Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kur humb nje jete humb nje bote ..... ngushellime

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-02-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    8
    NGUSHELLIME FAMILJES MOISIU

  3. #23
    huh? Maska e hmmm
    Anėtarėsuar
    23-04-2003
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    27
    Ngushellime familjes Moisiu EDHE Shijaku
    I'm afraid I haven't gone crazy...

  4. #24
    ...larg, diellit Maska e AsgjeSikurHena
    Anėtarėsuar
    03-03-2004
    Vendndodhja
    On the way to My Sun
    Postime
    94
    Ngushellimet e mia te sinqerta Presidentit Moisiu !
    ...Tintarella Di Luna !!!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    ---------
    aksidenti tragjik

    intervista


    Rrapo Nisllaj rrėfen si e gjetėn trupin e Artan Shijakut nė ujėrat e lumit


    Gjashtė ditė nė kėrkim tė kufomės
    Komandanti i Divizionit “Labėria”: Ja operacioni nė Vjosė




    Tepelenė

    Nuk ka ndodhur ndonjėherė qė ujėrat e lumit Vjosė t“i pėrshkojnė 200 forca tė ushtrisė dhe 100 forca tė policisė.

    Por qė nga 10 marsi e deri dje njė operacion i pakoduar kishte njė qėllim: gjetjen e trupit tė Admir Moisiut, djalit tė Presidentit dhe tė Artan Shijakut, shoferit tė Prokurorisė. E ndėrsa pėr trupin e djalit tė kreut tė shtetit u deshėn vetėm disa orė, pėr Artan Shijakun, kėrkimet janė ndėrprerė dje. Rrapo Nisllaj, komandant i Divizionit “Labėria”, nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, rrėfen pėr vėshtirėsitė e operacionit. Si e gjetėn trupin e Shijakut, pasi zbuluan xhupin e tij dhe ndihmesėn e fshatarėve tė zonės.

    Kur ju njoftuan pėr gjetjen e kufomės?
    Ishte mėngjes herėt, kur mė njoftuan se fare pranė urės sė Leklit ishte gjetur xhupi i Artan Shijakut, shoferit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas tė dhėnave dhe sendeve tė gjetura nė xhepat e xhupit, rezultonte se ajo i pėrkiste viktimės sė dytė tė aksidentit. U lidha me drejtuesit e policisė dhe sė bashku vendosėm tė lokalizonim zonėn e kėrkimit, pasi kjo ishte njė shenjė qė tregonte se trupi mund tė kishte ngecur aty afėr. Duhet tė ketė qenė ora 11, kur forcat e ndihmės sė shpejtė tė Dragotit dhanė lajmin se kishin gjetur njė kufomė, rreth 4-5 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti.

    Sa forca morėn pjesė nė kėtė operacion?
    Gjithsej ishin 300 forca, 200 tė ushtrisė dhe 100 tė policisė, pėrfshirė kėtu edhe Forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė tė Dragotit, si dhe polumbarė tė RENEA-s.

    Tani kur operacioni ka pėrfunduar ē“do tė thoshit pėr kohėzgjatjen e tij? A kishte mundėsi qė trupi tė gjendej mė shpejt?
    Janė thuajse 6 ditė kėrkime intensive, madje edhe nė ditė me shi, tė cilat fillonin sa gdhinte dita e qė zgjatnin deri nė orėt e natės pėr tė rinisur tė nesėrmen pėrsėri. Operacioni vėshtirėsohej si nga prurjet e shumta tė lumit, ashtu edhe nga fakti qė uji ishte mjaft i turbullt. Mund tė them se pėrgjegjėsia ishte maksimale si nga ana e policisė dhe ushtrisė. Unė dua tė falenderoj edhe banorėt e fshatrave tė kėsaj zone, qė pa i thėnė askush, ofruan ndihmėn e tyre pėr gjetjen e trupit tė viktimės. Edhe pse operacioni u zgjat pak, tanimė ai ka pėrfunduar dhe ne tė gjithė ushtarakėt tė Brigadės “Labėria” i shprehim ngushėllimet tona familjarėve tė viktimės. Ishte me tė vėrtetė njė humbje e madhe pėr ta.



    Flet polici i FNSH-sė tė Dragotit
    “Si e gjetėm trupin e Artanit”

    Kush e zbuloi i pari trupin?
    Ne ishim njė grup qė po vėzhgonim nė tė dy anėt e lumit nė zonėn pranė Luzatit. Sot ishte disi mė ndryshe nga ditėt e tjera, pasi uji i lumit ishte mė i pastėr se ditėt e mėparshme. Gjatė kėrkimit njė prej shokėve tanė vėrejti njė njeri i cili kishte ngecur poshtė degėve tė njė rrapi, fare anės lumit.

    Dhe cfarė bėtė nė atė moment?
    Nga aq sa pamė na u rrit shpresa se mund tė kishim tė bėnim me personin qė po kėrkonim prej ditėsh. Njoftuam menjėherė eprorėt tanė, si dhe u thirrėn familjarėt dhe tė afėrmit e tij tė cilėt bėnė thanė se ishte pikėrisht Artan Shijaku.

    U fol se dy ditė mė parė banorėt kishin parė pėr pak sekonda njė trup mbi ujė, qė ishte zhdukur sėrisht. Mendoni se ka qėnė i njėjti person?
    Ėshtė e vėrtetė qė banorėt e panė njė gjė tė tillė, por as ata dhe askush tjetėr nuk ishin tė sigurt se ishte pikėrisht njeriu qė po kėrkonim, kjo sepse flitet qė njė tjetėr person rreth 65 vjec ėshtė vėtėmbytur kėto ditė nė ujrat e Vjosės. Ky dyshim forcohet edhe mė tepėr nga ajo qė ky rast u pikas afėr Memaliajt, pra mė poshtė nga ku u gjet kufoma sot.



    Sot ceremonia mortore

    Trupi i pajetė i Artan Shijakut ka mbėrritur dje nė morgun e Tiranės rreth orės 14.30. Transportimi ėshtė bėrė me helikopter, dhe trupi i ėshtė nėnshtruar autopsisė nė mjekėsinė ligjore tė qendrės spitalore “Nėnė Tereza”. Sipas burimeve tė spitalit, trupi i tij ėshtė dėmtuar shumė, pasi ka ndenjur prej 6 ditėsh nė lumin Drino. Ndėrsa sot, familjarėt e Shijakut, do e marrin trupin e tė afėrmit tė tyre nė shtėpi. Ata kanė njė javė qė presin me ankth gjetjen e tė afėrmit tė tyre, dhe dita e djeshme ua ka prerė tė gjithė shpresat se mund ta gjenin tė gjallė. Sot, do bėhet edhe ceremonia mortore e Artan Shijakut, shoferit tė Prokurorisė, qė u aksidentua njė javė mė parė. Njerėzit e tij do e pėrcjellin pėr nė banesėn e fundit.



    Kronologjia

    nisja
    Mėngjesin e ditės sė mėrkurė, Admir Moisiu, drejtor i Kontrollit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, Rrahman Jata, ekonomist nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe Artan Shijaku, shofer, nisen pėr Gjirokastėr pėr tė bėrė inspektim nė Prokurorinė e Rrethit.

    aksidenti
    Makina me tė cilėn udhėtonin tre personat e mėsipėrm, del nga rruga duke u rrokullisur pėr 50-60 metra. Ajo pėrfundon nė ujėrat e lumit Drino. Shkaqet e kėtij aksidenti ende nuk janė sqaruar

    shpėtimi i Jatės
    Dėshmitarėt kanė arritur te makina. Pasi kanė thyer me gurė xhamin e automjetit, kanė bėrė tė mundur nxjerrjen nga makina tė Rrahman Jatės. Sipas tyre, ai ishte i vetmi pasagjer nė makinė.

    kėrkimet
    Nė vendngjarje kanė mbėrritur drejtuesit e policisė sė qarkut, policia kriminale, pėrfaqėsues tė prokurorisė, tė ushtrisė, etj. Nė ndihmė tė tyre kanė ardhur edhe polumbarėt nga baza detare e Vlorės. Nisen kėrkimet intensive nė njė diametėr prej 3 kilometėr deri tek Ura.

    gjendet Admiri
    Ėshtė gjetur trupi i njėrit prej pasagjerėve, djali i Presidentit Moisiu. Admir Moisiu u gjet pas kėrkimeve tė vazhdueshme tė polumbarėve tė Repartit Renea dhe forcave tė shumta tė policisė.

    gjendet Artani
    Polumbarėt mbas 6 ditė kėrkimesh intensive arrijnė tė gjejnė trupin e pajetė tė shoferit tė prokurorisė, Artan Shijaku. Kufoma kishte dalė nė sipėrfaqe dhe ndodhej rreth njė kilometėr larg vendit tė aksidentit. Sot pritet tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •