Perhapja e islamit ne shqiperi

Duam tė japim shėnime tė gjėra dhe tė veēanta mbi mėnyrėn e pėrhapjės sė Islamit nė popullsinė e krishterė tė Shqipėrisė, tė Serbisė dhe tė Bosnjes, sepse secili prej kėtyre vendeve, i pushtuar nga osmanlinjtė, ka rėndėsi tė veēantė nė historinė e pėrhapjes sė Islamit nė Shqipėri.
Shqiptarėt, me pėrjashtim tė njė pjese qė ėshtė e popullėzuar nė Greqi (1), janė tė vėndosura nė viset kodrinore tė bregut lindor tė Detit Adriatik, midis Malit tė Zi dhe gjiut tė Nardės apo Prevezės. Ato i pėrkasin njėrit prej popujve mė tė vjetėr tė Evropės tė cilėt pėrfshihėn nė fisin Arian, dega Pellazge.
Invadimi i parė i turqve nė Shqipėri u bė nė vitin 1387 (789 H.), por pak mė vonė forcat turke u tėrhoqėn nga ajo anė. Shqiptarėt pėr herė tė parė nė vitin 1423 (827 H.) e pranuan pushtetin e sulltanit. Shqipėria, nėn udhėheqjėn e Gjergj Kastriotit, i cili ėshtė i njohur me emrin Islam Skenderbe, fitoi pėr njė kohė pamvarėsinė e saj. Tregimet pėr Skenderbeun se qysh nė fėmijėri ėshtė marrė peng nė Turqi, se ėshtė edukuar ndėr muslimanė dhe se ka tėrhequrvemendjen e sulltanit, nga hulumtimet historike janė cilėsuar si tė trilluara. Faktet e hulumtuara, tregojnė se Skenderbeu e ka kaluar rininė e vet nė viset kodrinore tė populluara me shqiptarė. Luftėrat kundėr turqve, kanė filluar me ngadhėnjimin e tij nė vitin 1444 (848 H.). Pas luftrave tė rrepta e tė suksesshme, tė cilat zgjatėn mė shumė se 20 vjet, nė vitin 1467 (872 H.) dhe pas vdekjės sė skenderbeut, turqit filluan pėrsėri tė pushtojnė Shqipėrinė. Njėmbėdhjetė vjet mė vonė edhe Kruja, e cila ishte qėndėr e fisit Kastriot, ra nė duart e turqve, por Shqipėria nuk u nėnshtrua plotėsisht. Kryengritjet pėrsėriteshin, por nuk pati ndonjė rezistencė tė pėrgjithėshme. Mirėpo, disa vėnde bregdetare pėr njė kohė tė gjatė nuk u dorėzuan. Durrėsi me vėshtirėsi u pushtua nė vitin 1501 (907 H.) kurse limani Tivar (Antivar), pika mė veriore ku kishte shqiptarė, u dorėzua nė vitin 1571 (979 H.). Kushtet e dorėzimit tė tij kanė qėnė kėto: tė ruhėn zakonet e vjetra dhe gjuqet e vendeve, tė krishterėt tė munden lirisht dhe publikisht t'i kryejnė ritet fetare, kishat dhe kapelat - kishėzat tė jenė tė ruajtura nga sulmet, e nė rast se ndonjė do tė rrėnohej, tė ngrihej pėrsėri, populli tė ketė tė drejtė mbi pasurinė e tij tė prekshme dhe tė paprekshme dhe pė mos paguajė mbitaksa pėr tė.
KARAKTERISTIKAT E POPULLIT SHQIPTAR
Shqipėria nėn sundimin turk vazhdimisht ka pasur njė lloj qeverisjeje gjysmautonome, duke e ruajtur pavarėsinė ashtu sikurse e kanė pasur disa fise para pushtimit. Ndonėse ishin nėn udhėheqjėn e sulltanit, zotimi i tyre pėr besnikėri nuk shkoi aq larg sa tė pajtoheshin qė nėpunėsit turq tė ndėrhyjnė nė ēeshtjet e tyre tė brendshme. Ka mjaft shkaqe tė arsyeshme tė mėndohet se Turqia nuk ka caktuar asnjė nėpunės, i cili nuk ka qėnė autokton, madje nuk e ka caktuar as shqiptarin pėr mėkėmbės apo prefekt nė atė vėnd, i cili nuk ėshtė bė i famshėm me armėn e vet apo nuk ka pasur lidhje tė forta farefisnore (2). Krenaria kombėtare e shqipėtarėve ėshtė e madhe. Kur e puet dikush njė shqiptar se ē'ėshtė, para se tė pėrgjigjet se ėshtė musliman apo i krishtėrė, tė thotė se ėshtė shiptar. Kjo shprehje, duke marrė parasysh kuptimin e saj, do tė mund tė shpjegohej se ai ėshtė banor i shkrepave. Kjo mėnyrė e shprehjes sė individualitetit ėshtė shkak i veēantė i ndjenjave kombėtare, sepsae menjanoi grindjen e ashpėr midis ithtarėve tė kėtyre dy feve, qė mbretėronte nė pjesėt e tjera tė pėrėndorisė Osmane. Shqiptarėt muslimanė dhe tė krishterė flasin gjuhė tė njėjtė, kultivojnė tradita tė njėjta dhe kanė mėndime e zakone tė njėjta. Krenaria e pėrbashkėt kombėtare ėshtė aq e fuqishme, sa qė nuk i ka lėnė vend ndikimit tė dasive fetare te pjestarėt e kėtij populli (3). Nė rradhėt e ushtrisė jo tė rregullt pėr ruajtjen e rendit dhe pėr sigurimin e qeverisjes, kanė shėrbyer muslimanėt shqiptarė, por edhe tė krishterėt shqiptarė. Meqė shqiptarėt e tė dy feve, nė Pėrėndorinė Turke janė konsideruar ndėr mė tė guximshmit, ata vazhdimisht kanė qėnė nė shėrbim tė pashės nė Shqipėri. Shqipatrė tė krishterė, shėrbimin ushtarak e kan kryer nė ushtrinė turke gjatė luftės sė Krimesė (4). Vėrtetė, tė krishterėt, edhe pse janė mė tė qetė se muslimanėt dhe mė shumė janė tė prirur pėr bujqėsi, megjithatė midis tyre ka pak dallim. Shqiptarėt e krishterė i kanė ruajtur armėt dhe zakonet e tyren ushtarake dhe vazhdimisht kanė treguar shpirtin e lirisė e tė krenarisė dhe frymė tė ashpėr nacionale. Kanė qėnė tė frymėzuar me ndjenja nacionale sa edhe bashkėfistarėt e tyre tė cilėt kishin pėrqafuar fenė Islame (5).