PBDNJ nis afrimin me tė djathtėn shqiptare
Partia e Bashkimit pėr tė Drejtat e Njeriut ėshtė gati tė dalė nga koalicioni pėr integrimin dhe pėr t'iu bashkuar koalicionit tė partive opozitare. Njė gjė tė tillė e ka konfirmuar dje dhe vetė deputeti i kėsaj partie Ligoraq Karamelo, i cili ėshtė shprehur se njė vendim i tillė do tė merret dhe sė afėrmi pritet qė njė gjė e tilė tė zyrtarizohet dhe nga ana e kryetarit Dule. Ndėrsa pėrsa i pėrket shkaqeve qė kanė ēuar nė kėtė vendim nuk janė vetėm pakėnaqėsitė qė PBDNJ ka kundrejt mosplotėsimit tė posteve tė premtuar gjatė marrėveshjes me Partinė Socialiste, por njėkohėsisht vijnė dhe nga fitorja e Demokracisė sė Re nė Greqi.
Ndėrkohė Karamelo ka shtuar se gjatė shtatė viteve tė qeverisjes dhe bashkėpunimit me Partinė socialiste Partia e Bashkimit pėr tė Drejtat e Njeriut vetėm sa ka dhėnė dhe ka marrė shumė pak nga koalicioni. Nė kėtė pikė sipas tij ahjo qė ka humbur mė shumė, ėshtė vetė PBDNJ. "Nė qeverisjen shqiptare dhe nė kėto shtatė vjet qeverisjeje Partia e Bashkimit pėr tė Drejtat e Njeriut mė shumė ka dhėnė se sa ka marrė. Pra nė njė farė mėnyre ėshtė konsumuar, pėr rrjedhojė ėshtė tkurrur elektorati i saj," ėshtė shprehur Karamelo. Ndėrkohė Deputeti i PBDNJ-sė ka shtuar se njė vendimi i tillė vjen dhe nė njė kohė kur mund tė ketė dhe zgjedhje tė parakohshme. "Ndodhemi para njė momenti kur mund tė ketė dhe zgjedhje tė parakohshme dhe kjo kėrkon njė rishikim komplet tė qėndrimit tonė me qėllim qė PBDNJ-ja tė bėhet vėrtet zėdhėnėse e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri," ka shtuar Karamelo.
Ndėrsa pėrsa i pėrket kėrcėnimeve tė ardhura nė adresė tė tij nga kryeministri Nano, Karamelo ka shtuar se ka patur njė telefonatė nga kryeministri Nano dhe ka marrė mesazhe aspak serioze tė cilat, sipas tij synojnė t'i mbyllin gojėn zėrit tė lirė. "Vėrtet kam patur njė telefonate aspak korrekte nga zoti Nano. Desha tė theksoja se ėshtė njė tendencė pėr tė mbytur zėrin e lirė," ka shtuar Berisha. Ndėrkohė kjo ėshtė dhe njė arsye mė tepėr qė e rendit Karamelon nė kampin opozitar. Deputeti i PBDNJ-sė gjithashtu ka komentuar dhe zgjedhjet e fundit nė Greqi. Sipas tij fitorja e demokracisė sociale ėshtė njė rrjedhojė llogjike pas njė qeverisje tė gjatė tė Pasokut dhe e cila do tė ndikojė pėr marrėdhėniet mė tė mira mes shqipėrisė dhe Greqisė. "Fitorja e Demokracisė sė re nė Greqi, ėshtė njė fitore e merituar dhe njė rrjedhojė logjike e qeverisje tė gjatė tė Pasokut do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e marėdhėnieve tė Greqisė me Shqipėrinė nė rradhė tė parė dhe sė dyti dhe nė rolin e PBDNJ-sė," ka pėrfunduar Karamelo.
--------------------------------------------------------------------------------
PD: Mirėpresim bashkėpunimin me PBDNJ
Pas deklaratave pėr tė drejtuesve tė Partisė sė Bashkimit pėr tė Drejtat e Njeriut pė rnjė bashkėpunim tė mundshėm me partitė e spektrit opozitar dhe pėr njė prishje tė marrėveshjes nė kuadėr tė "Koalicionit pėr integrimin" ka reaguar dhe Partia Demokratike. Drejtues tė lartė tė kėsaj partie janė shprehur se Partia Demokratike ėshtė e gatshėm tė bashkėpunojė me PBDNJ-nė, pasi sipas tyre dhe nė tė kaluarėn ka patur pėrvoja positive tė kėtij bashkėpunimi me kėtė parti. Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha ėshtė shprehur se Partia Demokratike ėshtė shumė e hapur tė bashkėpunojė me PBDNJ-nė. Berisha gjithashtu ka pėrmendur dhe bashkėpunimin nė zgjedhjet e fundit lokale. "Ne jemi tė hapur pėr tė gjitha forcat politike, tė cilat janė nė oponencė me qėndrimin e qeverisė dhe veprimet e mazhorancės. Partia Demokratike ėshtė shumė e hapur tė bashkėpunojė me PBDNJ-nė. Ne kemi njė bashkėpunim nė zgjedhjet lokale dhe tani jam i bindur se do tė konsolidojmė bashkėpunimin nė interes tė pėrbashkėt dhe nė kuadėr tė lėvizjes 'Nano ik'," ka shtuar Berisha. ndėrkoėh qė nė kuadėr tė zgjedhjeve tė fundit lokale Partia Demokratike ka bashkėpunuar me Partinė e Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut nė nivle lokal nė Bashkinė e Himarėshdhe nė disa komuna tė tjera ku ka popullsi minoritare.
Krijoni Kontakt