë të nevojës financiare të studentit, nevoja financiare duket të përcaktohet. Përcaktimi i nevojës së studentit nënkupton informata të sakta dhe të detajuara lidhur me të ardhurat e studentit apo familjes së tij, vlerat dhe borxhet që ato kanë, si dhe fakte të tjera të arsyeshme, siç është numri i fëmijëve në një familje etj. Këshilli i Bursave do të vlerësojë nevojën bazuar mbi informatat e përfshira në formularin aplikues të ndihmës financiare si edhe në bazë të dokumentacionit përkrahës që kërkohet nga aplikuesi të sigurojë. Duke analizuar këta informata në hollësi, Këshilli i Bursave do të përcaktojë sasinë e vlerës së dhënë.
Afati i dhënies se bursave
Bursat zakonisht jepen për periudhë prej një viti, dhe paguhen në dy këste të barabarta. Studentët mund të aplikojnë për përtëritje të bursave, duke mos pritur ndonjë ndryshim në status që do t’i pengonte ata në marrjen e bursave në fjalë. Kriteret e përtëritjes ndryshojnë nga një skemë e bursave në tjetër, por një rregull e përgjithshme është se studentët duhet të vazhdojnë të jenë në gjendje të mirë akademike që të mund të marrin bursa të mëtutjeshme. Kritere të detajuara të përtëritjes mund të shihen në çdo program të bursave të ofruara në UEJL.
Përshtatshmëria për përkrahjen financiare
Për të pasur qasje në ndonjë program të veçantë, studenti duhet të dorëzojë aplikacionin e kompletuar para afatit të caktuar, t’i përmbushë profilet dhe kriteret e theksuara nga donatorët dhe/ose UEJL lidhur me programin, të ketë notën e përgjithshme mesatare aq sa kërkohet në kriteret e dhëna, të jetë në gjendje të mirë akademike, dhe të jetë student i regullt. Studentët me status të përkohshëm, që janë në provë akademike apo jo akademike, ose ato të cilët kanë falsifikuar dokumente zyrtare, pa hamendje u ndërpritet e drejta e marrjes së ndihmës financiare. Përderisa studentët të cilët falsifikojnë dokumentet rezikojnë që edhe të përjashtohen nga UEJL. Çdo ndryshim i statusit të studentit do ta mundësojë atë përsëri të aplikojë për ndihmë financiare.
Dokumentet e nevojshme për bursa
Të gjithë studentët të cilët aplikojnë për bursa duhet të dorëzojnë aplikacionin e kompletuar para afatit të caktuar. Informata të tjera të veçanta mund të kërkohen mvarësisht nga programi, por ajo informatë sigurisht që është përfshirë në formularin përkatës të bursave.
Aplikacioni për Ndihmë Financiare
Aplikacionet për të gjitha bursat e mundshme mund të mirren në Zyrën e Ndihmave Financiare. Aplikacionet e bursave jepen gratis, kështu që nuk ka nevojë për asnjë kompenzim.
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me atë se si funksionon procesi ose si të plotësohen formularët, ju lutemi drejtohuni në Zyrën e Ndihmave Financiare në UEJL:
Abaz Selmani
Shef i Zyrës për Ndihma Financiare
Universiteti i EJL Tetovë
Zyra 301.16
Tel: +389 (0)44 356 044
Fax: +389 (0)44 356 001
e-mail: a.selmani@seeu.edu.mk
Krijoni Kontakt