Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47

    Drejt se vertetes...

    selam alejkum!
    Kjo eshte nje teme e re , ku mund te shkruhen poezi islame , histori personale , opinione ne lidhje me islamin,arte islame ne pergjithesi , mendova ta hap kete teme duke menduar te sjellim dicka te re ne sherbim te islamit tone . une po e filloj i pari :



    QELLIMI I JETES
    _________________________________
    A e keni pyetur ndonjehere veten:
    "Cili eshte qellimi i JETES?"
    "Jeta ime?"
    "Jeta jote?"



    Shume njerez meditojne ne lidhje me keto pyetje. E mundet qe njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga me te ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te fitojne sa me shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene gjithe pasurine qe deshen, e ēfare pastaj? Cili do te jete qellimi jetes se tyre ne kete pike?

    Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk do te kishte me asnje qellim pasi te behesh i pasur.

    Fakti eshte se njerezit kur arrijne qellimin e tyre per arritjen e pasurise ne kete jete humbin qellimin e jetes pas kesaj dhe kalojne ne tension te vazhduar duke vuajtur nga ndjenja e pavlershmerise se jetes. E si mundet atehere te konsiderohet pasuria qellimi i jetes? A mund te na garantoje pasuria per t'u ndjere i lumtur? Sigurisht qe jo.

    Nje femije 5 vjecar sigurisht qe do te preferoje te kete nje loje te re sesa nje depozite te majme bankare. Nje adoleshent vlereson po ashtu me se shumti filmat, lojrat me video, pizat, shoqerimin me shoket, etj. Nje 80 vjecar nga ana tjeter preferon me mire te shpenzoje pasurine sesa ta mbaje per me vone, apo jo?! Pra duket se paraja nuk eshte qellimi ijetes se njeriut ne gjithe etapat e jetes se tij.


    Pasuria mund te beje shume pak efekt apo mund te mos kete asnje efekt per lumturine e nje njeriu qe nuk beson ne Zot, sepse pavaresisht nga ēfare ka fituar ne kete jete ata gjithmone do te jetojne me frike per ate qe do te ndodhe me ta ne fund te jetes.

    Adhurimi i Nje Zoti te Vertete te Madheruar (Allahu) si qellimi primar i jetes i ofron besimtarit ēdo gje per te cilen ai ka nevoje per t'ia dale mbane ne kete jete dhe ne Jeten Tjeter (Ahiret).

    Fjala per paqen dhe pastertine e zemres, bindjes dhe adhurimit ne gjuhen arabe eshte ISLAM. Dhe ata qe bejne keshtu quhen Muslimane. Per Mulimanin qellimi i vetem i jetes eshte ibadeti apo adhurimi i Nje Zoti te Vetem. Termi adhurim per Muslimanin perfshin ēdo akt te bindjes ndaj Allahut te Madheruar. E ibadeti/adhurimi behet gjate gjithe jetes pavaresisht nga mosha. Ndaj jeta e besimtarit ketu ne Toke edhe pse e shkurter eshte plot kuptim brenda kuadrit te Islamit.


    Ne menyre te ngjashme ne Jeten Tjeter feja e tij, qellimet, sjelljet dhe veprat e mira te tij do te vendosden ne peshoren e veprave dhe do jene ne favor te tij para Allahut, Krijuesit dhe Furnizuesit.

    Per shkak se Islami na meson se kjo jete eshte vetem nje test apo prove per individin ne menyre te natyrshme besimtari e shikon vdekjen jo si fundin e gjithe gjerave, por me teper e shikon ate si fillimin e jetes tjeter e te perhershme ne Ahiret.

    Ne Diten e Gjykimit ku caktohet edhe destinacioni i personit per ne Xhennet (Parajsa) apo Xhehenem (Ferri), do te gjykohet njeriu per ēfare ka punuar ne kete jete, pra do shikohen sjelljet e tij, mirenjohja qe ka treguar dhe perpjekjet qe ka bere kur ishte ne Toke. Asnje njeri nuk ka per t'u pergjigjur per punet apo besimet e dikujt tjeter, veēse te tijat. Po ashtu nuk ka per t'u pyetur per gjerat qe nuk i ka ditur (se ekzistonin) apo gjerat per te cilat nuk ka qene i afte t'i beje.


    Pra me pak fjale bazuar ne mesimet e Islamit, jeta dhe qellimi i saj per ne eshte diēka logjike, e qarte dhe e thjeshte:

    Jeta e pare eshte nje test.

    Jeta e varrit eshte nje kohe pritje para Dites se Gjykimit.

    Dita e Gjykimit do vendose se ēfare do ndodhe me tutje me individin bazuar ne veprimet e tij ne Jete.

    Jeta Tjeter / Ahireti do kalohet me shperblime te mrekullueshme ose me ndershkim te rrepte.

    E duke patur kete kuptim per jeten, qellimi i Muslimanit eshte qarte qe se pari ai ne mendjen e vet nuk ka as me te voglin dyshim se eshte krijuar nga Allahu, dhe do te jete per nje periudhe te shkurter kohe ne kete jete materiale apo ne dynja. Ai e di se do te vdese, e di se do te rrije per ca kohe ne varr, mire ose keq varet nga veprat e tij; ai e di se do te ringjallet ne Diten e Gjykimit; si dhe ai e di se do te gjykohet nga Zoti Fuqiplote.

    Duke ditur se veprimet dhe sjelljet e tij do te analizohen me shume kujdes, ai e kupton se kjo jete e shkurter krahasuar me jeten Tjeter eshte ne te vertete vetem nje test. Kjo jete eshte kuptimplote dhe qellimplote per besimtarin musliman pasi ai e kupton se kjo jete do te vendose te ardhmen dhe poziten e tij te perhershme ne Jeten Tjeter. Si rrjedhim, Muslimani kerkon te zbatoje gjithe rregullat dhe urdherat e Zotit, si dhe ben adhurim vazhdimisht ndaj tij. Pra, qellimi i jetes per besimtarin Musliman eshte me 3 fjale: Bindje ndaj Zotit!


    rradhen tjeter do keni nje poezi so special !!!!
    wa salam

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Duke menduar pėr ajetet e Kuranit

    Kurani ėshtė libri i fundit, qė Allahu ka dėrguar pėr tė gjithė njerėzit. Ēdo njeri, qė jeton nė tokė, ka pėrgjegjėsi pėr tė mėsuar Kuranin dhe pėr tė plotėsuar udhėzimet e pėrcjella nga ai. Megjithatė, shumica e njerėzve nuk e lexojnė atė dhe nuk i pėrmbushin udhėzimet e Allahut, edhe pse ata e pranojnė atė si njė libėr hyjnor. Kjo ėshtė pasojė e tė mosmenduarit rreth Kuranit dhe e njohjes sė tij tė pėrciptė, nga tė dhėnat e marra andej-kėtej. Nga ana tjetėr, pėr njė njeri qė mediton, rėndėsia e Kuranit dhe vendi i tij nė jetėn e njeriut janė shumė tė mėdha.

    Para sė gjithash, ai qė "mediton", dėshiron tė njohė Krijuesin, qė e krijoi, i dha jetė dhe i dhuroi atij mirėsi tė panumėrta. Njė njeri i tillė dėshiron tė mėsojė, se me ē'sjellje Allahu do tė jetė i kėnaqur me tė.

    Kurani, tė cilin Allahu e dėrgoi me anė tė tė Dėrguarit tė Tij, Muhamedit (paqja qoftė mbi tė), ėshtė njė udhėzues, qė u pėrgjigjet ēėshtjeve tė mėsipėrme. Pėr kėtė arsye, njeriu duhet tė njohė librin, qė Allahu u ka shpallur njerėzve si udhėzues dhe, nė tė cilin Ai dalloi tė mirėn nga e keqja. Njeriu duhet tė mendojė pėr ēdo ajet kuranor dhe tė pėrmbushė atė qė urdhėron Allahu nė mėnyrėn e duhur.

    Allahu thekson qėllimin, pėr tė cilin iu shpall Kurani njerėzve:

    "(Ky ėshtė njė) Libėr i begatshėm, tė cilin Ne ta shpallėm ty, me qėllim qė njerėzit me mendje tė shėndoshė tė mendojnė rreth argumenteve tė tij dhe tė marrin mėsim prej tij."(Sad 29)

    "Jo! Kurani ėshtė kėshillė e lartė. E kush do, merr mėsim prej tij. Po ata nuk mund tė marrin mėsim prej tij, vetėm nėse dėshiron Allahu. Ai ėshtė i denjė pėr t'iu ruajtur dhe i denjė pėr falje mėkatesh!" (El-Mudethir 54-56)

    Shumė njerėz e lexojnė Kuranin, por gjėja e rėndėsishme ėshtė tė ndalesh nė ēdo varg tė tij, tė nxjerrėsh mėsime dhe tė pėrmirėsosh sjelljen nė pėrputhje me kėto mėsime. Ai qė lexon ajetin: "Pa dyshim, pas vėshtirėsisė vjen lehtėsimi. Vėrtet, pas vėshtirėsisė vjen lehtėsimi." (El-Inshirah 5-6), fillon tė mendojė rreth kėtij ajeti. Ai e kupton, se Allahu krijon lehtėsim pas ēdo vėshtirėsie dhe, si rrjedhim, e vetmja gjė qė ai duhet tė bėjė kur has vėshtirėsi, ėshtė tė ketė besim te Allahu dhe tė gjejė lehėsimin qė ndodhet nė tė. Duke e ditur premtimin e Allahut, ne vėmė re se humbja e shpresės apo paniku qė ndiejmė nė ēaste vėshtirėsie, ėshtė shenjė e dobėsisė sė besimit tonė. Pasi lexojmė kėtė ajet dhe mendojmė pėr tė, sjellja jonė do tė pėrshtatet me ajetin gjatė gjithė jetės sonė. Nė Kuran, Allahu tregon histori nga jeta e profetėve dhe tė dėrguarve tė Tij nė tė kaluarėn, nė mėnyrė qė njerėzit tė mėsojnė, pėrmes shembujve konkretė, se si duhet tė jetė sjellja, biseda dhe jeta e njė njeriu, me tė cilin Allahu ėshtė i kėnaqur. Allahu shprehet nė disa nga ajetet e Kuranit, se njerėzit duhet tė mendojnė pėr kėto histori e tė nxjerrin mėsime prej tyre:

    "Nė tregimet e tyre (Jusufit dhe vėllezėrve tė tij) kamėsime e argumente pėr njerėzit me mendje tė shėndoshė…" (Jusuf 111)

    "… Ne i shpėtuam ata, ndėrsa atė ngjarje e bėmė argument pėr tėrė botėn." (El-Ankebut 15)

    Nė Kuran janė pėrmendur disa nga cilėsitė e popujve tė hershėm, si dhe sjelljet apo fatkeqėsitė, qė u ndodhėn atyre. Do tė ishte njė keqkuptim i madh, t'i lexojmė kėto vargje thjesht si rrėfim ngjarjesh historike, qė kanė lidhje me disa popuj tė kohėve tė shkuara, sepse Allahu i ka shpallur kėto vargje me qėllim qė ne tė mendojmė rreth tyre dhe tė pėrmirėsojmė sjelljen tonė, duke nxjerrė mėsime nga ngjarjet, qė u ndodhėn atyre:

    "Ne i shkatėrruam ata qė ishin si ju. A ka ndonjė qė merr mėsim? (El-Kamer 51)

    "Ne e bartėm Nuhun nė anijen e ndėrtuar me dėrrasa e gozhdė, e cila lundronte nėn mbikqyrjen Tonė. Ne i fundosėm jobesimtarėt si ndėshkim pėr mohimin qė i bėnė Nuhut. Atė ngjarje Ne e lamė pėr kujtim, por a ka ndonjė qė merr mėsim? E si ishte atėherė ndėshkimi dhe kėrcėnimi Im..?! Ne e bėmė Kuranin tė lehtė pėr t'u mėsuar, por a ka ndonjė qė merr mėsim?" (El-Kamer 13-17)

    Allahu e ka shpallur Kuranin si njė udhėzim pėr tė gjithė njerėzit. Prandaj, tė menduarit pėr ēdo varg tė Kuranit, tė jetuarit nė pėrputhje me tė dhe nxjerrja e mėsimeve prej tij, pėrbėjnė tė vetmen mėnyrė pėr tė fituar pėlqimin, mėshirėn dhe shpėrblimin e Allahut.



    Pėr ēfarė u bėn thirrje Allahu jerėzve, qė tė mendojnė pėr Kuranin?


    "... Ty ta zbritėm Kuranin, qė t'u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do tė mendojnė." (En-Nahl 44)

    Ashtu si nė kėtė varg tė sures "En Nahl", edhe nė shumė vargje tė tjera, Allahu u bėn thirrje njerėzve tė mendojnė. Tė mendosh rreth gjėrave qė ka krijuar Allahu, do tė thotė tė adhurosh Allahun. Ēdo ēėshtje, mbi tė cilėn ne mendojmė, na ndihmon tė kuptojmė dhe tė vlerėsojmė plotfuqishmėrinė, menēurinė, diturinė, mjeshtrinė dhe cilėsitė e tjera tė Allahut.



    Allahu i bėn thirrje njeriut tė mendojė rreth krijimit tė vet

    "E njeriu thotė: "Si ka mundėsi qė pas vdekjes do tė ringjallem..?!" Po, a nuk mendon njeriu, se Ne e krijuam atė mė parė, kur ai nuk ishte asgjė?" (Merjem 66-67)



    Allahu i bėn thirrje njeriut tė mendojė rreth krijimit tė universit

    "Me tė vėrtetė, nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, nė anijen qė lundron nė det e u sjell dobi njerėzve, nė shiun qė lėshon Allahu prej sė larti, me tė cilin ngjall tokėn pas vdekjes dhe pėrhap nė tė prej tė gjitha gjallesave, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto) ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (El-Bekare 164)



    Allahu u bėn thirrje njerėzve, tė mendojnė pėr natyrėn e pėrkohshme tė jetės sė kėsaj bote

    "Shembulli i jetės sė kėsaj bote ėshtė si shembulli i shiut qė kemi zbritur nga qielli, me anėn e tė cilit harlisen bimėt e tokės. Njerėzit dhe kafshėt hanė prej kėtyre bimėve, deri sa toka tė jetė stolisur e zbukuruar (me pemė e lule) dhe banorėt e saj tė mendojnė se janė nė gjendje tė vjelin frutat e saj, atėherė vjen dėnimi ynė, natėn ose ditėn. Sikur tė mos ekzistonte mė parė. Kėshtu ua sqarojmė faktet njerėzve, qė mendojnė." (Junus 24)


    Njeriu duhet tė reflektojė rreth ēdo krijese, me jetė ose pa jetė, tė krijuar nga Allahu.

    Allahu u bėn thirrje njerėzve tė mendojė pėr faktin, se i gjithė universi ėshtė krijuar pėr njeriun

    "Ai nėnshtroi pėr ju gjithēka qė gjendet nė qiej dhe nė tokė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė thellė." (El-Xhathije 13)

    "Nėpėrmjet shiut Ai bėn qė tė mbijnė pėr ju tė lashtat, ullinjtė, hurmat, vreshtat dhe nga tė gjitha llojet e frutave. Nė gjithė kėto mirėsi ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė.

    Ai nėnshtroi pėr ju natėn e ditėn, diellin e hėnėn. Edhe yjet janė tė nėnshtruar me urdhrin e Tij. Vėrtet nė kėto ka argumente, pėr njė popull qė llogjikon.

    Ai nėnshtroi pėr ju ē'ka krijoi nė tokė (prej bagėtive, bimėve, pemėve, mineraleve, etj), me tė vėrtetė qė nė kėtė ka fakte pėr njė popull qė di tė marrė mėsim.

    Tė pretendosh se formimi i ditės dhe natės, lėvizja e vendosja e Tokės dhe Diellit janė rezultat i rastėsisė, ėshtė njė shkujdesje e madhe. Allahu ka krijuar natėn dhe ditėn vetėm pėr njeriun.
    Allahu ėshtė Ai qė nėnshtroi detin, qė tė hani mish tė freskėt prej tij dhe tė nxirrni stolitė qė ju i mbani... ... qė tė shfrytėzoni begatitė e Tij dhe, kėshtu, tė falenderoni (Allahun).

    Ai vuri nė tokė male tė forta, me qėllim qė ajo tė mos lėkundet bashkė me ju. Ai krijoi lumenj e rrugė, qė tė mund tė orientoheni.

    Ai vuri edhe shenja tė tjera (pėr t'u orientuar ditėn) ndėrsa (natėn) njerėzit orientohen me anėn e yjeve.

    Atėherė pra, a ėshtė Ai qė krijon i barabartė me atė qė nuk krijon? A nuk po mendoni?" (En-Nahl 11-17)



    Allahu u bėn thirrje njerėzve tė mendojnė pėr Kuranin

    "A nuk reflektojnė rreth Kuranit? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē Allahut, ata do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie." (En-Nisa 82)

    "A nuk menduan thellė rreth Kuranit, apo mos u erdhi atyre diēka, qė nuk u kishte ardhur tė parėve tė tyre." (El-Mu'minun 68)

    "(Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, tė cilin Ne ta shpallėm ty, me qėllim qė njerėzit me mendje tė shėndoshė tė mendojnė rreth argumenteve tė tij dhe tė marrin mėsim prej tij." (Sad 29)

    "Ne ua bėmė tė lehtė Kuranin nė gjuhėn tėnde, kėshtu qė ata tė marrin mėsim." (Ed-Duhan 58)



    Tė dėrguarit e Allahut u bėjnė thirrje njerėzve tė reflektojnė

    "Thuaj (o Muhamed): "Unė nuk u them juve se i kam nė dorė depot e furnizmit tė Allahut, as nuk pretendoj se e di Dijen e Fshehtė e as nuk ju them se jam engjėll. Unė ndjek vetėm atė qė mė shpallet mua. Thuaj: "A janė tė barabartė i verbri dhe ai qė sheh?" A nuk mendoni?" (El-En'am 50)



    Allahut u bėn thirrje njerėzve, t'u rezistojnė provokimeve tė shejtanit

    "Kur tė vijnė ngacmimet e Shejtanit, kėrko mbrojtje nga Allahu, sepse, vėrtet, Ai dėgjon e di gjithēka. Me tė vėrtetė, ata qė janė tė devotshėm dhe ruhen nga gjynahet, kur i prek ndonjė ngacmim djallit, pėrkujtojnė Allahun dhe atėherė shohin (tė vėrtetėn)." (El-A'raf 200-201)



    Allahu e nxit njeriun, tė cilit i ėshtė komunikuar Kurani, tė mendojė thellė

    Duke iu drejtuar Musait dhe Harunit, Allahu thotė nė

    Kuran:

    "Shko me argumentet e Mia bashkė me vėllain tėnd dhe mos reshtni duke pėrmendur e pėrkujtuar emrin Tim. Shkoni qė tė dy te faraoni, se ai vėrtet i ka kaluar kufijtė. Thojini Atij fjalė tė mira, ndoshta ai mendohet apo frikėsohet." (Ta Ha 42-44)

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ec aty ba sa i duhen njerz si ti forumit.
    Po postoj edhe une dicka me poshte.
    Selam.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    O Allah na ke krijuar.

    O Allah na ke krijuar
    pejgamber na ke derguar
    nga e keqja na ke larguar
    ne udhe te drejte na ke udhezuar


    Cfare te bejme na ke treguar
    punen tone e ke vleresuar
    gjithmone na ke meshiruar
    Xhennetin na ke premtuar


    O Allah na ke mesuar
    jeten si me e jetuar
    O Allah na ke treguar
    si falje me te kerkuar


    O Allah na ke begatuar
    gjithe te mirat na ke dhuruar
    zemrat tona ke zbukuruar
    me Islam i ke nderuar


    Nga gjithe krijesat na ke dalluar
    mendjen Ti na ke dhuruar
    Rrugen e drejte per te kuptuar
    dhe vec Ty per te adhuruar


    Si te veprojme na ke sqaruar
    Kuranin Ti na ke dhuruar
    dhe me te na ke udhezuar
    dite e nate kam per te te kujtuar
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    ZOTI

    Kush e Krijoi botėn me gjithe kėte bukuri,
    Kush ja dha natyrės, gjithe kėte hijeshi,
    Kush Krijoi njeriun, veshėt edhe sytė,
    Kush vetėm Njė Zot, qė nuk ka tė dytė.

    Ngjyrėn trėndafilit, vallė e kush ja dha,
    me aromė aq t'kendshme vallė e kush e mba,
    Kush veēoi njeriun, pėrmbi ēdo gjė tjetėr,
    Kush, vetėm Njė Zot, qė nuk ka shok tjetėr.

    Natyrėn e vdekur, vallė e kush e ngjall,
    Pranverėn pas dimrit, kush e ben me ardh,
    Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokė,
    Kush vetėm Njė Zot, qė s'ka tjeter shok.

    Kush na e jep shiun qė tokėn gjelbron,
    kush e krijoi hėnėn qė motet i ndrron,
    Zogjte qė fluturojnė qiellit, vallė e kush i mba
    Kush vetėm Njė Zot, qė shok tjetėr s'ka.

    Njeriut qė mendon, me dyshim s'i mbetė,
    Zoti i ka dhėnė mendjen, le tė gjykojė vetė,
    Parajsa dhe ferri na presin n'at jetė
    Ē`ka tė bėsh kėtu, atje ke me e gjete.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    It was early in the morning at four,
    When death knocked upon a bedroom door,

    Who is there? The sleeping one cried.

    I'm Malakul Mawt, let me inside.


    At once, the man began to shiver,

    As once sweating in deadly fever,


    He shouted to his sleeping wife,


    Don't let him take away my life.


    Please go away, O Angel of Death!


    Leave me alone; I'm not ready yet.


    My family on me depends,


    Give me a chance, O please prepense!


    The angel knocked again and again,


    Friend! I'll take your life without a pain,


    Tis your soul Allah requires,


    I come not with my own desire.


    Bewildered, the man began to cry,


    O Angel I'm so afraid to die,


    I'll give you gold and be your slave,


    Don't send me to the unlit grave.


    Let me in, O Friend! The Angel said,


    Open the door; get up from your bed,


    If you do not allow me in,


    I will walk through it, like a Jinn.


    The man held a gun in his right hand,

    Ready to defy the Angel's stand.


    I'll point my gun, towards your head,

    You dare come in; I'll shoot you dead.

    By now the Angel was in the room,


    Saying, O Friend! Prepare for you doom.


    Foolish man, Angels never die,


    Put down your gun and do not sigh.


    Why are you afraid! Tell me O man,


    To die according to Allah's plan?


    Come smile at me, do not be grim,


    Be Happy to return to Him.


    O Angel! I bow my head in shame,


    I had no time to take Allah's Name.


    From morning till dusk, I made my wealth,


    Not even caring for my health.


    Allah's command I never obeyed,


    Nor five times a day I ever prayed.


    A Ramadan came and a Ramadan went,


    But no time had I to repent.


    The Hajj was already FARD on me,


    But I would not part with my money.


    All charities I did ignore,


    Taking usury more and more.


    Sometimes I sipped my favorite wine,


    With flirting women I sat to dine.


    O Angel! I appeal to you,


    Spare my life for a year or two.


    The Laws of Qur'an I will obey,


    I'll begin SALAT this very day.


    My Fast and Hajj, I will complete,


    And keep away from self-conceit.


    I will refrain from usury,


    And give all my wealth to charity,

    Wine and wenches I will detest,


    Allah's oneness I will attest.

    We Angels do what Allah demands,


    We cannot go against His commands.


    Death is ordained for everyone,


    Father, mother, daughter or son.


    I'm afraid this moment is your last,

    Now be reminded, of your past,


    I do understand your fears,


    But it is now too late for tears.


    You lived in this world, ?

    Never did you, your people adore.


    Your parents, you did not obey,


    Hungry beggars, you turned away.

    Your two ill-gotten, female offspring,


    In nightclubs, for livelihood they sing.

    Instead of making more Muslims,

    You made your children non-Muslims.

    You ignored the Mua'dhin Adhaan,


    Nor did you read the Holy Quran.

    Breaking promises all your life,


    Backbiting friends, and causing strife.


    From hoarded goods, great profits you made,


    And your poor workers, you underpaid.

    Horses and cards were your leisure,

    Moneymaking was your pleasure.

    Vitamins and grew more fat,

    With the very sick, you never sat.


    A pint of blood you never gave,

    Which could a little baby save?

    O Human, you have done enough wrong,

    You bought good properties for a song.

    When the farmers appealed to you,

    You did not have mercy, tis true.

    Paradise for you? I cannot tell,

    Undoubtedly you will dwell in hell.


    There is no time for you to repent,


    I'll take your soul for which I am sent.


    The ending however, is very sad,


    Eventually the man became mad


    With a cry, he jumped out of bed,


    And suddenly, he fell down dead.


    O Reader! Take moral from here,


    You never know, your end may be near


    Change your living and make amends


    For heaven, on your deeds depends.


    If this poem inspires you,

    It can help someone too.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Te flasesh ne emer te Zotit
    Te flasesh per librin e Tij
    Te degjosh se ēeshte islami
    Kjo eshte nje mrekulli.

    Te degjosh ezanin
    Te lexosh Kur'anin
    Do te vije nje dite
    Qe edhe ti o njeri
    Do te flasesh me gjuhen e Tij

    O musliman o musliman
    Ecni ne rrugen e Tij
    Se atje do te mirepriteni
    Nga meshira e Zotit tim.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Jeta

    Behu i devotshem nese hutimi te ka goditur
    te te vine te mirat s'andejmi nga s'i ke pritur.

    Si i frikesohesh varferise kur Zoti ta ka shkruajtur rrizkun ?
    Ai zot qe ne ajer e ushqen shpendin dhe ne det peshkun.

    Kush mendon se rrizkun e sjell dhuna,
    s'kish per te ngrene gje harabeli sa te ish gjalle shqiponja.

    Iken nga kjo bote dhe as vete s'e di,
    nese nata bjen mbi ty a do zgjohesh perseri?

    Sa te pasur, te forte e te shendetshem shkuan pa kujtuar,
    e sa te vuajtur, te dobet e te semure shekullin kan jetuar ?

    Sa e sa te rinj fjeten e duke qeshur u zgjuan?
    Kur qefinet ne erresire i presin e ata tia dine s'duan.

    Jetove nje mije dhe dy mije t'jetosh,
    patjeter do vije dita qe ne varr te shkosh.


    Shkruajtur nga Shafiu i madh

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    shikoni shkrimin e ri , ne temen histroria

Tema tė Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendės dhe tė vėrtetės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  3. Njerėzimi ėshtė bekuar me intelekt dhe prirje natyrore ndaj sė vėrtetės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 10:07
  4. Drita Dhe Koha E Pejgamberit Muhammed (s.a.a).
    Nga Mision nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 17:52
  5. Goja E Se Vertetes
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-05-2003, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •