Jo s'jam une Ervin Hatibi po e kam shok .Ismail Kadareja ka then se ai eshte nje nga poetet me te mire te rinise shqiptare .
U ngrita nga gjumi, thashë:
aq sa i do
Askush nuk të do.
Eshtë punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s’qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë –
punës së dhurimit të ndjenjave.
Bie mëngjesi
por ty s’të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.
Dikush u tregua i dobët
pluskon neveria përzier me mall,
qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tonë.
Më mirë të jepesh pas ideve
se të mallkosh
kur s’ke mall.
Krijoni Kontakt