Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O Berat ja qe s'ke fare fat!

    Shihe pyetjen se thote se nuk ka snje klerik ortodoks apo katolik, pra asnje shkollar dhe mesues te mirenjohur te ketyre dy Kishave te kethyer ne protestantizem!

    Po pati na jep disa shembuj..!

    Ndersa protestante ka te pakten me dhjetra..., mesues shume te mirenjohur dhe pastore te kthyer ne te dyja Kishat!

    ================
    me ortodokse, nuk kuptoj nipat e Pali Miskes apo Todi Lubonjes, qe s'dine se cfare jane edhe kur behen protestante thone se jane ortodokse
    ===================
    Ps ne Seminarin Ortodoks te Shen Vlashit, mesuesi i Patristikes, beshke me te shoqen ishin amerikane ishprotestante, po ashtu At. Martin Rici
    ===================
    Shkrimet e Sola Scriptures jane prej autoreve ishprotestante dhe ishpastore madje. A mund te na sjellesh ti ndonje shkrim te ndonje ish ortodoksi apo katoliku te kthyer ne protestant mbi Sola Scrpturen?
    ======================
    Sa per ato qe thua per Eterit, Berat, prano dhe ji modest, se je ne hapat (haoin e pare) ne kete drejtim, dhe kete e ke thene dhe pohuar vete, keshtu qe nuk denjoj te debatoj me ty per kete pike, pasi eshte e kote dhe nuk di gjerat themelore per kete, gje qe e verteton edhe menyra si shprehesh!
    =====================
    Per te tjeret ungjillore te forumit kane folur vete per veten, -pike!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Klodi,

    Eshte dita e fundit qe shkruaj ne kete forum. Para se te ikja do te thosha disa gjera:

    1. Vertete qe une jam fillestar persa i perket mesimeve te eterve, por dhe ti mos u mburr shume per njohurite qe ke. Por cfare shpreha jane konkluzione te studiusve serioze protestante, katolike dhe ortodoks.

    2. Do te perpiqem te gjej shkrime te katolikeve apo ortodokseve ne lidhje me Sola Scriptura. Kur isha duke kerkuar per shkrime ne lidhje me Sola Scriptura nuk u perqendrova ne gjetjen e shkrimeve nga ish-katolike apo ish-ortodokse.

    Gjithashtu edhe per punen e emrave te mesuesve apo klerikeve te njohur ortodokse e katolike.

    4. Nuk bere nje koment nese Bibla eshte e mjaftueshme per shpetimin e njeriut. Pra, sipas teje, dikush qe lexon Biblen a ka mundesi te shpetohet?

  3. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kur ju nuk kuptoni, qe lexoni dhe jeni amatore te Bibles dashamires te saj, si do mund te me kuptoje Antitheosi apo Ateisti??!!

    Per te gjitha, sidomos per pyetjen e fundit qe ke bere, me vjen keq, shume madje, se paskam hum' kohen edhe s'paske kuptu' asgjo' deri me tash!
    ================================================== ==========================================
    **shtese per pyetjen e fundit, dhe pas kesaj nuk du' debat se sia vlen, me thuj pak, mire ju.., po Jehovistat edhe mormonistat e ku ta dije sa te tjere se lexojne Biblen??!!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Klodi,

    Une nuk te pyeta nese gjithkush qe e lexon Biblen merr shpetim. Te pyeta nese dikush ka mundesi qe nepermjet leximit te Bibles te marre shpetim? Besoj se e kupton ndryshimin midis pyetjes sime dhe interpretimit tend.

  5. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ti po thua me fjale te tjera se sa e madhe eshte mundesia qe dikush te kaloj neper nje shteg kusaresh i vetem edhe ta mbaroje kalimin i pagrabitur!

    JO!

    Sepse koha tregoi se nje Bibel e pare jashte Trupit te Zotit, Kishes, qe eshte edhe mbrojtja edhe administratorja e saj, mund te abuzohet edhe te arrihet ne konkluzione nga me fantastiket ne herezi!

    a) Kur u paska kaq zell per Zotin, perse nuk i bashkangjiteni Trupit te tij?
    Perse mohoni mesimet Kishtare?

    ****** ANALOGJI- Judenjte, qe e kishin mundesine e shpetimit me ane te besimit ne JHWN- e tyre, pikerisht kete i thane Jesuit, se nuk kishin nevoje per te, sepse ishin bij te Abrahamit dhe kjo i mjaftonte per te qene ne te Verteten.
    Pergjigja e Jesuit ishte, sepse po te ishin bij te Avraamit, s'kishin pse te mos e pranonin Jesuin, sepse edhe Avraami priste edhe gezohej te shikonte diten e Jesuit, edhe se gjithe e verteta e dhene judenjve deshmonte pikerisht per Jesuin qe ata po mohonin.
    Prandaj edhe ne fund u tha, se ne te vertete ati i juaj eshte djalli, dashurimin edhe te te cilit beni!
    ===========
    Keshtu edhe juve mohoni Kishen, per te cilen Bibla deshmon e flet edhe thote se te gjitha u bene qe te shpetohej njeriu edhe te perhapej lajmi e shpetimi me ane te Kishes (jo ndonje libri te vecante); Shkoni e predikoni....e jo shkoni e shkruani e shume shembuj e vargje qe tashme ju kam sjell plote!
    ===========
    b)Po te isha ne vendin tuaj, per artikujt sola scriptura qe kam sjelle, nuk do te me kishe zene gjumi qe tu beja nje analize me fakte edhe te jepja pergjigje!
    Deri tashti asnje prej jush nuk eshte pergjigjur, por vetem merakoseni per krenarine e te tjereve edhe se jeni te mohuar se qeni Trup i Zotit.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Berati

    Deshiroja te te pyesja , se, perse ju do te largoheni nga ky forum shqiptar i krishtere? Kontributi juaj eshte i vlefshem dhe do te periqem qe tju inkurajoj ,qe te vazhdoni me kembengulje ne besimin e Krishtit. Besimi eshte prove , dhe prova qendrese, dhe qenresa siguri, por te gjitha keto jane nese Fjalet e Krishtit jane ne njeriu.
    Nuk e di moshen tuaj, por do tju keshilloja per dicka: Qendro ne leximin e bibles dhe ne lutje. Mos u mer shume me shkrime pa buke, mos ndiq ate qe nuk ndjek Krishtin. Shiko se si i thote Pali tomoteut: 2Tomot:4:1-5:. TE LUTEM LEXOJE.
    Une po ndalem vete tek disa pjese te vogla.Pali i thote Timoteut : Po te URDHEROJ perpara Perendise, PREDIKO FJALEN.
    Te predikosh Fjalen e Krishtit , do te thote te predikosh Ungjillin, pasi Fjala e Krishtit u shkrojt ne Ungjill prej deshmitareve okulare.Pali eshte i vemendshem ne ate qe thote. : TE URDHERAOJ TE PREDIKOSH FJALEN. Perse Pali e urdheron timoteun te predikoje vetem fjalen? Cfare probleme kishte ne Izrael? Nje nga arsyet eshte se ,Judenjte i ishin shmangur FJALES se Perendise dhe ecnin simbas TRADITES, dhe po e perndiqnin kishen e Krishtit. Nje nga arsyet ishte sepse , te krishteret, nuk ecnin simbas ligjit te Mojsiut. Por duhet thene se Ligjit , Judenjte i kishin shtuar aq shume gjera sa qe Krishti ju tha keshtu farisenjve dhe mesuesve te Ligjit: Ju i kini hequr Ligjit te VERTETEN. E di kush eshte e VERTETA? E VERTETA eshte Krishti. Pra Jedenjte i hoqen Ligjit qellimin final , Krishtin. Pali kishte pergjegjesi te madhe per ungjillin e Krishtit , prandaj ne cdo mesim te tij dhe porosi te tij ai thote : Prediko Ungjillin. Kete gje ja thote Timoteut edhe ne vargun 5-se.
    " Por ti rri sy celet ne cdo gje, VUAJ, BEJ punen e UNGJILLTARIT, dhe permbushe plotesiht SHERBESEN TENDE".
    Te besh punen e UNGJILLTARIT , do te thote te perhapesh dhe te veprosh Ungjillin e KRISHTIT.
    Berati ne shkrimin tuaj pashe nje pyejte teper te zgjuar. Ju thoni: "A permban Bibla plotesisht rrugen e Shpetimit? " Ai qe eshte i krishtere thote : Po. Bibla eshte e plote , per ta sjelle njeriun ne plotesine e Perendise.
    Meqense kam nje pervoje ne Krisht dhe ne jete , do tju jepnja nje inkurajim. Mos u perpiq tju mbushesh mendjen njerezve nese ata nuk duan te kuptojne. Mbaje mend: BIBLA I MBUSH ZEMREN NJERIUT , SEPSE BANESA E KRISHTI ESHTE NE ZEMER TE TIJ.
    Me dashuri ne Krisht Deshmuesi . Zoti te bekofte dhe te perdorte per punen e tij.
    P.s Fryma me tregon , se ju jeni i perlurur nga zemra , virtyti numur nje i te krishterit.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Deshmuesi,

    Faleminderit per keshillat. Patjeter qe do te qendroj ne leximin e Bibles dhe ne lutje. Pa to jeta ime do te ishte shume bosh. Megjithese kam deshire per te vazhduar diskutimet ne forum, per arsye kohore nuk do te jem ne gjendje ta bej nje gje te tille. Neser do te leviz nga shteti i New York-ut per ne Texas. Ne Texas do te vazhdoj studimet per doktorature ne Informatike. Puna kerkimore kerkon mjaft kohe dhe perqendrim. Keshtu, ne forum mund te futem vetem rralle.

    Ishte kenaqesi te lexoja diskutimet tuaja. Zoti te bekofte e te dhente akoma dhe me shume urtesi.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Postime
    7

    Ungjilli sipas Romės

    Krahasim i Traditės Katolike me Fjalėn e Perėndisė.

    http://asamblejabiblike.com/jm_ungji...pas_romes.html

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Sola Scriptura (ne kotesine e mendjeve te tyre)
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-12-2002, 12:02
  2. Sola scriptura ne Kishen e hershme
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 16:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •