Ai-
Me duket sikur ka qene nje shekull qe kur veshtrimi im u vodh prej dritares e ra mbi ate. Sa kohe duhet te kete kaluar? Nuk e di akoma! Sot jam i veshtire te mbledh rreckat e mendjes e te luaj si me kukulla bashke me to. Kaq gje e keqe jam sa te mos meritoj vemendjen e vetes. Une e di qe ajo shikon drejt meje. Megjithese eshte larg. muzika qe klith pertej mureve eshte e imja. Po ajo a e kupton kete? E ndjen valle si te sajen kete ritem? I pelqen kenga qe une ia coj kaluar mbi shigjeta sysh qe e mbulojne te gjithen? JO, ky nuk jam une. Do arrije ndonjehere te largohet nga cepi i rruges ku pret me librat nen dore, e te vije drejt zhurmes, ku une i mbuluar nga turpi tӮi tregoj vend e mos them dot nje fjale?
Ajo-
Nuk me behet shume vone per autobusin qe pres. Si ai, si tjetri, pa rendesi jane per mua. Erdha ketu heren e pare e gjithcka ishte aq e merzitshme sa une u pendova. Ishte me mire te qendroja akoma ne shtrat, ne dhomen time, duke ndier besdine e gjumit qe me vriste.
Tani as vete sӮe di pse kjo u be nje zakon per mua. Kam aq shume qejf te jem e para qe mbeshtetet ne hekurin e tabeles, e syte e mbyllur, duke degjuar nje zhurme te afert. Sikur dikush e ben ate zhurme per mua. Dikush, qe e di sa me pelqen mua ajo zhurme. Sikur te ndodhte vertet keshtu!
Ai:-
Ti duhet te vish ketu ku jam une. Me degjon? Te lutem, mos kthe koken prapa kur une te flas keshtu. Nuk eshte e drejte. Une mund te bej gjithcka per ty. Cdo mengjes ngrihem ore me pare, ne pritje te vish ti. Dhe kur vonon te mungosh per disa sekonda turbullohem. Nje inat i vrazhde me peshperit ne vesh qe nuk te meritoj. Qe ti e ke kuptuar kush jam une dhe e gjithe kjo te eshte dukur pabesi. Nje turp i makthshem qe mund te te ndjeke gjithe jeten. Pastaj ti vjen. E qete dhe e cliret nga tokesorja. Mua kjo me mjafton. Eshte gjithcka me shume se cӮmund tӮi kerkoj fatit tim. jo, nuk kam as nevoje te lus qiellin te vonohet autobusi. Qe ti te presesh shume, nje perjetesi, e kur te jesh duke u dorezuar, une te zbres shkalleve, e per disa minuta te gjendem tek ty. Te qendroj para teje si nje kafshe e meshirshme, pa mundur te them dot nje fjale. Edhe ti te me perkedhelesh. Te me pyesesh si me quajne e kollitjet e mia te te shtyjne te me japesh nje emer prej verteti. Te me quash kafsha jote, e une te ulem me kater gjymtyret e te te lepij me pangopje duart.
I Huaji 1-
Ka dicka qe nuk shkon ne kete mes. Prej ditesh gjumi im trembet nga zhurma qe nuk i marr vesh. Kercej me kembe ne majen e gishtave, leviz si hije deri afer perdeve e vezhgoj. Diten e pare nuk arrita te dalloj dot gje. Ngase ishte e cuditshme te shpjegoja gjithe ate kaos ne ate ore te cliret mengjesi. Nuk ia bera dot te vazhdoja me tej dhe u ktheva ne shtratin tim. kalova ore te tera me gropat e syve te mbushura plot makth. Tamam sikur ajo qe kisha bere te ishte kthesa e nje endrre, e une tani te rrija te shikoja hijet neper dhome si viktimat e gjumit mendjeprishur. Megjithate kjo ndodhi edhe diten tjeter. Edhe ditet qe erdhen ne vazhdim. Kurse une arrita te kuptoj kush ishte fajtori i gjithe asaj kataklizme. Nuk eshte nje. Jane dy: nje cift qe guxon te prishe qetesine e ne te gjitheve, duke komunikuar me shenja qe deri tani me duket, vetem une kam mundur tӮi ve re. Ajo mban ne duar nje mal librash, e qendron ne pritje te autobusit duke shkembyer sinjale te fshehta me dashnorin qe rri ne dritare dhe pergjon. Nuk eshte ndonje gje e frikshme, te pakten keshtu mendova ne fillim. Vetem tani nuk me duket me aq delikate sjelljet e tyre. Me patjeter lumturia e tyre eshte e jashteligjshme. Ai sӮka cӮte beje, vetem te prishe gjumin e njerezve duke kerkuar tӮi jape sinjal te dashures. Nuk kam patur mundesi te shoh dicka te tille me perpara. Ajo shkrihet e gjitha kur degjon zhurmen prej dritares se tij. Me pelqen si shtendoset trupi i saj nen notat qe i bejne masazhin e qenies, i cojne me padurim qe puthura qe kthehen ne kafshime e lene shenje ne qafen e saj.
Ju lutem, me kuptoni, une nuk jam pervers ne kete mes. Te gjitha ato qe po iu tregoj(kete me mirebesimin qe edhe ju te mbani per vete sekretin e kesaj lidhjeje), une i bej me ndergjegjien e dickaje qe heret a vone ka per tӮu zbuluar. Pres cdo mengjes te vije dikush e ta kercenoje te zere veshet. TӮi avitet dhunshem per tӮi treguar qe bashkeshorti i saj ka per te qeneAi, njeriu ne fjale, e jo zhurme-beresi i mengjeseve tona.
Do me vije keq per kete gje? Nuk besoj dhe aq.
Ai:
Sot dikush tjeter po i ben shoqeri. Eshte vajze nuk e kam pare me perpara, por mikja ime ndihet e shqetesuar. Thua te jete xheloze? Pse me bie te mendoj si i cmendur ne fund te fundit. Ajo e di qe une sӮkam per ta tradhetuar ndonjehere. I vetmi qe do i nenshtrohet emrit te saj do jem une. Me mendon te dobet ? E ke pra, mua, njeriun e ngurte qe do dergjej nen zjarrin e saj, sa te behej prush e ajo te shkelte zbathur per te kaluar ne anen tjeter. Une, qe ngre shtellungat e nje shpirti qe digjet, si oxhak, per te.
Mbase nuk eshte keshtu. Ja, tani po sheh oren me padurim. I jam merzitur. Po si t”Æi them qe muzika eshte per te, e jo per tjetren, qe tani shikon e kerkon me kembengulje nga vjen zhurma? I paafte, tamam i tille jam nese nje sinjal te tille une ua le ta degjojne te tjeret. Do i tregoj qe nuk eshte keshtu. Qe tani po dal, e me vrap po shkoj te lus ate, tjetren, te largohet atij vendi ose te dyllose veshet e saj. Nuk durohet me kjo gje. Ika. Me prit”_
( I zbriti shkallet me nje fryme, duke caluar nga nje goditje qe mori kur humbi ekuilibrin. I veshur me kostumin e gjumit, edhe vete u habit kur ndjeu vetveten ne pasqyra e korridorit. Kaq u desh qe te humbte mendjen, e te klithte me deshperim nga nje zhurme qe i ngjau si kthesa e autobusit ne renkim. Klithi si i marre, e per pune sekondash u gjend te ndalesa e autobusit. E dashura e tij kishte hipur ne te. Tani ishte larg, e zhdukur ne kthesat e rruges. Tjetra perkundrazi vazhdonte te qendronte aty. Ne heshtje, me kureshtjen qe i pulsonte ne qafe dhe e detyronte te kthente koken nga ai. Deshi te mallkonte. Ti kerkonte asaj te zhdukej sysh, por kete nuk e beri. Ajo i buzeqeshi dhe atij i erdhi sikur ajo qe aty per te. Kjo e beri te ndihej me keq, megjithate i ktheu buzeqeshjen. E mblodhi te gjithen ne sy dhe e pershendeti: Mirupafshim! Kaq ishte e gjitha qe mund te bente. Pak me vone, u ndodh brenda dhomes se tij me duart e fundosura mbi pllakat e dyshemese. Qante. Godiste koken me grushta duke klithur qe sӮmeritonte dashurine e mikes se tij. Keq, shume keq ndodhej, e qe ate dite, premtoi heshtjen e tij per ndjenjat. Sikur te ishin te dyja te ndalesa e autobusit, heshtja e jo zhurma do pergjerohej per pastertine e ndjenjes se tij.
...Megjithate i pati thene mirupafshim. I kishte folur tjetres. E kushedi cӮmendonte Ajo, tjetra, tani. E verteta iu mbeshtet si gjalpe e shkriu brenda tij duke e bere te kullonte i gjithi. Uffffff, psheretiu e nuk arriti te beje asgje ate dite)
II
Nje i panjohur pret diku larg ndaleses se atij autobusi. Here pas here i hedh nje sy ores e qendron i palevizur. I ka mesuar te gjitha. Me ne fund erdhi momenti qe te veproje. Duhet te reagoje shpejt, ndryshe beteja e tij eshte e humbur. Sikur vjen nga nje tjeter bote, me ngricen e nje veshtrimi qe rreshket vajtueshem mbi fytyrat e kalimtareve. Ky njeri ka kohe qe pret tek ai vend, me metra larg ndaleses se autobusit, ku zhurma e nje apartameti vjen e shuhet disa centimetra larg tij. Kjo gje po ndodh prej ditesh. Ai eshte aty. Mendohet, pret, pa levizur, sikur nga casti ne cast do shkundet vendit e do tӮi hidhet ne gryke prese se tij. Eshte nje njeri i qete, qe te nervozon. Nuk eshte e mundur te vije prej kesaj bote. Sikur te kete erdhur nga qindra varre te hapura, e me krahet e tij te gjere, te kete hedhur dherin e mundimit per te mbuluar ata qe sӮjane si ai. Jane si te tjeret.
I Huaji 2:
Me tregoni cӮpo beni ketu zoteri? Eshte zone e rezervuar, nuk mund te qendrojne te gjithe!
I Panjohuri:
Kam nje jete qe po pres! E kam fituar kete vend para se te lindje ti. Vazhdo rrugen, mund te behem agresiv me shpejt se cӮmund te kujtosh.
I HUAJI:
-I nderuar i Panjohur: ketu nuk ke asnje te drejte te flasesh sipas mendjes tende. Liria jote mund te quhet e tille afer ndaleses se autobusit. Aty mund te gervishtesh vetveten. Mund te me mallkosh e pastaj tӮia mbathesh vrapit ne autobusin e pare qe do vije. Te keshilloj te me degjosh me kujdes: Ketu jane te tjere mbi ty, qe kane lindur para dhe pas teje e presin. Heret a vone keto zhurma duhet te kontrrollohen. Te ndryshohen. Te vdesin. Nuk te takon ty te besh punet e te tjereve. E vleresojme mundimin tend. Shpirti yt i vdekur ka po aq te drejte sa ne te jete ketu. Megjithate ty nuk te takon. Ti je i panjohur. Ti...
I PANJOHURI:
-Sot do tӮi kap ne flagrance. Mos me shty, une nuk shkoj me tej. Te pakten edhe per sot. Lufta jote nuk ka vlere per mua. Ne mund te luftojme se bashku armiqte tane. Te panjohurit.
I huaji:
-Une jam i huaj...E aq me pak me pelqen te luftoj te panjohurit. Une jam per tjeter gje ketu. Dhe kjo eshte nen pergjegjesine time...
(Shume shpejt keta njerez nisin te luftojne ne heshtje. Pa klithma, pa dhimbje, te bindur qe te eliminojne njeri-tjetrin. I panjohuri nuk arrin te dalloje nje teh thike qe i ndan zemren pertej. Klith ne heshtje, e me terbimin e fundit, ngul thonjte, ca thonj te gjate si maja celiku qe i shpojne gurmazin te huajit. Shume shpejt bien disa metra larg njeri tjetrit, te dy te vdekur...
II 1/2
I Huaji 1
-Sot ajo sӮpo vjen. Zhurma qe degjoj me duket sikur eshte valsi i nje dhimbjeje te papare. Mbase dikush ka spiunuar per ta. Por ai nuk kam qene une. E kujt mund tӮi tregoja sekretin tim? Mua ky sekret me mban gjalle. Jo, eshte e pamundur. Sidomos qe tani gjerat po ecnin me mire se zakonisht. Ah, kjo bote kafshesh. Edhe mua duan te me marrin me zor ne gjirin e tyre. Mua, qe jam i panjohur e kane me shume te drejte te me nxjerrin shpirtin qe te them te verteten. Po une deri tani vecse kam genjyer edhe veten time.
E degjon, ja muzika qe cirret e vetmuar. Kurse ajo nuk eshte me. Prit, c”Æpo ndodh keshtu? Jashte ne rruge, dikush po perleshet. Une e ndiej, eshte nje i rangut tim. E pamundur, keshtu them por kam frike te shoh. Ja, po i afrohem dritares. C”Æbejne keshtu? Ata po vrasin njeri-tjetrin. E goditi. Thika e tij shkelqeu hakmarrje, une po i mbyll syte”_
Tani qe i hapa, te dy ata po shtrihen pa jete afer njeri-tjetrit. E kuptoj. Ajo nuk eshte me. Duhej te vdiste tjetra, ajo qe i buzeqeshi dhe e beri xheloze ne syte e te dashures se tij. Thua ta kishte marre vesh dhe i futi shkendija urrejtjeje mikes se tij. Po tashme dy njerez kane humbur jeten e tyre. E sӮme besohet ta kene humbur kot. Dikush ka qene bashkeshorti i saj. Ka rene ne gjurmet e kesaj historie te jashteligjshme, e i eshte vene pas. Kurse tani sӮka me shprese, sӮka me kuptim. Une jam deshmitari i vetem, po shkoj me vrap tӮi tregoj te dashuruarit qe eshte i lire. SӮka me nevoje per zhurmen e tij qe te komunikoje me te dashuren. Po shkoj. Nuk pret me koha.
III
I panjohuri 1, nuk ia doli ne kohe ta gjeje ne dhome. Tashme nje zhurme e dyshimte mbulonte korridoret e askush sӮe cante me koken. Mos ka bere ndonje gje te marre,-mendoi, por ishte e pamundur. Shume shpejt doli ne dritare. Vendi te ndalesa e autobusit ishte bosh. Ai u ul ne karrigen afer muzikes, e menjehere nderroi zhurmen me nje tjeter, me trishtuese. Shume shpejt nje femer e bukur si jeta, qendroi te prese afer ndaleses.
Sikur te vije edhe neser,-peshperiti, e nuk guxoi te largohej me nga ajo dhome gjumi.
Krijoni Kontakt