Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Mirë se vini Ngjarjet / Lajmërimet


    BURSA VAZHDUESE
    Riaplikim për vitin akademik 2004/2005

    Zyra për Ndihma financiare informon të gjithë studentët që janë akorduar me bursa në vitin e kaluar akademik, se kanë të drejtë riaplikimi në po të njejtin fond edhe për vitin akademik 2004/2005...[kliko për më tepër]



    Lajmërim

    Qendra e Gjuhëve pranë Universitetit të EJL organizon një program verorë intenziv të gjuhës angleze për studentët e rij me nivel më të ulët të anglishtes në shtator. Kursi do të zgjat tre javë, nga 20 deri 25 orë në javë. Grupet do te jenë të përbëra me nga 10 deri 15 student.
    Hapsira është e kufizuar. Vetëm studentët me rezultat të Pre-TOEFL nën 350 do të qualifikohen. Studentët të cilët do të kualifikohen do të kontaktohen gjatë javës së parë të shtatorit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Vala_79
    Anëtarësuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    BallKan
    Postime
    121
    hej pune te mire je duke bere
    vazhdo keshtu..
    If you can't be a good example, then you'll just have to be a horrible warning.

    Catherine Aird

  3. #23
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Vala_79
    hej pune te mire je duke bere
    vazhdo keshtu..
    Falemnderit Vala.Ate dhe po bej.
    Gezohem qe dikujt i intereson.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #24
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Perfaqesues te UEJL ne Universitetin e Bolonjes Rektori Abazi nenshkruan "Magna-karten" e universiteteve evropiane

    "Pas anetaresimit qe kemi pasur ne Asociacionin e universiteteve evropiane, nenshkrimi i ketij akti eshte nje hap me tej me konkret drejt afrimit te standardeve te proklamuara te universiteteve evropiane", thote pergjegjesi per media, Burim Sadiku.
    Nje delegacion i Universitetit te Evropes Juglindore ne Tetove, ne perberje: rektori prof. dr. Alajdin Abazi, prorektori prof. dr. Abdylmenaf Bexheti dhe dekani i Juridikut prof. dr. Asllan Bilalli, kane qendruar me 16 shtator te ketij viti ne Universitetin e Bolonjes, ku rektori i UEJL-se ka nenshkruar "Magna-karten" per parimet universitare evropiane. Ky akt i nenshkrimit eshte bere me rastin e 900-vjetorit te universitetit me te vjeter ne Evrope, ate te Bolonjes, ku kane marre pjese edhe perfaqesues te universiteteve te tjera evropiane, me te cilin sigurohet nje nivel me i larte i kushteve te studimit akademik.
    "Pas anetaresimit qe kemi pasur ne Asociacionin e universiteteve evropiane, nenshkrimi i ketij akti eshte nje hap me tej me konkret drejt afrimit te standardeve te proklamuara te universiteteve evropiane", thote pergjegjesi per media, Burim Sadiku.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #25
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    http://www.seeu.edu.mk/albanian/stud...Transfer_a.htm

    Përkrahje financiare për studentët që studjojnë në UEJL


    BURSA VAZHDUESE
    Riaplikim për vitin akademik 2004/2005

    Zyra për Ndihma financiare informon të gjithë studentët që janë akorduar me bursa në vitin e kaluar akademik, se kanë të drejtë riaplikimi në po të njejtin fond edhe për vitin akademik 2004/2005.

    Afati për reaplikim për të gjitha fondet e bursave është: prej 20.09.2004 deri 01.10.2004.


    Bursistët riaplikojnë në fondet vijuese:

    Fondi i bursave – Amabasada e Holandës (RNE) dhe Instituti për Shoqëri të Hapur (OSI-HESP).
    (Dokumentet e nevojshe për aplikim janë në shënuara në faqen e fundit të formularit)
    Për të shkarrkuar (download) formularin kikoni këto!

    Fondi i bursave – USAID
    (Dokumentet e nevojshe për aplikim janë të shënuara në formular)
    Për të shkarrkuar (download) formularin kikoni këto!

    Fond i bursave – Ambasada e Norvegjisë
    (Dokumentet e nevojshe për aplikim janë të shënuara në formular)
    Për të shkarrkuar (download) formularin kikoni këto!

    Fond i bursave – Ambasada e Austrisë
    (Dokumentet e nevojshe për aplikim janë të shënuara në formular)
    Për të shkarrkuar (download) formularin kikoni këto!

    Mënyra e riaplikimit:

    Formularët për riaplikim mund të merren edhe në Universitetin e EJL, Zyra për Ndihma financiare (301.16) 20.09.2004 prej 20.09.2004 deri më 01.10.2004, gjatë së cilës periudhë edhe duhet të dorëzohen aplikacionet e kompletuara.


