Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Kërcënim

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188

    Kërcënim

    Kërcënim



    Më thua:

    Grise zemrën!

    Sikur të ishte letër.

    E zbritur je nga Marsi.

    A nga një planet tjetër?



    Më thua:

    Fshij kujtesën.

    Asgjë mos lë të ndezur

    Dhe endu dorë më dorë

    Si një cifteli’ e vjedhur!



    Kështu ti rri e qetë,

    Kështu ti livadhis.

    Pas perdeve të mergimit.

    Pas mureve të qelisë.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Ishulli im



    Po kërkoj ishullin tim,

    Si Odiseja Itakën,

    Ec e ec e s’ka mbarim

    Eci ditën e eci natën.



    Sa vë këmbën në shkretirë,

    Djegia më ther gjer në shpirt.

    “Jam i lirë a s’jam i lirë”

    Monolog që më ronit.



    Sa vë buzën mbi oaz,

    Fluturon si flutur shpresa.

    Paskam lindur për kafaz,

    Zogu i kafazit mbeta.



    Po kërkoj ishullin tim,

    Në kërkim më humbi jeta,

    Pa më dëgjoni një grimë:

    Ndahet në pesë copa zemra?
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Strehëza ime



    Smogun s’e durokam dot,

    S’qenka për mua ky qytet,

    Sa më shtrydh

    E sa më lodh

    Si s’e gjej një çast të qetë?



    Tjetër strehëzë është për mua

    Një kodrinë,

    Një livadh

    Ku rrjedh kristalor një krua.

    Ku pi ujë një pulëbardhë.



    Ku me rrezet luan blerimi

    Gjithë ngjyra,

    Gjithë dritë,

    Ku nga sytë çel gëzimi

    Siç çel jasemina e brishtë.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Ky hark kohor



    Ky hark kohor më shumë se kurrë

    Thelbin njerëzor nxorri në pah,

    Burrit i tha mbahu si burrë,

    Karakterin e thyer, të thyer e la.



    Të ndershmit i dha pasuri nderin,

    Makutit i dha makutërinë,

    Kameleonit i dha ngjyrat e ylberit,

    Spiunëve të mprehnin dhelpërinë.



    Ky hark kohor, në këtë bërryl shekulli,

    Me të humbur e me fitimtarë,

    Karakteret e thyera si copa qelqi,

    I nxorri shesheve për t’i parë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 10-03-2004 më 10:39
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Per "Europen"



    Kurrizin më ke kthyer,

    Kurrizin të kam kthyer,

    sa herë kam trokitur

    Në portëzën e thyer.



    Sa nisa cicërimën,

    M’u sule si skifteri

    U bëre si një cimkë,

    Me ngrite tek ylberi.



    Dhe them se jam i lirë

    Nën qiellin e pare.

    Tani një e trokitur

    Më duket si këmbanë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 10-03-2004 më 10:44
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Unë

    Nuk isha më ai që pata qenë mbrëmë

    Sot jam vetëm një hije e padukur

    zemer dhembshur

    Më rrjedh një lumë si Nili

    Pa gjëmë e bujë

    Pa vdekatarë

    Vetëm me brengën time shekullore

    Dhe lotët

    boll me jane thare


    Unë humbas

    Tretem

    Dhe s’jam më

    Mbetet vetëm pikëllimi brenga

    Dhe ata sdo më njohin kurrë për të gjallë




    O Zot!



    Zot, o Zot më mbaj mendjen

    Asgjë tjetër nuk dua,

    Të mos ligështoj si qyqar

    Livadh me livadh, krua më krua.



    Të mos bëhem gaz i botës,

    Horret mos më zënë me gurë

    Një që gishtin i vë kokës,

    Nuk i bie

    me grushta kurrë.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Dikush mund te jete brenda ketyre vargjeve ben mire ta kuptoj se kush eshte .Mos ma marri ndonjeri per ters qe i kam ndonje borxh perjashtohet ai nga keto vargjet lart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 10-03-2004 më 11:11
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    "Ato net pa gjume"(B)


    Sytë ngjyrë manushaqe,

    Vetullat si hën’e ngrënë,

    Pak purpur ndezur mbi faqe,

    Nga ç’yllnajë mbi tokë ke rënë?



    Bëj të prek e s’të prek dot,

    Shket si nimfa në përralla.

    Kaq e bukur... Zot, o Zot,

    Më shkaktove veç andralla!



    Më magjepsi bukuria,

    Shprepëtiu e m’i byri sytë.

    Më la pas ëndrra të ngrira,

    Më la pas buzëqeshjen shytë.



    Sytë ngjyrë manushaqe,

    Flokët larë me rreze hëne.

    Krejt e beftë si nimfë m’u shfaqe,

    Dhe u trete pas një ëndrre...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 10-03-2004 më 11:10
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum te bukura keto poezi..

    Urime fjaldrejt !

  10. #10
    Edhe mua me pelqyen poezite. Suksese!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pakicat janë pasuri dhe jo kërcënim
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 11:29
  2. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Rrezik nga asteroid
    Nga StormAngel në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 10-08-2006, 20:02
  4. A egziston nje kercenim i jashtem per Shqiperine
    Nga Kryeplaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 00:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •