Rama: PBDNJ, aleati me zerin kryesor per hapjen e kutive E Diele, 20 Dhjetor 2009
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama tha dje ne Kongresin e PBDNJ-se, se duhet te marre fund njehere e mire historia e nje vendi, ku tjeter votohet e tjeter numerohet. Kjo vetem per shkak te nderhyrjes barbare ne proces dhe per shkak te nje korrupsioni elektoral. Keshtu iu pergjigj Rama, ankesave te kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule ne kete Kongres, se PS nuk mbrojti votat e PBDNJ-se, aleate te saj. Sipas Rames, arsyeja pse kerkohet hapja e kutive te votimit, lidhet edhe me nivelin e pergjegjshmerise ne raport me Kushtetuten dhe me ligjin. "Pa mbaruar korrupsioni elektoral dhe pa e mbyllur llogarine me korrupsionin elektoral, ne do te jemi perballe prurjeve perdite e me te papermbajtshme te korrupsionit qeveritar pavaresisht se kush qeveris. Te jeni shume te qarte ne kete pike, sepse kjo eshte nje histori qe vazhdon me uljet e me ngritjet e veta, por ne te gjitha keto 19 vjet historia elektorale eshte perseritur po njesoj. Kjo histori duhet te marre fund", theksoi Rama. Kreu socialist, shprehu bindjen se vetem transparenca e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, do te mund ti jape Shqiperise mundesine per te bere nje kapercim historik ne nje tradite zgjedhjesh te deformuara dhe te kontestuara. "Ka ende shume pune per te bere ne kete drejtim dhe se PS eshte jo vetem e gatshme, por eshte njekohesisht edhe plotesisht e predispozuar qe ne kete aspekt ta shikoje PBDNJ jo thjesht si njeri nder aleatet, por si aleati qe ka zerin me te plote lidhur me kete ceshtje", theksoi Rama.
K.J
Krijoni Kontakt