    Abaz Selmani
    Shef i Zyrës për Ndihma Financiare

    Universiteti i EJL Tetovë
    Zyra 301.16
    Tel: +389 (0)44 356 044
    Fax: +389 (0)44 356 001

    e-mail: a.selmani@seeu.edu.mk

    http://www.seeu.edu.mk/albanian/news...rsa2004-05.asp
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #26
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Falemnderit Vala.Ate dhe po bej.
    Gezohem qe dikujt i intereson.
    Tung , Storm Angel te pergezoj per keto shkrime qe po ben per Universitetin e Tetoves dhe Universitetit Evropes Jug Lindore.......

    Veq te kisha lut me shkru edhe me hap teme per Universitetin e Prishtines dhe Universitetin e Tiranes

    Adresa e UP eshte: www.uni-pr.edu , e U.Tiranes spom kujtohet njehere........

    Tung , Respekt

  7. #27
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Golden ForceKD,informatat e mija per Universitetin e Prishtines jane te limituara,mirepo do hapim nje teme ne kete nen forum.
    Ndersa per universitetin e Tiranes,nuk kam dijeni per adresen e tyre ne web.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #28
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ne Universitetin e Tetoves filloi viti i pare akademik me finansim shteteror: Dite e vecante, dite e kurrorezimit te perbashket


    - Ne Universitetin shteteror te Tetoves, kete vit te ri akademik 2004/2005, jane regjistruar 1.550 brucoshe, prej te cileve 40 jane maqedonas.- “Kjo dite per mua sot eshte nje dite e vecante, sepse me rikujton te gjitha ato momente te pershkruara me peripeci nga me te ndryshmet ne rruget e mundishme te legalizimit te Universitetit te Tetoves” tha ministri i Arsimit dhe Shkences, Aziz Pollozhani ne fjalen e rastit para brucosheve te UT-se
    Ne Universitetin shteteror te Tetoves dje filloi viti i ri akademik 2004/2005, por i pari me financim nga buxheti i shtetit. Me kete rast, ministri i Arsimit dhe Shkences, Aziz Pollozhani, dje qendroi ne Universitetin e Tetoves, ku te gjithe brucosheve u uroi vit te mbare.

    “Ne sot hapim siparin e vitit te ri akademik universitar, per t’iu uruar studenteve dhe pedagogeve nje vit te mbare dhe te sukseshem”, theksoi ministri Pollozhani. Per Pollozhanin gezimi ka qene edhe me i madh per faktin se ky solemnitet eshte organizuar pikerisht ne mjediset e Universitetit te Tetoves, dhe me kete eshte shenuar nje kurorezim i perbashket.
    “Kjo dite per mua sot eshte nje dite e vecante, sepse me rikujton te gjitha ato momente te pershkuara me peripeci nga me te ndryshmet ne rruget e mundishme te legalizimit te Universitetit te Tetoves”, shtoi Pollozhani. Ai potencoi se prej dites se djeshme te hapet nje faqe e re e historise se shkollimit te shqiptareve ketu ne Maqedoni.

    Ministri i Arsimit, nenvizoi se forma dhjetevjecare e shprehjes se ketyre kerkesave nuk dallon aspak nga angazhimet e cdo populli per te njejtin qellim. Ministri Pollozhani gjate fjalimit perpara brucosheve te UT-se, tha se arsimi dhe arsimimi i popullit eshte e drejte themelore universale e njeriut ne te mire te njerezimit dhe si e drejte eshte e pakontestueshme.

    “Edhe forma e shprehur e kerkeses per arsimim dhe rezistenca e ketij institucioni do te shenohet si faze e rendesishme dhe e respektuar ne rrugen e zhvillimit arsimor dhe raporteve demokratike ne funksion te realizimit dhe promovimit te se drejtes universale per arsim”, theksoi ai. Pollozhani me tej shtoi se disa gjenerata profesoresh dhe studente e kane dhene provimin gjate dhjete viteve te kaluara, duke vertetuar logjiken e qendreses dhe mbijetimin e ketij universitetit.

    “Ne sot gjendemi para provimit edhe me te veshtire te ketij universiteti shteteror, ky eshte provimi i verifikimit dhe promovimit te vlerave, te cilesise, i kredibilitetit shkencor dhe organizimit te procesit mesimor ne perputhje me kerkesat e kohes te personifikuara dhe te kompleksura ne te ashtuquajturin proces reformues te Bolonjes”, tha Pollozhani.
    Gjate fjales para studenteve te UT-se, ministri i Arsimit potencoi se me shume se kurre na nevojitet nje institucion arsimor qe do te na pergatise neve dhe gjithe shoqerine per nje te ardhme me te mire, me te begatshme dhe me te denje, por per kete duhet punuar me me perkushtim akademik dhe me pergjegjesi qytetare.

    Ne Universitetin shteteror te Tetoves, ne kete vit jane regjistruar 1.550 brucosh, prej te cileve 40 jane maqedonas.



    Mesimi, ne Universitetin e Tetoves do te zhvillohet ne ndertesen ne Bllokun banesor 82 dhe ne Pallatin e kultures, ku do te mesojne studente te Fakultetit te arteve. Ndertesa e Kombinatit te duhanit nuk do te shfrytezohet, perderisa nuk zgjidhet kontesti rreth pronesise. Ne kete ndertese do te mesojne studentet e fakulteteve qe kerkojne te legalizohen. Kuadri mesimoro-shkencor i Universitet shteteror te Tetoves perbehet prej 120 profesoreve dhe bashkepunetoreve, prej te cileve 20 jane maqedonas.



    Ne kater universitetet, 13.050 brucoshe



    Ne tre Universitetet shteterore(Shkupit, Tetoves dhe Manastirit) dhe ne ate privat(UEJL), ne kete vit te ri akademik jane regjistruar 13.050 brucoshe. Ne “Shen Cirili dhe Metodi” ne Shkup jane regjistruar 7.700 brucosh, ne Universitetin e Tetoves - 1.550, ne “Shen Klimentin e Ohrit” ne Manastir - 2000, dhe ne Universitetin e Evropes Jug-lindore ne Tetove - 1.400 brucoshe. Nderkaq, numri i pergjithshem i studenteve te te gjitha viteve akademike, eshte rreth 47 mije.



    Vlen te theksohet se ne Universitetin e Tetoves dhe ate te Evropes Juglindore, me mesim dominues ne gjuhen shqipe, kete vit jane regjistruar 360 brucoshe maqedonas.



    Prej ketij viti ne UEJL-ne, vendosen edhe studimet e para postdiplomike, meqe perfundoi cikli i pare 4-vjecar i punes se fakulteteve.

    Nga:
    S. SALIU
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #29
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    UEJL-Tetovë

    Projekt evropian studimor në "kthinën" ballkanike




    Ky universitet ka prefiksin evropian, ndaj dhe gjatë këtyre tre vjetëve të funksionimit, është anëtarësuar në të gjitha asociacionet relevante të arsimit të lartë në Evropë dhe më gjerë dhe, në fund, nënshkroi edhe "Magna-kartën" në Bolonjë, thotë rektori prof. dr. Alajdin Abazi



    Artan ARSLLANI

    LOBI 186, 8 tetor 2004



    Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, i popullarizuar në mesin e studentëve si "Universitet i Shtulit", sipas emrit të themeluesit të Bordit ndërkombëtar të këtij universiteti (Maks van der Shtul), në këtë vit akademik 2004-2005 po hyn në vitin e katërt të studimeve, kurse me këtë edhe në vitin e rrumbullakimit të një cikli studentësh kur duhet të dalin edhe të diplomuarit e parë. Kampusi i Universitetit, tashmë shumë i njohur, gjendet në jugperëndim të Tetovës, në periferi të qytetit, pranë Shkollës së Mesme të Bujqësisë, i cili, me kompleksitetin e vet, është shndërruar në një qytezë të vogël prej mbi 5 mijë studentësh, me më shumë objekte mësimore, bibliotekë, mensë të studentëve dhe infrastrukturë tjetër bashkëkohore. Ambientet, që kapin disa dhjetëra hektarë, janë mjaft mirë të rregulluara, me parqe e gjelbërime, kurse në çdo pjesë, si në zgjua bletësh, vërehen shumë studentë, nga të gjitha viset shqiptare, të cilët, siç mund të vërehet në fytyrat e tyre, kanë një optimizëm për të ardhmen, por shpesh edhe qajnë hallet e tyre studentore.

    Evroamerikanët, partnerë kryesorë të UEJL-it

    Se a do të vijë deri në largimin e Bordit Ndërkombëtar nga ky universitet, kur të rrumbullakohen katër vjetët e projektit, rektori Abazi thotë se ky bord funksionon bashkë me bordin udhëheqës të vendit, të angazhuar për udhëheqjen e politikës së Universitetit, porse tash ekziston një strukturë e re e qeverisjes, me Bordin universitar dhe atë këshilldhënës. Edhe pse është bërë një ndërrim në strukturën e qeverisjes, edhe më tej janë prezentë përfaqësues të shteteve donatore, si në Bordin këshilldhënës, ku janë anëtarë nga shtetet evropiane dhe SHBA-ja, kurse në Bordin universitar është kryetari i deleguar prej Bordit këshilldhënës dhe një anëtar, si dhe anëtarë të tjerë të universitet dhe jashta tij.

    Se ç'është bërë në rrafshin e modernizimit dhe reformimit të këtij universiteti, që mban epitetin evropian, rektori Abazi thotë se ky universitet është i ri dhe ka filluar të punojë që nga e para konform Kartës së Bolonjës, me sistemin evropian të transferit të kredive, që është një "kurikulum" i harmonizuar dhe i modernizuar, ndaj dhe për momentin nuk ka nevojë për ndonjë reformim apo modernizim të veçantë. Është me rëndësi, sipas tij, që në vitet që vijnë të bëhet një menaxhim dhe sigurim të cilësisë më të lartë të studimeve. Sipas planit strategjik 2004-2008, që është hartuar, prej detyrave primare është edhe sigurimi i cilësisë mësimore, kurse në këtë rrafsh është në procedurë evaulimi institucional në asociacionin e universiteteve evropiane.

    Universiteti për herë të parë sivjet aplikon studimet me korrespondencë, që sipas drejtuesit të tij është një prej projekteve mjaft të rëndësishme. Ky lloj studimi është i dedikuar për ata që janë në marrëdhënie pune dhe mësimi për ta do të organizohet ndryshe nga institucionet e tjera të ngjashme në rajon. Studentët do të kenë mësim të rregullt, që do të jetë i reduktuar deri 50 për qind, kurse orët do të zhvillohen pasdite kur ata janë të lirë, si dhe do të mbahen edhe kontakte të rregullta me mësimdhënësit. Metodat që do të aplikohen do të jenë të mësimit të vazhdueshëm, për këtë janë angazhuar kuadro nga Franca, që do të zbatojnë një lloj mësimi shumë të popullarizuar për studentët me korrespondencë.

    Se në ç'nivel do të jetë bashkëpunimi me universitetet e tjera të vendit dhe të botës, rektori Abazi konsideron se bashkëpunimi me universitetet evropiane dhe ato amerikane do të jetë arma kryesore e stafit drejtues. Sipas tij, për këto tre vjet është ndërtuar një rrjet mjaft i zhvilluar i bashkëpunimit me universitetet më të vjetra dhe më me renome. Bashkëpunimi nuk është formal, vetëm me nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje, por do të jetë një bashkëpnumi real. Janë dy projekte të mëdha, si vazhdim i bashkëpunimit me universitetet e SHBA-së për tre vjetët e ardhshëm, që do të financohet nga USAID-i dhe një tjetër i bashkëpunimit me universitetet e Francës perëndimore, që parasheh 24 profesorë vizitues për çdo vit akademik. Ndërkohë ka filluar bashkëpunimi me universitetet e Maqedonisë, të Prishtinës, Tiranës, me ato të Bullgarisë, Turqisë, Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë, Holandës etj.

    Për punë të suksesshme nevojitet një kuadër i ngritur profesionalisht, kurse ky universitet edhe në këtë rrafsh i ka kushtuar rëndësi të veçantë. Kuadri është një çështje që kërkon zgjidhje afatgjate, thotë rektori Abazi, duke vënë në dukje se për këtë çështje stafi drejtues është qasur me mjaft kujdes, sidomos kur është dashur të sigurohen kuadro që do të japin mësim në gjuhën shqipe. Ai ka mohuar informatat se ekziston ndonjë pakënaqësi në mesin e kuadrove, sidomos të atyre që janë angazhuar nga Kosova, që do të ishte adresuar në këtë institucion, por, përkundrazi, ata që nga dita e parë kanë qenë shtylla kryesore e mësimdhënies. Ndoshta ka pasur keqkuptime, kur këtu është zhvilluar një sistem i evaluimit të brendshëm, ku marrin pjesë edhe studentë, të cilët japin mendimin e tyre në funksion të avancimit të procesit mësimor, konsideron rektori i UEJL-it në Tetovë, Alajdin Abazi.

    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #30
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Stormo hyra tek faqja e universitetit dhe mu be qejfi shume, se me ne fund Shqiptaret e IRJM fituan universitetin e tyre ne gjuhen Shqipe!

    Do doja te pyes nese shkolla njihet nga programet erasmus/socrates ? Do kisha me te vertet deshire te vij nja gjashte muaj andej dhe ti njohe ato treva nga afer!

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letër e hapur nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”
    Nga Vicianum në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 11:11
  2. Cilat jane ndryshimet ne mes te Europes Perendimore dhe asaj Lindore?
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 18:22
  3. Spiunet e Europes Lindore (dhe Juglindore)
    Nga saimiri-uk në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:32
  4. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  5. Kosova Lindore nuk duhet të harrohet dhe as të sakrifikohet
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2005, 08:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •